Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 11. 2013. 17:56 >> 18:15

LAJMET 25.11.2013

25.11.2013

M.Gjukanoviq,  prej sot në samitin dy ditor në Bukuresht

Kryeministri i  Malit të Zi,  Millo  Gjukanoviq,   qendronë sot për vizitë në Bukuresht ku do të marr pjesë në samitin dy ditorë të shefave të qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës . Siç është kumtuar nga zyra për marrëdhënie me opinionin të Qeverisë , në Samit i cili do të mbahet sot dhe nesër,  Gjukanoviq,  do të takohet me kryeministrin  Kinez,  Li Ke Qeng.

Theksohet se samiti në Bukuresht do të jetë rast edhe për takimet bilaterale të kryeministrit Gjukanoviq,  edhe me kryetarët e qeverive të vendeve pjesëmarrëse.

Siç theksohet,  me këtë rast do të nënshkruhet deklarata për 12 masat për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Kinën.

Në punën e samitit merr pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë për politiken ekonomike dhe sistemin financiar,  Vujica  Llazoviq.

 

Punëtorët, prej nesër do të bllokojnë pronën e minierës 

Punëtorët e Minierës së Boksitit , të cilët për shkak të falimentimit të futur në javën e kaluar kanë përfunduar në Entin për punësim do të bllokojnë nesër pronën e ndërmarrjes duke kërkuar kthimin në punë.

Përfaqësuesi i punëtorëve të  tubuar,  Ilija  Gjillas,  ka theksuar se kërkesën për punësimin e 310 punëtorëve dhe paralajmërimin e bllokadës e kanë kumtuar në takimin e sotëm me drejtorin në familmetim, Velko Rakoçeviq, i cili u ka deklaruar se ekskluzivisht e respekton procedurën  ligjore  dhe se një vendim i tillë është  jashtë  kompetencave  të tij.

Gjillas ka përkujtuar se kërkesat u janë drejtuar edhe Ministrisë së ekonomisë dhe institucioneve tjera kompetente nga të cilat presin ndihmë në tejkalimin e situatës në Minierën  e boksitit  punëtorët  e  të   cilës tash 13 muaj nuk i kanë marr rrogat e veta.

 

F.Vujanoviq; Kapitujt 23 dhe 24, me rëndësi të madhe për Malin e Zi

Samiti  ministrorë i dhjetorit do të jetë rast që Danimarka të përkrah  hapjen e kapitujve 23 dhe 24 e që janë me rëndësi të madhe për Malin e Zi, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip  Fujanoviq,  duke shtuar se në këtë mënyrë  do të vërtetohej  gatishmëria e shtetit që ti vazhdojë integrimet e përshpejtuara  Euro-atlantike. Ai i ka pranuar sot në Cetinë letrat akredituese të ambasadorëve të sapo emëruar të Danimarkës dhe Rumanisë,  Mishell Borg – Hansen dhe Ferdinand Nagij.

Ai,  siç theksohet , ka vlerësuar se bashkëpunimi në sferën ekonomike me Danimarkën është e rëndësishme për Malin e Zi , përmes besimit që ajo do të vazhdojë .M.  Borg - Hansen,  ka konstatuar se Mali i Zi është shembull i mirë i rajonit dhe se Danimarka do të vazhdojë të prmovojë  nevojën e integrimeve të tij të mëtejme.

Presidenti ka theksuar se ekziston spektër i gjerë për bashkëpunimin ndërmjet Malit të Zi dhe Rumanisë, sidomos në sferën ekonomike.

Nagija,  ka vlerësuar se Mali i Zi ka shënuar sukese të rëndësishme integruese , duke shtuar se Rumania  edhe  në të ardhmen,  do të vazhdojë të përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe euro atlantike.

 

PDS dhe Partia Boshnjake,  do të formojnë pushtetin në  Petnjicë

PDS dhe Partia boshnjake kanë arritur marrëveshjen për formimin e pushtetit në Petnjicë, të parit pas rikthimit të statusit të Komunës , ka deklaruar kryetari i këshillit komunal të Partisë boshnjake , Adnan Muhoviq.

Ai për Radion Antena M ka deklaruar se këto dy parti e kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me të cilën parashihet që kryetari i Parlamentit Lokal të jetë nga radhët e Partisë boshnjake. Ai ka theksuar se gjatë 4 vjetëve të ardhshme do të përpiqen të zhvillojnë Petnjicën duke shtuar se në këtë drejtim do të kenë edhe mbështetjen e plotë të kryetarit të Qeverisë dhe të Ministrit për zhvillimin rajonal.

Partia boshnjake ka kërkuar dhe në rrethin e dytë të bisedimeve ka fituar 30 për qind të vendeve dispounuese në Administratën lokale. Mes tjerash , Partisë boshnjake do ti takojnë vendi i kryetarit  të  Parlamentit  lokal, i sekretarit të një sekretariati si dhe disa vende drejtorësh  në  institucionet publike,  themelues i  të cilave  është Komuna.

 

Komunikimet për NATO-n, të jenë më të thjeshta dhe më të kuptueshme

Raportimet për NATO integrimet duhet të jenë më të thjeshta , më transparente dhe më të kuptueshme për qytetarët kurse gazetarët kanë përgjegjësi të madhe nëse do të plasojmë informata objektive  ose  propagand , është  vlerësuar në Panelin ” Mediat dhe NATO”.

Qendra për  tranzicionin  demokratik,  ka organizuar sot konferencën me titull “Komunikimi strategjik i procesit të  Integrimeve  Euroatlantike “,  në kuadër të  cilës janë organizuar panelet; “Roli i Kuvendit dhe i partive politike në komunikimin e integrimeve euroatlantike , mediat dhe NATO – integrimet  dhe Bashkësia ndërkombëtare ndaj raporteve të  Malit të Zi dhe NATO-s.

Në panelin  “Mediat dhe NATO”  integrimet zëvendësi i kryeredaktorit të gazetës VJESTI,  Negjelko Rudoviq,  ka theksuar se në mesin e qytetarëve ekziston një dozë e indiferencës kur është fjala për këto çështje. Shefja e korrespodencës së Radios Evropa e Lirë në Podgoricë, Sllavica  Brajoviq,  konsideron se raportimi i mediave për këto çështje është i pa mjaftueshëm dhe i dobët.

 

Gjithënjë e më tepër reagime ndaj dhunës në familje

Në Mal të Zi gjithnjë e më tepër po reagohet ndaj dhunës në familje, për ç’gjë dëshmon rasti i numrit të proceseve gjyqësore kurse në numrin e përgjithshëm të viktimave ka gjithnjë e më tepër femra,  është konkluduar në mbledhjen e Këshillit parlamentar për barazinë gjinore.

Anëtarët e Këshillit,  kanë mbajt sot seancë dëgjimore të ministrit për punë dhe përkujdesjen sociale, Predrag  Boshkoviq,  ndihmës ministrit të shëndetësisë,  Mensud  Grboviq,  dhe të  drejtorit  të  drejtorisë së policisë,  Sllavko  Stojanoviq,  në temën “Zbatimi i strategjisë të mbrojtjes nga dhuna në familje 2011-2015”.

 

Lufta kundër dhunës  duhet të jetë e vazhdueshme

Lufta kundër dhunës në Mal të Zi duhet të jetë e vazhdueshme , kurse zbatimi adekuat i ligjeve të rëndësishme të jetë prioritet , ka theksuar ushtruesi i detyrës të shefit të misionit të OSBE, Valdemar Figaj .

Në Mal të Zi ka filluar sot  fushata me titull 16 ditë aktivitet kundër dhunës ndaj gruas , gjatë të cilës do të realizohen aktivitete në 10 komuna të Malit të Zi.

Figaj,  ka theksuar se të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut dhe se shkelja e tyre nuk mund të jenë pasqyrim i një shoqërie  demokratike.

 

Dobësimi i strukturave paralele  kontribut në përmirësimin e situatës në veri

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme.

Kështu u vlerësua sot  në takimin e Komitetit lokal për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.
Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi kohëve të fundit është situatë e qetë dhe për këtë falënderoi punën e mirë të strukturave vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Ai theksoi se  në relaksimin e situatës ka ndikuar edhe dobësimi i rolit të strukturave ilegale serbe.
Ai u fokusua edhe në balotazhin që mbahet me 1 dhjetor edhe në veri të qytetit dhe në nevojën për masa të nevojshme të sigurisë. “Herën e fundit atje ka pasur një organizim të mirë, andaj është e nevojshme që edhe për balotazh strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë të jenë në nivel të detyrës”, tha ai.

 

Nis fushata e balotazhit  që do të mbahet më 1 dhjetor

Partitë politike që kanë hyrë në balotazh sot fillojnë fushatë pesëditore për t’i bindur qytetarët që ta votojnë kandidatët e tyre për kryetarë komune. Balotazhi blerësohet si garë e vështirë e partive politike, sidomos në Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Prizrenit, Pejën dhe Lipjanit.

Komunat tjera ku do të ketë prapë fushatë dhe zgjedhje janë Dragashi, Klina, Kamenica, Mitrovica, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug, Kllokoti.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që me 1 dhjetor të përsëriten zgjedhjet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit dhe pastaj të shpallet edhe kandidati fitues pasi që janë vetëm dy kandidat

 

Policia ka zënë edhe tre të arratisur nga burgu i Drenovës

Paraditen e së dielës Policia e Shqipërisë ka zënë edhe tre prej të arratisurve nga burgu i Drenovës.
Lidhur me rastin, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, dje  rreth orës 13 ka mbajtur një konferencë me gazetarë, duke kritikuar sistemin e sigurisë.

Burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, u “thye” të shtunën nga arratisja e shtatë të burgosurve, disa prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19.30, kur shtatë të burgosurit, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë neutralizuar rojat e burgut, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Siç bëjnë të ditur autoritetet e rendit, janë marrë në pyetje edhe rojat që ishin në shërbim në momentin e arratisjes së  të burgosurve mbrëmjen e së shtunës. Ata kanë dëshmuar se të arratisurit kishin armë zjarri me vete. Kjo dëshmi ngre dyshime që armët mund të jenë futur nga jashtë, pasi rojat e seksionit të sigurisë së lartë në burgje, nuk janë të armatosura me armë zjarri kur janë në detyrë.

 

Nisin punimet në projektin e njohur “Rjedhja lindore “ e gazsjellësit rus

Kanë nisur ndërtimet në pjesën serbe të gazsjellësit rus, të njohur si “Rjedhja Lindore”.
Presidenti serb Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, dhe kreu i gjigantit rus Gazprom Aleksei Miller, kanë marrë pjesë në ceremoninë inauguruese.
Serbia dhe Gazpromi kishin arritur marrëveshje në tetor të vitit 2012, për ndërtimin e një pjese rreth 421 kilometërshe të këtij gazsjellësi, i cili do të kalonte përmes shtetit serb, dhe që kap shifrën e 1,9 miliard eurove.
Sasia e parë e gazit pritet të rrjedhë në vitin 2016.

 

Ashton, vlerëson arritjen e marrëveshjes  historike  me  Iranin

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njoftoi për arritjen e marrëveshjes historike ndërmjet fuqive kryesore botërore dhe Iranit, mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

Ashton tha se plani fillestar i përbashkët i veprimit do të "krijojë mjedis për një zgjidhje të plotë."

 

Obama; SHBA, të përkushtuara  për sigurinë e Izraelit

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, rreth marrëveshjes së arritur të dielën në Gjenevë mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor të Iranit.

Netanyahu e ka quajtur këtë marrëveshje, përmes së cilës perëndimi vendosi t’i lehtësonte disa sanksione Iranit në këmbim të heqjes dorë nga disa pjesë të programit të saj bërthamor, një “gabim historik”.

Gjatë telefonatës, Obama i ka thënë Netanyahut se SHBA-ja dhe Izraeli duhet të nisin menjëherë konsultimet në lidhje me këtë çështje.

Izraeli ka thënë se një Iran nuklear do të paraqiste problem të jashtëzakonshëm për këtë vend dhe se është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat, përfshirë sulmet ushtarake, për ta penguar Iranin në krijimin e një arme bërthamore.Obama e ka rikonfirmuar përkushtimin amerikan për sigurinë e Izraelit.

 

Përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës siriane, do të takohen më 22 janar

Negociatorët e Qeverisë dhe të opozitës siriane do të takohen më 22 janar.Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky do të jetë takimi i parë i tyre prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend, në mars të vitit 2011.

Duke njoftuar për konferencën, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se ajo është një “mision i shpresës”.Sipas shifrave të OKB-së, mbi 100,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën civile të Sirisë.

 

Përleshje në Kiev

Protestuesit proevropianë janë përleshur me policinë afër ndërtesës kryesore qeveritare në Kiev.

Agjencië e lajmeve njoftojnë se rreth njëmijë protestues janë mbledhur afër ndërtesës, në të cilën ndodhet kabineti, në përpjekje për te detyruar presidentin Viktor Yanukovych që të ndryshojë kurs dhe të nënshkruajë marrëveshjen politike dhe atë të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Protestuesit kanë hedhur mjete të forta kundër policëve, ndërsa këta janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Policia njoftoi se protestuesit kishin bllokuar një rrugë kryesore në qytet, por se po përballeshin me presion për t’u tërhequr.

Në të njëjtën kohë, kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, ka thënë se ky shtet ka mundësi të nënshkruajë marrëveshjet në fjalë gjatë vitit që vjen.

 

Neser, mot i vranët , në viset veriore dhe qendrore me skllot dhe borë

Në  Mal të Zi,  mban mot i vranët dhe kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare vende – vende,  e fortë e drejtimeve veriore.

Temperaturat në orën 13: H. Novi 15 gradë,  Tivar 13, Podgoricë 11, Ulqin 8, Cetinë 7, Nikshiq 6, Plevle e Kollashin 1,  dhe në Zhablak -4 g.

Për nesër,  parashihet të mbajë mot i vranët , në viset jugore me të reshura të dobët të shiut, kruse në viset veriore dhe qendrore me skllotë dhe borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperatura e ditës deri në 11 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се