Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 02. 2013. 16:49 >> 20:56

LAJMET 22.02.2013.

LAJMET

Në Mal të Zi nuk ka pasur lëshime

Organet kompetente në Mal të Zi të gjitha dërgesat e qumështit kontestues të zbuluar i kanë asgjësuar dhe i kanë kthyer dhe asnjëherë nuk është lejuar që diçka e prishur të gjendet në treg , ka deklaruar Drejtorja e drejtorisë së veterinarisë Bilana Bleçiq  duke shtuar se shteti përballet me problemin rajonal të kontaminimit.

Ministria e bujqësisë ka urdhëruar dje ndërprerjen e përkohshme të prodhimit të qumështit për shkaqe preventive , kurse një ditë më parë i ka urdhëruar drejtorisë së veterinarisë që ta tërheq nga tregu qumështin e importuar nga 6 prodhues nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, tek të cilët pas hulumtimeve laboratorike është vërtetuar koncentrim i lartë i alfatoksinit.  Bleçiq ka theksuar për gazetarët se në Mal të Zi rregullisht bëhen kontrollet e të gjitha dërgesave . Ajo ka shtuar se në Mal të Zi ushqimin e bagëtive  nuk shfrytëzohet vetëm koncentrati i importuar dhe misëri por më së tepërmi sana .

 

Vërtetohet kandidatura presidenciale e Miodrag Lekiq

Komisioni zgjedhor shtetëror ka vërtetuar sot kandidaturën e Miodrag Lekiqit në zgjedhjet për president të Malit të Zi të cilat do të mbahen me 7 prill. Është vërtetuar se kandidatura e Likiqit është komplete. Pasi që atë e ka propozuar grupi i qytetarëve ai është regjistruar si kandidat i pavarur, iu tha agjencisë MINA në KZSH.

 

KZSH më parë ka vërtetuar kandidaturën presidenciale të përfaqësuesit të PDS FilipVujanoviq. Garën zgjedhore e ka paralajmëruar , si kandidat i pavarur edhe Rade Bojoviq i cili deri me 18 mars duhet të grumbullojë 7 mijë e 710 nënshkrime mbështetëse. Për ndryshe zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të kushtojnë 1.2 milion euro do të mbahen me 7 prill. Këto do të jenë zgjedhjet e 6-ta prej futjes së pluralizmit në Mal të Zi dhe të dytat nga data e pavarësisë  të shtetit.

 

Prokurorët malazezë edukohen në SHBA

Në konferencën edukative për luftën kundër ryshfetit dhe korrupsionit, të bëra në botën e jashtme , të mbajtur në SHBA , kanë marrë pjesë dy prokurorë malazezë të cilët i ka caktuar zyra speciale e prokurorisë , është kumtuar sot nga ambasada amerikane në Podgoricë. Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të ambasadës amerikane qëllimi i të cilit është të ndihmohet Mali i Zi në forcimin e sundimit të drejtës dhe në hetimet e ryshfetit dhe korrupsionit. Me kërkesën e prokurorit special për kriminalitetin e organizuar korrupsionin, terrorizmin dhe krimet e luftës Gjurgjina Ivanoviq, ambasada e SHBA e ka financuar udhëtimin e zëvendësit të prokurores speciale , prokurorin kryesor në hetimet malazeze të rastit Telekom dhe zëvendëset e prokurorit themelore shtetëror në Podgoricë në selinë e Komisionit amerikanë për letrat me vlerë në Uashington. Konferencën edukative e kanë organizuar Komisioni amerikanë për letrat me vlerë, ministria e drejtësisë dhe zyra federale për investigime.

 

Qeveria pa marrëveshje për KAP-in

Këshilli kuvendar për ekonomi, financa dhe buxhet ka debatuar për realizimin e konkluzioneve kuvendare lidhur me Kombinatin e Aluminit. Në mbledhje ka marr pjesë edhe ministri i ekonomisë ,Vlladimir Kavariq. Damir Shehoviq, nga partia social demokratike dhe ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq kanë vërtetuar  në mbledhjen e Këshillit, se ndërmjet partnerëve në koalicion nuk ka mospajtime për propozimin e PDS për zgjidhjen e situatës në KAP.

 

Shehoviq ka theksuar se Partia social demokratike nuk e përkrah propozimin e PDS për KAP. Nënkryetari i Qeverisë për çështjet ekonomike Vujica Llazoviq e ka njoftuar me shkrim Këshillin se në mbledhje nuk do të marr pjesë duke mos u pajtuar me zgjidhjet e ofruara nga PDS. Ai në letër shkruan se Karvariq ishte drejtë për drejtë i angazhuar për realizimin e konkluzioneve të Kuvendit, respektivisht për shfuqizimin e kontratës shitblerëse me pronarin rusë. Kavariq në Këshill ka theksuar se Kombinati është i qëndrueshëm vetëm nëse çmimi i rrymës do të jetë 27,5 euro për 84 megavat dhe numri i të punësuarve të përgjysmohet.

 

I fton qytetarët që ta përkrahin

Kandidati i pavarur presidencial Rade Bojoviq, i ka ftuar qytetarët që ta përkrahin kandidaturën e tij për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale dhe kështu, siç ka theksuar ti kthehet shpresa Malit të Zi. Ai pret përkrahjen e qytetarëve për kandidaturën e tij në mënyrë që opinionit ti ofrohet edhe rruga e tretë politike dhe të anashkalohet sjellja e Malit të zi brenda suazave të ngushta partiake dhe të shmangën kandidatët e preokupuar me çështjen e identitetit.

 

Nesër, mot i vranët

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vise veriore me të reshura të dobët të shiut. Fryn erë e dobët  deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat; Tiare, H. Novi 13, Budvë e Tivat 12, Ulqin 10, Podgoricë 9, Rozhaj 8, Kollashin e Bjello Pole 7, Nikshiq, Cetinë, Beranë e Shavnik 6, Plavë 5, Mojkovac e Zhablak 4 dhe në Plevle 3 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të shiut e bubullimë në viset qendrore, kurse në viset veriore me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 16 g. C.

 

Serbia thuhet se ka pranuar zhbërjen e strukturave paralele?

Në raundin fundit të bisedimeve në Bruksel të kryeministrave Thaçi e Daçiq, Serbia thuhet se ka pranuar zhbërjen e strukturave paralele. Por ka kërkuar kohë për një zgjidhje të rregullimit politik të veriut. BE-ja ndërkaq ka propozuar krijimin e një asociacionit të komunave veriore e cila duket të jetë e pranueshme edhe për Prishtinën.

 

Kurse takimi i kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel është përcjell me reagime në Prishtinë rreth propozimit për asosacionin e komunave.

Përderisa pozita në Parlament e ka quajtur këtë një fitore, opozita ka paralajmëruar se mund të krijohet një mini-parlament serb që do të ishte kërcënim për Kosovën.

 

Zhbogar: Rekomandimet e BE-së duhet të përmbushen

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Kosova është kyçur më vonë në procesin për liberalizimin e vizave, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, prandaj fitohet përshtypja se ka vonesa dhe padrejtësi.

Zhbogar rikujtoi se BE-ja ia ka drejtuar zyrtarëve kosovarë 70 rekomandime të cilat duhet të përmbushen në rrugën e procesit të asocim-stabilizimit“Mendoj se Kosova nuk është anashkaluar me këtë rast pasi që ky është një proces teknik. Kur Komisioni Evropian beson se janë përmbushur të gjitha kushtet atëherë jep rekomandimin që një shtet i caktuar të udhëtojë pa viza. Në vitet paraprake Komisioni Evropian ka gjetur që shtetet e caktuara i kanë përmbushur këto kërkesa prandaj edhe udhëtojnë pa viza”.

Zhbogar tha se është në dijeni për takimin e Brukselit ku është diskutuar edhe për shpërbërjen e strukturave paralele, por se nuk ka njohuri për rrjedhat e takimit.

 

Berlini insiston në angazhimin më të madh të Vuçiqit për Kosovën

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle në takimin “sy më sy” i ka thënë zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq se Gjermania insiston në pjesëmarrjen e tij më të madhe në lidhje me zgjidhjen e ngërçit me Kosovën. Edhe përfaqësues tjerë të lartë gjermanë i kanë thënë Vuçiqit se presin angazhim me të madh të tij në zgjidhjen e problemit të Kosovës, shkruan gazeta serbe “Politika”, duke u thirrur në burime në Bruksel.

Vuçiq ka qëndruar në Berlin në një vizitë dyditore, ku ka takuar bashkëpunëtorët më të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel.

 

Gjermania pro integrimit të Shqipërisë në BE, por jo pa plotësuar kriteret

“Gjermania mbështet perspektivën e evropiane të vendeve të Ballkanit, por për t’u bërë pjesë e BE-së duhet përmbushur disa kritere. Dhe ne nuk do bëjmë lëshime për përmbushjen e perspektivës evropiane. Që të jeni pjesë e Evropës duhet të ketë konsensus, që të jeni pjesë e Evropës duhet të ekzistojë demokracia në vend, institucionet të jenë të pavarura dhe stisemi gjyqësor të jetë i pavarura”.Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervele pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmon Panariti.

 

Ministri i Jashtëm gjerman ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë, për ndihmesat dhe fondet që ka akorduar Gjermania që në vitin 1998 për Shqipërinë.

Vestervele ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian por shtoi se Tiranës nuk do t`i bëhen lëshime sa i përket plotësimit të kritereve.

Ndërsa, ministri Panariti theksoi se në takim u konfirmua niveli e shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tonë, zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për problemet në Ballkanin Perëndimor.

 

Fyle: Rruga evropiane e Maqedonisë “në rrezik”

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, u ka bërë thirrje udhëheqësve në Maqedoni që të gjejnë zgjidhje kompromisi për krizën politike.

Në letrën dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës, Branko Cërvenkovski, Fuele thotë se zgjidhja e krizës qëndron në Shkup.

“Palët duhet të gjejnë sa më shpejt kompromisin, në mënyrë që vendi t’i kthehet rrugës euroatlantike, e cila në këtë moment është e rrezikuar”, ka thënë Fuele.

Ai po ashtu ka thënë se është i gatshëm të udhëtojë në Maqedoni, porse kushtet e vizitës së tij “do t’i diktojnë politikanët e këtij vendi”.

Për shkak të thellimit të mosmarrëveshjeve mes partive politike dhe vendimit të opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve, Fuele ka anuluar vizitën.

 

Mbi 60 të vrarë nga sulmet në Damask

Mbi 60 të vrarë nga sulmet në Damask, në njërën prej ditëve më vdekjeprurëse prejse ka nisur kryengritja siriane, gati dy vjet më parë. Mediat shtetërore kanë thënë se 53 njerëz kanë humbur jetën, pas shpërthimit të makinës bombë pranë selisë së partisë në pushtet, Baath, dhe Ambasadës së Rusisë.

Aktivistët antiregjim kanë thënë se numri i të vrarëve është 59. Ndërtesa e Ambasadës ruse është dëmtuar, por zyrtarët kanë thënë se asnjëri prej stafit nuk është lënduar. Vazhdon ende të mbetet e paqartë se kush është përgjegjës për sulmin. Së paku tetë njerëz janë raportuar të vrarë në një tjetër sulm në Damask, i cili po ashtu ka ndodhur të enjten. Konflikti ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare të Sirisë ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.

 

Vriten 7 milicë të Qeverisë në Irak

Persona të armatosur në veri të Irakut kanë ekzekutuar shtatë anëtarë të milicisë sunite – organ ky i themeluar për të luftuar militantët e Al Kaidës në vend.

Sulmuesit kanë arritur në një pikë kontrolli pranë fshatit Halaiwat, rreth 170 kilometra në veri të Bagdadit, dhe kanë kapur tetë anëtarë të milicisë Sahwa.

Një zyrtar i policisë i ka thënë agjencisë AFP se personat e armatosur kanë qenë të veshur me uniforma të ushtrisë. Milicët e Sahwa-s janë dërguar në një tjetër lokacion, ku edhe janë ekzekutuar. Njëri nga ta ka arritur të shpëtojë, por thuhet se është në gjendje kritike për jetën. Dyzetenjëmijë anëtarët e milicisë Sahwa paguhen nga Qeveria e Irakut. Ata janë shpesh shënjestër militantëve të tjerë sunitë, të cilët i konsiderojnë tradhtarë.

 

India kërkon autorët e sulmit vdekjeprurës

Autoritetet e Indisë janë në kërkim të autorëve të sulmeve me bomba në qytetin Hajderabad, të cilat kanë lënë së paku 14 njerëz të vrarë. Bombat, të kapura për dy motoçikleta, kanë shpërthyer të enjten, duke shkaktuar sulmin më vdekjeprurës në më shumë se një vit. Ministri i Brendshëm, Sushil Kumar Shinde, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, ka mohuar të thotë se kush mund të jetë përgjegjës për shpërthimet. Shinde dhe zyrtarët e tjerë kanë marrë paralajmërime nga inteligjenca për kërcënime të sigurisë, por nuk kanë pasur detaje për sulmimin e Hajderabadit.

 

Shinzo Abe në vizitë te Obama

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Lidhjet ekonomike, tensionet me Pekinin për shkak të mosmarrëveshjes territoriale dhe prova e fundit bërthamore e Koresë së Veriut pritet të jenë në krye të agjendës. Abe, i cili është zgjedhur në dhjetorin e kaluar, ka thënë se mbështetja e SHBA-së është “vendimtare” në kontestin e Japonisë me Kinën.

Abe po shërben si lider i lartë i Japonisë për herë të dytë, pas një periudhe të shkurtër në pushtet më 2006-7. Ai është kryeministri i pestë japonez që takon zoti Obama.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се