Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 04. 2021. 00:00 >> 17:46

Ditari 16.04.2021

16.04.2021

Në Mal të Zi edhe 9 persona kanë vdekur  dhe  163 raste të reja të infektimit

Në Mal të Zi ,sipas të dhënave të fundit  Institutit të shëndetit Publik i janë paraqitur 9 raste të vdekjes nga pasojat e infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave qysh fillimit të pandemisë në 1421. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infektimit me koronavirus të ri , gjatë ditës së djeshme kanë kryer analizën e 1255 mostrave, nga të cilat janë diagnostikuar 163 raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës klinike të Malit të ZI, në këtë institucion shëndetësor nga koronavirusi mjekohen 140 pacientë, 68 prej të cilëve jetën e kanë në rrezik.

Nga mesnata ne fuqi masat  e reja epidemiologjike 

Prej nesër lejohet dalja nga objektet banesore prej orës 5 të mëngjesit deri në mesnatë .Në Podgoricë e Danillovgrad, duke pasur parasysh përmirësimin e situatës epidemiologjike qysh javës së ardhshme lejohet ndjekja e mësimit në institucione, puna e kopshteve të fëmijëve, kurse palestrat do të punojnë prej orës 5 deri në orën 22. Bastoret sportive do të jenë të hapura prej orës 7 deri në 22, kurse objektet gastronomike prej orës 7 deri në orën 23, me kufizim që pas një tryeze brenda objektit dhe në tarrace mund të rijnë vetëm deri në 4 persona. Shoqëritë ekonomike dhe ndërmarrësit që merren me tregti me pakicë do të punojnë prej orës 7 deri në orën 22, kurse është e lejuar dalja nga këto komunave, gjegjësisht komunikacioni ndërurban. Masat e reja për Podgoricën dhe Danillovgradin prej më parë vlejnë për komunat Plavë, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Plluzhinë, Budvë, Tuz, Rozhajë, Tivar, Ulqin, Bjello Pole dhe Cetinë. Ndërkaq, në Nikshiq, Mojkovac, Beran, Plevle, Kollashin, Shavnik dhe Andrijevicë vazhdohet me masat aktuale në këto komuna. Ndalimi i komunikacionit ndërurban do të jetë në fuqi prej të premtes në orën 21 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.

Vaksinat kineze në Mal të Zi deri ne fund të prillit

Vaksinat kundër koronavirusi që i ka siguruar Mali i ZI nga Kina, do të dorëzohen më së voni deri në fund të prillit, është bërë me dije nga Ambasada e Kinës. Ambasada para pak çastesh është informuar nga Pekini se vaksinat kundër Covid- 19, që janë siguruar nga Mali i Zi, do të dërgohen më së voni deri në fund të prillit. Përkrahim luftën e Malit të Zi kundër pandemisë dhe së bashku presim ardhjen e sezonit turistik të tij, është njoftuar në llogarinë e Tuiterit të Ambasadës kineze.

Abazoviq i ftuar në Prokurorin speciale të shtetit 

Nënkryetari i Qeverisë, Dritan Abazoviq, është ftuar në rolin e qytetarit që të paraqitet në Prokurorinë Speciale Shtetërore më 19 prill, është bërë me dije nga Prokuroria Speciale Shtetërore. Ftesa i është dërguar për shkak të shqyrtimit të prokurorisë që ka të bëjë me organizimin e protestave në Bogetiqi. Abazoviq ka thënë mbrëmë për televizionin Vijesti se ka informacione operative që ish drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviq, ka lidhje me tubimet në Bogetiqi. Ai ka thënë se ka informacione edhe për katër persona të tjerë, nga të cilët disa janë ish e disa pjesëtarë të tanishëm të Drejtorisë së Policisë dhe të Njësitit të policisë speciale antiterroriste. Paraprakisht edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq e ka akuzuar Veloviqin se qëndron pas protestave dhe ka thënë se të gjitha i financon kriminaliteti i organizuar i lidhur me disa politikanë. Veloviq i ka mohuar akuzat.

Sergej Sekulloviq në seancë dëgjimore 

Lidhur me bllokimin e rrugës magjistrale Nikshiq-Podgoricë në Bogetiqi, para anëtarëve të Këshillit Kuvendor për mbrojtje e siguri, do të merret në pyetje ministri i punëve të brendshme Sergej Sekulloviq. Seanca dëgjimore është caktuar për më 26 prill. Sekulloviq ka thënë më parë se më kënaqësi do t’i përgjigjet ftesës për seancë dëgjimore sepse, midis tjerash, ky është obligim ligjor. Iniciativën për seancë dëgjimore me Sekulloviqin e ka paraqitur kryetari i Këshillit Millan Knezheviq për shkak të, siç ka theksuar më parë, rrahjes së pjesëtarit të Ushtrisë së Malit të Zi, Rajo Çanjak, gjatë bllokadës së rrugës në Bogetiqi.

Enti për punësim :Ndarje e mjeteve të pakthyeshme për vetëpunësim 

Enti për punësim i Malit të Zi ka publikuar sot thirrjen e tretë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për vetëpunësim, që kapin shumën prej 3 mijë deri në 7.5 mijë euro, nga fondet parahyrëse të Bashkimit Evropian. Siç theksojnë, sasia e përgjithshme e disponueshme për thirrjen e tretë është 1 milionë e 181 mijë euro, me çka mundësohet hapja e rreth 160 vendeve të reja të punës, gjegjësisht ndërmarrjeve. Kjo është kumtuar në konferencën për shtyp që e ka organizuar Enti në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit ekonomik.

Kurti pret ambasadoren Jusufi, konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Prespës 

Kryeministri Albin Kurti në takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, biseduan për bashkëpunim politik, tregtar dhe ekonomik.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Ambasadorja Jusufi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe përcolli urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces. 

Maqedonia e Veriut është një shtet fqinj mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, tha kryeministri Kurti. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre. Andaj në shërbim të saj, u dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Reagon ministri Roth: Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme! 

Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

Ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas dokument që ishte publikuar nga mediat spanjolle.

Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme”  shkruan zyrtari gjerman.

Gjermania e udhëhequr nga Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve që çonin kah prishja e multi-etnicitetit të Kosovës.

Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon 3 milionë 

Pandemia e COVID-19 më rëndë ka goditur SHBA-në ku deri më tani janë regjistruar 578.993 vdekje.

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit (COVID-19) në botë ka tejkaluar shifrën 3 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas numrit të viktimave, pas SHBA-së vijon: Brazili (365.954), Meksika (211.213), India (174.335), Britania e Madhe (127.191), Italia (115.937), Franca (100.073), Rusia (104.398) dhe Irani (56.538).

Numri i rasteve me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 139.7 milionë, prej të cilëve janë shëruar mbi 118.8 milionë.

BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash në B. Perëndimor 

Bashkimi Evropian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.

Këto janë vaksina do të vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, zhvilloi të premten një bisedë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor përmes video-lidhjes. Ai tha se në këtë bisedë u diskutuan edhe veprimet e fundit për të siguruar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dje në Ankara 

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dje në Ankara. Përpara gazetarëve mesditën e sotme, ai u ndal edhe tek përplasja e Dendias me ministrin turk Mevlut Çavusoglu.

“Ministri jonë i jashtëm vendosi kufijtë e tij, ai e vendosi atë në vendin e tij,” tha presidenti turk. “Ne patëm një atmosferë të ngrohtë në takimin e parë, por pas kësaj gjëja shkoi diku tjetër,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi Turqinë ndërsa pas takimit me Presidentin Erdogan, gjatë konferencës me homologun Mevlüt Çavuşolulu nuk munguan tensionet.

Shtypi grek shkruante se Nikos Dendias kishte një urdhër të qartë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis për t’iu përgjigjur në përputhje me rrethanat deklaratave provokuese të Turqisë.

Tetë të vrarë nga të shtënat në Indianapolis të SHBA-së 

Tetë persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qytetin Indianapolis të SHBA-së.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan disa të shtëna në një objekt të kompanisë së shërbimeve postare FedEx dhe një tha se ka parë një burrë duke shtënë me armë automatike.

Personi i armatosur raportohet se ka vrarë veten.

“Ne kemi lokalizuar tetë persona me plagë me armë zjarri, të cilët janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë së qytetit, Genae Cook.

Cook tha se disa persona janë dërguar në spital me lëndime.

FedEx tha se kompania është në dijeni për të shtënat dhe se po bashkëpunon me autoritetet.

Fedex tha se siguria “është përparësi” për të.

Në Shtetet e Bashkuara kanë ndodhur disa incidente të ngjashme, javëve të fundit.

Këtë muaj, një sulm me të shtëna masive në Karolinën e Jugut ka lënë pesë vetë të vrarë.

Muajin e kaluar, të shtënat masive në Kollorado dhe Xhorxhia kanë lënë 18 njerëz të vrarë.

Klubi i ping-pongut “ Valdanosi” nga Ulqini fitoi 8 medalje 

Klubi i ping-pongut “ Valdanosi” nga Ulqini bërë një paraqitje të mirë në garat republikane për moshat e reja të cilat u zhvilluan në një atmosferë sportive në Podgoricë, duke zbatuar masat mbrojtëse kundër  Covid-19. Trajneri i  klubit, Jovica Franeta na tha se pati ndeshje  interesante dhe me  rivalitet, mirëpo  në fund  ne arritëm të fitojmë 8 medalje, katër medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. “ Ky është suksesi më i mirë që kemi arritur gjatë dhjetë viteve të  themelimit të klubit. Ballafaqimi me   klubet me të mira në Mal të Zi në ping-pong tregoi se jemi bërë konkurrues, mbase më shumë se kurrë më parë. Medaljet e fituara ishin prova më e mirë se  suksesi nuk është aspak rastësor  dhe se  kemi punuar shumë   me  talentet e rinj nga Ulqini, të cilët e duan këtë sport  dhe të cilët dita – ditës  po dëshmojnë talentin e tyre”, thotë Franeta. Edhe  kryetari i klubit profesor , Remzo Pulti  shprehet shumë i kënaqur me suksesin   e arritur në këtë garë shtetërore dhe shpreson se  në të ardhmen do të vazhdojnë me arritje edhe më të  mëdha.

Nesër mot i vranët  i vranët ,në veri me shi dhe borë 

Në   Mal të Zi mban mot  me vranësira mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme ,në pjesët juglindore  edhe e fortë  e drejtimeve veriore. Temperaturat e shënuara në orë 14: Podgoricë 19 gradë, H.Novi 18, Tivar ,Budvë e Petrovac 16, Ulqin 15, Cetinë,Nikshiq ,Beranë e Plavë 12, Bijello Pole 11, Plevle, Shavnik, Andrievicë e Guci 10, Kollashin 9 dhe në Zhablak 5 gradë.

 Për nesër  parashihet të mbaj mot  kryesisht i vranët  dhe kohe pas kohe  me reshje të shiut ,në veri  me shi dhe borë . Do të fryjë erë  mesatare deri e fortë  e drejtimeve veriore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 10 ,kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 15 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се