Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 04. 2021. 00:00 >> 18:12

Ditari 15.04.2021

15.04.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, shtatë viktima nga pasojat e Covid 19   

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit edhe 7 persona e kanë humbur betejën me korona virusin e ri kurse janë regjistruar edhe 183 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e virusit korona, gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën dhe Institutit i a kanë dorëzuar rezultatet për 1210 mostra në korona virusin e ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19, në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1 mijë e 412 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 350 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të prekurve me Covid-19 në Mal të Zi është 3.669, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar ka numër në Mal të Zi, ka shkuar në 95.042 persona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. 

E kemi vaksinën, tashmë ne vendosim për fatin tonë
 
Shumëçka, tashmë,  varet nga ne dhe përveç shëndetit, duhet të kemi parasysh edhe problemin ekonomik kurse tani ne përcaktojmë fatin e vet, ka porositur drejtori i klinikës interne të qendrës klinike të Malit të Zi, Gjorgjije Krnjeviq. Ai, i ftuar në programin e  mëngjesit në TV MZ, ka theksuar se shpreson që gjatë dy muajve të ardhshëm, do të jenë vendimtar për dalje nga problemet me të cilat përballemi aktualisht.

Krnjeviq, po ashtu, ka theksuar se të dhënat vërtetojnë se situata epidemiologjike është duke u përmirësuar dhe ka shtuar se përfitimet nga masat e zbatuara mund të priten ditëve në vazhdim.    

 Ai, ka tërhequr vërejtjen se kohëve të fundit ka numër gjithnjë më të madh pacientëve të moshës së re ndërmjet 40 dhe 60 vjeçare dhe, njëherë, ka rikujtuar në periudhën postcovid për pacientët tek të cilët paraqiten simptome më të rënda krahasuar me ato kur ishin të prekur nga virusi.
 

Janë zbatuar plotësisht rekomandimet e GRECO-s
 
Mali i Zi, ka zbatuar plotësisht rekomandimet e trupave të Këshillit të Evropës, në luftën kundër korrupsionit ( GRECO) në fushën e  prokurorëve, kurse në ate të gjykatësve është implementuar, gjithsejtë, e treta e masave, thuhet në raportin vjetor të GRECO. Në informacionet nga ky raport thuhet se deri në fund të viti të kaluar, Mali i Zi i ka implementuar tetë nga gjithsejtë 11 rekomandime të të GRECO ( 73%). njëra nga rekomandimet është implementuar pjesërisht kurse dy të tjerat nuk janë zbatuar. Mali i Zi, është në grupin e vendeve me numrin më të madh të rekomandimeve të pazbatuara në fushën e gjykatësve (67%), kurse në anën tjetër, është njëra nga 14 vendet të cilat i kanë zbatuar plotësisht të gjitha rekomandimet nga fusha e prokurorëve. Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq – Buriq, ka theksuar se në kohërat sfiduese në të cilat ndodhemi, qeveritë duhet të shtojnë angazhimet për të siguruar që të gjitha politikat dhe aksionet të drejtuara në zgjidhjen e shëndetit publik dhe krizës ekonomike, të plotësojnë standardet kundër korrupsionit.   

Propozim ligji për prokurorinë në Komisionin Evropian

Komisioni Evropian e ka marrë projektligjin mbi Prokurorinë, që i është dorëzuar nga zyra e kryenegociatorit. Zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero - Hernandez, ka thënë  se u është dërguar një propozim amendament dhe se po e shqyrtojnë.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, është njoftua se zyra e kryenegociatorit, paraqiti në Komisionin Evropian një projekt ndryshimesh në Ligjin mbi Prokurorinë, i përkthyer në gjuhën angleze.

Nga kjo zyrë është bërë me dije se ndryshimet e propozuara janë plotësisht në përputhje me propozimet e Komisionit të Venecias, dhe se ata po presin me padurim dialogun dhe të gjitha sugjerimet nga partnerët evropianë. 

Propozimi i ligjeve për prokurorinë nuk do të fitojë dritën jeshile

Propozim ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësinë dhe prokurorinë, të cilin zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, pa konsultime paraprake me opinionin e interesuar, ia ka dërguar Komisionit Evropian, nuk është harmonizuar  me rekomandimet e Komisionit të Venecias, konsideron ish negociatorja për kapitujt 23 dhe 24, Marijana Llakoviq – Drashkoviq. Ajo, për gazetën “Dnevne novine”, ka deklaruar se për këtë arsyze, konsideron se Komisioni Evropian, nuk do të jap dritën jeshile, respektivisht mendimin pozitiv në këtë propozim.

 “Në bazë të asaj që shihet në këtë propozim - dokument, është e qartë qëllimi i shumicës së re parlamentare, që përmes Kuvendit, të kontrollojë prokurorinë e që, është në kundërshtim me parimin e Kushtetutës, me të cilin garantohet pavarësia e prokurorisë”, ka thënë Llakoviq – Drashkoviq. 

MPB, nuk do të ndryshoj Ligjin për shtetësinë

Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka për qëllim të ndryshoj Ligjin për shtetësinë malazeze dhe fjala është për numër relativisht të vogël, të personave të cilët, potencialisht, do të fitonin shtetësinë malazeze në bazë të këtyre lehtësimeve, ka porositur ministri i punëve të brendshme, Sergej Sekulloviq, i cili sot është takuar me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Belgjikës, në Mal të Zi, Konrad Adam.

Sekulloviq, ka theksuar se Mali i Zi, të ardhmen e vet, e ka të lidhur me BE dhe, në këtë kuptim, mbështetja e Mbretërisë belge është shumë e rëndësishme.

Siç është kumtuar, gjatë këtij takimi është folur edhe për temat e hidhura në Mal të Zi, me ç'rast, ministri Sekulloviq, e ka njoftuar ambasadorin Adam, se ngjarjet në vendin tonë janë pasojë e tranzicionit demokratik të pushtetit, duke shtuar se, Qeveria, aktualisht pas tridhjetë viteve të ndërtimit të një sistemit, dëshiron të ndërtoj një politikë të re, thuhet në kumtesë nga MPB. 

 

Kërkesë për falimentim në MA
 
Në gjyqin ekonomik, ka arritur kërkesa nga Drejtoria e tatimeve, për inicimin e procedurës së falimentimit në kompaninë Montenegro Airlines, i është kumtuar TVMZ, nga ky gjyq dhe i cili në periudhën e ardhshme do të vendos se a do të zbatohet masa e falimentimit në kompaninë nacionale ajrore. MA, sipas të dhënave të fundit nga lista e zezë e borxhlinjve e cila është publikuar në fund të muajit janar, i ka borxh shtetit 11.9 milion euro për tatime dhe kontribute në të ardhurat personale të punësuarve, Borxhet e përgjithshme të kompanisë, në fund të vitit të kaluar, ishin 110 milion euro. Qeveria, në fillim të muajit shkurt, ka themeluar kompaninë e re ajrore ToMontenegro, e cila ndërkohë, ka blerë dy aeroplan dhe ka filluar procedurën e punësimit të punëtorëve si dhe të fitojë lejet dhe licencat  e duhura. Ndërkaq, fluturimet e para, mund të priten në fillim të muajit qershor.        

Maksimalisht për zgjidhjen e problemeve për transportuesit

Qeveria dhe Ministria përkatëse, do të bëjnë ç'është e mundur për gjetjen e zgjidhjeve për situatën e rëndë  në të cilën ndodhen transportuesit malazez, ka deklaruar ministri i financave dhe përkujdesjes sociale, Millojko Spajiq.

Ai, ka biseduar sot me përfaqësuesit e transportuesve të cilët kryejnë transportin publik të udhëtarëve  në komunikacionin rrugor, në mënyrë që bashkërisht të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme financiare  për dhënien e mbështetjes këtij sektorit dhe i cili është goditur rëndë nga pasojat e pandemisë së korona-virusit. .      

Sipas fjalëve të ministrit, Spajiq, ekonomia malazeze ka pësuar rëndë nga pandemia e korona-virusit, dhe Qeveria është në përgatitje të edhe një pakete të masave për ekonominë dhe për qytetarët në kuadër të së cilës do të sigurohen mjetet për këtë sektor të ekonomisë, ka paralajmëruar Spajiq.

 

Fati i të pagjeturve në prioritetet e autoriteteve të Kosovës  

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thanë se të pagjeturit e luftës mbeten “plagë e përbashkët” dhe premtuan angazhim maksimal për zbardhjen e fatit të tyre. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pritën të enjten në takim nënat e personave të pagjetur nga organizata “Thirrjet e Nënave”.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Rivendosja e kufijve në rajon nuk ka mbështetjen e BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se nuk ka biseduar me homologun e tij slloven Borut Pahor lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan, një temë e cila u shpëqrfaq pas publikimit të mediave serbe të një nonpejperi të cilin siç thuhet kryeministri slloven, Janez Jansha, e ka dërguar në Bruksel.

Në asnjë nga takimet e Pendarovskit me homologun e tij slloven Pahor, që u realizuan në periudhën e kaluar, nuk është biseduar mbi temën e ndryshimit të kufijve në Ballkan, është përgjigja të cilën kabineti i presidentit Pendarovski i’a ka dhënë radios Evropa e Lirë.
Sot, e përditshmja serbe Blic, publikoi një dokument për të cilin pretendon se është nonpejperi i Janshës në të cilin si zgjidhje për problemet në Ballkan, mes tjerash propozohet bashkimi I Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimi Republika Sërpska me Serbinë. Më herët mediat ballkanike shkruan se kryeministri slloven Jansha i ka dorrëzuar kryeta mundësinë e rikonfigurimit të kufijve Serbi-Kosovë, bashkimin e Republika S;rbska Serbisë, dhe bashkimit të territoreve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, të cilës do ti bashkohej edhe Kosova.

 

Serbia, fillon me  ambalazhimin e vaksinës  ruse në Beograd 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se beson që para fundit të vitit, Serbia do të jetë në gjendje që të prodhojë vaksinën e Rusisë, Sputnik V.

Vuçiq dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, vizituan Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd, ku një ditë më parë u realizua mbushja e serisë së parë të dozave kontrolluese të vaksinave Sputnik V.

Edhe Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij të internetit njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V së bashku me Institutin Torlak në Serbi.

Sipas deklaratës, kjo vaksinë më vonë mund të eksportohet në vendet në rajon.

Presidenti serb, Vuçiq tha se Serbia ka administruar mbi tre milionë vaksina.

Në maj fillon tërheqja e trupave nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e tyre të fundit nga Afganistani më 1 maj dhe i gjithë procesi do të përmbyllet përpara 11 shtatorit.

"Është koha për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës", tha Biden. "Ne nuk do të nxitojmë. Ne do ta bëjmë atë (tërheqjen) me përgjegjësi, në mënyrë të sigurt dhe do ta bëjmë atë në një koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, të cilët aktualisht kanë më shumë trupa sesa ne në Afganistan", shtoi presidenti Biden. Biden tha se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në kërcënimet terroriste që janë paraqitur gjetkë dhe gjithashtu për t’u përballur me Kinën.

 

Ftojnë Rusinë për tërheqjen e trupave nga rajoni

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden janë pajtuar që një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj nga rajoni.

Njoftimi për bisedën e dy liderëve është bërë nga ana e zyrës së kancelares Merkel.

Gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se NATO-ja i bën thirrje Rusisë të "ndalojë provokimet ".

 

Turqia, pohon se anijet luftarake amerikane nuk kaluan Detin e Zi

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar vendosjen e dy anijeve luftarake në Detin e Zi, thanë zyrtarët dhe media turke. Burimet diplomatike turke thanë se kalimi i anijes së parë përmes Ngushticës së Bosforit, ishte planifikuar për të mërkurën, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Paralajmërimet për dërgimin e luftanijeve ishin bërë pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Javën e kaluar Turqia njoftoi se ishte informuar përmes kanaleve diplomatike se dy anije luftarake të SHBA "do të kalojnë drejt Detit të Zi" dhe do të qëndrojnë në rajon deri më 4 maj. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Uashingtoni për vendosjet e planifikuara ose për anulimin e tyre. Ambasada e SHBA-së në Ankara kishte njoftuar ministrinë e jashtme të Turqisë për lëvizjen, thanë burimet.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe pa të reshura 

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të pakta, në viset veriore deri plotësisht i vranët. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve veriore. Temperatura në orën 14; Podgoricë 17 gradë, Ulqin 16, Tivar e Budvë 15, Petrovac 14, Herceg Novi 13, Nikshiq 9, Cetinë, Shavnik e Plavë 8, Bjello Pole, Beranë e Guci 7, Andrijevicë 6, Plevlë, Kollashin e Rozhajë 5 dhe në Zhablak 0 gradë.

Nesër,  parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.   

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 gradë celsius.

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се