Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 04. 2021. 00:00 >> 18:12

Ditari 19.04.2021

19.04.2021

Brenda 24 orëve të fundit 9 të vdekur dhe 144 të prekur të ri me virus

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi si dhe laboratoret e tjera private dhe publike të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me koronavirusin e ri gjatë ditës së djeshme kanë kryer analizën dhe Institutit i kanë dorëzuar rezultatet e 988 mostrave nga të cilat ka rezultuar se me virus janë prekur 144 persona kurse 9 persona e kanë humbur jetën. Gjithashtu njoftohet se nga virusa janë shëruar 216 persona.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, janë duke u trajtuar 131 pacientë të prekur nga koronavirus

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, janë duke u trajtuar 131 pacientë të prekur nga koronavirusi , nga të cilët 67 janë në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, aktualisht në Mal të Zi janë 3 mijë e 223 raste aktive me Kovid 19.Specialistja e epidemiologjisë Radica Raiceviq tha se të dhënat për numrin e të infektuarve me koronavirus në dy ose tre javët e fundit janë inkurajuese. Nëse kjo tendencë vazhdon, vdekshmëria po ashtu pritet të bjerë. Raiçeviq thotë se vaksinimi po shkon sipas dinamikës së planifikuar, dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm për imunizim masiv të popullatës.

Sot u zhvillua një debat publik, i organizuar nga Qeveria

Sot u zhvillua një debat publik, i organizuar nga Qeveria, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit. Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviq tha se  besonte se në fund do të miratohet zgjidhja më e mirë ligjore. Ai theksoi se ndryshimet nuk janë të drejtuara kundër askujt personalisht dhe se nuk janë në kundërshtim me pikëpamjet e Komisionit të Venecias. Prokurori i përgjithshëm i Shtetit Ivica Stankoviq tha se ftesën për debatin e sotëm  e morën ditën e Premte pas orarit të punës. Ai beson se ndryshimet e propozuara nuk janë të dobishme dhe si të tilla të papranueshme sepse ato janë nën ndikimin politik.

Para fillimit të debatit publik një grup qytetarësh me pankarta në duar u mblodhën para ndërtesës së vjetër të qeverisë

Para fillimit të debatit publik mbi ndryshimet dhe plotësimet në ligjin mbi prokurorinë, një grup qytetarësh me pankarta në duar u mblodhën para ndërtesës së vjetër të Qeverisë. Ata thanë se arsyeja për tubimin është shkatërrimi i demokracisë në Malin e Zi që po ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare. Qëllimi i protestës është për ti thënë "JO"  manipulimit të ligjeve mbi prokurorinë, shprehën të tubuarit duke shtuar se këto ligje duhet të jenë të mira për shtetin dhe për sistemin ligjor dhe jo të përdoren për qëllime pastrimi kundër individëve të caktuar. Social Demokratët thanë se debati publik mbi ndryshimet në ligjin për prokurorin është i paligjshëm, sepse nuk u zhvillua në përputhje me rregulloren për zhvillimin e  debateve publike. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Nermin Beqiroviq, tha se nuk pati asnjë ftesë publike në ueb-faqen e Ministrisë dhe portalin elektronik të qeverisë dhe se diskutimi u zhvillua pa një projekt-dokument të shpallur publikisht.

Ende nuk ka njoftim për një takim të ri midis Kryeministrit Krivokapiq dhe përfaqësuesve të shumicës parlamentare

Ende nuk ka njoftim për një takim të ri midis Kryeministrit Krivokapiq dhe përfaqësuesve të shumicës parlamentare. Takimi i parë me ftesë të Kryeministrit u mbajt shtatë ditë më parë, dhe pasi u ndërpre, nuk u njoftua kur do të organizohej një i ri. Nga Partitë më të madha të shumicës parlamentare i deklaruan  gazetës ,,Dan,,se ata nuk kishin asnjë informacion në lidhje me takimin e ri. Lideri i Partisë socialistet popullore, Vlladimir Jokoviq, tha se i takonte Kryeministrit të vendoste nëse do të ketë një takim, kur do të mbahet dhe çfarë do të jenë temat që do të diskutohen.

Analisti politik Zllatko Vujoviq beson se është shumë e vështirë të shmanget rënia e qeverisë

Analisti politik Zllatko Vujoviq beson se është shumë e vështirë të shmanget rënia e qeverisë dhe se ajo mund të shtyhet vetëm nga lëvizjet e mençura të kryeministrit Krivokapiq apo me një kombinim interesash të aktorëve të ndryshëm. Sipas tij, është e rrallë që në qeveri si kjo në historinë e re politike të Malit të Zi të përballet me armiq të shumtë,si jashtë koalicionit qeverisës ashtu edhe brenda tij. Vujoviq thotë se pyetja është se çfarë do të ndodhte pas rënies eventuale të Qeverisë - shumica parlamentare të negociojë për përbërjen e qeverisë së re apo të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Mihaillo,nënshkrimi i Marrëveshjes bazë midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe është një ide e keqe

Metropoliti i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Mihaillo, tha se nënshkrimi i njoftuar i Marrëveshjes bazë midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe është një ide e keqe që lë paralajmëron rrënimin e vendit. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve besimtarë dhe të gjithë qytetarëve t'i rezistojnë kësaj të keqeje. Mihajllo thotë se qeveria aktuale,vazhdon traditën e dinastisë Karagjorgjeviq, e cila më 1918-ën fshiu emrin e Malit të Zi dhe shkatërroi kishën e Njegoshit në Llovqen si dhe shfuqizoi kishën malazeze, të njohur nga të gjitha kishat ortodokse, përfshirë edhe atë serbe.Nënkryetari i qeverisë Dritan Abazoviq , deklaroi se nuk she asgjë kontestuese që të nënshkruhet marrëveshja bazë me kishen ortodokse serbe. Ai theksoi se kjo është vetëm akti i fundit që edhe ajo të jetë pjesë e sistemit juridik të Malit të Zi. Abazoviq paralajmëroi se ky dokument së shpejti do të jetë i qasshëm.

Ndërtimi i rrugës për komunikacion në afërsi të malit Ljuboviq nuk është në pajtim me ligjin

Ndërtimi i rrugës për komunikacion në afërsi të malit Ljuboviq nuk është në pajtim me ligjin për planifikimin hapsinor dhe ndërtimin e objekteve , ka vendos inspektimi i ministrisë së ekologjisë , planifikimit hapsinor dhe urbanizmit. Siç është kumtua nga ministria inspektori i urbanistikës dhe ndërtimtarisë sot , për shkak të reagimeve të zëshme të opinjonit ka vërtetua dokumentacionin për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Me këtë rast është vërtetuar se nuk është dorëzuar  elaborati i parcelizimit sipas planit detal urbanistik dhe se nuk janë zgjidhur mardhënjet pronësore në pikëpamjen e parcelave kadastrale, thuhet në kumtesë.

CRBC, 93 përqind e punimeve në ndërtimin e segmentit parësor të autostradës Tivar - Boljare kanë përfunduar

Nga Kompania kineze CRBC njoftohet se 93 përqind e punimeve në ndërtimin e segmentit parësor të autostradës Tivar - Boljare kanë përfunduar. Me ardhjen e pranverës, siç u shprehën, punimet u intensifikuan dhe hynë në fazën përfundimtare. Në ndërtimin e pjesës Smokovac - Uvaç - Mateshevë, janë angazhuar më shumë se njëmijë punëtorë nga të cilët 488 nga kompania CRBC, ndërsa 551 nga ndërmarrjet nënkontraktuese në projekt. Më herët ishte njoftuar se pjesa e parë e autostradës do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Ndërtimi filloi në 2015 dhe ishte planifikuar të zgjaste katër vjet. 

Këshilli administrativ ka vërtetua propozim listën për emërimin e antarëve të ksëillit të RTMZ

Këshilli administrativ ka vërtetua propozim listën për emërimin e antarëve të ksëillit të RTMZ.  Në këtë listë gjenden Bojan Baqakandidat i universitetit të Malit të Zi, Zharko Mirkoviq nga akademia malazeze të artit dhe shkencës, Naod Zoriq nga lëmia e kulturës  dhe organizatave joqeveritare dhe Filip Lazoviq kandidat i unionit të punëdhënsëvet. Për anëtar të këshillit nga lëmia e mediave është propozua Veselin Drljeviq , derisa Milica Shpajak dhe Amina Muriq janë kandidate nga rallët e mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Në këtë listë gjendën edhe Marijana Camoviq – Veliçkoviq të cilën e ka propozua unioni i sindikatave të pavarura dhe Predrag Marseniq kandidat i komitetit olimpik malazez. Antarët e këshillit , në bazë të listës së propozuar i emëron kuvendi i Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës lehtëson masat për luftim të pandemisë

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit. Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga dita e sotme, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00. Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin me prezencë online. Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror. Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës. Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Zvicra dhe Portugalia i lehtësojnë masat kundër koronavirusit

Zvicra ka nisë sot me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, edhe pse numri i të infektuarve është në rritje. Baret dhe restorantet do të mund t’i rihapin terracat, ndërsa palestrat dhe kinematë mund të rifillojnë punën për aq kohë sa i respektojnë masat e sigurisë. Mësimi në disa universitete do të nisë po ashtu. Zvicra është vendi i vetëm në Evropë që lehtëson masat e izolimit, derisa numri i rasteve me koronavirus rritet. Qeveria thotë se ky veprim është i justifikueshëm, sepse numri i rasteve po rritet ngadalë, procesi i vaksinimit po përshpejtohet dhe spitalet nuk janë të mbingarkuara. Zvicra, vend me 8.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 632,000 raste me koronavirus dhe mbi 10,500 viktima. Në Portugali, ndërkaq, qendrat tregtare u rihapën sot, për herë të parë në dy muaj. Nxënësit po ashtu u kthyen në shkolla, ndërsa kafenetë dhe restorantet mund të shërbejnë konsumatorë në terraca. Para dy muajsh, Portugalia ka qenë në mesin e vendeve më të goditura në Evropë. Në total, ky vend me 10.2 milionë banorë ka regjistruar mbi 830,000 raste me koronavirus dhe mbi 16,900 viktima.

Gjysma e të rriturve në SHBA, të vaksinuar kundër koronavirusit

Gjysma e të rriturve në SHBA kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se gati 130 milionë njerëz, 18 vjeç e lart, kanë marrë së paku një dozë. Kjo do të thotë 50. 4 për qind e popullsisë. Sipas burimit të njëjtë, gati 84 milionë të rritur, apo një e treta e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht. Dy vaksinat që përdoren aktualisht në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duhet të jepen me nga dy doza, për të qenë sa më efektive. Vaksina e tretë Johnson&Johnson, që është pezulluar javën e kaluar, për shkak të disa raporteve se mund të shkaktojë mpiksje gjaku, jepet me një dozë të vetme. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 31 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 567,000 kanë humbur jetën. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 141 milionë njerëz. Prej tyre, mbi tre milionë kanë vdekur dhe mbi 80 milionë janë shëruar.

Paralajmërohen protesta masive në Rusi “për ruajtjen e jetës së Navalnyt

Ekipi i kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, ka bërë dje thirrje për mbajtje të protestave masive në Rusi, brenda kësaj jave, pasi mjekët kanë paralajmëruar se ai mund të vdesë brenda ditësh. Navalny është kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin. Protestat në mbështetje të Navalnyt pritet të mbahen disa orë pasi Putin të zhvillojë një konferencë para kombit ditën e mërkurë. “Është koha për të vepruar. Ne nuk jemi duke folur vetëm për lirinë e Navalnyt, por për jetën e tij”, ka thënë bashkëpunëtori i Navalnyt, Leonid Volkov. Ai ka thënë se marshi i së mërkurës në orën 19:00 mund të jetë vendimtar në luftën kundër “djallit absolut”, apo edhe të jetë marshi i fundit i opozitës në vjetët në vijim. “Thirrni të gjithë ata që njihni dhe dilni në sheshet kryesore”, ka thënë Volkov, teksa ka shtuar se protestat mund të jenë masive. “Mos mendoni se asgjë nuk varet nga ne”. Autoritetet kanë rritur presionin ndaj mbështetësve të Navalnyt në muajt e fundit, duke ndaluar më shumë se 10.000 protestues në protestat opozitare, që janë mbajtur në janar dhe shkurt të këtij viti.

Gjendja e Navalnyt, “e kënaqshme”

Shërbimi i burgjeve në Rusi tha se udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalny, do të transferohet në spitalin e një qendre korrektuese, pranë asaj ku ndodhet tani. “Aktualisht, gjendja shëndetësore e Navalnyt vlerësohet si e kënaqshme. Ai ekzaminohet nga mjeku i përgjithshëm çdo ditë”, tha Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë për rajonin Vladimir. Mjekët e Navalnyt kanë paralajmëruar se “ai do të vdesë brenda pak ditëve të ardhshme” nëse nuk i jepet kujdes urgjent mjekësor për dhimbjen akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve. Sipas tyre, testet e fundit të gjakut tregojnë se Navalny mund të pësojë dështim të veshkave ose sulm në zemër, në çdo moment. Navalny është futur në grevë urie më 31 mars, pasi nuk i është lejuar të takojë ekipin e tij mjekësor. Kritiku i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është burgosur në muajin shkurt, nën disa akuza të vjetra për përvetësim fondesh. Navalny ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Paralajmërohen pasoja për Rusinë, nëse Navalny vdes

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Rusinë se do të ketë pasoja, nëse udhëheqësi i opozitës, Aleksei Navalny, vdes në burg. “Rusia do të mbahet përgjegjëse nga bashkësia ndërkombëtare”, tha këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian po ashtu shprehën shqetësime për trajtimin e tij. Mjekët e Navalnyt thonë se “ai do të vdesë brenda pak ditëve të ardhshme” nëse nuk i jepet kujdes urgjent mjekësor për dhimbjen akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve. Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar tha se Navalny kërkon vëmendje dhe se ai “nuk do të lejohet të vdesë në burg”.

Blinken: Kërcënimi nga terrorizmi është zhvendosur nga Afganistani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke thënë se kërcënimet nga terrorizmi janë zhvendosur gjetiu dhe se SHBA-ja duhet t’i përqendrojë “energjitë dhe burimet e saja” në çështje të tjera të rëndësishme, si pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike. “Kërcënimi i terrorizmit është zhvendosur në vende të tjera dhe ne kemi çështje të tjera, shumë të rëndësishme, në agjendën tonë”, tha Blinken për televizionin ABC. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftua më 14 prill se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin të gjitha forcat e tyre nga Afganistani, para 11 shtatorit.  Tërheqja vjen pavarësisht bllokimit të bisedimeve të paqes midis Qeverisë afgane dhe grupit militant të talibanëve. Kundërshtarët e tërheqjes amerikane këtë vit thonë se ky veprim mund ta zhysë Afganistanin më thellë në dhunë dhe t'i lërë Shtetet e Bashkuara më të cenueshme ndaj kërcënimeve terroriste. 

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me shi

Sot në pjesën më të madhe të vendit mbanë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme.Temperaturat në orën 14 u shënuanë: Podgoricë, H.Novi, Ulqin e Budvë 13, Tivar e Petrovac 12, B.Pole e Beranë 9, Shavnik 8, Cetinë, Plevle e Andrievicë 7, Nikshiq, Kollashin, Plavë e Guci 6, Rozhajë 4 dhe Zhablak 2 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me shi e bubullima. Do të fryj erë e lehtë deri e mesme, vende vende edhe e fort e drejtimeve të jugut. Temperatura e mengjeit prej  -2 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се