- Hronika
- Montesong
- Kolumne
-
Radio
- Izdvajamo
-
Emisije
- Novosti dana
- Dokumentarni program
- Pop top
- Europuls
- Zrno po zrno
- Radio ordinacija
- Kulturna panorama
- Zelena priča
- Epoleta
- +382
- Spona
- Svijet jednakih šansi
- Matica
- Život po mjeri čovjeka
- Link
- Izokrenuti svijet
- Koracima mladih
- Moja profesija je...
- Sportski program
- Kulturno-umjetnički program
- Koracima prošlosti
- Naučno-obrazovni program
- Muzički program
- RCG
- R98
- Programska šema
- Trofej Radija Crne Gore
- Frekvencije
- Radio drama
Ditari
23. 06. 2021.
16:46 >> 16:49
Ditari 23.06.2021
23.06.2021
Takimi i parë ndermjet pushtetit dhe opozitës me siguri do të mbahet me 6 korrik
Termini i parë i mundshëm i fillimit të dialogut të paralajmëruar ndërmjet pushtetit dhe opozitës kushtuar zgjidhjeve për të cilat nevojitet shumica e 2/3 ose e 3/5 është 6 korriku ,ka theksuar kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq.
Ai në Tuiter ka theksuar se sot e përfundon vizitën në Turqi dhe pjesëmarrjen në seancën parlamentare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe ka përkujtuar se nesër fillon seanca e veçantë e parlamentit kushtuar Orës së kryeministrit . Po ashtu ai ka paralajmëruar se në javën e ardhshme shkon për vizitë disaditëshe në Bruksel.
Në Rezolutë është precizuar se përgjegjësia është individuale
Kryetari i parlamentit të Malit të Zi , Aleksa Beçiq ka deklaruar në Antalia se “ Rruga evropiane e Ballkanit Perëndimorë nuk ka alternativë” ,duke shtuar se Mali i Zi përkrah fuqishëm aspiratat evropiane të vendeve të rajonit. Ai ka theksuar se me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën është precizuar qartë se popujt serb ,boshnjak ,kroat etj nuk janë dhe as që mund të jenë gjenocidal dhe kriminel dhe se përgjegjësia ekskluzivisht u takon individëve . Në margjinat e këtij takimi , Beçiq ka zhvilluar bisedime bilaterale me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferri.” Me këtë rast Beçiq ka theksuar se rruga evropiane e Ballkanit Perëndimorë nuk ka alternativë “ ,duke shtuar se Mali i Zi përkrah fuqishëm aspiratat evropiane të vendeve të rajonit dhe se është i gatshëm që Maqedonisë Veriore ti ofrojë ndihmën teknike ,të ekspertëve dhe çdo ndihmë tjetër në realizimin e qëllimeve nga agjenda evropiane “ , thuhet në kumtesë. Vëmendje të veçantë kryetari Beçiq ua ka kushtuar edhe ndryshimeve dhe plotësimeve të rregullores së parlamentit të Malit të Zi.
Qeverinë nuk duhet ta mbrojë askush
Qeverinë e Malit të Zi askush nuk duhet ta mbrojë, më së paku ata të cilët për qëllime dhe interesa personale vazhdojnë ta përçajnë popullin në Mal të Zi ,ka deklaruar kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ai ka reaguar në kumtesën e PDS në të cilën dënohet fushata e cila përmes tabloideve në Serbi zhvillohet kundër tij dhe kundër kryetarit të Parlamentit Aleksa Beciq. Ai ka theksuar se këtë Qeveri e mbrojnë rezultatet dhe përkushtimi në misionin që Mali i Zi të bëhet një shtet i zhvilluar ,me prosperitet dhe shtëpi e ndershme për secilin qytetar të vetin.
Në Mal të Zi nuk ekziston më skena politike e monopolizuar
Nënkryetari i Qeverisë ,Dritan Abazoviq ka theksuar se në kolegjin e Prokurorisë ekzistojnë individ nga të cilët pret të kontribuojnë në transformimin e organizatës prokuroriale dhe ta ndihmojnë Malin e Zi në realizimin e sundimit të ligjit. Abazoviq në konferencën me titull “ Forcimi i sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimorë: instrumentet e vjetra për rregulla të reja” ,ka theksuar se në Mal të Zi më nuk ka skena të monopolizuara politike .” Ka individ në Këshillin e prokurorisë të cilët nuk janë larg nga një formë e procesuimit “ ,ka theksuar Abazoviq. Ai ka vlerësuar se Mali Zi deri tani ka pasur një Këshill tejet të politizuar prokurorial dhe të organizatës prokuroriale. “ Nëse prokurori i ardhshëm suprem i Malit të Zi do të jetë dinjitoz dhe profesionistë dhe nëse do të ketë vullnet minimal për punë të drejtë mendoj se do të kemi edhe rezultate konkrete “ ,ka theksuar Abazoviq.
E ardhmja evropiane e Malit të Zi nuk mund të jetë pa PDS-në
E ardhmja evropiane e Malit të Zi nuk mund të paramendohet pa PDS , ka deklaruar kryetari i kësaj partie Millo Gjukanoviq ,duke shtuar se janë të gatshëm për zgjerimin e kapaciteteve të koalicionit të partisë me të gjithë ata, qëllimi i të cilëve është paqja, prosperiteti, bashkëpunimi rajonal dhe integrimet euroatlantike . Ai në pritjen me rastin e 30 vjetorit të ekzistimit të PDS, të organizuar në Podgoricë u është drejtuar anëtarëve të shumtë të pranishëm ,simpatizantëve dhe mysafirëve të tjerë. Ai duke përkujtuar faktin se për herë të parë në historinë e vet PDS, si pjesë e opozitës, e shënon Ditën e partisë, ka theksuar se kjo parti ka treguar kapacitet të plote demokratik duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe duke aprovuar tranzicionin pa pengesë të pushtetit. Ai ka përkujtuar edhe të gjitha sukseset e arritura gjate tridhjetë vjetëve të kaluara duke veçuar këtu kthimin e pavarësisë ,anëtarësimin në NATO ,si dhe krijimin e bazave për anëtarësim në BE.
Takimi i ministrave të jashtëm të Iniciativës së Evropës Qendrore
Takimi i ministrave për punë të jashtme në kuadër të presidencës malazeze me Iniciativën e Evropës Qendrore mbahet sot në formatin e video konferencës ,është kumtuar nga Ministria për punë të jashtme . Nga kjo ministri kanë theksuar se vëmendje e veçantë i kushtohet politikës së zgjerimit të BE , bashkëpunimit me vendet e partneritetit lindor ,si dhe rimëkëmbjes socio- ekonomike të rajonit nga pasojat e pandemisë. Siç është kumtuar takimin e ka hapur ministri për punë të jashtme Gjorgje Radulloviq ,kurse në konferencë marrin pjesë shefat e diplomacive dhe përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të kësaj Iniciative ,si dhe të organizatave ndërkombëtare. “ Pjesëmarrësit do të shkëmbejnë mendimet për rendësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e mekanizmave të rajonit në nxitjen e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për krijimin e kushteve më te mira për rimëkëmbje më të shpejtë “, thuhet në kumtesë.
Nesër ora e kryeministrit
Kryeministri Zdravko Krivokapiq do të përgjigjet nesër në parlament në pyetjet e përfaqësuesëve të klubeve të deputetëve. Deputeti i Malit të Zi demokratik do ta pyes kryeministrin për sulmet e ndërmarra kundër objekteve fetare. Në emër të klubit të deputetëve të partisë e “Zeza mbi të bardhën” deputeti Sërgjan Paviqeviq do ta pyes kryeministrin se si ai, në kontekstin e ngjarjeve më të reja politike, e shpjegon raportin e zyrtarëve serb ndaj Qeverisë, kryeministrit dhe politikës zyrtare të Malit të Zi. Kryetari i klubit të Socialdemokratëve Ivan Brajoviq do ta pyes Krivokapiqin nëse posedon një plan për tejkalimin e situatës aktuale politike , deri tani të paparë në Mal të Zi . Kryetari i klubit të PSD dhe koalicionit shqiptar “Bashkë nji za” , Rashko Konjeviq do ta pyes kryeministrin për vlerësimin e punës të Qeverisë gjatë 200 ditëve të kaluara.
Edhe dy kovid viktima dhe 13 të infektuar
Në Mal të Zi sot janë regjistruar edhe dy viktima dhe 13 raste të reja të infektimit me virusin korona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me këtë virus në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1 mijë e 608 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 288 persona, pasi që sot u shënua edhe shërimi i 19 pacientëve. Numri i përgjithshëm me Cvid -19 nga fillimi i pandemisë është 100 mijë e 117 persona. Përndryshe në QKMZ 8 persona janë në rrezik për jetën . Siç është kumtuar, në këtë institucion shëndetësor aktualisht janë duke u trajtuar 18 pacientë kovid pozitiv.
Kurti takon Petritsch: BE dhe SHBA të garantojnë njohjen reciproke
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Wolfgang Petritsch, President i Fondacionit Austriak të Planit Marshall. Petritsch, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Rambujes. Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë. Ndër të tjera, u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e kryeministrit Kurti. U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një proces që garanton njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm, i cili duhet të jetë i qartë e parimor dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Wolfgang Petritsch po qëndron në Kosovë për të qenë pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Varhelyi: Fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, prioritet
“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbetet çështje prioritare”, ka thënë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi Oliver Varhelyi, pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg, transmeton Telegrafi. “Në lidhje me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë muajve të kaluar është bërë shumë dhe është arritur përparim i rëndësishëm. Jemi në fazën përfundimtare dhe do të vazhdojmë të punojmë nën kryesimin slloven me BE-në për ta përfunduar këtë proces, që është t’i mbajmë konferencat e para ndërqeveritare (me Maqedoninë dhe Shqipërinë) si çështje prioritare”, ka shkruar Varhelyi në Twitter. Ndryshe, pavarësisht toneve inkurajuese dhe përpjekjeve për të bindur Bullgarinë të heqë veton e saj joparimore në Maqedoni, Shkupi dhe Tirana në Këshillin Ministror të Luksemburgut përsëri mbetën në derën e BE-së pa mundësinë për të filluar negociatat. Bullgaria riafirmoi pozicionin e saj mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg, ndërsa qëndroi e hapur për dialog konstruktiv me Presidencën e ardhshme Sllovene të Këshillit të BE-së për të gjetur zgjidhje reciprokisht të pranueshme.
Rama për Konferencën e Parë Ndërqeveritare: Dështoi BE, ne ishim gati
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian për dështim në hapjen e negociatave për anëtarësim, një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dy vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria. Në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se kjo është e vetmja keqardhje që ka, pasi ata nuk janë gati të pranojnë në BE. “Dështoi Bashkimi Evropian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do të ishte më mirë të na thonë se; ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, ka thënë Rama. Pavarësisht Jo-së për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Rama shprehet optimist dhe thotë se shqetësimi i tij është përparimi i Shqipërisë.
Kryediplomati Maas takon Blinkenin në Berlin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është në Gjermani ndërsa administrata e Biden vazhdon me një ofensivë magjepsëse diplomatike të dizajnuar për të tërhequr aleatët e kujdesshëm të Evropës Perëndimore pas katër vitesh marrëdhënie të trazuara nën ish-presidentin Donald Trump. Kjo pavarësisht disa ndryshimeve të vazhdueshme me aleatët kryesorë lidhur me prioritetet e energjisë dhe mbrojtjes. Blinken mbërriti në Berlin të mërkurën për të filluar vizitën e tij të dytë në Evropë në shtatë ditë, pasi sapo kishte shoqëruar Presidentin Joe Biden në takimet e liderëve në Britani dhe Belgjikë, raporton AP.Në bisedime me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Ministrin e Jashtëm Heiko Maas, Blinken ka në plan të theksojë mesazhin “Amerika është kthyer” që Biden dha personalisht javën e kaluar. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë, të organizuar nga Gjermania, për të ardhmen e Libisë. Pas Gjermanisë, Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë si pjesë e turneut të tij njëjavor, udhëtimet e tij të para në të trija shtetet si sekretar i shtetit.
Rritet edhe më shumë numri i viktimave nga Covid-19 në botë
Numri i viktimave nga COVID-19 po vazhdon të rritet. Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 3 milion e 899 mijë e 18 persona deri tani kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Ndërsa mbi 179 mijë persona janë infektuar me koronavirus.164 milionë e 727 mijë e 253 persona janë shëruar nga ky virus. Amerika radhitet e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 34 milionë e 434 mijë e 803 të infektuar dhe 617 mijë e 875 viktima, pastaj India me 30 milionë e 28 mijë e 709 raste dhe 390 mijë e 691 viktima dhe Brazili me 18 milionë e 56 mijë e 639 raste të reja dhe 504 mijë e 897 viktima.
Afganistan, 5 civilë të vdekur nga një sulm me bombë
Së paku pesë civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë këtë mëngjes në qytetin jugor afgan Meyvend, raporton Anadolu Agency. Zëdhënësi i policisë krahinore në Kandahar, Jamal Nasir Barikzey, njoftoi se eksplozivi u aktivizua derisa kalonte një automjet civil. Ai theksoi se pesë civilë humbën jetën në vendin e shpërthimit, ndërsa 18 persona të tjerë u plagosën. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Mes bisedimeve të intensifikuara të paqes dhe njoftimit të tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, ka pasur rritje të madhe të dhunës. Afganistani është bastion i një lufte për epërsi midis forcave të qeverisë afgane dhe lëvizjes rebele talebane.
Edhe nesër mot me diell, deri në 40 gradë
Sot në Mal të Zi mban mot i kthjellët dhe i nxehtë .Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14:Podgoricë 38 , Shavnik 35 ,Nikshiq ,Plevle, Cetinë e Kollashin 34 , Beranë ,Bijello Pole, Rozhajë e Budvë 33 , Herceg Novi 32, Ulqin 31, Tivar e Plavë 30 dhe në Zhablak 29 gradë.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë .Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej 16 deri në 25 ,kurse më e larta e ditës prej 30 deri në 40 gradë celsius.
Коментари0
Остави коментар