Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 11. 2013. 17:29 >> 17:35

LAJMET 22.11.2013

22.11.2013

M.Gjukanoviq; Anëtarësimi në UE, interes strategjik i Malit të Zi

Antarësimi në UE për Malin e Zi është interes strategjik dhe për të procesi më i rëndësishëm janë reformat që  çojnë drejtë këtij qëllimi  përfundimtarë, ka deklaruar sot kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai në Kongresin e Lëvizjeve evropiane dhe shoqërive civile në Evropën jug-lindore në Budvë,  ka theksuar  se Mali i Zi është fqinj i respektuar dhe faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan , respektivisht shembull i suksesshëm në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe euro atlantike. Ai ka shtuar se Mali i Zi është krenar që brenda një kohe të shkurtër , pas rivendosjes së shtetësisë , ka arritur nivelin e sukseseve reformiste të cilat e kanë kualifikuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në UE  dhe për faktin se është lider rajonal në këtë proces.

Ai beson se kapitujt 23 dhe 24, do të hapen deri në fund të këtij viti, sepse siç ka theksuar, të gjithë partnerët evropianë këto plane aksionare dhe këta kapituj i kanë vlerësuar si tejet të mirë dhe kualitativ. Gjukanoviq ka theksuar  se anëtarësimi i shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimorë në UE , është interes i këtyre vendeve , por edhe i vetë UE. Sipas fjalëve të tij, UE duhet ta forcojë sistemin dhe suazat institucionale që të përfitojë opinioni publik për anëtarësimin e anëtarëve të rinj .

Kongresi në  Budvë,  ka tubuar zyrtarë të lartë të sektorit qeveritarë dhe joqeveritarë nga vendet e rajonit dhe të UE dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.    

 

Vuçkoviq, profesionist me përvojë  me  kualitete të duhura në krye të prokurorisë

Kandidati për prokurorin kryesor të shtetit,  Branko Vuçkoviq,  është profesionist me përvojë dhe kualitativ , ka vlerësuar anëtari i Këshillit për sistemin politikë nga PDS, Miodrag Vuletiq,  duke shtuar se është herët të flitet nëse mund të fitojë shumicën e nevojshme në Parlament.

Që të zgjedhet në Parlament,  kryeprokurori i shtetit duhet të fitojë shumicën prej dy të tretave të deputetëve , respektivisht shumicën prej dy të pestave në rrethin e dytë eventual të votimit.

Anëtarja e Këshillit nga Mali i Zi Pozitiv,  Azra Jasaviq,  ka vlerësuar se kolegji i prokurorisë e ka përfunduar pjesën e vetë të punës në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Nga PSP i është kumtuar agjencisë MINA se për këtë propozim do të deklarohen  kur propozimi edhe zyrtarisht do ti dorëzohet Parlamentit.

Fronti demokratik insiston në zgjidhje të reja kur është fjala për kryeprokurorin e shtetit kurse ai që e ka propozuar kandidatin për këtë pozitë, siç konsiderojnë në këtë aleancë , më parë e ka ditë  se nuk ekziston shumica e nevojshme për zgjedhjen e tij.

Kolegji i prokurorisë,  do ti propozojë Kuvendit që kryeprokuror i ardhshëm i shtetit të zgjedhet,  Branko Vuçkoviq,  i cili është kryetarë i Gjyqit themelore në Kotorr. 

 

I.Fotopulos ;  Shpresoj në hapjen e kapitujve 23 dhe 24, më 18 dhjetor

Ambasadori i Greqisë në Mal të Zi,  Ilias Fotopullos, ka theksuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që me 18 dhjetor, Komisioni  Evropianë,  ti lejojë Malit të Zi,  hapjen e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24.

Fotopullos,  në intervistën dhënë gazetës POBJEDA , duke folur për reformat për anëtarësim , ka theksuar se është me rëndësi të madhe implementimi i ligjeve dhe se nevojitet  mesazh për shoqërinë se sa janë të nevojshme reformat për arritjen e koncensusit.

Ambasadori i Greqisë  vend ky i cili prej me një janar merr nga Lituania  presidencën  me UE , ka vlerësuar se kapituj 23 dhe 24,  janë shumë të rëndësishëm dhe se kërkojnë reforma të domosdoshme. Ajo që është shumë e rëndësishme për hapjen e këtyre kapitujve janë ndryshimet e  Kushtetutës së Malit të Zi,  dhe është vërejt se ekziston vullnet i mirë që të vazhdohen reformat, ka theksuar Fotopullos.

Sipas fjalëve të tij,  për Malin e Zi por edhe për vendet të cilat janë anëtare të UE është me rëndësi të madhe implementimi i ligjeve. 

 

Mediat , rrol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Mediat kanë një rol të madh në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye duhet siguruar që gazetarët të cilët merren me punë hulumtuese  të jenë të mbrojtur,  është vlerësuar në tryezën e rrumbullakët. Tryeza e rrumbullakët me titull “Procesi i integrimeve evropiane dhe lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë”,  është mbajtur sot në Podgoricë.

Shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi,  Mitija Drobniç,  ka theksuar se është tejet me rëndësi mbrojtja e lirive të shprehjes në mënyrë që gazetarët të cilët merren me gazetarinë investiguese , në tërësi mund ta plotësojnë këtë rol.

Mediat e pavarura , të lira , profesionale dhe etike janë me rëndësi esenciale për çdo shtet demokratikë , në veçanti për ato të cilat synojnë vlerat evropiane , ka theksuar Drobniç.

Drejtorja ekzekutive  e  te përjavshmes MONITOR , Millka Tadiq Mijoviq,  ka theksuar se lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë është njëri ndër prioritetet kryesore të Malit të Zi dhe kusht i rëndësishëm në rrugën drejtë UE.

Ajo ka shtuar se Evropa është qellim , kurse sundimi i të drejtës është kusht për realizimin e këtij qellimi. Ambasadori i Holandës , Loren Stokvis , ka theksuar se korrupsioni në Mal të Zi paraqet problem shumë serioz.

Ai ka shtuar se është e domosdoshme ekzistenca e gjykatës së pavarur dhe të përgjegjshme. Ambasdori i Austrisë në Podgoricë,  Johan Frolih,  ka theksuar se vendi i tij e përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë UE.

Kryetari i Këshillit për  Integrimet  Evropiane,  Sllaven Radunoviq,  ka theksuar se anëtarësimi në UE është qellim strategjik për të cilin ekziston koncezusi i plotë ndërmjet Partive politike.

Zëvendës ministrja e drejtësisë,  Svetllana Rajoviq,  ka theksuar se të gjitha komponentët duhet  të funksionojnë me qellim që të përfundojë rrethi i luftës kundër korrupsionit. Drejtorja e aksionit për  të drejtat e njeriut,  Teja  Gorjanc – Preleviq,  shpreson se Mali i Zi do të anëtarësohet në UE,  kur të  pengojë tolerancën e veprave penale dhe kur të vendos sundimin e të drejtës. Tryezën e rrumbullakët e ka organizuar e përjavshmja MONITOR,   me përkrahjen e Ambasadës së mbretërisë së Holandës dhe ambasadën e Austrisë. 

 

Miqunoviq, ambasador i ardhshëm i Malit të Zi

Qeveria e Malit të Zi,  në mbledhjen e djeshme ka sjell vendimin që , Branisllav Miqunoviq, ministër aktual i kulturës,  të  jetë ambasador i Malit të Zi në Beograd, është njoftuar jozyrtarisht _Portali Analitika.

Mediat malazeze më parë kanë njoftuar se Miqunoviq,  përmendet si kandidati më serioz për ambasadorin e Malit të Zi në Serbi.

Miqunoviq në vendin e ambasadorit në Beograd,  do ta zëvendësojë ambasadorin aktual, Igor Jovoviq , të cilit para një muaji i ka skaduar mandati 4 vjeçar. 

 

Punëtorët kërkojnë kthimin në punë

Punëtorët e Minierës së boksitit , të cilët për shkak të falimentimit të futur të martën kanë përfunduar në Entin për punësim,  janë tubuar para ndërtesës së drejtorisë duke kërkuar kthimin në punë.

Përfaqësuesi i punëtorëve të tubuar,  Ilia Gjillas , ka përkujtuar se në minierën e Boksitit kanë qenë të punësuar rreth 310 punëtorë,  dhe të cilët pas futjes së falimentimit klasik kanë mbetur pa punë. Sipas fjalëve të tij, punëtorët përsëri do të tubohen të hënën në ora 9 dhe nuk do të heqin dorë nga kërkesat e veta, duke shtuar se nuk u janë paguar 13 rroga dhe se janë në situatë tejet të rëndë materiale . 

 

KQZ, ka përfunduar  përgatitjet  për raundin  dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet me 1 dhjetor. Kështu deklaroi për Radio Kosovën, zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në raundin e dytë të zgjedhjeve shkojnë 25 komuna të Kosovës.

Përgatitjet janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë me Planin operacional për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave. Tashmë, KQZ ka certifikuar Rezultatin Përfundimtar për Kryetarë të Komunave si dhe ka vendosur që nga 25 deri më 29 nëntor, dmth 5 ditë, subjektet politike të mund të bëjnë fushatë para këtij raundi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të zhvillohet në 25 komuna të Kosovës. Kandidatë të subjeketeve të ndryshme politike do të garojnë për pozitën e të parit të komunës, për një mandat 3 vjeçar.

“Në 25 komuna të Republikës së Kosovës do të mbahet ky raund, në gjithsej 594 Qendra të Votimit me 1 816 Vendvotime. Numri i votuesve në Listën Përfundimtare të Votuesve në këto 25 komuna është: 1 371 524 “, theksoi ai, theksoi Elezi.

 

I.Daçiq; Zgjidhja më e mirë për Kosovën e Serbinë  është shkëmbimi i territoreve

Kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, në  selinë e Kombeve të Bashkuara  në Nju Jork, në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane,  ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas Daçiqit është shkëmbimi i territoreve.

Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve.

Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme.
Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, shkruan Tribuna.

 

Deri në fund të muajit fillon shkëmbimi elektronik i të dhënave  mes Kosovës dhe Serbisë

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka qëndruar dje në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për zbatimin e Marrëveshjes së Menaxhimit të integruar të kufirit (IBM-it). Në këtë takim bilateral mes delegacionit të Kosovës dhe delegacionit të BE-së të udhëhequr nga Bernd Thran, është biseduar për aspekte të rëndësishme të zbatimit të Marrëveshjes . 

Fillimisht, të dyja palët kanë vlerësuar pozitivisht rrjedhat e zbatimit të kësaj marrëveshje, duke potencuar se tashmë janë vendosur standarde evropiane në bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë për çështjet e menaxhimit të integruar të kufirit ndërshtetëror, ndërkohë që po punohet për të avancuar këtë bashkëpunim  edhe më tej.
Në drejtim të avancimeve, pala e BE-së konfirmoi se më 25 nëntor 2013 do të fillojë zbatimi i sistemit evropian të këmbimit elektronik të të dhënave për mallrat me akcizë mes autoriteteve doganore të Kosovës dhe Serbisë, që ka për synim rritjen e kontrollit doganor dhe pengimin e dukurive negative.

 

Platforma e bisedimeve mes Serbisë dhe BE, nuk do të jenë dokumente publike

Shefi i delegacionit evropian në Serbi, Mjakëll  Devenport, ka thënë se platforma serbe dhe ajo e Bashkimit Evropian për bisedimet e anëtarësimit nuk do të jenë dokumente publike.

Ai ka thënë se “me siguri” se do të arrihet deri te bisedimet me Serbinë, nëse të gjitha anëtaret e Bashkimit Evropian shohin përparim, sa i përket përmbushjes së kritereve.
“Kuadri i negociatave me Serbinë nuk do të jetë i njohur para 20 dhjetorit, por mendoj se do të kemi bazë për vendim pozitiv”, ka thënë Devenport, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëri nga kushtet që i ka vënë Bashkimi Evropian Serbisë nëse do që të avancojë në procesin e integrimit.

 

Një shansë i humbur për Shqipërinë

Pas vorbullës së ngjarjeve të javës së kaluar që u mbyll me refuzimin e Shqipërisë për të lejuar territorin dhe burimet e saj të përdoreshin për çmontimin e armëve kimike siriane, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse kjo do të ndikonte tek marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker dhe ish-zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ian Bzhezhinski kanë analizuar për Zërin e Amerikës mënyrën se si u menaxhua procesi dhe a do ta kishin tejkaluar përfitimet e një përgjigjeje pozitive, vlerën e vendimit kundër.
Dy ish-zyrtarët e lartë amerikanë nuk e mohojnë se hezitimi i publikut ishte i kuptueshëm duke pasur parasysh se bëhej fjalë për armë kimike, se edhe vende të tjera refuzuan, si edhe kujtimet e ngjarjeve të tilla si ajo e shpërthimit të Gërdecit.
Ian Bzhezhinski, ekspert i sigurisë në Këshilllin e Atlantikut, mendon se për Shqipërinë refuzimi ishte një shans i humbur.
“Është një shans i humbur sepse një vendi si Shqipëria nuk  i vjen çdo ditë rasti të thellojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj në mënyrë të konsiderueshme me një vend si Shtetet e Bashkuara. Nëse do që të gëzosh më shumë fryte nga një marrëdhenie duhet të kontribuosh më shumë”, komentoi Bzhezhinski.
Megjithatë Bzhezhinski ndan bindjen se vendimi i Shqipërisë nuk do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe dhe se në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se sa pro-amerikane eshte ajo në tërësi.

 

Rrritet numri i viktimave në Riga, të Letonisë

Së paku 32 njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i çatisë së një supermarketi në Riga të Letonosë.Incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot kërkimet nën rrënoja.

Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plagosurit.Një zëdhënës i punëtorëve të shpëtimit ka thënë se numri i personave të zhdukur mbetet i paqartë.

Shkaku i kolapsit është duke u hetuar, por raportohet se punëtorët kanë qenë duke ndërtuar një kopsht dimri në çatinë e dyqanit.

 

SHBA , shënon 50 vjetorin e vrasjes së presidentit J. Kennedy

Flamujt në ndërtesat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të ulen sot në gjysmështizë për të shënuar 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan, John  Kennedy.

Presidenti Barack Obama ka shpallur të enjten ditë kombëtare të kujtimit,  duke thënë se përvjetori është dita për të nderuar Kennedyn dhe emrin e përjetshëm të tij në historinë amerikane.Kennedy është qëlluar për vdekje në qytetin Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963.

Një komision qeveritar ka konstatuar se Lee Harvey Oswald ka vrarë presidentin dhe se ai ka vepruar i vetëm.

Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se Kennedy ka qenë viktimë e një konspiracioni të fshehur.Në këtë përvjetor, Obama do të takohet me përfaqësuesit e Korpusit të Paqes, i cili është themeluar nga Kennedy.

 

Vazhdojnë bisedimet   për  programin bërthamor të Iranit

Bisedimet në Gjenevë midis Iranit dhe fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike, hyjnë sot në ditën e tretë.

Takimi i sotëm është i fundit në këtë rreth bisedimesh, i treti me radhë prejse presidenti iranian, Hassan Rohani, është zgjedhur në muajin qershor.

Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë duke i bërë presion Iranit që të ngrijë programin bërthamor, për të cilin dyshojnë se ka qëllim krijimin e armës atomike.

Në këmbim, këto shtete ofrojnë lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit.Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se disa çështje të vështira mbeten ende të pazgjidhura dhe se bisedimet e sotme “do të jenë të rëndësishme”.

 

Koreja e Veriut kërcënon  sërish Korenë e Jugut

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të pushtojë zyrën presidenciale të Koresë së Jugut, pasi kjo e fundit ka nisur stërvitjet për të shënuar trevjetorin e bombardimeve të ishullit Jonpjong nga Veriu.Katër persona kanë humbur jetën në këtë sulm, të cilin Pheniani e ka kryer në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të Koresë së Jugut në ujëra të kontestuar.Ai ka qenë incidenti më serioz kufitar në Gadishullin Korean, që nga lufta e dy Koreve.Pheniani ka thënë sot se pallati presidencial do të shndërrohet në “det të zjarrit”.

 

Neser, mot kryesisht i vranët dhe me të reshura të përkohshme

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende -vende e fortë         jugore dhe jug-lindore.  Temperaturat: Budvë e Tivar 17 gradë, H. Novi,  Ulqin e Tivat 15, Podgoricë 13, Plevle e Shavnik 11, Beranë 10, Cetinë 9, Nikshiq, Kollashin e Rozhaj 8, B. Pole 7 dhe në Zhablak 5 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се