Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 11. 2013. 17:55   >>  17:58

LAJMET 21.11.2013

21.11.2013

PDS dëshiron që qeveria në tërësi të shfrytëzojë mandatin e fituar në zgjedhjet parlamentare 

PDS dëshiron që qeveria në tërësi të shfrytëzojë mandatin e fituar në zgjedhjet parlamentare  të vitit të kaluar , ka deklaruar lideri i partisë Millo Gjukanoviq.

Duke komentuar rekomandimet e Partisë social demokratike , përfaqësuesit e të cilës kanë theksuar se besojnë në zgjedhjet e parakohshme , Gjukanoviq ka shtuar se Qeveria e ka fituar mandatin para një viti dhe se para saj janë edhe tri vjet të plota. PDS nuk ngutet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare derisa të ketë mandatin të cilin ia kanë besuar qytetarët dhe kushdo që mendon se mund të shkaktojë zgjedhjet ë parakohshme , le të urdhëroi  dhe ne jemi aty, ka theksuar Gjukanoviq për gazetarët në Parlamentin e Malit të Zi. 

 

Fronti Demokratik-Partia Social Demokratike duhet të dalë nga qeveria

Partia social demokratike duhet të dalë nga qeveria dhe të iniciojë zgjedhjet e reja parlamentare nëse dëshiron të ruaj edhe minimunim e dinjitetit politikë , është rekomanduar nga Fronti demokratik.

Drejtori politikë i PDS Tarzan Millosheviq i ka bërë ftesë Partisë Social Demokrate që të sigurojnë shumicën e votave në Kuvendit , nëse mundën për të votuar shkurtimin e mandatit Qeverisë dhe të shkaktojnë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Deputeti i Frontit Sllaven Radunoviq konsideron se Millosheviq me këtë dëshiron ti inkurajojë votuesit e partisë së vetë, ka deklaruar Rudunoviq për agjencinë MINA. 

 

Deputetët e Malit të Zi Pozitiv janë larguar sot nga seanca kuvendore

Deputetët e Malit të Zi pozitiv janë larguar sot nga seanca kuvendore pas një polemike të ashpër me kryeministrin Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq, gjatë orës së kryeministrit , pas fjalimit të deputetit Mlladen Bojaniq, ka theksuar se nga fjalimi i deputetëve të pozitivës , flet nervozi i përfaqësuesve të partisë e cila në Cetinë ka humbur 40 për qind të mbështetjes vetëm brenda një viti , në Nikshiq po kaq brenda tre muajsh. Nga ky fjalim flet zëri i themeluesit të Partisë , përfaqësues i mafisë mediatike në Mal të Zi , të cilët e kanë themeluar partinë me qellim që ta mbrojnë kriminalitetin e vet, ka theksuar mes tjerash Gjukanoviq. Më pas ka reaguar deputeti i Malit të Zi pozitiv Dritan Abazoviq . Pas një polemike të kryeministrit Gjukanoviq me deputetin Abazoviq , deputetët e pozitivës e kanë braktisur seancën e parlamentit. 

 

Qeveria ka miratuar masa të reja sistemore

Qeveria ka miratuar masa të reja sistemore të adaptimit tatimor të cilat parashohin sjelljen e ligjeve për të ardhurat në sektorin publikë , heqjen e taksave në matësit e rrymës , zbatimin e mëtejmë të tatimit të krizës e të ngjashme. Ministri i financave Radoje Zhugiq, ka theksuar se në qeveri janë të pajtimit lidhur me masat që duhet ndërmarr në periudhën e ardhshme. Megjithatë me masat e reja parashihet sjellja e ligjit për të ardhurat në sektorin publikë , të cilat nuk do të zvogëlolojnë të ardhurat, gjithsesi  ato do të varen nga partnerët bazë makroekonomik dhe fiskal , para së gjithash nga niveli i deficitit dhe i borxhit publikë , ka theksuar Zhugiq pas mbledhjes së qeverisë në të cilën është miratuar informata për efektet e konsolidimit fiskal gjatë 10 muajve të këtij viti . Ai ka shtuar se ligji për të ardhurat në sektorin publikë është në versionin punues dhe se së shpejti do ti dorëzohet qeverisë dhe partnerëve . 

 

Qeveria miratoi propozim ligjin për mbrojtjen shëndetësore

Qeveria sot po ashtu ka miratuar propozim ligjin për mbrojtjen shëndetësore me të cilin definohet modeli i ri i rrjetit të institucioneve shëndetësore dhe parashihet formimi i 8 qendrave shëndetësore. Ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq ka sqaruar se me ligj është definuar model i ri i rrjetit të institucioneve shëndetësore , gjegjësisht riintegrimi dhe racionalizimi i tyre .

Në këtë mënyrë dëshirojmë të sigurojmë qasje më të madhe të qytetarëve tek mjeku , angazhimin më të madh të mjekëve dhe ngritjen e kualitetit të mbrojtjes shëndetësore, ka theksuar Radunoviq. 

 

Informimi jo i mjaftueshëm për Aleancën është shkaku kryesor i indiferencës

Informimi jo i mjaftueshëm për Aleancën është shkaku kryesor i indiferencës së qytetarëve për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO , ka vlerësuar koordinuesi nacional për NATO Nebojsha Kallugjeroviq, duke vlerësuar se dialogu është e vetmja mënyrë për shqyrtimin e përparësive të anëtarësimit. Kallugjeroviq për Radion e Malit të Zi ka theksuar se shteti ka realizuar shkallë të lartë të pjekurisë politike pasi që për anëtarësimin në NATO flitet haptazi. Duke folur për rezultatet e Sondazhit të opinionit publikë, sipas të cilit rreth 40 për qind të banorëve e mbështesin anëtarësimin në NATO, rreth 30 për qind e kundërshtojnë , kurse përqindja tjetër nuk ka qëndrim të përcaktuar për këtë çështje, Kallugjeroviq ka theksuar se përqindja e mbështetësve nuk është e vogël. 

 

Pa dijeni se kur do të shpallet konkursi

Prona e Kombinatit të Aluminit është vlerësuar në 52.47 milion euro , ka kumtuar sot drejtori i falimentimit Veselin Perishiq.

Ai nuk ishte në gjendje të precizojë se kur do të shpallet konkursi sepse së pari duhet të njoftohet me ligjin. Përkujtojmë se falimentimi në KAP është fut me 8 korrik për shkak të borxhit prej 386 milion euro.

 

Ftesë publike për emërimin e 5 anëtarëve të Senatit të institucionet revizor të shtetit

Këshilli administrativ parlamentarë ka shpallur ftesën publike për emërimin e 5 anëtarëve të Senatit të institucionet revizor të shtetit. Në ftesën publike theksohet se përveç kushteve të përgjithshme, kandidati për anëtarë të senatit duhet të ketë përgatitjet superiore shkollore , gjegjësisht të jetë jurist ose ekonomist i diplomuar. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë duke filluar nga dita e shpalljes së ftesës. Këshilli nuk e ka zgjedh dje kandidatin sepse asnjëri prej 6 të paraqiturve nuk ka fituar shumicën e mjaftueshme të votave. Për këtë vend kanë konkurruar Branko Bullatoviq, Zaria Pejoviq, Neli Qukoviq, Radulle Zhuriq , Zharko Gjurishiq dhe Millan Radoviq. Siç theksohet në ftesën publike kandidati duhet të ketë të dhënë provimin e gjyqëtarit dhe së paku 10 vjet pune në profesionin e juristi . 

 

Humb jetën deputeti Sokol Olldashi

Në Shqipëri humbi jetën mbrëmë në një aksident të rëndë automobilistik deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Automjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga në pjesën Tiranë-Elbasan, në një kthesë të fortë. Duket se shkak mund të ketë qenë shpejtësia si dhe moti i keq e me shi. Makina e Olldashit ka rënë duke u rrokullisur për disa metra në një greminë. Mjeteve të policisë dhe të zjarrëfikësve u është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin, i mbetur i bllokuar nga makina gjatë rënies.Olldashi, 41 vjeçar, ishte një ndër politikanët në zë të së djathtës. Ai pati një ngjitje të shpejtë në politikë, pas fillimit të viteve 2000, ndërkohë që më parë kishte ushtruar profesionin e gazetarit. Në të dy qeveritë e ish kryeministrit Sali Berisha, ai ka qenë Ministër i Brendshëm dhe i Punëve publike e Transportit.Këtë verë, në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike ai ishte në garë direkte me Lulzim Bashën, për kreun e forcës kreysore të opozitës.

 

Hamiti: Olldashi, një nga protagonistët e ndryshimeve demokratike në Shqipëri

Shefat apo përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare të Kuvendit të Kosovës përcollën mesazhe ngushëllimi për vdekjen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Sokol Olldashi.
Në mesazhet që ia adresuan kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe familjes Olldashi, nga seanca plenare e Kuvendit, përfaqësuesit e grupeve parlamentare shprehën dhembje e keqardhje për vdekjen e Olldashit, njërit prej politikanëve më energjikë të dy dekadave të fundit në Shqipëri.
Deputeti e nënkryetari i Kuveëndit Sabri Hamiti, duke folur në emër të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kujtoi se Sokol Olldashi ka qenë deputetët i Kuvendit të Shqipërisë në katër legjistlaturat e fundit, dhe njëri nga ministrar më dinamikë të qeverisë shqiptare në dy mandatet e fundit.
Hamiti theksoi se Olldashi ka qenë “njëri nga protagonistët e ndryshimeve demokratike në Shqipërinë të dy decenieve të fundit”.Hamiti ia përcolli ngushëllimet e grupit parlamentar të LDK-së edhe familjes Olldashi, e cila e ka humbur më të dashurin e vet, në moshën më të mirë për t’I shërbyer familjes e atdheut.
Më herët, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka ngushëlluar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, dhe familjen Olldashi.

 

Irak: Së paku 30 të vdekur nga shpërthimi një bombe

Së paku 30 persona kanë vdekur dhe më se 40 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një veture-bombë në verilindje të Bagdadit. Shpërthimi ndodhi në Sadija, rreth 65 kilometra larg kryeqytetit  irakian, në provincën Diala. Ky është i fundit, një seri sulmesh të tilla në një valë të re të dhunës në këtë vend. Më se njëmijë persona janë vrarë vetëm gjatë tetorit në raste të ndryshme të dhunës në Irak.

 

Ukrainë: Nuk kalon ligji për Tymoshenkon

Parlamenti i Ukrainës ka dështuar të miratojë një ligj, i cili do t’i mundësonte ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, trajtim shëndetësor jashtë vendit. Dështimi për të miratuar këtë ligj vë ne pikëpyetje nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme me Bashkimin Evropian. BE-ja është treguar i qartë në kushtëzimin e saj për nënshkrimin e marrëveshjes me miratimin e këtij ligji dhe zgjidhjen e çështjes se Tymoshenkos. Parlamenti hodhi poshtë një paketë prej gjashtë ligjesh të cilat kanë të bëjnë me rastet sikur ai i Tymoshenkos, kur kërkohet trajtimi jashtë vendi i ndonjë të burgosuri. Opozita ukrainase e ka akuzuar presidentin Yanukovych se ka bërë përpjekje të qëllimshme për ta ndaluar ligjin.

 

Pakistan: Së paku tre të vrarë nga shpërthimi i një bombe

Një sulm që dyshohet të ketë qenë i telekomanduar nga forcat amerikane, dhe qe për cak  pati një shkollë fetare në Pakistan, ka lënë të vdekur së paku pesë persona. Fareed Khan, një zyrtar lokal i policisë, tha se aeroplani pa pilot, kishte hedhur së paku tri predha para agimit të sotëm në një medrese, duke vrarë dy mësues dhe tre nxënës. Medreseja në fjalë i përket rrjetit Kaqqani dhe ndodhet në Tal, një qytet në veriperëndim të distriktit Hangu.

 

Karzai i drejtohet “takimit të madh të fiseve”

Presidenti afgan Hamid Karzai iu është drejtuar mijëra titullarëve dhe pleqve afganë në “mbledhjen e madhe të fiseve”, që po mbahet në Kabul. Takimi po mbahet me qëllim të diskutimit të një marrëveshjeje sigurie mes Uashingtonit dhe Kabulit, e cila do t’iu lejonte rreth 15 mijë trupave amerikane qëndrimin ne Afganistan, edhe pasi pjesa tjetër e forcave ndërkombëtare të jetë larguar gjatë vitit të ardhshëm. Marrëveshja parasheh që forcat amerikane nuk guxojnë “të kenë për cak civilët dhe as shtëpitë e tyre” dhe që këto forca do të kishin të drejtë të hynin në shtëpi private vetëm në raste të jashtëzakonshme. Karzai, ka thënë se ka pak besim mes Uashingtonit dhe Kabulit. “Unë nuk ju besoj atyre”, ka thënë ai, “dhe ata nuk më besojnë mua”. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thënë  dje se ai dhe Karzai nuk e kanë diskutuar asnjëherë mundësinë e kërkim faljes amerikane për vdekjet e shkaktuara deri më tash në radhët e civilëve. 

 

Hyjnë në ditën e dytë bisedimet për Iranin

Fuqitë  botërore dhe Irani hyjnë sot në ditën e dytë të bisedimeve rreth programit bërthamor iranian. Të dy palët nisën rrethin e ri të bisedimeve gjatë ditës së djeshme, por nuk është raportuar për ndonjë progres të menjëhershëm. Bisedimet kanë në fokus arritjen e një marrëveshjeje në bazë të së cilës Teherani do të pajtohej të pezullonte programin e saj kontravers nuklear për një periudhë gjashtë mujore, në këmbim të zbutjes së sanksioneve perëndimore ndaj këtij shteti.

 

India në pritje të ciklonit Helen

Një ciklon tropikal pritet të godasë zonat në jug të Indisë, më saktësisht në shtetin e Andhra Pradeshit, gjatë 24 orëve të ardhshme. Evakuimet pritet të nisin së shpejti, citon agjencia DPA zyrtarë nga ky vend. Cikloni Helen, parashihet të sjellë erëra të forta, me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, si dhe shira të rrëmbyeshëm. Ciklonet  janë të shpeshta në Gjirin e Bengalit dhe shkaktojnë dëme dhe vërshime të vazhdueshme në zonat në lindje të Indisë. 

 

Filipine: Nisin planet e rindërtimit

Qeveria e Filipineve e ka fokusuar vëmendjen në projektet e rindërtimit, pas shkatërrimeve masive si pasojë e tajfunit Haiyan, i cili la të vdekur më se katër mijë persona dhe detyroi rreth katër milionë të tjerë të shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre. Qeveria i ka lënë operacionet e ndihmave humanitare në dorën e zyrtarëve lokalë, ka thënë zëdhënësi Herminio Coloma. DPA raporton se presidenti Benino Aquino është takuar me kabinetin e ti për “të diskutuar programet e veprimit” për zonat e dëmtuara rënd. Hayian kishte shkatërruar vendbanime të tëra pas erërave të furishme me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë. Dëmet e shkaktuara nga tajfuni llogaritet të jenë së paku 294 milionë dollarë.

 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Frynë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet jugore.   Temperaturat: Tivar 18, Budvë e Ulqin 17, H. Novi 15, Podgoricë 13, Cetinë 11, Plevle 10, Shavnik e B. Pole 9, Nikshiq 8, Beranë e Rozhaj 7, Kollashin 6 dhe në Plavë e Zhablak 5 g. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta e lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe Jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 g. C

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се