Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 11. 2013. 16:33 >> 18:02

LAJMET 14.11.2013

14.11.2013

Marrëdhënie  stabile  dhe gjithënjë  më të mira mes dy vendeve mike

Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende mike të cilat mund të ofrojnë ndihmë reciproke në rrugën drejtë anëtarësimit në UE dhe në NATO , u pajtuan kryeministrat e dy vendeve, Millo Gjukanoviq dhe Edi Rama, duke  theksuar nevojën e bashkëpunimit , kurse rrugën e Jonit dhe të Adriatikut e shohin si shansin më të mirë ekonomik të përbashkët. Kryeministri i Malit të Zi beson se në dhjetor Këshilli evropianë mund ti ndaj Shqipërisë statusin e vendit kandidat, njofton portali i RTMZ.

Jemi të mendimit se në këtë sferë mund të bashkëpunojmë shumë mirë në favor të dy vendeve që më lehtë ti përballojmë sfidat në këtë fazë të integrimeve të dy vendeve , ka theksuar Gjukanoviq, duke falënderuar njëkohësisht Tiranën për mbështetje  të cilën ia ofron Malit të Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në NATO. Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për gazetarët , të organizuar pas bisedimeve në fillim të vizitës të kryeministrit shqiptarë, ka theksuar se Mali i Zi në një perspektivë të afërt mund të bëhet anëtarë NATO-PAKT-it. Vemendje e veçantë e dy kryeministrave i është kushtuar bashkëpunimit konkret ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe shfrytëzimit të hapësirës për përparimin e bashkëpunimit ekonomikë.

Gjukanoviq dhe Rama,  në veçanti kanë theksuar rëndësi  e magjistrales së Adriatikut dhe të Jonit përmes besimit se do të gjendet mjetet për ndërtimin e saj . Dy kryeministrat e pajtuan se në të ardhmen mund tu dërgojnë investuesve mesazhe të përbashkëta , kur është fjala për turizëm , infrastrukturën dhe energjetikën. Problemet e mbeturinave të cilat përmes Bunës, nga Shqipëria, arrijnë në Mal të Zi, si dhe derdhja e ujit nga Liqeni akumulues në lumin Drinë për shkak të  cilave edhe në Mal të Zi ndodhin përmbytje , janë probleme  që vështir mund të zgjidhen  ka theksuar Rama duke shtuar se duhet vepruar dhe menduar së bashku se si ato të zgjidhen duke pasur para sysh se projektet janë shumë të shtrenjta.

Më  pas kryeministri shqiptarë Edi Rama është dashtë të bisedoje edhe me kryetarin e Kuvendit, Ranko Krivokapiq,  dhe presidentin e Malit të Zi,  Filip Vujanoviq.

 

F.Vujanoviq; Vepra  e Njegoshit, vlerë e  përjetëshme

Petri  II  Petroviq Njegosh,   përjetësisht  e ka obliguar  Malin e Zi duke zënë vendin më të lartë në krye të shtetit në të cilin askush dhe asnjë herë nuk do ta zëvendësojë , ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ai  këtë e theksoi  në solemnitetin e mbrëmshëm në teatrin popullor të Malit të Zi, të organizuar me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Njegoshit. Vujanoviq ka shtuar se vepra e  Njegoshit,  është vlerë e përjetshme me një shkelqim të pa tejkaluar .

Ai,  ka theksuar se Njegoshi,  nuk ishte vetëm personalitet i sllavëve  të jugut por edhe personalitet i misionit evropianë kështu që rruga e Njegoshit është rrugë  Evropiane.

Për këtë arsye,  Njegoshi,  na obligon për jetë,  ka theksuar presidenti Vujanoviq.

 

PDS; Afera inçizimi, nuk do të  gjendet  në  raportin e radhës

Afera Inçizimi  nuk do të gjendet në raportin e radhës  të raportuesit të përhershëm të Parlamentit evropianë për Malin e Zi, Çarlls Tanok , kanë vërtetuar në PDS , kurse opozita beson se ajo megjithatë do të përmendet në këtë dokument.

Deputeti i PDS, Predrag  Sekuliq,  ka theksuar se Tanok,  ka deklaruar qartë se afera Inçizimi nuk do të jetë pjesë e raportit tij të ardhshëm për Malin e Zi të cilin do  t’ia dorëzojë Parlamentit Evropianë.

Deputeti i Frontit Demokratikë e kryetar i Këshillit,  Sllaven Radulloviq,  megjithatë konsideron se afera Inçizimi  do të përmendet në raportin e Çarlls Tanok.

 Ai ka shtuar se kolegu i tij , Predrag  Bullatoviq , ka iniciuar temën e larjes së parave ndaj të cilës, Tanok,  ka konstatuar  se fjala  është për raste të veçuara , kjo dukuri nuk është e shpeshtë në Mal të Zi.

Deputeti i Malit të Zi pozitiv, Driatan Abazoviq,  ka theksuar se është e zhgënjyer me fjalët e Tanok .

Ai ka shtuar se opozita është përpjekur që ti theksojë problemet e mëdha në Mal të Zi e që kanë të bëjnë me mosbesimin në procesin zgjedhore , aferën Inçizimi, dhe ngjarjet në KAP.

 

M.Gjukanoviq; Organet kompetente të hetojnë pohimet e mdeiave

Kryeministri i Malit të Zi,  Millo Gjukanoviq,  ka deklaruar se organet kompetente duhet të hetojnë pohimet për blerjen e votave në Cetinë duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka lidhje me PDS.

Mediat para do kohe kanë publikuar transkriptin e audio incizimit në të cilin , siç është publikuar , dëgjohet se një funksionarë i PDS  nga Cetina ofron të holla  , Zoran  Joviqeviqit  si shkëmbim për votën dhënë kësaj partie.

Gjukanoviq ka theksuar se veprimi të zhvillohet rreth kësaj teme në partitë dhe mediat opozitare në Mal të Zi është  dimension  dominant  politikë.

 

Pesë  kandidatë në konkursin publik  për Gjyqin Kushtetues

Në konkursin publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjyqit kushtetutes, të cilët i propozon presidenti i Malit të Zi Fiëlip Vujanoviq janë paraqitur 5 kandidatë .

 Për këtë funksion kanë konkurruar avokatja,  Spomenka Gjukanoviq, Gjykatsja e Gjyqit Kushtetutes,  Desanka Llopiçiq, Sekretarja në Kuvendin e kryeqytetit,  Sllavka Marash , Zëvendësi i avokatit të popullit , Budimir  Shqepanoviq,  dhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë,  Zhelko Shturanoviq.

Siç precizohet  në kumtesën nga Kabineti i presidentit , lista e kandidatëve të paraqitur është e hapur për opinionin deri me 24 nëntor.

Gjyqi kushtetutes ka 7 anëtarë kurse 5 anëtarët tjerë i propozon Këshilli kushtetutes. Gjykatësit i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Malit të Zi.

Mandati i gjykatësve  të  Gjyqit kushtetutes është 12 vjet. Gjykatësit nga përbërja e vetë zgjedhin kryetarin me mandatin 3 vjeçar.

 

Propozuesit e amendamenteve nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit

Këshilli për Integrimet  Evropiane nuk ka shqyrtuar sot amendamentin në propozim me rezolutën për mënyrën kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE,  sepse deputetët Millutin Simoviq  dhe Lerka Dragiqeviq, si propozues të amendamentit nuk morën pjesë në mbledhje.

Amendamenti parasheh që qeveria lidhur me mendimin negativ në pozicionet  negociatore    të këtij trupi punues Parlamenti të deklarohet brenda afatit tejet ditorë. Parashihet që Këshilli për integrimet evropiane sjell vendime me shumicën nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Kryetari i Këshillit , Sllaven  Radulloviq,  ka theksuar se do të përpiqet të gjejë termin të ri për mbajtjen e mbledhjes me të njëjtin rend të ditës.

 

I.Llukshiq; Resursi më i rëndësishëm, potenciali intelektual i vendit

Resursi më i rëndësishëm i çdo shteti është potenciali i tij intelektual , ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë Igor Llukshiq duke shtuar se madhësia e një vendi dhe shoqërisë së tij nuk përcaktohet  në bazë të madhësisë territoriale dhe numrit të banorëve , por në bazë të sistemit kualitativ arsimor.

Llukshiq ka hap sot në Budvë seancën tre ditore të programit të OKB për zhvillim me titull “Cili është roli i rinovimeve në planin strategjik.

Llukshiq ka shtuar se konkurrenca  dhe bashkëpunimi janë dy elemente kryesore të globalizimit të cilat kërkojnë rinovimin si parakusht për realizimin e vazhdueshëm të progresit individual dhe kolektiv.

 

Sonte në mesnatë  fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale

Fushata parazgjedhore në Cetinë , Mojkovcë dhe në Petnicë,  përfundon sonte në mesnatë , kurse zgjedhjet në këto komuna do të mbahen të shtunën.

 Në zgjedhjet në Cetinë, do të marrin pejs 8 lista  zgjedhore, në Mojkovcë 7 , dhe në Petnicë po ashtu 7 lista zgjedhore.

 Ndryshe në Petnicë këto janë zgjedhjet e para për pushtetin vendor , pasi që ajo u konstatua si komunë këtë vit me vendimin e Kuvendit të Malit të Zi , të cilit i parapriu referendumi konsultativ i qytetarëve tashmë të kësaj komune.

 

SHBA, të inkurajuara me dialogun  Prishtinë -Beograd

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland ka deklaruar se SHBA-ja është e inkurajuar me dialogun Prishtinë - Beograd dhe me progresin e arritur nën kujdesin e BE-së.

"SHBA-ja mbështet plotësisht këtë proces dhe prandaj nevojitet përkrahja jonë e mëtejshme, që dy vendet të mund të përmbushin qëllimin e tyre dhe në tërësi të integrohen në strukturat evropiane", ka deklaruar Nuland në tribunën e Këshillit Atlantik në Uashington.
Nuland ka shtuar se SHBA-ja është e zhgënjyer me situatën në BeH duke thënë që , "nëse liderët në këtë vend vazhdojnë të bllokojnë progresin drejt BE-së dhe NATO-s", SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë duhet të rishikojnë qasjen e tyre.
Ajo,  po ashtu ka deklaruar se problemi i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk do të jetë në fokusin e diplomacisë amerikane, as në mandatin e saj të ri.
Në paraqitjen e prioriteteve të punës së saj, Nuland ka thënë se në të kaluarën personalisht vetë ka harxhuar shumë energji për tejkalimin e kësaj çështjeje, por kësaj radhe vendimin duhet ta marrin vetë shtetet dhe jo SHBA.

 

Eurodeputetët  përgëzojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë pёrgёzuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve tё 3 nëntorit nё Kosovë duke e kualifikuar si hap para drejt konsolidimit tё demokracisë nё vend si dhe kanё porositur se edhe procesi i balotazhit duhet tё dёshmojё pjekurinë politike tё kosovarëve.

Kjo u tha gjatё debatit nё selinë e Parlamentit ku mori pjesë Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj me ç’rast u diskua procesi i zgjedhjeve lokale.
Raportuesja e Parlamentit Evropian pёr Kosovën, eurodeputetja, Ulrike Lunacek nёnvizoi sёrish domosdoshmёrinё e përfundimit tё reformës zgjedhore pёr zgjedhjet parlamentare.
Marrëveshja e 19 prillit, sipas Hoxhajt, ishte një e arritur historike e cila vetëm 2-3 vite mё parë nuk mund tё imagjinohej se mund tё ndodhte.
Beogradi, sipas tij, po tenton qё t’i ndryshojë disa çështje pёr tё cilat ёshtё arritur pajtimi, e po zvarrit implementimin e disa tjerave.
Sipas Ministrit tё Jashtëm tё Kosovës, rajoni po ballafaqohet me 3 sfida historike: raportet nё mes tё Prishtinёs dhe Beogradit, raportet nё mes tё etniteteve nё Bosnjё e Hercegovinë, si dhe raportet nё mes tё Shkupit e Athinёs.

 

Takimi i odave ekonomike amerikane  në Tiranë

Ngritja e bashkëpunimit ndër rajonal me qëllim të harmonizimit të identifikimit të pengesave dhe ofrimit të rekomandimeve për përmirësimin e mjedisit të  bërit biznes është rruga e vetme për krijimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët amerikanë.

Këto konkluzione dolën gjatë takimit të parë rajonal të Odave  Ekonomike Amerikane të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur dje në Tiranë.
Përfaqësuesit e Bordeve të Guvernatorëve dhe Drejtorët Ekzekutivë të Odave  Ekonomike Amerikane të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit midis odave të tyre dhe për zgjerimin e këtij rrjeti me përfshirjen e Odave të tjera Amerikane në rajon.

Për të arritur një koordinim më të mirë të përpjekjeve në përputhje me Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 që mbështetet nga Bashkimi Evropian, është dakorduar përfshirja në organizimet e përbashkëta edhe të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë

 

Shkatërrimi i armëve kimike  Siriane në Shqipëri , duhet të jetë i lidhur  me garanci  të plota   

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha se një përgjigje pozitive ndaj mundësisë së shkatërimit të armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë do të jetë e lidhur me garancitë e plota se një operacion i tillë nuk do të cënojë integritetin e vendit qoftë në aspektin jetik, qoftë në atë mjedisor apo të ardhmes së vet.

Rama, i kritikuar se nuk po bën transparencën e duhur për këtë çështje, tha se njerëzit kanë nevojë për siguri të plotë, për të gjykuar mbi një marrëveshje konkrete e për të dëgjuar një arsyetim të plotë për çfarë përfiton Shqipëria dhe nga pikëpamja mjedisore nëse përfshihet në një operacion të tillë.

Ai dhe një herë nënvizoi se kontributi dhe pozicionimi i Shqipërisë krah SHBA-ve është i lidhur me interesin e cdo shqiptari dhe familjeve në vend.

 

Kërkon falje sulmuesi ndaj ambasadës Amerikane në Sarajevë

Një burrë, i cili po rigjykohet për sulmin e vitit 2011 ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, ka kërkuar falje për atë që e ka cilësuar “një akt të marrë”.

Mevlid Jashareviq, kishte plagosur rënd një polic, derisa kishte shtënë me armë në drejtim të ambasadës rreth tri vjet më parë.
Të mërkuren, ai i tha gjykatës në Sarajevë se ishte manipuluar dhe më pas braktisur nga mentorët e tij radikalë islamistë.
Jashareviq, ishte shpallur fajtor për terrorizëm dhe ishtë dënuar me 18 vjet burgim, nga gjykata në Bosnje, në dhjetor të vitit 2012.

 

Vazhdojnë  të arrijnë ndihmat për të mbijetuarit nga tajfuni në Filipine

Janë intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare për t’iu dalë në ndihmë të mbijetuarve të tajfunit Haiyan në Filipine.Së shpejti pritet të arrijnë ndihma shtesë nga ana e Shteteve të Bashkuara, për të tejkaluar gjendjen emergjente në këtë vend. Përveç ndihmave, kontigjenti amerikan përmban më shume se pesë mijë trupa nga radhët e shërbimeve emergjente.

Ndërkohë, rreth tre treqind ushtarë amerikanë tashmë ndodhen në Filipine.

Edhe Japonia pritet të dërgojë rreth njëmijë trupa si dhe pajisje për operacionet e situatave të jashtëzakonshme. Presidenti i Filipineve, Benigno Aquiono është nën presione të mëdha për përshpejtimin e dërgimit të ndihmave në ushqime, ujë dhe medikamente mjekësore për të mbijetuarit e dëshpëruar të njërës prej katastrofave më të mëdha natyrore te dekadave të fundit.

Numri i konfirmuar i të vdekurve nga tajfuni ka arritur në 2,357.

 

Rrirtja e krimit dhe kërcënimet ndaj stabilitetit në zonat kufitare

Sekretari i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka thënë se konflikti në Siri po ndikon në masë të madhe edhe  në fqinjin e këtij vendi, Libanin.

Ban theksoi rritjen e krimit në zonat kufitare, kërcënimet ndaj stabilitetit dhe sigurisë si dhe polarizimet e thella në këtë vend.Ai tha se konflikti sirian ka pasur pasoja edhe në rritjen e konsiderueshme të të ikurve për në Liban, gjë që po vë ne sfida serioze financat e këtij shteti dhe po rrit edhe tensionet sociale. Në një raport të Këshillit të Sigurimit, ai iu ka bërë thirrje trupave siriane dhe opozitës së atjeshme që të ndërprejnë operacionet, të cilat i kalojnë kufijtë sirianë.Ban iu ka bërë thirrje edhe militantëve të Hizballahut që të ndërprejnë luftimet në Siri, të cilat janë duke i zhvilluar në radhët e forcave të qeverisë së Assadit.

 

Ende duhet bërë shumë për ekonominë amerikane

E nominuara e presidentit Obama për Rezervën Federale amerikane, që ka funksionin e bankës qendrore, ka thënë se ka ende “shumë punë për të bërë” për të rimëkëmbur ekonominë e këtij vendi.Jant Yellen ka thënë se ekonomia dhe tregu i punës janë ende nën nivelin e performancës së kërkuar dhe se ka ende nevojë për të mbështetur “politika jokonvencionale” për të tejkaluar situatën.

 Banka qendrore amerikane ka blerë bono të thesarit të shtetit amerikan në një vlerë mujore prej 58 miliardë dollarësh që nga viti 2012, krahas mbajtjes së paprecedentë të normave të interesit afër zeros, që nga viti 2008.

Komentet e Yellen vijnë vetëm një ditë, para se ajo të paraqitet para Komitetit të Senatit për Banka, që përfaqëson edhe hapin e parë drejt aprovimit të saj në krye të Rezervës Federale.

 

Neser, mot me vranësira të ndryshueshme

Në viset qendrore dhe jugore të Malit  të  Zi  mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë, kurse në viset veriore kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut.

Frynë erë mesatare , vende vende e fortë , veri lindore.

Temperaturat: Tivar 22 gradë, Podgoricë e Budvë 21, H. Novi e Ulqin 20, Cetinë e Nikshiq 16, Shavnik 14, B. Pole, Beranë e Plavë 11, Kollashin e Plevle 10, Rozhaj 8 dhe në Zhablak 4 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme por kuresisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 22 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се