Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 11. 2013. 17:04 >> 17:08

LAJMET 15.11.2013

15.11.2013

Anëtarët e agjencisë duhet ti zgjedh Kuvendi me shumicën e dy të tretave

Zgjedhja e anëtarëve të agjencisë së ardhshme për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit me shumicën e dy të tretave në parlament është e vetmja mënyrë që të sigurohet pavarësia e këtij institucioni, ka vlerësuar deputeti i Malit të Zi Pozitiv, Mlladen Bojaniq.

Qeveria e ka miratuar modelin për përparimin e suazës institucionale dhe normative për antikorrupsion  i cili parasheh edhe formimin e agjencisë. Kjo agjenci duhet të fillojë punën më së largu deri me një janar të vitit 2016 dhe do të përbëhet nga përfaqësuesit aktual të drejtorisë për iniciativën antikorrupsion dhe të Komisionit për pengimin e konfliktit të interesave. 

 

Vazhdojnë përkrahjet për Malin e Zi

Italia do të vazhdojë ta përkrah Malin e Zi në rrugën e integrimeve evropiane në veçanti gjatë presidencës së këtij vendi në UE prej me 1 qershor, ka kumtuar ambasadori i Italisë Vinqenco Dell Monako.

Ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq ka biseduar sot me Del Monakon për përparimin e bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë. Siç është kumtuar nga ministria, Radunoviq ka theksuar se bashkëpunimi disa vjeçar ndërmjet dy vendeve është shumë i mirë. 

 

Nënshkruhet marrëveshja për dënimet e punës në interes publik

Ministri i drejtësisë Dushko Markoviq dhe përfaqësuesit e 5 administratave lokale, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e dënimit të punës në interes publik, i cili mund të shqiptohet për veprat penale për të cilat parashihet dënimi me burg deri në 5 vjet ose dënimi me të holla. Markoviq, marrëveshjen e ka nënshkruar me kryebashkiakët e Podgoricës dhe të Cetinës Miomir Mugosha dhe Aleksandar Bogdanoviq, si dhe me kryetarët  e Komunave Danillovgrad, Herceg Novi e Kotorr, Branisllav Gjuranoviq, Dejan Mandiq dhe Maria Qatoviq. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Markoviq ka theksuar se është në interes të përgjithshëm krijimi i një shoqërie të sigurt dhe ndjekja e trendeve evropiane në sferën e politikës dënimeve. 

 

Zgjidhjet  teknike do të kontribuojnë në improvizimin e mëtejmë

Ndryshimet teknike të ligjit për financimin e partive politike nuk do të ndihmojnë në  hartimin e zgjidhjeve sistemore  shtetërore, por do të kontribuojnë në improvizime të mëtejme  të cilat do të rezultojnë me punë të pa mjaftueshme në sferën e veprimtarisë kundër korrupsionit politik, konsideron Qendra për Monitorin dhe Hulumtim –CEMI. Nga kjo OJQ, në komentin dorëzuar grupit punues parlamentarë për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor, kanë theksuar se seriozisht janë të shqetësuar lidhur ne miratimin e ardhshëm të ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për financimin e partive politike. 

 

Kapitulli 23, test i vullnetit politik

Kapitulli 23 më tepër se të tjerët, do të jetë test për vullnetin politikë të domosdoshëm për reforma esenciale në depolitizimin e gjyqësorit, në luftën efikase kundër korrupsionit dhe në mbrojtjen e plotë të drejtave të njeriut, është vlerësuar në tryezën e rrumbullakët mbi gatishmërinë e Malit të Zi për hapjen e këtij kapitulli. Tryezën e rrumbullakët e ka organizuar Qendra për Zhvillimin e OJQ, kurse drejtorja ekzekutive Ana Novakoviq ka theksuar se kapitulli 23 teknikisht  nuk është kapitull më i vështir i bisedimeve as më vëllimor, por, siç ka theksuar, politikisht kërkon shumë më tepër. Novakoviq ka vlerësuar se ky kapitull përmban temat më të ndjeshme për çdo shtet i cili synon rrumbullakimin e procesit të tranzicionit. 

 

Nesër zgjedhjet lokale në Cetinë. Mojkovac e Petnjicë

Në Cetinë, Mojkovac e Petnjicë nesër do të mbahen zgjedhjet lokale dhe më tepër se 28  mijë zgjedhës në këto komuna do të mund të votojnë prej orës 7 deri në ora 20. Në zgjedhjet në Cetinë marrin pjesë 8 lista: PDS, PSD, PSP, Fronti Qytetar, Mali i Zi Pozitiv, Mali i Zi i Drejtë, Partia Liberale dhe Lëvizja e Sundimit të Drejtës; kurse në Mojkovac dhe Petnjicë nga 7 lista zgjedhore.

Në Mojkovac marrin pjesë: PDS, PSD, Mali i Zi Pozitiv, Partia Popullore, Partia Atdhetare Serbe, Lista e pavarur “ Për Mojkovac” dhe koalicioni i partive të PSP, Frontit Demokratik dhe Partisë Demokratike Serbe, ndërsa në Petnjicë: PDS, PSD, Partia Boshnjake, PSP, Mali i Zi Pozitiv, Partia Liberale dhe Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe të Drejtës Sociale. Komisionet zgjedhore komunale të Cetinës, Beranës dhe Mojkovacit i kanë përfunduar obligimet e veta dhe çdo gjë është e gatshme për zgjedhje në të cilat të drejtë vote kanë 28 mijë e 271 zgjedhës , i është vërtetuar agjencisë MINA

 

U nënshkruan kontratat me vlerë rreth 7 milion euro

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq, ka nënshkruar sot kontratën për ndarjen e përkrahjes pa kthesë me vlerë gati 7 milion euro me 250 prodhues bujqësorë në territoret e 20 komunave. Kontratat,  në kuadër të projektit “Forcimi institucional dhe zhvillimi i bujqësisë në Mal të Zi- MIDAS”, janë nënshkruar me prodhuesit bujqësore nga Anrijevica, Tivari, Berana, Bjello Pola, Cetina, Danillovgrad, Herceg Novi, Kollashini, Kotorri, Mojkovaci, Nikshiqi, Plava, Plluzhina, Plevla, Podgorica, Rozhaja, Shavniku, Tivati, Ulqini dhe Zhablaku.

Ivanoviq në solemnitetin në Kantinën e Verës në Shipshanik ka theksuar se fjala është për 7 milion euro investime në bujqësi prej të cilave 3.5 milion pa kthesë dhe mesatarisht nga 28 mijë euro për prodhues bujqësor. 

 

Vendimi për falimentim do të sillet në fillim të javës së ardhshme

Vendimi për futjen eventuale të falimentimin në minierën e Boksitit, me kërkesën e Bankës Komerciale Malazeze për shkak të borxhit prej 1.51 milion euro do të dihet në fillim të javës së ardhshme.

Gjykatësi i Gjyqit afaristë në Podgoricë Ivan Kovaçeviq ka theksuar se vendimin për futjen eventuale të falimentimit në kompaninë e Nikshiqit do tua dorëzojë palëve të hënën ose  të martën, prej kur do të fillojë edhe afati për dorëzimin e ankesave. Drejtori ekzekutiv i minierës së boksitit Millorad Gjuroviq ka deklaruar se Gjyqi është i vetmi institucion legjitim që të vendos për procedurën. 

 

SHBA, mbështetje anëtarësimit të Mali të Zi në NATO

Dejmon Uilson nga Këshilli Atlantik i SHBA-ve, pas dëshmisë së djeshme para Komisionit për punë të jashtme të Senatit amerikan, ka kërkuar pranimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO. SHBA patjetër duhet t’i japë një mbështetje dhe nxitje të procesit integrues, ku do të drejtonin procesin e pranimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO si dhe për hapjen e NATO-MAP procesit për Bosnjën dhe Gjerogjinë, tha ish funksionari i Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-ve. Uilson ka folur në panelin prej tre ekspertëve të ftuar që të dëshmojnë para Komisionit për politikë të jashtë të Senatit të SHBA-ve. NATO deri në vitin e ardhshëm do të duhet të mbajë Samit në qytetin britanik Njuport, dhe në kuadër të përgatitjeve të cilat janë në vijim, po shqyrtohet edhe çështja se nëse Samiti mund të jetë edhe për zgjerimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë.

 

Serbia s’do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës

Serbia nuk do ta braktisë kurrë veriun e Kosovës, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiq në veri të Mitrovicës. Këto mesazhe, ai i ka drejtuar në një tubim zgjedhor të Iniciativës Qytetare Serbe e njohur edhe si “lista serbe”. Bashkë me Daçiqin, në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe ministrat Aleksandar Vulin dhe Zorana Mihajloviq. Pjesëmarrja e delegacionit të nivelit të lartë qeveritar serb në këtë miting, ishte shprehje e mbështetjes që Beogradi i jep “listës serbe” në zgjedhjet lokale në Kosovë nëpër komunat ku komuniteti serb përbën shumicën.

Për shkak të incidenteve që ndodhën më 3 nëntor, votimet do të përsëriten në 3 qendra votimi në Mitrovicë. Për këtë arsye, delegacioni qeveritar nga Beogradi ka qëndruar sot në Mitrovicë ku ka ftuar serbët që të dalin të votojnë dhe të mos lejojnë, siç janë shprehur anëtarët e këtij delegacioni, që në krye të Mitrovicës veriore të vjen një shqiptar. Më pas ai ka porositur serbët se ata duhet ta dëgjojnë shtetin serb, në mënyrë që Serbia të mund të vazhdojë me praninë e vet në veri. Për dallim nga gjendja e para dy javëve, tani në Mitrovicën veriore, dominojnë thirrjet për dalje në zgjedhje dhe jo ato për bojkot. Thirrjet janë të shoqëruara edhe me mesazhin për të votuar listën serbe, e cila po mbështetet fuqishëm nga qeveria e Beogradit. Autoritetet e atjeshme, po pretendojnë që Mitrovica e veriut të jetë qendra e re administrative serbe, ku do të vendoset edhe Asociacioni apo Bashkësia e Komunave Serbe, organ ky i dalë si rezultat i Marrëveshjes së 19 Prillit në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.

 

Masa të forta sigurie për votime

Për zgjedhjet e përsëritura në tri vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës, këtë të diel, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, do të miratojnë masa të forta të sigurisë me qëllim që të sigurohet që anëtarët e komisionit në qendrat e votimit dhe lehtësuesit e zgjedhjeve nga OSBE-ja, të mund ta kryejnë punën e tyre me sukses dhe që procesi votues të mbahet në mënyrë paqësore dhe në rregull, thuhet në deklaratën e përbashkët të Policisë së Kosovës, misionit EULEX dhe KFOR-it. Njerëzit në veri të Mitrovicës mund të presin prani të forcuar të Policisë së Kosovës jashtë vendvotimeve, që në mënyrë të dukshme do të mbështetet nga EULEX-i. KFOR-i do të jetë i pranishëm në fqinjësi të vendvotimeve dhe në hapësirat e tjera me qëllim që të sigurohet ambient i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të tij. Koordinimi ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së, vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm, theksohet në deklaratë.

 

Refuzimi nuk cenon marrëdhëniet me SHBA-në

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka theksuar edhe njëherë se deri tani Shqipëria nuk ka marrë asnjë vendim për çështjen e armëve kimike, dhe se refuzimi për shkatërrimin e tyre në territorin e Shqipërisë  nuk do të cenonte marrëdhëniet me SHBA-në. Nuk e  besoj aspak se çdo vendim sovran dhe i përgjegjshëm që do të marrë qeveria apo Kuvendi i Shqipërisë do të cenonte marrëdhëniet me aleatin tone strategjik. Përkundrazi përgjegjshmëria dhe angazhimi i trajtimit të çështjes me realizëm do të vlerësohej si një pjekuri dhe si një përgjegjshmëri”, tha Meta. Kam besim të plotë se kryeministri Rama, çdo hap që ka hedhur dhe që do të hedhë do ta përputhë me interesin publik dhe kombëtar,potencoi Meta.

 

Diskutohet shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik sot në Hagë diskuton për planin për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë. Miratimi i një plani nga kjo organizatë është hap madhor në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për eliminimin e rezervave siriane. Operacioni i çarmatosjes ka filluar para më tepër se një muaji, kur inspektimet dhe shkatërrimin e makinerisë së përdorur për prodhimin e armatimit kimik. Shkatërrimi i arsenalit të këtij armatimi sirian jashtë Sirisë nga Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik shihet si opsioni “më i përshtatshëm”, për shkak të luftës civile në Siri, e cila po vazhdon. Si kandidate për këtë operacion është përmendur Shqipëria, e cila me sukses e ka shkatërruar arsenalin e saj të gazrave kimike helmuese. Por, në mesin e shqiptarëve ka kundërshtim të ashpër ndaj këtij propozimi, ndërsa mijëra vetë kanë protestuar edhe dje në Tiranë kundër shkatërrimit të armatimit kimik të Sirisë në Shqipëri. Franca dhe Belgjika, poashtu, janë përmendur si vende të mundshme për shkatërrim.

 

Shtyhet për një vit zbatimi i ligjit të shërbimit shëndetësor

Presidenti Barak Obama vendosi ta shtyjë për një vit zbatimin e plotë të ligjit të tij të ri të shërbimit shëndetësor. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë disa javë pasi administrata e tij u ndesh me akuzat për mosmbajtjen e premtimit dhe me problemet teknike, zoti Obama i kërkoi përsëri falje 5 për qind të amerikanëve, të cilët humbën shërbimin e tyre shëndetësor për shkak të ligjit të ri.  Kompanitë e sigurimeve shoqërore tani do të jenë në gjendje t’u ofrojnë atyre mundësinë për t’u rikthyer tek planet e vjetra, por atyre nuk u kërkohet ta marrin atë hap medoemos. Presidenti pranoi se administrata e tij dështoi me fazën e parë të planit të kujdesit shëndetësor të quajtur “Obamacare”, duke shtuar se i duhej të rifitonte besimin e popullit amerikan. Por ai shtoi se megjithë këto probleme, ai nuk t’i dëgjojë thirrjet për minimin e ligjit. Më parë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, tha se populli amerikan nuk mundet ta besojë Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do ta lejojë administratën Obama “të shkatërrojë” sistemin më të mirë shëndetësor në botë.

 

Planet izraelite për ndërtim i dëmtojnë përpjekjet për paqe

Suzan Rajs, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit amerikan, Barak Obama, tha se deklaratat aktuale nga Izraeli se planifikon zgjerimin e vendbanimeve, janë për t’u fajësuar për tensionet e reja ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Duke folur mbrëmë në Uashington, Rajs tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për paqe në Lindjen e Mesme, por është shprehur se Uashingtoni beson se plani për ndërtimin e vendbanimeve hebrenje i dëmton përpjekjet për paqe. Prej se kanë vazhduar bisedimet për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, pas një ndërprerjeje trevjeçare, Izraeli ka shpallur plane për ndërtimin e disa vendbanimeve të reja hebrenje në territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

 

Edhe nëse mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare vende vende e fortë jug-lindore.  Temperaturat: në Tivar 22 gradë, Budvë 21, Ulqin 20, Podgoricë e Herceg Novi 19, Tivat 18, Nikshiq 16, Cetinë, Shavnik, Bijello Pole, Beranë e Plavë 14, Plevle 13, Kollashin e Rozhaj 10 dhe në Zhablak 9 g.  Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta, me intervale të gjata me diell dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 22 g.c.   

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се