Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 04. 2021. 00:00 >> 16:55

Ditari 09.04.2021

09.04.2021

9 raste të vdekjeve nga Covid 19 dhe 237 raste të reja të infektuara

Në Mal të Zi, edhe 9 persona e kanë humbur betejën me korona virusin e ri kurse janë regjistruar edhe 237 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e virusit korona, gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën dhe Institutit i a kanë dorëzuar rezultatet për 1481 mostra në korona virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19, në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1 mijë e 354 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 380 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të prekurve me Covid-19 në Mal të Zi është 4 mijë e 681 persona, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar ka numër në Mal të Zi, ka shkuar në 93 mijë e 803 persona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik.

Zbuten masat në disa komuna

Ministria e shëndetësisë dhe Instituti për Shëndetin Publik (ISHP) i kanë zbutur masat epidemiologjike, kështu që në territorin e Malit të Zi, do të mundësohet nga nesër qëndrimi në parqe dhe në të gjitha hapësirat publike për rekreacion, ka kumtuar epidemiologia e ISHP, Radica Raiçeviq. Maturantëve në të gjitha komunat u mundësohet që rregullisht të ndjekin mësimin në shkolla në 15 komuna. Pasi vërehet rënie e dukshme e të infektuarve në ditët e kaluara, hyrja dhe dalja nga Ulqini, Bijello Pola, Cetina e Tivari do të lejohet gjatë ditëve të punës, e poashtu në këto komuna do të lejohet edhe puna e tregjeve, fitness qendrave, tregut të gjelbër, bastoreve dhe disa objekteve tjera, si dhe puna e objekteve hotelierike, por me kusht që në tarraca dhe lokale mund të qëndrojnë vetëm katër persona me mbajtje të distancës. Ashpërsohen disa masa në komunën e Danillovgradit, pasi që vërehet një tendencë e rritjes së rasteve, kurse në komunat tjera mbeten masat e mëparshme, njoftoi Ministrja e shëndetësisë, Jellena Boroviniq- Bojoviq.

Prej të hënës në 15 komuna do të hapen institucionet edukativo- arsimore

Institucionet edukativo- arsimore publike dhe private prej të hënës do të hapen në 15 komuna të Malit të Zi në pajtim me situatën epidemiologjike dhe masat e Ministrisë së shëndetësisë. Nga Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit kanë kumtuar se prej të hënës shkollat do të hapen në Plavë, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Plluzhinë, Budvë, Tuz, Rozhajë, Tivar, Ulqin, Bijello Pole dhe Cetinë. Në Danillovgrad, Mojkovac, Podgoricë, Shavnik, Plevle, Andrievicë, Kollashin, Nikshiq dhe Beranë, institucionet parashkollore publike dhe private nuk do të punojnë, thuhet në  kumtesë. Theksohet po ashtu se shkollat fillore dhe të mesme si dhe institucionet e shkollimit të lartë do të vazhdojnë mësimin onlain, me përjashtim të nxënësve të klasave të 9 të shkollës fillore dhe të klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, të cilët  në të gjitha komunat do ta ndjekin mësimin e rregullt në shkolla.

 

Doza e dytë e vaksinës mund të merret edhe brenda 12 javëve

Me vaksinën Astra Zeneka deri të mërkurën janë vaksinuar rreth 12 mijë qytetarë prej 24 mijë dozave të cilat kanë arritur në Mal të Zi para 10 ditësh. Edhe pse janë shpenzuar gjysma e vaksinave, kurse rivaksinimi është caktuar për në fund të këtij muaji, nga Instituti për Shëndetin Publik, kanë theksuar për gazetën “Pobjeda” se nuk do të ketë probleme rreth rivaksinimit, “sepse ajo mund të merret edhe deri në 12 javë deri kur priten edhe dërgesat e sasive të tjera të vaksinës”. Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq- Bojoviq më parë ka kumtuar se rreth 20 prillit duhet të arrijnë rreth 200 mijë vaksina kineze Sinofarm, por edhe pritet ardhja e vaksinës Astra Zeneka, pastaj 40 mijë të vaksinës Sputnik V si dhe vaksinat Fajzer, por për të cilat nuk ka precizuar se kur mund të arrijnë.

Në spitalin e Nikshiqit vdesin tre pacientë

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë vdekur kurse 20 të tjerë janë në rrezik për jetën. Në këtë spital janë duke u shëruar 109 pacientë kovid pozitiv, është kumtuar nga ky Institucion shëndetësor. Ushtruesi i detyrës të drejtorit të këtij spitali, Marko Mitroviq, ka deklaruar për agjencinë MINA se 48 pacientë janë me pasqyrë të rëndë klinike, 9 janë të kyçur në ventilimin joinvaziv por nuk ka të intubuar në respirator. Nga ana tjetër në Qendrën Klinike të Malit të Zi 73 pacientë të infektuar me Covid-19 janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç theksohet në Qendrën Klinike, aktualisht janë të shtruar 149 pacientë kovidpozitiv.

 

Të mërkurën do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit për reformën zgjedhore

Këshilli për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, në mbledhjen e parë të radhës e cila do të mbahet të mërkurën, do të shqyrtojë metodologjinë e punës dhe aktivitetet e mëtejme të këtij trupi parlamentarë. Deputetet e Parlamentit kanë miratuar me 29 dhjetor të vitit  të kaluar vendimin për themelimin e Këshillit, i cili do të duhej të përgatis propozimin e ligjit dhe aktet tjera ligjore deri me 30 qershor. Të  theksojmë se Këshilli ka 14 anëtarë, 7 përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 7 nga opozita. Kryetari i Parlamentit, Aleksa Beçiq, ka deklaruar më parë për agjencinë MINA se reforma e  legjislacionit zgjedhor është obligim i Malit të Zi në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe kjo është theksuar qartë edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Ai ka përkujtuar se për ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve nevojiten dy të tretat, kurse për ndryshimet e tjera kërkohet shumica e deputetëve në Parlament.

Ndryshimet rreth nënshtetësisë vetëm përmes konsultimeve

Çdo ndryshim i legjislacionit nga fusha që ka të bëjë me nënshtetësinë duhet të realizohet pas konsultimeve të gjëra dhe me pjesëmarrjen e të gjithë vendimmarrësve relevant, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. Në  përgjigjen për TVMZ, Stano ka theksuar se BE i përcjell ngjarjet në Mal të Zi nga afër dhe në këtë kontekst u bënë ftesë të gjitha palëve të jenë të përmbajtura, të respektojnë sundimin e ligjit dhe të marrin pjesë në dialogun konstruktiv. Me rastin e pakënaqësive dhe të protestave në Mal të Zi pas vendimit për nënshtetësinë, Stano ka theksuar se liria e tubimeve është e drejtë themelore e BE, por duhet të realizohen pa ndonjë ndikim negativ për shëndetin publik. Ai ka konkluduar se ndaj çdo shkelje të ligjit pushteti vendor duhet të reagojë në pajtim me legjislaturën nacionale dhe duke pasur para sysh standardet dhe obligimet ndërkombëtare të Malit të Zi.

Diasporës nuk do ti merret nënshtetësia

“Pohimet se qytetarëve të Malit të Zi në diasporë do tu merret nënshtetësia malazeze janë manipulime dhe gënjeshtra”, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq. Ai në Twiter ka theksuar se reforma zgjedhore në Mal të Zi do të bëhet në pajtim me përvojat evropiane. Ai u ka bërë ftesë të gjithëve që pushimet verore ti kalojnë në Mal të Zi. Përndryshe nënkryetari i Qeverisë Abazoviq qëndron për vizitë zyrtare në Plavë e Guci ku duhet të bisedojë me udhëheqësit e këtyre dy administratave lokale. Disa dhjetëra qytetarë ishin tubuar në qendër të Plavës ku me ovacione dhe fishkëllima e kanë pritur nënkryetarin Abzoviq dhe të cilët bartnin flamuj malazeze. Të tubuarit kanë pritur Abazoviqin dhe delegacionin e tij duke brohoritur, “kjo është tradhti”, dhe në duar kishin transparent në të cilin shkruante, “kjo nuk është Serbi”.

MPB nuk mundet që me manipulime ti fsheh qëllimet e Qeverisë

Ministria e punëve të brendshme nuk mundet që përmes manipulimeve të fsheh qëllimet e vërteta të kësaj Qeverie, është vlerësuar nga Partia Demokratike e Socialisteve (PDS). Në PDS pohojnë se Ministria e punëve të brendshme mashtron rëndë opinionin duke pohuar se me vendimin për ndryshimin e vendimit mbi kriteriumet për vërtetimin e bazave për marrjen e nënshtetësisë malazeze nuk ndryshon ligji për nënshtetësinë. “Megjithatë, është e vërtet se me aktin nënligjorë ndryshohet ligji, sepse futet kategoria e re e qëndrimit të përkohshëm, të cilën ligji për nënshtetësi nuk e njeh si kusht për marrjen e nënshtetësisë. Konsiderohet se absolutisht është e papranueshme që ndokush në ministrinë për punë të brendshme i jep vetes të drejtë të marrë kompetenca të Gjyqit kushtetues, duke pohuar se tani vendimi në fuqi është joligjor dhe jo kushtetues.

Bllokohet edhe sot rruga  Podgoricë - Nikshiq

Një grup i qytetarëve përsëri e ka bllokuar rrugën Podgoricë- Nikshiq në vendin e quajtur Bogetiqi. Me parë përmes rrjeteve shoqërore është paralajmëruar se grupi i qytetarëve do të bllokojë përsëri sot rrugën magjistrale Podgoricë – Nikshiq. Në udhëkryqin në Bogetiq është e pranishme policia, kurse për shkak të bllokimit të rrugës e cila ka filluar në  orën 13 tani më janë formuar kolonat të automobilave nga të dyja drejtimet. Të theksojmë se dje policia në Bogetiq ka penguar kalimin e kolonës së automobileve e cila nga Nikshiqi ishte nisur drejtë Podgoricës, ku para ndërtesës së Qeverisë është mbajtur protestë për shkak të paralajmërimeve për miratimin e vendimit mbi kriteriumet për vërtetimin e kushteve për marrjen e nënshtetësisë malazeze. Në shenjë proteste, grupi nga Nikshiqi si kundër përgjigje kishte bllokuar rrugën magjistrale dhe që ka zgjatur disa orë.

 

Knezheviq do të kërkojë dëgjimin e ministrit Sekulloviq

Kryetari i Këshillit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, Millan Knezheviq ka paralajmëruar se do të inicojë dëgjimin e ministrit për punë të brendshme Sergej Sekulloviq, për shkak të , siç ka theksuar, rrahjes së një pjestari të Ushtrisë së Malit të Zi, Rajo Çanjak, gjatë bllokadës së djeshme të rrugës në Bogetiq. Knezheviq ka publikuar në Twiter shkrimin e shfrytëzuesit të këtij rrjeti shoqëror të nënshkruar si Rajo Çanjak dhe i cili ishte prezantuar si oficer i ushtrisë të Malit të Zi dhe i cili vërteton se demonstruesit e kanë rrahur atë dhe një pjesëtarë tjetër të Ushtrisë. Knezheviq me këtë rast ka theksuar se nëse dikush duhet të japë dorëheqje, atëherë ky duhet të jetë Sekulloviq.

 

Me dëshirë do ti përgjigjem ftesës për dëgjim

Ministri i punëve të brendshme Sergej Sekulloviq ka kumtuar se  me kënaqësi  do ti përgjigjet ftesës për dëgjim kontrollues, të cilin e kanë paralajmëruar kryetari i Këshillit për mbrojtje dhe siguri, Millan Knezheviq dhe funksionari i PDS, Predrag Boshkoviq. Këtë, siç ka theksuar, do ta bëjë jo vetëm se e obligon ligji, por edhe që Knezheviq dhe Boshkoviq të përfitojnë nga rasti  që në katër sy ti kumtojnë ato që kanë për ti thënë. “Është e pa mundur ti shmangem përshtypjes se nuk ndiheni mirë që policia malazeze nuk i rreh qytetarët dhe nuk i fut në autoblinda dhe se vepron pa kurrfarë diskriminimi dhe seleksionimi. Nuk dëshiroj të ma merrni për të madhe, mirëpo ndenja më flasin se për këtë të vërtet nuk ndiheni mirë, mirëpo, nuk jeni ju të vetmit”, ka theksuar Sekulloviq.

Shtatë viktima dhe 684 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtatë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë shënuar sot në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në laboratorët publikë dhe privatë janë testuar 4.487 mostra, nga rezultatet e të cilave janë regjistruar edhe 684 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Nga sëmundja llogaritet të jenë shëruar edhe 702 pacientë, ndërsa raste aktive janë 14.095. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoni është 22.164, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, zyrtarët në Bullgari thanë se do t’i lehtësojnë disa masa për frenimin e koronavirusit, për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja pozitive dhe të shtrimeve në spital. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se, nga java e ardhshme, do të rihapen shkollat dhe universitetet, ashtu si edhe qendrat tregtare. Hungaria, në anën tjetër, njoftoi sot se do ta shtyjë rihapjen e planifikuar të shkollave të mesme deri në mes të majit, për shkak të situatës epidemiologjike. Kryeministri I këtij vendi, Viktor Orban tha se rihapja është shtyrë për tri javë, përkatësisht deri më 10 maj. Zyrtari më i lartë për shëndetësi në Gjermani ka thënë se një izolim prej dy deri në katër javë është i nevojshëm për ta ndalur valën e tretë të koronavirusit.

 

Kurti është ftuar zyrtarisht në Bruksel

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.  “Ka tashmë ftesë zyrtare për kryeministrin e Kosovës që ta vizitiojë Brukselin në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diqka që të shtyhet apo të vonohet sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se shpresojnë që ky takim bilateral të bëhet në javët në vazhdim. “Ne po shpresojë që të bëhet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai.

Arrini marrëveshje me Serbinë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ia ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt. Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumetnike dhe demokratike të zërë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euroatlantike. “Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, ka thënë sekretari Antony Blinken.

 

Edhe nesër mot kryesisht i kthjellët

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 17 gradë, Herceg Novi 16, Tivar e Budva 15, Ulqin 14, Nikshiq e Bijello Pole 11, Cetinë 10, Kollashin e Plevle 9, Beranë, Rozhajë, Plavë e Guci 8 dhe në Zhablak 4 gradë. Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 7 kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 19 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се