Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 11. 2013. 17:04 >> 17:23

LAJMET 19.11.2013

19.11.2013

Nesër në Kuvend , debati për rezolutën për Integrimet Evropiane

Deputetët duhet të deklarohen nesër për rezolutën mbi mënyrën , kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE , me të cilën parashihet roli më i madh mbikëqyrës i parlamentit në procesin e asocimit.

Rezolutën e kanë propozuar deputetët ; Branko Radulloviq , Miodrag Vukoviq, Aleksandar Damjanoviq dhe Damir Shehoviq. Më parë Kuvendi e ka përfunduar debatin për rezolutën , kurse Këshilli për  Integrimet Evropiane ka miratuar amendamentin me të cilin parashihet se nëse ky trup jep mendim negativ  në pozicionin negociator , qeveria duhet ta rishqyrtojë dhe të ia kthejë  brenda tri vjet ditësh.

 Deputeti i PDS,  Miodrag Vukoviq,  ka paralajmëruar se do ta tërheq nënshkrimin e vetë nga rezoluta për integrimet e Malit të Zi në UE nëse deputetët e miratojnë amendamentin me të cilin i shtohen kompetencat Këshillit bazë.

 Ai ka precizuar  se nuk mund ta aprovojë rezolutën me këtë amendament , sepse siç ka theksuar , rezoluta nuk është akt juridik por akt politikë. Ai ka përkujtuar se me rregulloren e punës së parlamentit definohet kompetenca dhe mënyra e vjedhjes së vendimeve të trupave të tij punues.

 

Më 18 dhjetor, hapja e kapitujve  23 dhe 24

Konferenca ndërqeveritare në të cilën do të hapen kapitujt 23 dhe 24 do të mbahet me 18 dhjetor në Bruksel. Burimi i Portalit Analitika nga Brukesli,  ka theksuar se së bashku me kapitujt 23 dhe 24 në dhjetor do të hapen edhe disa kapituj tjerë.

Kolegjiumi për bisedime për asocimin e Malit të Zi në UE , të cilin e ka kryesuar kryeministri Millo Gjukanoviq,  me 7 tetor ka lejuar pozicionet  negociatore për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe me të drejtat  themelore , lirinë dhe sigurinë , kurse më parë qeveria ka miratuar planet aksionare për  këto  dy kapituj.

 Planet aksionare që ishin edhe kusht për hapjen e dy kapitujve janë vlerësuar pozitivisht edhe në Komisionin  Evropianë,  në raportin për progresin e Malit të Zi në vitin 2013 . Me qasjen e re në bisedimet e cila për herë të parë zbatohet ndaj Malit të Zi parashihet që kapitujt më të komplikuar 23 dhe 24 të mbahen të hapur deri në fund të procesit bashkëbisedues . Rekomandimin,  formal për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 duhet ta sjell COREPER-  Komiteti i Përhershëm përfaqësues në nivelin e ambasadorëve.

 

Rezultati zgjedhor paralajmëron rikomponimin   në skenën politike në vend

Rezultati i Partisë social demokratike në zgjedhjet lokale në Petnjicë,  është paralajmërim i llojit të vetë për rikomponimin  e skenës së përgjithshme politike në Mal të Zi , konsideron nënkryetari i PSD,   Rifat Rastoder.

Ai ka theksuar se për këtë parti , pas zgjedhjeve lokale, gjithsesi rezultati i zgjedhjeve  në Petnicë është më i rëndësishëm , ku kjo parti ka fituar 34.3 %,  të votave  nga numri i përgjithshëm  i atyre që kanë dalë në zgjedhje, respektivisht 11 vende këshilltarësh.

 Ai,  ka theksuar se kjo parti ka synuar mbështetje më të madhe , duke pasur para sysh rolin vendimtarë të kësaj partie në kthimin e statusit të Komunës për Petnjicën, pas 56 vjetësh. Rastoder,  si të rëndësishëm ka vlerësuar faktin se askush nga pjesëmarrësit nuk ka fituar shumicën e cila do ti mundësonte pushtetin absolutë në Petnjicë dhe për këtë arsye do të nevojitet marrëveshja ndërpartiake.

 

Ministri  Markoviq,  në Rumani

Ministri i drejtësisë Dushko Markoviq do të nënshkruaj sot me kolegun rumun, Robert Morius Kazançuk,  protokollin për bashkëpunimin ndërmjet ministrive të dy shteteve.

Nga qeveria është kumtuar se Markoviq, qendron për  vizitë zyrtare në Bukuresh me ftesën e kolegut Kazançuk. Është paralajmëruar se Markoviq në takime të ndara do të bisedojë edhe me nënkryetarin e Qeverisë së Rumanisë,  Gabriell Opro dhe kryeprokurorin e shtetit, Tiberju Mihajllo Niku.

 

Kontrolli i brendshëm  policor vazhdon hetimet

Kontrolli i brendshëm policor ka vërtetuar emrat e rreth 40 policëve,  të cilët kanë marr pjesë në takimin e mbajtur në kampin e njësive elite të policisë në lagjen e Podgoricës, Zllatica , i është vërtetuar gazetës VJESTI  në ministrinë për punë të brendshme.

Gjatë ditëve të ardhshme, inspektorët e kontrollit do të vazhdojnë pëlqimin e policëve si dhe grumbullimin e fakteve për të vërtetuar se cila ishte tema e takimit  kontestues , shkruan gazeta Dnevne Novine.

Afera me rastin e takimit ka filluar kur është publikuar se ish shefi i drejtorisë së policisë e këshilltar aktual i presidentit të Malit të Zi, Veselin Veloviq,  ka organizuar një tubim sekret në të cilin kanë marr pjesë policë të zgjedhur me origjinë nga Mojkovci.

Disa nga pjesëmarrësit e takimit gjatë marrjes në pyetje kanë theksuar se në takim,  Veloviq ka fol për integrimet në NATO e jo për strategjinë lidhur me zgjedhjet në Mojkovac.

 

Këshilli i Kuvendit përfundon mbledhjen pa ndonjë konkluzion

Këshilli parlamentar për mbrojtje dhe siguri,  ka përfunduar pa ndonjë konkluzion debatin  mbi informatën për aferën  Listing,  lidhur me arrestimin e Naser Kelmendit. Konkluzionet , sipas të cilave organet shtetërore kanë dhënë kontribut në shndritjen e aferës Listing, i kanë përkrahur anëtarët e Këshillit nga PDS dhe Partia boshnjake.

Të përmbajtur ishin përfaqësuesit e Partisë social demokrate dhe PSP kurse kundër përfaqësuesit e Frontit demokratik,  përmes konstatimit se organet shtetërore nuk kishin vullnet të merren me këtë aferë. Të përkujtomë se Kelmendi,  i cili konsiderohet udhëheqës i njërit prej  grupeve më të mëdhenj kriminel në Ballkan,  është arrestuar me 6 maj në Prishtinë. Ai përmendet në aferën Listing dhe ka qëndruar në Mal të Zi në vitin 2012 . Për këtë, ministria e punëve të brendshme dhe agjencia për sigurinë nacionale , më parë kanë përgatit informatën për  anëtarët e Këshillit Parlamentarë për mbrojtje dhe siguri.

 

KS i OKB debaton sot raportin lidhur me gjendjen në Kosovë

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për Kosovën. Gjatë debatit do të kihet parasysh edhe raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki-mun, për zhvillimet në Kosovë, prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2013.

Në raportin e tij prej 17 faqesh, që është publikuar në Internet, theksohet se situata e sigurisë “në Kosovë ka mbetur në përgjithësi e qetë, me incidente të herëpashershme të raportuara në hapësirat e përziera etnike”.
Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e lavdëron si Beogradin ashtu edhe Prishtinën, për angazhimin e vazhdueshëm aktiv në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë kuadër, në raport theksohet se “angazhimi aktiv i Bashkimit Evropian, përfshirë rolin personal të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, poashtu vazhdon të jetë esencial”.
Mëtutje, vlerësohet se “prita brutale kundër EULEX-it, më 19 shtator, që ka rezultuar me vdekjen tragjike të oficerit doganor të EULEX-it, ishte incidenti më serioz në periudhën e raportimit dhe pengesë trazuese”.
Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

 

Pas  Gjermanisë, Kosova është  partneri i dytë tregtar për Maqedoninë

Maqedonia dhe Kosova do të angazhohen që të mos përsëritet situata e para dy muajve e bllokimit të kufirit mes dy vendeve. Kështu kanë deklaruar në Shkup, ministrat e ekonomisë të dy shteteve, Fadil Ismaili, i Kosovës dhe Valon Saraçini i Maqedonisë

Ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Fadil Ismaili, tha se ky rast duhet të shërbejë si shembull që gjëra të tilla të mos ndodhin.
Në këtë takim, dy delegacionet kanë biseduar për realizimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturë, energjetikë dhe sfera të tjera të interesit.
Gjatë nëntë muajve të këtij viti dy vendet kanë realizuar një shkëmbim tregtar në vlerë prej 208 milionë dollarë.
Pas Gjermanisë, Kosova është partneri i dytë tregtar për Maqedoninë.

 

I.Meta ; Nuk isha pjesë e bisedimeve konkrete lidhur me armët kimike siriane

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pohoi në një intervistë televizive se nuk ka qenë pjesë e bisedimeve konkrete për ardhjen e arsenalit kimik sirian në Shqipëri.

Ai tha se qytetarët nuk duhen quajtur turmë, aq më tepër në këtë rast kur protesta e tyre ka pasur një bazë reale, që nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e informacionit, por edhe me shqetësimet që kishin ardhur edhe për shkak të një propagande mbarëbotërore për arsenalin e frikshëm të armëve kimike të Asadit.

Meta mbron aleatin e tij në krye të qeverisë, kur deklaron se Rama nuk ka thënë që në fillim jo pasi ka dashur të ndjekë linjën e përhershme të politikës së Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe për sigurinë e botës.

Vendim i Ramës cilësohet nga Meta i natyrshëm për të gjithë ecurinë e zhvillimit të ngjarjeve.

 

Sekuestrohen sasi të mëdha të drogave në 24 orët e fundit  në  Shqipëri

Brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri është sekuestruar 2.5 tonë kanabis sativa në disa operacione të ndryshme, ndërsa sasia më e madhe është bllokuar në qytetin e Vlorës.

Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative u kontrollua mjeti lundrues dhe në të u gjet droga e paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë.
Policia thote se pas bllokimit të gomones dhe sasisë së drogës po kontrollon gjithë hapësirën e gadishullit në kërkim të trafikantëve. Sipas të dhënave, mjeti kishte mbërritur nga Greqia.
Ndërkohë, një ditë më parë policia e Vlorës bllokoi 840 kg hashash në pritje për t’u trafikuar në Itali, ndërsa ajo e Tiranës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 300 kilogramë të së njëjtës lëndë në fshatin Shën Gjergj.

 

Ambasadori Vilhelm ,  e vlerëson diskriminuese gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm ka vlerësuar se shqiptarët në komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë të diskriminuar dhe se këtë fakt duhet marrë seriozisht.

“Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, kam vërejtur se këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar.

Mendojë se këtë fakt duhet kuptuar seriozisht”, citohet nga mediat serbe të ketë thënë ambasadori gjerman.
Ambasadori Vilhelm, i cili tri ditë ka qëndruar në jug të Serbisë, ka theksuar se në bisedimet e zhvilluara ka marrë përshtypjen se situata është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në përgjithësi, siç ka deklaruar ai, më shumë janë të drejtuar kah Kosova, Shqipëria e Maqedonia sesa Serbia.

 

6 njerëz të vdekur  nga  tornadot  në Illionis të SHBA   

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i të vdekurve nga tornadot, që goditën dje shtetin Illinoi ka arritur në 6. Tornadot e fuqishme prekën edhe një numër shtetesh të tjera, por dëmet në Illinois ishin më të mëdhatë.Dhjetëra tornado dhe stuhi të fuqishme përfshinë shtetet qendrore të Amerikës, duke u shoqëruar me erëra të forta që rrafshuan lagje të tëra, përmbysën makina dhe shkulën pemë. Stuhitë prekën shtetin Indiana, ku plagosën të paktën një person dhe shkaktuan dëme të shumta.

Stuhitë prekën edhe disa pjesë të shteteve Wisconsin, Michigan, Ohio dhe Kentucky dhe mbrëmë kaluan në shtetet buzë Atlantikut.Tornadot, të shoqëruara nga breshër i fuqishëm dhe erëra të forta, kaluan nëpër disa komunitete, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike

 

Së paku 15 të vrarë   afër ambasadës Iraniane  në Bejrut

Nga kryeqyteti i Libanit, Bejrut, raportohet se nga dy eksplodime afër Ambasadës së Iranit, janë vrarë së paku 15 vetë. Raportet thonë se gjashtë ndërtesa në kompleksin e ambasadës janë dëmtuar.

Nuk është e qartë se çka i ka shkaktuar këto shpërthime, pasi në disa raporte thuhet se ato kanë ndodhur nga predhat, ndërsa të tjerët konsiderojnë se ka shpërthyer një makinë-bombë.

Në pamjet televizive shiheshin veturat në flakë, shkatërrime të gjëra në ndërtesat e afërta dhe trupa të djegur në rrugë.

Nuk dihet nëse dikush nga personeli i ambasadës ka pësuar.Hapësira, ku ndodhet Ambasada e Iranit, në pjesën jugore të Bejrutit, konsiderohet bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah.

 

J. Kerry ; Marrëveshja e mundshme me Iranin , nuk kërcënon Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka të drejtën për të shprehur kundërshtimin e tij për një marrëveshje të mundshme bërthamore me Iranin, por shqetësimet e tij janë të pabaza.

Kryeministri Netanyahu ka udhëhequr një fushatë publike kundër negociatave ndërkombëtare që janë duke vazhduar me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen të keqe për Izraelin dhe një dhuratë për Iranin.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Gjermania do të marrin pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me Iranin nesër në Gjenevë, ndërkohë që ato po përpiqen të diskutojnë shqetësimet e tyre se Irani po zhvillon armë bërthamore.

 

Nga cikloni  Cleoptara, 14 të vdekur në Itali

Cikloni Cleopatra ka shkaktuar vdekjen e së paku 14 njerëzve, kur mbrëmë vonë ka kaluar nëpër ishullin italian Sardenjë. Guvernatori i Sardenjës, Ugo Cappellacci, e ka konfirmuar numrin e të vdekurve, duke thënë se së fundi janë gjetur trupat e pajetë të një familjeje katëranëtarëshe.

Hapësira rreth qytetit verilindor Olbia duket se është goditur më së tepërmi.Pjesa më e madhe e qytetit me afro 56 mijë banorë, raportohet se është nën ujë.

Prefekti i qytetit, Gianni Giovanelli, tha se qyteti ishte goditur nga stuhia “apokaliptike”, që i ka shkatërruar urat, lumenjtë i ka mbushur me baltë, ndërsa në disa vende, niveli i ujit ka arritur lartësinë prej tri metrash.

Shumë shkolla janë mbyllur sot, pasi meteorologët parashohim më tepër reshje shiu.

Autoritetet po përpiqen ta ripërtërijnë furnizimin me rrymë elektrike në disa pjesë të ishullit.

 

Të rinjtë malazez luajnë ndeshjen  më të rëndësishme  të kualifikimit

Para reprezentacionit futbollistik  të  rinjve të Malit të Zi, sonte do të jetë ndeshja më e rëndësishme për kualifikim në kampionatin evropianë.

Të rinjtë e Malit të Zi do të takohen me reprezentacionin përkatës  të Republikës së Irlandës për ndryshe konkurrent i drejt për drejtë për vendin e dytë në grup. Nga kombëtarja malazeze janë shprehur optimistë  lidhur me rezultatin e pritshëm nga ndeshja e sontme  në veçanti  pas barazimit me moshatarët gjermanë para disa ditësh në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

 

Neser, mot i vranët dhe jo stabil

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i vranët  dhe vende vende me reshje të shiut. Fryenë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Budvë e Tivar 16 gradë , Ulqin e Tivat 15, H. Novi 14, Plevle 13, Podgoricë e Plavë 12, Kollashin, Bjello Pole e Beranë 11, Shavnik e Rozhaj 10, Cetinë 9, Nikshiq 8 dhe në Zhablak 7 g,

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të shiut e bubullimë. Të reshura më intensive priten në viset jugore dhe qendrore të Malit të Zi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mengjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 18 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се