Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 11. 2013. 18:16 >> 18:55

LAJMET 18.11.2013

18.11.2013

Rezultatet preliminare në Cetinë

PDS në zgjedhjet lokale në Cetinë ka fituar 19 mandate , kurse Partia Social  Demokratike dhe Mali i Zi Pozitiv nga 5 mandate , është kumtuar nga Komisioni zgjedhor komunal. Ky komision ka theksuar se sipas rezultateve  preliminare Fronti Qytetarë ka fituar 3 mandate, kurse PSP 1  mandat.

Po ashtu theksohet se nga 8 lista  zgjedhore  që kanë marrë pjesë në zgjedhje vetëm 5 e kanë kaluar cenzusin. Po ashtu është kumtuar se në zgjedhjet e mbajtura të shtunën kanë qenë të regjistruar 14 mijë e 686 zgjedhës dhe se në votime kanë dalë 10 mijë e 457 . Në këto zgjedhje PDS ka fituar 5 mijë e 165 vota, PSD 1 mijë e 532, Mali i Zi pozitiv 1518 , Fronti 1 mijë e 71, kurse PSP 386 vota.

 

Partia Social Demokratike – shënojmë  rritje konstante

Partia Social Demokratike ka treguar se në zgjedhjet lokale në të cilat ka marrë pjesë, shënon vetëm rritje konstante  të  besimit, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më tepër e vlerësojnë politikën principiele të kësaj partie, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i PSD Borisllav Banoviq.

PSD në zgjedhjet  lokale  të mbajtura të shtunën e kaluar në Cetinë ka fituar 5 mandate , në Mojkovc 1, kurse në Petnicë 11 mandate.

 

Nebojsha Medojeviq e ka ftuar Partinë Social Demokratike që të braktis koalicionin me PDS

Kryetari i Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq e ka ftuar Partinë Social Demokratike që të braktis koalicionin me PDS dhe me opozitën të formojë Qeverinë teknike e cila brenda një afati të shkurtër do ti krijonte kushtet për shpalljen e zgjedhjeve të para të ndershme dhe demokratike në Mal të Zi.

Medojeviq,  për gazetën DAN ka theksuar se të ashtuquajturat  zgjedhje lokale në Cetinë dhe në Mojkovc janë shembull konkret i korrupsionit politik dhe shpërdorimit masiv të resurseve shtetërore në fushatën politike të PDS .

 

PSP – Konjeviq të sqarojë situatën në Zllaticë

PSP ka ftuar ministrin e punëve të brendshme Rashko Konjeviq që ti kumtojë opinionit që për  ç,gjë, disa ditë para zgjedhjeve lokale  nuk ka biseduar për takimet e funksionarëve policor , si dhe siç pohojnë ata përzierjes të vëllezërve Veloviq, në procesin zgjedhor.

Sipas informatave të VJESTIT , këshilltari i presidentit të shtetit Veselin Veloviq ka organizuar një takim në kampin policore në Zlllaticë në të cilin ka biseduar për zgjedhjet lokale në Mojkovac. Vllai i Veloviq i ka  mohuar  këto konstatime  derisa Veselin Veloviq ka deklaruar se në kamp është biseduar  vetëm për integrimet në NATO.

 

Zhugiq- Qeveria ka vendos sistemin e kontrollimit

Bashkëpunimi i ngusht i parlamentit, qeverisë, dhe revizioneve shtetërore si dhe përparimi i kontrollimit të financave të brendshme janë të domosdoshme për sigurimin transparent, efikas dhe ekonomik të shpenzimit të mjeteve buxhetore, është vlerësuar në konferencën ndërkombëtare në Milloçer.

Ministri i  financave Radoje Zhugiq, në konferencën për marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të larta  revizore dhe parlamenteve të vendeve kandidate si dhe atyre potenciale koanditare për anëtarësim në UE , ka deklarua se qeveria ka vendos sistemin e kontrollimit të brendshëm financiar në sektorin publikë , në mënyrë që të  përparojë më tej sistemi me drejtimin e financave publike. Ky sistem është futur në mënyrë që të sigurohet transparenca dhe përgjegjësia më efektive e shpenzimit të të hollave nga buxheti, ka deklarur Zhugiq.

 

Opozita  duhet të vendosë me kohë nëse do ti bojkotojë zgjedhjet

Opozita  duhet të vendosë me kohë nëse do ti bojkotojë zgjedhjet në Podgoricë ose me kohë të integrojnë potencialin disponues, me qellim që edhe për kundër kushteve jo të barabarta në zgjedhje, të krijojë shansa reale për ndryshimin civilizues të pushtetit , ka vlerësuar Mali i Zi i Drejt.

 

V.Llazoviq në Bankok

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi të cilën e kryeson zavendës kryeministri e ministër për shoqërinë informative dhe telekomunikacion Vuica Llazoviq do të marrë pjesë në konferencën më të madhe botërore nga sfera e teknologjisë informativo komunikuese Telekom Word 2013 e cila fillon nesër në Bankok .

Llazoviq gjatë tri ditëve të konferencës do të flasë në tryezën e rrumbullakët ministrore për rëndësinë e teknologjisë informativo komunikuese dhe transformimin e arsimit në shekullin 21 për zhvillimin e qyteteve të mençura,  si dhe për dividentën digjitale, është kumtuar nga ministria për shoqërinë informative dhe telekomunikacion. .

 

Këshilli  do të shqyrtojë nesër informatën për aferën Listing lidhur me arrestimin e Naser Kelmendit  

Këshilli parlamentarë për mbrojtje dhe siguri do të shqyrtojë nesër informatën për aferën Listing lidhur me arrestimin e Naser Kelmendit .  Kelmendi i cili  konsiderohet udhëheqës i njërit prej grupeve me të  mëdha kriminele në Ballkan, është arrestuar me 6 maj në Prishtinë.

Kelmendi është përmendur në aferën Listing dhe ka qëndruar në vitin  2012 në Mal të Zi. Për këtë ministria për punë të brendshme dhe agjencia për sigurinë  nacionale kanë përgatitur më parë informatën për anëtarët e këtij këshilli. Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e qershorit të këtij këshilli kanë theksuar se Kelmendi ka realizuar kontakte në Mal të Zi dhe se përmendet  në aferën Listing .

 

Mali i Zi dhe Austria do të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin kualitativ

Mali i Zi dhe Austria do të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin kualitativ përmes aktiviteteve turistike me fokus në turizmin malor , kanë konstatuar ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm  Branimir Govzdenoviq  dhe kolegu i tij Johan Frylih.

Nga ministria për zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmit është kumtuar se gjatë takimit është biseduar për disa tema të rëndësishme për zhvillimin e mardhënieve  bilaterale .

 

Në minierën e Boksitit nesër me siguri do të futet falimentimi

Në minierën e Boksitit nesër me siguri do të futet falimentimi, me kërkesën e Bankës Komerciale Malazeze, për shkak të borxhit prej 1.59 milion euro. Gjyqi afaristë në Podgoricë akoma nuk ka vendos për futjen e falimentimit në minierë por vendimi mund të sillet nesër. Drejtori ekzekutiv i Boksitit Millorad Gjuroviq më parë ka theksuar se vendimin për inicimin eventual të procedurës falementuese  ia  ka lejuar gjyqi  si  i vetmi  institucion i kualifikuar.

 

Sipas  Entit për punësim këtë javë ka 34,9 mijë të pa punësuar

Në Mal të Zi , sipas të dhënave të Entit për punësim këtë javë ka 34,9 mijë të pa punësuar apo 1,9 për qind më shumë se vitin e kaluar. Papunësia sipas Entit është rritur nga 14,51 në 14,78 për qind. Papunësia më e madhe prej 32,7 për qind është shënuar në korrik të vitit 2000 derisa më e ultë prej 10,2 për qind në gusht të vitit 2009.

 

Eshton: Zgjedhjet – hap përpara i Serbisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, thotë se përsëritja e zgjedhjeve në tri vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës paraqet “hap të rëndësishëm përpara për Serbinë dhe Kosovën”.

“Jam e kënaqur që t’i shohë rezultatet preliminare, që të jepen nga Mitrovica veriore, për rivotimin në zgjedhje, që kaluan në mënyrë paqësore. Ne presim që t’i dëgjojmë saktësisht rezultatet. Por, ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen përpara të Serbisë dhe Kosovës”, tha sot Ketrin Eshton, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

 

Ambasada amerikane vlerëson procesin zgjedhor në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë “është e trimëruar nga raportet e para për një pjesëmarrje të madhe dhe të sigurtë, për procedura të rregullta votimi në qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore. Përmes një komunikate, Ambasada vlerëson se “zgjedhjet lokale përfaqësojnë një mundësi të rëndësisshme për të ndikuar në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve”. Ambasada megjithatë, ka pohuar se është “duke ndjekur nga afër disa raporte për parregullsi në qendrat e votimeve” dhe pret zgjidhjen e këtyre çështjeve të mundshme në harmoni me ligjin e Kosovës.
Në fund të komunikatës, Ambasada amerikane ka përgëzuar forcat e rendit për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

 

Maloku: Armët kimike nuk janë të rrezikshme

Ushtaraku i karrierës, i diplomuar në kiminë ushtarake, Naim Maloku, konsideron se Shqipëria ka humbur shumë në mospranimin e armëve kimike të Sirisë. Sipas tij, armët e Sirisë nuk do të paraqesin rrezik nëse do të çmontohen nga ekspertët e NATO’s. Ai, në një intervistë për “Zërin”, thotë se Shqipëria nuk do ta kishte asnjë konsekuencë nëse do të pranonte që armët kimike të Sirisë të çmontoheshin në territorin e saj.

Ai ka thënë se ka pasë rastin që edhe vetë t’i prodhojë këto armë, dhe se sipas tij çështja e çmontimit të armëve kimike në Shqipëri është bërë më shumë çështje politike sesa që ishte rrezik real për atë shtet dhe banorët e saj.
“Janë politizuar shumë këto armët kimike, normalisht Shqipëria nuk ka kapacitete as teknike, as humane as profesionale për të bërë çmontimin e tyre. Nuk është aq rrezik sa janë paraqitur”, ka thënë Maloku.

 

Shqipëri: Ministrat, 100 ditë afat për të lënë mandatin

Në Shqipëri, ministrat do të fillojnë të lënë mandatin e tyre pas 100 ditëve të para të qeverisjes. Burime nga qeveria thonë  se janë dy arsyet pse lënia e mandatit të deputetit nga ministrat nuk filloi menjëherë. E para ka të bëjë me votimin e disa akteve dhe reformave që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Akti normativ për ligjin për nëpunësin civil, ligji antikorrupsion, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ndonjë paketë tjetër e reformave të premtuara nga qeveria kushtëzoi vijimin e punës së ministrave me mandat deputeti. Për këtë shkak, ministrat do të mbajnë mandatin e deputetit deri në votimin e këtyre akteve ligjore, pasi lënia e mandatit dhe zëvendësimi i tyre me deputetët e listës së partive politike kërkon një kohë të caktuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, prandaj dhe lënia e mandatit të deputetit nga ministrat do të bëhet në grupe, për të mos krijuar vakuum votash në sallën e Kuvendit.


Nga një shpërthim i fuqishëm në Siri, 31 ushtarë të vrarë

Aktivistët sirianë thanë se nga shpërthimi i një bombe, që kishte për cak një ndërtesë qeveritare jashtë Damaskut, mbetën të vrarë tridhjet e një trupa qeveritare, përfshirë katër oficerë.Raportohet se shpërthimi i djeshëm shkatërroi tërësisht një bazë ushtarake në Harasta, në verilindje të kryeqytetit sirian.

Organizata me seli në Britani, Observatori i të Drejtave të Njeriut, tha se mes të vdekurve ishin tre gjeneralë dhe një brigadier gjeneral.Drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman, tha se shpërthimi ndodhi në kohën kur qeveria po zhvillonte një ofensivë të ashpër kundër rebelëve përreth Damaskut.Qeveria siriane ende nuk e ka konfirmuar sulmin.

 

Nga përmbytjet në Vietnam, 31 të vdekur

Ka  shkuar në 31 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam.Zyrtarë të emergjencave thanë sot se rreth 80 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u përmbytën nga shirat e furishme që kapluan këtë vend. Sipas Qendrës Hidrometeorologjike në këtë vend, shirat e rrëmbyeshëm të ciklit Zoraida kanë goditur gjithsej pesë provinca dhe nuk kanë pushuar që nga e enjtja deri dje vonë. Sipas zyrtarëve pritet që një pjesë e ujit të tërhiqet sot gjatë orëve të mbrëmjes, duke mundësuar kthimin e disa banorëve nëpër shtëpitë e tyre.

 

Egjipt: Së paku 24 të vdekur nga aksidenti hekurudhor

Së paku 24 persona janë vrarë mëngjesin e sotëm në Egjipt, kur një tren goditi një minibus, në jug të Kajros. Ndërkohë, rreth 28 persona janë lënduar në aksidentin i cili ndodhi 40 km larg nga kryeqyteti egjiptian.

Raportet e pare thonë se shumica e të vdekurve ishin familjarë, që po ktheheshin nga një dasmë në Kajro. Kreu i Autoritetit Hekurudhor egjiptian, Hussein Zakaria, tha se mjetet pjesëmarrëse në aksident i kishin injoruar shenjat e komunikacionit. Egjipti njihet për aksidente të shpeshta të trenave.

 

Hollande: Izraeli duhet ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha sot se Izraeli duhet t’i ndalë të gjitha ndërtimet e vendbanimeve, meqë sipas tij, ato i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Gjatë vizitës së parë të tij zyrtare në territoret palestineze, presidenti  Hollande, sot është takuar me liderin palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Pas takimit, Hollande tha se “Franca kërkon ndaljen e plotë të aktivitetit të vendbanimeve” dhe ka shtuar se ndërtimi i vendbanimeve nga Izraeli i “komplikon negociatat” dhe i dëmton përpjekjet  kah  zgjidhja me dy shtete.
Dje, Francois Hollande e ka vizituar Izraelin dhe ka shprehur “mbështetje të pa lëkundur” për shtetin izraelit dhe ka premtuar se Parisi do të bëjë presion ndaj Teheranit lidhur me programin e tij atomik, në mënyrë që të ketë siguri se Irani nuk po zhvillon armatim bërthamor.

 

Rusi: Hetuesit i kanë gjetur dy kuti të zeza të aeroplanit të rrëzuar

Hetuesit në Rusi  thonë se i kanë gjetur dy kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar të kompanisë Tatarstan Airlines në Kazan, dhe po i vazhdojnë kërkimet për ndonjë gabim eventual të ekuipazhit ose dështimit teknik.

Nga përplasja e këtij aeroplani kanë humbur jetën të 50 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit. Hetuesit, sot kanë filluar ti analizojnë edhe xhirimet e kompanisë së fluturimeve. Pamjet në video nga aeroporti tregojnë se aeroplani është përplasur vertikalisht dhe pastaj është përfshirë nga flaka.
Aeroplani i tipit Boeing 737 është rrëzuar mbrëmë vonë dhe fluturonte nga Moska për në Kazan. Ky aeroplan ishte prodhuar para 23 vitesh dhe e kishte kaluar kontrollin e domosdoshëm para se të porositej nga kompania Tatarstan Airlines.

 

Gjeorgji: U konfirmua kryeministri i ri

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, e ka konfirmuar emërimin e ministrit të brendshëm, Irakli Garibashvili, për kryeministër të ri të këtij vendi. Pas këtij konfirmimi, Garibashvili i ka propozuar anëtarët e tjerë të qeverisë, të cilët mbesin ata që kanë qenë në kabinetin e mëparshëm, por tash ministër i ri i brendshëm është Aleksandr Chikaidze.

Qeveria pritet të konfirmohet më vonë këtë javë nga parlamenti. Kryeministër i deritashëm ishte lideri i koalicionit Ëndërra Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvili, i cili pat deklaruar se do të tërhiqet nga ky post, pas zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti i ri Margvelashvili është poashtu, njëri nga udhëheqësit e lartë të koalicionit  Ëndërra Gjeorgjiane.

 

Mbrëmë Shoqata e gjuetarëve “Malësia” nga Tuzi mbajti një takim me organet kompetente

Mbrëmë Shoqata e gjuetarëve “Malësia” nga Tuzi mbjati një takim ku nga organet kompetente kërkojnë që të përcaktohet kufiri i gjuetisë për këtë shoqatë, e jo ai i cili u është nda nga ministria e bujqësisë. Për këtë qëllim ata mbrëmë kishin ftuar edhe përfaqësuesit e partive politike të cilat veprojnë në KU të Tuzit dhe kryetarin e kësaj komune. Kryetari i shoqatës, Rrok Dreshaj i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e kësaj shoqate në 5 vitet e fundit dhe për hapat të cilat kjo shoqatë i ka ndërmarrë nga aspekti juridik për regjistrimin dhe funksionimin e Shoqatës së Gjuetarëve “Malësia” nga Tuzi, lidhur me kërkësat e tyre. Ai përmendi se gjatë kësaj periudhe ata paten takime të shpeshta me organet kompetente lidhur me problemin më të madh me të cilin po ballafaqohet kjo shoqatë, e ai, sipas tij, është përcaktimi i territorit për gjyeti për këtë shoqatë e cila numëron më shumë se 80 anëtarë. Territori i caktuar nga ana e ministrisë së bujqësisë, nga lumi Cem dhe në pjesën jugore, nuk është real për këtë shoqatë, sepse territori i cili i takon kësaj shoqate është krejt territori i komunës urbane të Tuzit, që është edhe e logjikshme. Ai  theksoi se deri tani janë takuar disa herë me ish ministrat e bujqësisë, Millutin Simoviq dhe Tarzan Millosheviq, si dhe me ish ministrin për të drejtat e njeriut, Ferhat Dinosha , të cilët pas çdo takimi u kanë premtuar se kjo çështje do të rregullohet në favor të shoqatës, mirëpo kjo çështje ende ka mbetur e pazgjidhur. Për këtë qëllim ata kishin ftuar mbrëmë edhe përfaqësuesit e partive politike të cilat veprojnë në Malësi, që tu ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, jetik për këtë shoqatë. Në takim mori pjesë edhe kryetari i komunës Urbane të Tuzit, Fran Lulgjuraj i cili u propozoi që të formojnë një trup punues i cili së bashku me përfaqësusit e KU do të kërkojnë takim me organet kompetente për zgjidhjen e këtij problemi.

Përgatiti Senad Gilaj

 

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje e bubullimë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Budvë 21, Tivar 20, H. Novi e Ulqin 19, Tivat 18, Podgoricë 17, Cetinë 15, Nikshiq 14, Plavë 13, Zhablak 12, Kollashin, rozhaj   e  Shavnik 10 dhe në Plevle, Beranë e B. Pole 7 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje e bubullimë. Të reshura më të dendura priten pasdite dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug-lindore.

Temperatura e mëngjesi prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 18 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се