Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 04. 2021. 00:00   >>  18:03

Ditari 20.04.2021

20.04.2021

Në Mal të Zi edhe 3 persona kanë vdekur dhe  199 raste të reja të infektimit 

Në Mal të Zi , në 24 orëve të fundit  nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur  edhe 3 persona , kurse janë konfirmuar  199 raste të reja të infektimit. Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi ,si dhe laboratorët e tjera private dhe publike  të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me koronavirusin e ri  gjatë ditës së djeshme kanë kryer analizën dhe Institutit ia kanë dorëzuar rezultatet e 1266 mostrave .Nga ISHP  është konfirmuar edhe shërimi i 284 pacientëve ,kurse aktualisht  të infektuar  me koronavirus janë 3 mijë e 142 persona. Ndërkaq , në Qendrën Klinike të Malit të Zi 69 pacientë të infektuar me koronavirus jetën e kanë në rrezik. Siç bëhet me dije në këtë institucion shëndetësor janë të hospitalizuar 131 pacientë me infeksionin Covid -19.

Ministrja  vizitoji vend-vaksinimin kundër koronavirusit në Kotorr 

Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq- Bojoviq me bashkëpunëtorët e vet e ka vizituar vend-vaksinimin kundër koronavirusit në Kotorr, me ç’rast sërish ka apeluar tek banorët e kësaj komune bregdetare, si dhe te të gjithë qytetarët e Malit të Zi, që të vaksinohen dhe kështu ta mbrojnë vetën dhe të gjithë të afërmit e vet. Sipas fjalëve të saj, punkti i vaksinimit në Qendrën e Kulturës në Shkalari është i pajisur shkëlqyeshëm dhe gjithçka është e gatshme për vaksinim masiv. Vaksinimi është drita e vetme e sigurt në fund të tunelit, e cila sipas pritjeve tona duhet të fillojë kah fundi i këtij muaji. Besoj se të gjithë qytetarët dhe qytetaret do ta identifikojnë rëndësinë e vaksinimit dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për mbrojtjen e shëndetit të vet, si dhe të të afërme të vet, në mënyrë që në fund së bashku ta fitojmë pandeminë, ka thënë ministrja e Shëndetësisë.

Në Mal të Zi  do të arrijnë 42 mijë doza vaksina nga Bashkimi Evropian 

Në Mal të Zi prej majit deri në fund të gushtit do të arrijnë 42 mijë doza vaksina që i financon Bashkimi Evropian, ka bërë me dije kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Lajen. Komisioni Evropian dhe Austria shpallin sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave KOVID-19 për Ballkanin Perëndimor. 651 mijë dozat Biontek/ Fajzer financohen nga Komisioni Evropian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet të kryhet në maj, me transhe të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht. ”Ky akt shënon një hap të parë dhe ndihma të mëtejshme do të pasojnë”, theksoi ministri i Jashtëm austriak, Aleksandër Shallenberg. ”Dozat e Fajzer/Biontek janë rezervuar që nga fillimi për të ofruar këtë lloj ndihme për fqinjët e Bashkimit Evropian dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në bllok”, theksoi ai. 

Abazoviq :  Të gjitha informacionet operative i ka edhe Drejtoria e Policisë 

Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq, pas marrjes në pyetje me urdhër të Prokurorisë speciale shtetërore lidhur me deklaratën për Emisionin “Naçisto” të Televizionit Vijesti, ka thënë se inspektorët nuk e kanë ditur se për çfarë vepre penale e kanë ftuar. Ai në Policinë speciale është marrë në pyetje në rolin e qytetarit. Abazoviq ka deklaruar për Televizionin Vijesti se kanë informacione operative që ish drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, është i lidhur me protestat në Bogetiqi, ku janë përfshirë edhe katër persona të tjerë, nga të cilët disa janë ish pjesëtarë dhe disa pjesëtarë të tanishëm të Drejtorisë së Policisë dhe njësisë speciale. Ai ka theksuar se të gjitha informacionet operative i ka edhe Drejtoria e Policisë. Kjo tregon se policia speciale ose nuk ka komunikim me Drejtorinë e policisë ose, siç mendoj unë, se Prokuroria Speciale Shtetërore e keqpërdor policinë speciale.

Rifat Fejziq: Mesazhet nga ngjarjet në  Pleve  shoviniste 

Reisi i Bashkësisë Islame në Malin e Zi, Rifat Fejziq ka reaguar lidhur me protestat në Plevle për shkak të emërimit të Haris Gjurgjeviqit, shef i Qendrës së sigurisë në këtë komunë. Fejziq, në llogarinë e tij të Tuiterit, ka afishuar një video xhirim në të cilin dëgjohet një grup duke kënduar “Është ngritur Sparta serbe, kjo nuk do të jetë Turqi”. Nëse kjo ngjarje në Plevle nuk është shpërthim i shovinizmit, atëherë unë nuk e di se çfarë është, ka thënë Fejziq dhe ka ftuar shtetin, sektorin joqeveritar, mediet dhe diplomatët e huaj që të reagojnë

Abazoviq :Nuk do të emërohen nga rruga shefat e Qendrave të sigurisë 

Nuk do të emërohen nga rruga shefat e Qendrave të sigurisë në Mal të Zi, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq, duke komentuar reagimin e një pjese të opinionit, pas emërimit të shefit të policisë në Plevle Haris Gjurgjeviq. Abazoviq, pas marrjes në pyetje në Policinë speciale, ka thënë se është e nevojshme të shqyrtohet se për çfarë bëhet fjalë dhe se cilat janë motivet e reagimit të këtillë të opinionit, gjegjësisht nëse bëhet fjalë për referenca profesionale apo personale, të cilat, siç thotë, janë më pak të rëndësishme. Nuk do të mund të funksionojmë nëse një opsion i caktuar politik, të cilit nuk i pëlqejnë disa emërime do të organizojë protesta, ka thënë Abazoviq.

Reaguan edhe subjekte të ndryshme në Mal të Zi 

Lidhur me ngjarjet pas emërimit të Haris Gjurgjeviq shef i Qendrës së Sigurisë në Plevle, kanë reaguar subjekte të ndryshme në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve i dënon ashpër mesazhet shoviniste dhe primitive që janë dëgjuar në Plevle. Ky shpërthim i nacionalizmit është vetëm vazhdim i përndjekjes së personave të besimit islam, që ka filluar në Plevle menjëherë pas zgjedhjeve të gushtit, me sulme ndaj njerëzve, bansave, objekteve fetare, pronës së tyre, thonë nga Partia Demokratike e Socialistëve. Damir Shehoviq nga Socialdemokratet ka deklaruar se shembulli i shovinizmit të hapur, të përkrahur madje edhe me nënshkrimet e partive në pushtet, paraqet kufirin që nuk duhet të kapërcehet e aq më pak të heshtet. Partia Boshnjake, siç është kumtuar, dënon ashpër shpërthimin e shovinizmit, kërcënimeve dhe frikësimeve nga një grup i qytetarëve në Plevle, të cilin e ka parë dje opinioni i brendshëm, por edhe i rajonit. Ata rekomandojnë se pa dyshim është fjala për jotolerancë fetare dhe nacionale, e jo politike, siç përpiqen të përshkruhet nga nënshkruesit e kumtesës së përbashkët. Nga Iniciativa qytetare “21 Maji” kanë kumtuar se mesazhet shoviniste të serbomëdhenjve të Plevles kundër boshnjakëve është treguesi më i mirë i natyrës politike të pushtetit aktual.

Biden letër Osmanit: Normalizimi i raporteve me Serbinë kërkon kompromise të vështira 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqëndrohej në njohjen reciproke.

"SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në një letër të cilën presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilën e uron atë për zgjedhjen në këtë pozitë.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësore për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet flekisbilitet dhe kompromise të vështira, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, ka thënë Biden.

Në letër, Biden shkruan se partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-ja të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.

 

OBSH: Bota mund ta ketë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve 

Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, por me kusht që ajo të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha kreu i OBSH-së, Ghebreyesus, raporton Reuters.

Sidoqoftë, ai gjithashtu shprehu shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën COVID-19 po përhapet tek mosha 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

“U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur dy milionë dhe 3 muaj për të arritur tre milionë”, shtoi ai. 

BE dhe SHBA: Rrezik-vendosja e 100 mijë ushtarëve rusë në kufi me Ukrainën 

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin  për vendosjen e rreth 100 mijë ushtarëve rusë  në kufi me Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE, Joseph Borel, tha se shtimi i trupave është shqetësues dhe rreziku i një përshkallëzimi të situatës është i dukshëm tashmë. Sipas presidentit të Partisë Popullore Europiane Donald Tusk, nëse vërtet do të duan të ndalojnë agresionin rus në Ukrainë, atëherë duhet ndaluar dhe Nord stream 2, gazsjellësi në ndërtim që kalon nëpërmjet detit balltik dhe transporton gazin nga Rusia në Gjermani, pra në Europë.

Teksa situata është e tensionuar në Ukrainë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, bisedoi me homologun e tij rus. Ata folën për një takim të mundshëm të Joe Biden me Vladimir Putin. Një pikëtakimi mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit që vjen pas një seri sanksionesh të reja nga Uashingtoni kundër Moskës. Kjo e fundit akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të një viti më parë.

Presidenti rus Putin konfirmoi se do të marrë pjesë në video-konferencën e 22 prillit, në samitin për klimën të promovuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndihma ushqimore për fëmijët në Venezuelë

Venezuela dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (WFP) kanë rënë dakord të sigurojnë ushqim për 185,000 nxënës këtë vit.

"Ky është hapi i parë në një seri projektesh ambicioze që do të sigurojnë ndihmë ushqimore për të gjithë në Venezuelë," tha presidenti Nicolás Maduro, në një fjalim televiziv nga pallati presidencial, i cili përfshinte gjithashtu shefin e WFP, David Beasley.

Numri i fëmijëve të kequshqyer në Venezuelë është rritur që kur vendi u godit nga një krizë e zgjatur ekonomike, njofton Aftonbladet.

Shumë nuk kanë mundësi të blejnë ushqim të mjaftueshëm dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit nuk mund të sigurojë shumë ndihmë.

Në një studim të fundit, 16 për qind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç,  në pesë shtete, u vlerësuan se vuanin nga kequshqyerja akute.

Shpresa është që programi të mund të rritet në 1.5 milion fëmijë deri në fund të vitit shkollor 2022-2023, njofton përmes një deklarate  WFP.

Organizatat e ndihmës prej kohësh kanë bërë presion ndaj Maduros për t'i lejuar ata të sigurojnë ndihmë ushqimore në Venezuelë.

Opozita në vend ka pretenduar se Maduro bëri kundër-kërkesa politike për të lejuar mbështetjen, diçka që vetë presidenti e ka mohuar.

Nesër mot i ndryshueshëm

Në pjesët  bregdetare të Malit të Zi mban mot  me vranësira të pakta deri mesatare,kurse në ato kontinentale   me vranësira  kryesisht mesatare  , vende- vende  me reshje te shiut dhe bubullimë .Frynë erë  kryesisht e dobët deri mesatare e drejtimeve  jugore. Temperaturat e shënuara në orën  14: Tivar ,Herceg Novi ,Ulqin ,Budvë e Petrovac 15 gradë, Podgoricë 14, Bjello Pole  13, Andrievicë 12, Beranë , Plavë e Guci 11,Plevle e Shavnik 10,Cetinë ,Kollashin e Rozhajë 9, dhe në Nikshiq e Zhablak 7 gradë.

Nesër parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe vende-vende me reshje të përkohshme dhe të dobëta të shiut. Do të fryjë erë vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се