Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 04. 2021. 00:00 >> 20:49

Ditari 13.04.2021

13.04.2021

Pajtimi i kryeministrit me ministrin është çelës i ekzistencës së Qeverisë

Pajtimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiq me ministrin e drejtësisë, të drejtave njerëzore dhe të pakicave Vlladimir Leposaviq është çelës i mbijetesës së Qeverisë, konsideron njëri nga liderët e FD Millan Knezheviq. Ai ka theksuar se kriza është evidente dhe është paraqitur në Qeveri përmes konfliktit të Krivokapiqit dhe ministrit Leposaviq. Ai ka theksuar se çdo gjë tjetër që po ndodh dhe që ka ndodhur gjatë takimit të kryeministrit me liderët e shumicës parlamentare është pasojë e këtij konflikti, për të cilin siç ka theksuar, FD nuk mban përgjegjësi. Ai ka theksuar se pa marrë parasysh konfliktin e rëndomtë të mendimeve me kryeministrin, gjithmonë është i gatshëm për bisedime, por jo për shantazhe dhe presione që të votojë për shkarkimin e ministrit Leposaviq. Lideri i Lëvizjes për ndryshime , Nebojsha Medojeviq , ka theksuar se “paranojat , frustrimet, frika dhe fatamorganat e kryeministrit Krivokapiq po bëhen gjithnjë e më tepër problem për të gjithë ne që kemi votuar Qeverinë”. Ai ka shtuar se Krivokapiq për takimin e vetë me presidentin Millo Gjukanoviq nuk u ka folur asgjë liderëve të shumicës parlamentare.

Ambasadat dhe KE bëjnë ftesë për përmbajtje

Nga Komisioni Evropianë dhe nga ambasadat e SHBA dhe të Francës në Podgoricë kanë bërë apel për hapjen urgjente të dialogut politik në Mal të Zi , pas rritjes së tensioneve për shkak të gjoja tentativës të Qeverisë së re për “serbizimin” e shtetit , shkruan Vjesti. Ata , siç i është kumtuar këtij mediumi , bëjnë ftesë për përmbajtje dhe refuzimin e cilësdo formë të dhunës. Njëkohësisht , Prokuroria speciale e shtetit ka kërkuar nga Qeveria letrën origjinale të hapur të kryeministrit Zdravko Krivokapiq në të cilën e ka akuzuar këshilltarin e presidentit të Malit të Zi Veselin Veloviq se qëndron pas tubimeve patriotike – komite në tërë shtetin. Siç bëhet me dije Vjesti, kjo prokurori do të duhej të hap sot hetimet lidhur me këtë lëndë për të vërtetuar se me çfarë informatash disponon kryeministri për pjesëmarrjen e Veloviqit në këto tubime dhe për “paratë e pista”, me të cilat këto tubime financohen. Kryeministri para dy ditësh i ka ftuar subjektet politike që ti tërheqin ithtarët e vetë nga rruga , duke shtuar se nuk e konteston të drejtën e protestave , por duke mos përhapur dhunë dhe urrejtje. Ai mes tjerash ka theksuar se Veloviq e udhëheq Lëvizjen komite-patriotike dhe se është e ditur se e tërë kjo financohet nga kriminaliteti i organizuar në bashkëpunim me politikanët.

Kapitujt 23 dhe 24 janë akoma larg fazës përfundimtare

Këshilli për politikë të jashtme të Parlamentit evropian duhet të votojë sot për amendamentet dhe projektin e raportit për Malin e Zi, në të cilin, mes tjerash, shprehet shqetësim serioz për progresin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit edhe në gjyqësor, e që është e domosdoshme për plotësimin e masave për kapitujt 23 dhe 24 në rrugën drejt BE. Të theksojmë se deputet e Parlamentit evropianë kanë paraqitur mbi 200 amendamente në projektin e raportit , kurse raportuesi i Parlamentit Evropianë për Malin e Zi ,Tonino Piculla , do të prezantojë çdo amendament dhe më pas përmes votimit do të vendoset se cili nga këto amendamente do të zënë vend në raportin përfundimtarë për Malin e Zi. Me amendamente po ashtu është kërkuar që të gjitha zgjedhjet lokale të mbahen brenda një dite, pastaj është përmendur edhe puna e Agjencisë për pengimin e korrupsionit, e cila ftohet të jetë e pa varur , si dhe reformat e domosdoshme , si në gjyqësor, ashtu edhe në legjislaturën zgjedhore.

Diasporës nuk i kontestohet nënshtetësia

Asnjë nënshtetas i Malit të Zi nuk do të mbetet pa nënshtetësinë e shtetit amë, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme.”Duke e kuptuar shqetësimin e situatave të cilat tubojnë diasporën malazeze lidhur me projektin e ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për regjistrimin e vendbanimit , ministria e punëve të jashtme, si organ cili kujdeset për pozitën e diasporës, dëshiron të sqarojë faktin dhe të bind se asnjë nënshtetas i Malit të Zi nuk do të mbetet pa nënshtetësinë e shtetit amë”, thuhet në kumtesë. Theksohet se diaspora gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pjesë e pandarë e këtij shteti. Mali i Zi, siç theksohet , nuk e harron asnjë nënshtetas të vetin kudo që ai jeton dhe punon në botë.

Nesër mbledhja e parë e Këshillit për reformën zgjedhore

Këshilli për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore do të mbajë nesër mbledhjen e vetë të parë në të cilën do të koordinohet metodologjia e punës të këtij trupi parlamentarë. Të theksojmë se ky këshill ka 14 anëtarë , 7 nga shumica parlamentare dhe 7 nga opozita. Detyrë e këtij këshilli është reforma gjithëpërfshirëse dhe ndryshimi i legjislacionit zgjedhor që nënkupton implementimin e rekomandimeve nga raporti i Komisionit evropianë për progresin , si dhe implementimin e të gjitha rekomandimeve nga raportet e misionit të OSBE /ODIHR. Sipas vendimit për themelimin e tij, këshilli duhet të definojë propozimin e ligjeve për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, pastaj për regjistrin zgjedhor, për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore , si dhe për regjistrimin e vendbanimit.

Fluturimet nga Podgorica dhe Tivati drejt Beogradit me siguri në qershor

Kompania e re ajrore e Malit të Zi ToMontengro, sipas pritshmërive të ministrit për investimet kapitale Mlladen Bojaniq, fluturimet e para në relacionin Podgoricë-Bograd dhe Tivat-Beograd do ti vendos gjatë muajit qershor. Bojaniq në konferencën e përbashkët për gazetarë me kolegun nga Serbia Tomisllav Momiroviq, të mbajtur në Beograd, ka theksuar se këto dy linja janë treguar si ekonomikisht më të mira kur është fjala për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ka shtuar se këto dy destinacione janë të rëndësishme për qarkullimin e njerëzve , si dhe për ekonominë turistike të Malit të Zi. Ai ka shtuar se me kolegun serbë ka biseduar edhe për lidhjet rrugore ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe si projekt më të rëndësishëm ka shquar autostradën e cila do të lidhë Tivarin me Beogradin. Ministri Bojaniq po ashtu ka theksuar se gjatë takimit është biseduar edhe për infrastrukturën hekurudhore , duke paralajmëruar se gjatë muajve në vijim, Bijello Pola do të jetë vendkalim i përbashkët kufitarë.

Edhe 10 viktima dhe 224 të infektuar

Në Mal të Zi sipas të dhënave të Institutit për shëndetin publikë gjatë 24 orëve të fundit 10 pacientë të infektuar me koronavirus e kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 224 raste të reja të infeksionit. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasoj e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1391 persona. Theksohet se deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 401 pacientëve .Duke pasur parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid - 19 në Mal të Zi është 4070 persona. Prej fillimit të epidemisë , në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirusin e ri në Mal të Zi është 94 mijë e 634 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë.

Situata epidemiologjike dukshëm më e volitshme

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është dukshëm më e volitshme krahasuar me fundin e vitit të kaluar, kurse vaksinimi realizohet me tempon e paraparë, ka deklaruar ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq –Bojoviq gjatë takimit me ambasadorin e Belgjikës Koenrad Adams. Ajo ka theksuar se pas 2 muaj të marrëveshjeve intensive bilaterale në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër korona virusit, Ajo me këtë rast ka theksuar se vaksinimi po realizohet me tempon e paraparë dhe se vaksinimi masiv do të fillojë në gjysmën e dytë të muajit prill. Ambasadori Adams është shprehur i kënaqur që përsëri viziton Malin e Zi dhe për vizitë të parë zyrtare në Qeverinë e re. Ai ka shtuar se Belgjika ka një bashkëpunim të mirë në Malin e Zi në nivelin shtetëror dhe e cila do të avancohet edhe më tepër.

Masat të respektohen para dhe pas vaksinimit

Eipidemiologja e Institutit për shëndetin publikë , Maria Bozhoviq , ka kumtuar se edhe pse situata epidemiologjike është më e volitshme, nuk ka vend për relaksim. Ajo ka theksuar se respektimi i masave themelore duhet të zbatohet para dhe pas vaksinimit. Ajo ka shtuar se nuk është e sigurt në mundësin e rizgjedhjes së vaksinës nga ana e pacientëve. Të dhënat aktuale, sipas saj, tregojnë se kemi qenë të përgjegjshëm, se masat janë respektuar dhe e gjithë kjo jep optimizëm. Megjithatë ka tërhequr vërejtjen se nuk ka vend për relaksim , sepse masat duhet të respektohet edhe para dhe pas vaksinimit Po ashtu ka theksuar se deri tani mbi 90 mijë qytetarë janë paraqitur për tu vaksinuar, duke shtuar se tani për tani mbetet në fuqi vendimi se vaksinimi në Mal të Zi bëhet mbi bazat vullnetare , edhe pse në disa vende vaksinimi është bërë i domosdoshëm.

Sot ka filluar muaji i Ramazanit

Muaji i shenjt islamik i Ramazanit ka filluar sot , kurse besimtarët do ta kalojnë atë duke agjëruar , lutur dhe falur. Ramazani është muaji i 9 i kalendarit myslimanë , kurse fillimi i tij shënohet me paraqitjen e gjysmëhënës. Ky është muaji, në të cilin siç besohet ka filluar predikimi i kuranit. Besimtarit gjatë 30 ditëve të muajit të Ramazanit janë në agjërim taotal dhe përmbahen nga ushqimi dhe pija , por ndalohet edhe tymosja e duhanit dhe çdo sjellje tjetër që nuk është në pajtim me dispozitat e Allahut. Agjërimi i Ramazanit fillon në mëngjes dhe zgjatë tërë ditën, deri në perëndim të diellit kur edhe përgatitet iftari dhe pastaj lejohet ushqimi dhe pija gjatë tërë natës. Pas agjërimit të Ramazanit , me 13 maj pason Bajrami tre ditorë i Ramazanit.

Beçiq dhe Krivokapiq urojnë fillimin e Ramazanit

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq ua ka uruar të gjithë qytetarëve të besimit islam në Mal të Zi dhe në diasporë fillimin e muajit të Ramazanit. “Ky muaj i shenjt le të sjellë paqe , fat , begati dhe shëndet në të gjitha familjet tuaja”, ka shkruar Beçiq në Tuiter. Edhe kryeministri i Malit të Zi , Zdravko Krivokapiq ua ka uruar fillimin e agjërimit të Ramazanit të gjithë besimtarëve të fesë islame në Mal të Zi. Ai ka shkruar në Tuiter se “kjo traditë e mirë na përkujton të gjithëve në nevojën e çdo njeriut që të bëjë përpjekje për të pastruar mendimet , por edhe veprat e veta”.

Zgjedhën tregimet më të mira në konkursin për gazetarët televiziv

Gazetarët nga shërbimi publik i Malit të Zi dhe të Televizionit Vjesti dhe TV Nova M Diana Drashkoviq, Zhelko Vuksanoviq dhe Bojan Vuçiniq janë fitues të konkursit të sivjetëm për tregimin më të mirë televiziv për procesin e asocimit të Malit të Zi në BE. Konkursin, siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, e ka shpallur sektori për informimin e opinionit për BE dhe procesin e asocimit në Union , duke respektuar rendësin e mediave malazeze në këtë proces. Idetë më të mira për tregimet televizive, sipas vlerësimit të jurisë profesioniste, i kanë dorëzuar gazetarët Drashkoviq, Vuksanoviq dhe Vuçiniq. Ata do të kenë në dispozicion një muaj që, në pajtime me konceptin e propozuar dhe të miratuar, të hartojnë dhe të publikojnë tregimet e veta për sanimin e deponisë jolegale Vrtjelka në Cetinë, për fonacionin OIKOS, të cilin në Nikshiq e kanë themeluar nxënësit e klasës më të mirë në ish Jugosllavi , me qëllim që çdo vit të shpërblehet nxënësi më i mirë i gjimnazit të Nikshiqit.

Osmani takon ish presidentët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re institucionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës.

“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Ndërsa, ish presidenti Fatmir Sejdiu tha se zgjedhja e Osmanit presidente është zgjidhje e mirë.

E ish e para presidente grua në Kosovë, Atifete Jahjaga tha se Osmani do ta ketë në krah për avancimin e rolit të gruas.

Përkrahje Osmanit i ofroi edhe ish presidenti tjetër, Behgjet Pacolli.

BE-ja vazhdon presionin ndaj Kurtit: Dialogu të fillojë sa më shpejt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e kryeministrit të Kosovës.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës iu dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’iu mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor: “Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”.

OBSH: Fundi i pandemisë nuk është afër

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se kriza shëndetësore ende nuk është kapërcyer.

Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.

Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

“Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros.

“Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai. “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

Njëkohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së.

NATO i kërkon Rusisë të mos grumbullojë trupa në kufi me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të mos vazhdojë me grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, ndërsa për këtë të fundit shprehu mbështetjen “e palëkundur” të aleancës.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Stoltenberg tha se NATO “i qëndron krah Ukrainës”.

Sipas tij, veprimet ruse janë “të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”.

Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë separatisët pro-rusë, qysh në vitin 2014.

Më 2014, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Gjatë ditëve të fundit, disa ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Kuleba tingëlloi sfidues ndaj Moskës, duke thënë se Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë më të përgatitur sesa 7 vjet më parë.

“Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”, tha Kuleba.

Të mërkurën në Bruksel do të arrijë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bashkë me Stoltenbergun do të vlerësojnë grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Ndërhyrja e aeroplanëve kinezë në zonën ajrore të Tajvanit

Tajvani raporton se të hënën pati një ndërhyrje masive nga avionët luftarakë kinezë mbi hapësirën ajrore të Tajvanit të hënën.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, 18 aeroplanë luftarakë dhe katër bombardues fluturuan mbi këtë zonë, e njohur si Zona e Identifikimit e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (Adiz), njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ishte ndërhyrja më e madhe deri më tani që kur Tajvani filloi të raportonte për praninë kineze vitin e kaluar. Fluturimi i tepërt bëhet afër Ishujve Dongsha të kontrolluar nga Tajvani në Detin e Kinës Jugore.

Avionët luftarakë kinezë janë rritur në numër, sipas Taipei. Më 26 Prill, Tajvani raportoi se 20 aeroplanë luftarakë kishin fluturuar në hapësirën ajrore Tajvaneze, përfshirë 16 J-6 dhe katër bombardues.

OKB: Birmania mund të jetë Siria e radhës

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëron se dhuna brutale ndaj protestuesve në Mianmar mund të përbëjë një krim kundër njerëzimit.

“Vendi mund të jetë, gjithashtu, drejt një lufte civile të ngjashme me atë në Siri”, deklaron Bachelet, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

"Kam frikë se situata në Mianmar po shkon drejt një konflikti në shkallë të plotë. "Vendet (në bashkësinë botërore) nuk duhet të pranojnë që gabimet vdekjeprurëse, të bëra në Siri dhe gjetkë, të përsëriten," tha ajo në një deklaratë.

Që kur junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti më 1 shkurt, më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Mianmar, sipas disa përpilimeve të pavarura. Grupi aktivist AAPP vlerëson se policia dhe ushtria kanë arrestuar gjithashtu më shumë se 3,000 njerëz.

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut ,në veri me borë dhe skllotë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët ,vende-vende me reshje te shiut .Frynë erë e dobët deri mesatare ,në juglindje edhe e fortë e drejtimeve jugore dhe lindore. Temperaturat e shënuara në orën 14 : Beranë e Ulqin 15 gradë,Tivar , Herceg Novi , Budvë e Petrovac 14, Podgoricë 13, Rozhajë 12, Andrievicë e Plavë 11 ,Plevle e Guci 10 ,Nikshiq ,Kollashin e Cetinë 7, Shavnik 6 dhe në Zhablak 1 gradë.

Për nesër parashihet mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët ,kohë pas kohe me reshje të shiut ,në veri me borë dhe skllotë ,kurse në viset e ulëta me reshje të shiut. Në orët e pasditës në pjesën më të madhe të vendit pritet ndërprerje graduale e të reshurave . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore .Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10,kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 15 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се