Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 11. 2013. 17:19 >> 17:32

LAJMET 20.11.2013

20.11.2013

Kuvendi sot i vazhdoi punimet

Në Kuvendin e Malit të Zi  sot deputetët shqyrtuan dhe votuan për disa ligje të cilët janë radhitur në rend të ditës. Propozuesit ndërkohë sot tërhiqen nga shqyrtimi rezolutën mbi mënyrën, kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE, ndërsa qeveria e ka tërheq propozimin e ligjit për policinë komunale me qellim që gjatë muajve të ardhshëm ti përmirësojë zgjidhjet me pjesëmarrjen dhe pëlqimin e të gjitha partive.

Në parlament sot u votua edhe për taksat administrative sipas të cilit qytetarët në të ardhmen do të paguajnë nga 50 euro për fitimin e shtetësisë malazeze. Ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq e ka tërhequr sot  propozim ligjin për policinë komunale  me qellim të, siç theksoi, përmirësimit të tekstit dhe  të fitimit të mbështetjes më të madhe. Ai u bëri ftesë përfaqësuesve të klubeve të deputetëve që gjatë një muaji të ardhshëm në bashkëpunim me ministrinë të ndihmojnë në përmirësimin e tekstit duke mënjanuar të gjitha dilemat. Deputetët sot votuan edhe për disa konkluzione të propozuara nga qeveria si atë për  gjendjen në sektorin energjetik, për Fondin Invalidorë dhe Pensionist, Bankën Zhvillimore, Raportin për të zhvillimin e të drejtave dhe pozitën e popujve pakicë si dhe ai për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin e xehetarisë dhe metalurgjisë, por ndryshe nga i propozuari, sepse u miratuan amendamentet e PSD dhe PSP. Deputetët është dashtë që sot të deklarohen edhe për rezolutën mbi mënyrën, kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE, me të cilën parashihet roli më i madh mbikëqyrës i parlamentit në procesin e asocimit, por është tërhequr nga rendi i ditës që deputetet të harmonizojnë amendamentet e propozuara.

  

Gukanoviq  nesër në parlament

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, nesër në mbledhjen e veçantë të parlamentit do të përgjigjet në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve.

Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Mlladen Bojaniq do ta pyes kryeministrin nëse, kur dhe cilat aktivitete do ti ndërmarr qeveria me qellim të vendosjes së sundimit së drejtës të plotë  në Mal të Zi duke pasur para sysh se, siç theksoi, ekziston numri i caktuar i individëve që bëjnë përjashtim nga sistemi. Gjukanoviqin do ta pyesin përfaqësuesit e klubeve të deputetëve edhe për raportin e Komisionit Evropianë, politikën e punësimit, në veçanti të të rinjve, për ligjin mbi buxhetin për vitin 2014 dhe cilat masa i planifikon qeveria  me qellim të zgjidhjes së problemeve rreth grumbullimit të taksave në transaksionet komerciale.

 

SHBA e dëshirojnë Malin e Zi në NATO

Është interes i SHBA që Mali i Zi të anëtarësohet në NATO dhe pjesën më të madhe të kriteriumeve Mali i Zi i ka plotësuar, është rekomandim i shumë senatorëve dhe kongresistëve nga Amerika pas takimit me kryetarin e Kuvendit Ranko Krivokapiq. Deputeti republikanë Xhon Mekenj, njëri prej politikanëve më me ndikim në  SHBA, rekomandon se SHBA mbështesin fuqimisht rrugën e Malit të Zi drejtë NATO-s.

Në prag të samitit të NATO në Britani të Madhe, i cili edhe zyrtarisht do të mbahet në fillim të shtatorit të vitit të ardhshëm, senatori amerikanë Mekenj pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Krivokapiq për Malin e Zi kishte vetëm fjalë të mira. Krivokapiq është takuar edhe me anëtarët e Komisionit të Helsinkit në zyrën e veçantë në të cilën planifikohet politika e jashtme amerikane.

                                                                                          

70 përqind të masave janë realizuar

Komisioni nacional për përcjelljen e zbatimit të planit aksionar në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar ka konstatuar se janë realizuar 70 për qind të masave nga plani aksionar.

Kryetari i komisionit Dushko Markoviq ka përshëndetur progresin në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, mirëpo ka konstatuar se organet shtetërore nuk bëjnë sa duhet në pengimin e veprimtarive jo legale. Kryeprokurori i shtetit Veselin Vuçkoviq ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të përfundojnë disa procedura penale dhe do të ngritën aktakuza të reja. Nga sektori joqeveritar theksojnë se organet kompetente nuk kanë vepruar sa duhet në shndritjen e aferave dhe tërheqin vërejtjen ndaj zvarritjeve lidhur me ndryshimin e legjislaturës zgjedhore.

                                                                                                                                

Kandidatët nuk kanë fituar numër të mjaftueshëm të votave

Këshilli administrativ nuk  e ka zgjedhur sot kandidatin për emërimin e një anëtari të Senatit të Institucionit Revizor të Shtetit sepse asnjëri prej gjashtëve nuk e fitoi shumicën e mjaftueshme të votave. Këshilli administrativ i parlamentit pasi që nuk e zgjodhi një anëtarë të Senatit, ka vendosë që përsëri ta iniciojë këtë procedurë me shpalljen e ftesës publike në mediat e shkruara dhe në faqet e internetit të Parlamentit. Përveç kushteve të përgjithshme kandidati për anëtarë të senatit të institucionit revizor të shtetit duhet të ketë përgatitje të lartë shkollore respektivisht të jetë jurist ose ekonomist i diplomuar.

                                                                                                                                        

Kolegji do të vërtetojë nesër propozimin për kryeprokurorin e shtetit

Kolegji i prokurorisë do të shqyrtojë nesër fletëparaqitjet dhe do të vërtetojë propozimin për prokurorin kryesor të shtetit. Kryetari i Këshillit Veselin Vuçkoviq ka deklaruar për agjencinë MINA se do të shqyrtohen 4 fletparaqitje të cilat janë komplete. Kandidatët për këtë funksion janë kryetari i Gjyqit Themelor në Kotorr Branko Vuçkoviq, prokurorja e lartë e shtetit në Podgoricë Vesna Joviqeviq, zëvendësja e kryeprokurorit Stojanka Radoviq dhe avokati Goran Rodiq. Avokati Zoran Piperoviq nuk e ka dorëzuar  dokumentacionin komplet të kërkuar me konkurs. Sipas ligjit të ri me prokurorinë, që të zgjedhet në rrethin e parë të votimeve, kryeprokurori i shtetit duhet të fitojë votat e dy të tretat e deputetëve, respektivisht tri të pestat në rrethin e dytë të votimit. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 5 vjet.  

 

Nevojitet plani i ri aksionar për luftën kundër korrupsionit

Malit të Zi i duhet plan i ri aksionar për luftën kundër korrupsionit në shëndetësi i cili do të definonte masa konkrete antikorruptive, është konkluduar në mbledhjen e Komisionit Nacional për realizimin e strategjisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Në mbledhje është konkluduar se plani aksionar duhet ta përgatisë  grupi punues ndërsektorial në të cilin përveç përfaqësuesve të sektorit shëndetësorë do të përfshiheshin ekspertët nga sfera e farmaceutikës, prokurimet publike, politikat antikorruptive dhe përfaqësuesit e sektorit civil.

 

Pret raport objektiv të kontrollit të brendshëm

Zgjedhjet lokale kanë treguar  forcën e PDS dhe kanë vërtetuar se kjo parti me një punë kualitative gjatë 4 vjetëve të kaluara ka merituar edhe një mandat në Cetinë dhe në Mojkovc, ka vlerësuar presidenti Filip Vujanoviq.

Shefi i shtetit shpreson raport objektiv të kontrollit të brendshëm lidhur me faktin se para zgjedhjeve ish shefi i policisë dhe këshilltari i tij për siguri Veselin Veloviq ka organizuar në kampin në Zllaticë takimin e policëve nga Mojkovci.

                                                                                                                                          

Zgjedhjet lokale në Ulqin me 26 janar

Zgjedhjet lokale në Ulqin do të mbahen me 26 janar, ka vendos sot presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq. Sipas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltar në Komunën e Ulqinit, afatet për realizimin e veprimtarive zgjedhore fillojnë prej sot.

Afati për  dorëzimin e listave zgjedhore për këshilltar në Komisionin zgjedhor komunal fillon me 11 dhjetor dhe përfundon me 31 dhjetor. E drejta për përcjelljen mediatike në fushatën parazgjedhore fillon në ditën e vërtetimit të listës zgjedhore të pjesëmarrësit në fushatën parazgjedhore dhe skadon me 24 janar  në ora 24, thuhet në vendim.

                                                                                                                                                        

Ende nuk kemi vendosur për koalicionin e mundshëm

Partia Boshnjake nuk ka sjell vendimin për formimin e koalicionit me cilëndo parti politike në Petnjicë, është kumtuar nga kjo parti. Kryetari i Këshillit të PDS për Petnjicën Samir Agoviq, ka deklaruar më parë se kjo parti në Petnjicë, me siguri do të formojë koalicion me Partinë Boshnjake e cila, siç ka theksuar është partner i tyre natyror, por nuk përjashton mundësinë e bisedimeve edhe me subjektet tjera politike. Shefi i klubit të deputetëve të Partisë Boshnjake Allmer Kallaç ka deklaruar për agjencinë Mina se kjo parti ende nuk ka sjell vendimin për formimin e koalicionit me cilëndo parti politike në Petnjicë.

 

Neto të ardhurat pa ndryshime

Të ardhurat mesatare pa tatime dhe kontribute ishin në muajin tetor 474 euro ose gati 1.7 herë më të vogla nga shporta minimale shpenzuese, e cila në tetor ishte 800.1 euro. Sipas të dhënave të MONSAT-it të ardhurat mesatare pa tatime dhe kontribute në tetor ishin të njëjta si edhe në shtator. Nga MONSTAT-i është kumtuar gjithashtu se të ardhurat mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kanë rënë 1 për qind, kurse krahasuar me mesataren e tërë vitit të kaluar, rroga mesatare e tetorit të këtij viti ishte 2.5 për qind më e ulët.

                                                                                                                                       

Në KS, Thaçi e Daçiq me pikëpamje të kundërta për zgjedhjet lokale

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiq thanë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se janë të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Por, ata shprehën pikëpamje të ndryshme mbi ecurinë e zgjedhjeve komunale në Kosovë, në të cilat për herë të parë u përfshinë edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Debati në Këshillin e Sigurimit u mbështet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, në të cilin u theksua rëndësia e suksesit të zgjedhjeve për pushtetin komunal, posaçërisht në veriun e Kosovës dhe ndikimit që do të kenë ato në forcimin e paqes e qëndrueshmërisë në Kosovë. 

Zyrtarët serbë u pajtuan me përfshirjen e komunave veriore në zgjedhjet e organizuara nga autoritetet e Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e njohin, në këmbim të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar historike marrëveshjen me Serbinë, vuri theksin në rëndësinë që kanë zgjedhjet komunale për Kosovën dhe procesin e integrimit të komunitetit serb. Ndërsa, kryeministri serb Ivica Daçiq kritikoi Prishtinën për qasjen e saj ndaj zgjedhjeve komunale në veriun e Kosovës. Krijimi i bashkësisë së komunave serbe është pjesë e marrëveshjes së arritur në prill të këtij vitit ndërmjet të dyja vendeve. Por, kryeministrat Daçiq dhe Thaçi kanë pikëpamje të ndryshme mbi përgjegjësitë e kësaj bashkësie. Këshilli i Sigurimit u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Po ashtu është kërkuar ndriçimi dhe vënia para drejtësisë e autorëve të vrasjes së një oficeri doganor të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në muajin shtator në veriun e Kosovës.

 

Sot takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së IBM-së

Në Bruksel sot mbahet takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Në agjendën e këtij takimi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të diskutohet për mbarëvajtjen e zbatimit të deritanishëm të marrëveshjes. Po ashtu, do të bisedohet për fazën e ardhshme të përgatitjeve për ndërtimin e objekteve të përbashkëta të IBM-së në të gjitha pikë-kalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me avancimin e komunikimeve në mes të agjencive të të dyja shteteve përgjegjëse për kontrollin kufitar.  Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

 

Marrëdhëniet më SHBA s’janë cenuar

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha mbrëmë se marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara nuk janë cenuar nga tërheqja për t’u përfshirë në operacionin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Duke folur në emisionin Top Show në televizionin Top Channel, Rama tha se Shqipëria u përfaqësua me dinjitet në proces.

 

Ai shpjegoi se rrjedha e zhvillimeve kishte qenë e tillë që e kishte bërë të pamundur që publikut t’i ofroheshin detaj përsa kohë nuk u arrit të mbyllej në kohë një plan i përfunduar. Edi Rama foli mbrëmë gjatë për çështjen e përfshirjes së Shqipërisë në projektin për shkatërrimin e armëve të Sirisë, e cila si asnjëherë më parë provokoi manifestime masive në të gjithë vendin. Ai iu përmbajt argumenteve që paraqiti për publikun të premten e kaluar kur njoftoi tërheqjen e Shqipërisë nga ky operacion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Rama përsëriti dhe një herë se motivi kryesor i tërheqjes së Shqipërisë kishte qenë fakti se ajo mbeti si zgjidhja e vetme në këtë operacion, gjë që sipas tij do dëmtonte imazhin e vendit. Ndërsa akuzoi sërish opozitën për qëndrimin e saj dhe dizinformimin që sipas tij ajo përhapi, kryeministri shpjegoi se hapësirat e veprimit kishin qenë të ngushta dhe se procesi kishte zgjatur më shumë seç duhej.

                                                                                                                                

Irani s’tërhiqet nga e drejta bërthamore

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, ka thënë se Irani nuk do të tërhiqet nga të drejtat e tij bërthamore. Deklarata e tij sot, e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, vjen në prag të rrethit të ri të bisedimeve të Iranit me fuqitë botërore, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ai ka thënë se ka vendosur “vijat e kuqe” për negociatorët iranianë në bisedimet e sotme në Vjenë. Shtetet perëndimore thonë se Irani bën përpjekje të krijojë armën atomike, por akuzat hidhen poshtë nga zyrtarët iranianë. Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi. Hamenei po ashtu ka thënë se Irani do që të ketë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, “madje edhe me Shtetet e Bashkuara”.

                                                                                                                                             

Të mos forcohen sanksionet ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga senatorët amerikanë që të shtyjnë forcimin e sanksioneve kundër Iranit. Obama është takuar me ligjvënës të lartë të martën, një ditë para rrethit të ri të bisedimeve midis Iranit dhe fuqive botërore. Bob Croker, republikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se Obama u ka kërkuar ligjvënësve që të pauzojnë “për një periudhë kohore”.

Fuqitë botërore kanë propozuar një marrëveshje gjashtëmujore, e cila parasheh lehtësimin e disa sanksioneve, me kusht që Irani të ndalojë përparimin në programin e tij bërthamor. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se lehtësimi i sanksioneve do të ishte “i kufizuar, i përkohshëm dhe i kthyeshëm”. Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisen sot rrethin e ri të bisedimeve në Gjenevë, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike. Bisedimet kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sipas së cilës Irani do të pezullonte aktivitetet e ndjeshme nukleare për gjashtë muaj, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Perëndimi.

                                                              

Nga një valë sulmesh në Bagdad, së paku 24 të vrarë

Nga një valë e sulmeve në Bagdad janë vrarë së paku 24 njerëz dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Zyrtarët policorë thonë se sulmi më vdekjeprurës ka qenë në lagjen Sadria, ku nga shpërthimi i makinës bombë kanë humbur jetën pesë persona. Sulmet e tjera kanë ndodhur në lagjet Shaab, Tobçi, Karrada, Azamija dhe Amil, të banuara kryesisht më shiitë.Që nga muaji prill, Iraku ka parë rritje të dhunës sektare.

 

Sot është Dita Universale e Fëmijëve

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Universale e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Kjo është, po ashtu, dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës më 1989. Kjo ditë duhet të na rikujtoj të gjithë neve fazën e fëmijërisë dhe në kuadër të kësaj të mendojmë se ata janë e ardhmja e njerëzimit. Njëkohësisht, shënimi i kësaj dite duhet të na përkujtojë se edhe sot, në kohën bashkëkohore, fëmijëria e shumë vogëlushëve në botë, përballet me vështirësi të shumta, duke filluar nga  varfëria, pastaj kërcënimet  dhe rreziqet e shumta luftarake në rajone të shumta botërore, eksploatimi i fëmijëve për qëllime të shumta, keqtrajtimi  dhe keqpërodrimi i fëmijëve për interesa të ndryshme, në radhë  të parë nga ata që duan të përfitojnë nga këto  dukuri, për fat të keq, të pranishme në shumë vende të botës. Qëllimi i shënimit të ditës botërore të fëmijëve, është që opinionit të gjerë ti tërheq vërejtjen në obligimet  e shoqërisë ndaj fëmijëve si dhe  ndaj të gjitha problemeve  me të cilat  përballet  gjenerata më e re. Nëse të gjithë  të rriturit, duke filluar nga familja pastaj shkolla  dhe të gjitha segmentet  e shoqërisë, i plotësojnë obligimet e veta, edhe fëmijëria e më të vegjëlve dhe e ardhmja e tyre do të jetë më e ndritur.

përgatiti Gjokë Dukaj

 

Cikloni i cili ka goditur Kroacinë arrin edhe në Mal të Zi

Moti i keq i shoqëruar me erëra të forta jugore ka goditur sot Adriatikun jugor dhe të mesëm kurse era më e fortë prej 25 metra në sekondë është shënuar në Mlet, njoftojnë mediat kroate. Sipas parashikimeve të meteorologëve, era jugore gjatë orëve të pasdites do të dobësohet dhe do të ndryshoj drejtimin drejtë jug-perëndimit. Cikloni do të godasë edhe Malin e Zi.

Prej sot deri në fund të javës priten disa rrebeshe, të cilat do të karakterizojnë të reshura më të dendura të shoqëruara me erë të fortë jugore. Meteorologu Branko Micev  ka deklaruar më parë  për portalin e RTMZ se në territorin e Malit të Zi do të ketë të reshura intensive të shoqëruara me erëra të forta jugore. Ai ka paralajmëruar se të reshurat e dendura do të ndikojnë në rritjen e nivelit të ujit në lumenj dhe si pasojë mund të ketë dëmtime në infrastrukturën rrugore. Siç ka theksuar ndërprerje të reshurave priten kah fundi i javës dhe më pas moti do të jetë dukshëm më i ftoftë, në veçanti në viset veriore ku parashihen edhe të reshura të borës.

                                                  

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e mesatare, kohë pas kohe e fortë jugore dhe jug lindore. Temperaturat: në Tivar 19 gradë, Ulqin e Budvë 18, Tivat 17, Podgoricë 15, Bijello Pole 14, në Cetinë, Plevle e Beranë 12, Shavnik 11, Nikshiq, Plavë e Rozhaj 10, Kollashin 9 dhe në Zhablak 7 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Të reshura më intensive dhe bubullimë priten në viset jugore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug-lindore.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се