Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 04. 2021. 00:00 >> 18:14

Ditari 08.04.2021

08.04.2021

11 raste të vdekjeve nga Covid 19 dhe 257 raste të reja të infektuara 

Në Mal të Zi, edhe 11 persona e kanë humbur betejën me korona virusin e ri kurse janë regjistruar edhe 257 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e virusit korona, gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën dhe Institutit i a kanë dorëzuar rezultatet për 1418 mostra në korona virus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19, në Mal të Zi prej fillimit të pandemisë është 1 mijë e 345 persona. Deri sot në ora 15 është konfirmuar edhe shërimi i 443 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të prekurve me Covid-19 në Mal të Zi është 4 mijë e 833 persona, kurse prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar ka numër në Mal të Zi, ka shkuar në 93 mijë e 566 persona, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. 

 

Më së tepërmi të vaksinuar në mesin e të moshuarve mbi 80 vjeçar

Më së tepërmi doza të vaksinës, në mesin e grupeve prioritare, kanë marrë të moshuarit mbi 80 vjeç, kurse pas tyre punëtorët shëndetësorë. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit për shëndetin publik, dorëzuar mediumit Vjesti.

Nga ky Institut, nuk kanë qenë në gjendje të përgjigjen se sa janë të vaksinuar pjesëtarët e grupeve prioritare, përmes arsyetimit se “shfrytëzojnë vetëm  shumicën e vlerësuar” . Sipas vlerësimeve të Drejtorisë për statistikë, prej me një janar të vitit të kaluar, në Mal të Zi, ka  rreth 20 mijë banorë të moshës mbi 80 vjeçare dhe këtij grupi i janë ndarë deri me 5 prill, 7.447 doza të vaksinave. Dozën e parë e kanë marrë 6.143, kurse 1.034 individë të moshës mbi 80 vjeçare e kanë marrë edhe dozën e dytë.

 

“Nuk e pengojmë qarkullimin, por zbatojmë masat”

Qytetarët, të cilët ishin nisur nga Nikshiqi drejtë Podgoricës, që të marrin pjesë në tubimin protestues para ndërtesës së Qeverisë, ishin ndaluar nga policia në vendin e quajtur Bogetiqi. Ndërkohë, një makinë me targa zyrtare nuk është ndalur por ka kaluar nëpër masën e  tubuar me ç'rast, janë përplasur dy persona të cilët, siç është kumtuar, kanë marrë lëndime të lehta trupore. 

Nga Drejtoria e policisë kanë kumtuar se nëpunësit e tyre nuk pengojnë qarkullimin e askujt, por ekskluzivisht  zbatojnë urdhrat e Ministrisë së shëndetësisë me qëllim të pengimit të përhapjes së Covid- 19, dhe masën e ndalesës së qarkullimit në komunikacionin ndër urban, e cila është në fuqi.

Kjo është kumtuar me rastin e paralajmërimit të qarkullimit të organizuar drejtë Podgoricës. Përkujtohet se përveç vërtetimeve të lëshuara nga ana e punëdhënësit, qytetarët të cilët duanë të qarkullojnë nga njëra në komunën tjetër, në të cilën është e ndaluar hyrja dhe dalja, duhet të kenë me vete edhe aktvendimin për marrëdhënien e punës ose kontratën për punë.  “Edhe njëherë u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që ti respektojnë masat e miratuara dhe në këtë mënyrë të lehtësojnë punën e nëpunësve policorë”, thuhet në në kumtesën e Drejtorisë së policisë.

 

Qytetarët tubohen para ndërtesës së Qeverisë

Disa qindra qytetarë janë tubua sot para ndërtesës së Qeverisë, duke protestuar për shkak të paralajmërimit se në mbledhjen e sotme do të miratohet ndryshimi i vendimit për kriteriumet e caktimit të kushteve për marrjen e nënshtetësisë malazeze.

Portali i RTMZ, bëhet me dije se, Jelena Markoviq, nga Këshilli komunal i Partisë Liberale, është takuar me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq, nga i cili ka kërkuar që tu drejtohet të tubuarve para Qeverisë, ose të njoftohen me shkrin se është hequr dorë nga ky vendim.

Të tubuarit kanë kumtuar se nuk do të shpërndahen derisa të mos marrin përgjigjen. Ndërkohë,  nga Qeveria ua kanë postuar medieve edhe rendin e ditës të mbledhjes së sotme në të cilin ky vendim nuk figuron. 

 

Krivokapiq; Gjukanoviq, të largojë popullin nga rruga

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka ftuar presidentin, Millo Gjukanoviq, që të mos destabilizojë vendin por popullin të ciline  ka qitur në rrugë ta ftoj të kthehet në shtëpia.

“Trazirat që i prodhon, nuk do ta ndalojnë dorën e drejtësisë dhe shtetin e të drejtës. Ligjet për prokurorinë dhe vendimi për ndryshimet e kritereve për arritjen e shtetësisë do të miratohen në interesin e shtetit të Malit të Zi dhe qytetarëve të tij dhe këtë kurrfarë tubimesh në organizimin e PDS, nuk do ta ndalojnë”, ka shkruar Krivokapiq, në Twiter.    

Kryeministri, i ka ftuar qytetarët të mos bëhen pre e provokimeve. “Qytetarët e Malit të Zi, i ftoj në mirëkuptim dhe të mos bëhen pre e provokimeve të atyre të cilët janë të gatshëm t'i sakrifikojnë në mbrojtje të kapitalit të vet”, ka shkruar ai.

 

M.Gjukanoviq; pohime të pamoralshme të kryeministrit Krivokapiq

Është vërtet e pamoralshme nga kryeministri Krivokapiq, të pohojë se unë i organizoj protestat të cilat atij nuk i pëlqejnë.

Janë të kota tentativat që mosdijen e vet dhe mospërkushtimin, tenton ta fshehë me përsëritje të mërzitshme duke akuzuar për gjithçka ish pushtetin, ka porositur presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

“Tani, ka filluar ta bëjë këtë ndaj meje personalisht. Është e njohur që në momentet e euforisë nga fitorja pas zgjedhjeve e ka thënë edhe vet kryeministri, se unë  jam angazhuar dhe vazhdoj gjithnjë me gjithë fuqinë time në konstituimin e pushtetit ekzekutiv dhe që ai të funksionoj në mënyrë sa më kualitative”, ka shkruar mes tjerash, presidenti Gjukanoviq.

 

Në rend të ditës nuk figuron vendimi për nënshtetësinë

Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Malit të Zi, nuk figuron Propozimi i ndryshimeve të vendimit mbi kriteriumet për marrjen e nënshtetësisë malazeze. Me këto ndryshime është paraparë se qëndrim ligjor mund të konsiderohet edhe qëndrimi i përkohshëm, në vend të qëndrimit të përhershëm, siç ka qenë e definuar  deri tani. Të përkujtojmë se paralajmërimi se Qeveria mund të diskutojë për këtë vendim në seancën e sotme, ka nxitur reagime të mëdha në opinionin politik  të Malit të Zi. Megjithatë, portalit të RTMZ, i është kumtuar jozyrtarisht nga Qeveria se as që ka qenë e paraparë që ky vendim të gjendet në rendin e ditës të seancës së sotme. Me vendimin e Qeverisë, është paraparë se  Mali i Zi, mund të fitojë edhe 13 deri në 15 mijë votues të cilët kanë qëndrim të përkohshëm, e që tani janë kryesisht nënshtetas të Serbisë, Rusisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Po ashtu, është përgatitur edhe Projekti i ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për vendbanimin, i cili si pasojë do të kishte humbjen e të drejtës zgjedhore të rreth 40 mijë nënshtetasve malazez në diasporë.

 

“Nuk do të dorëzohet Mali i Zi, do ta mbrojmë shtetin

Ish kryeministri, Dushko Markoviq, ka vlerësuar se trashëgimtari i tij, Zdravko Krivokapiq, po e plotëson premtimin të cilin e ka dhënë gjatë orës së kryeministrit dhe në të cilin thuhet se “çdo ditë do të jeni gjithnjë e më pakë”. Megjithatë, siç ka theksuar Markoviq në Tuiter, “Mali i Zi nuk do të dorëzohet”. “Do ta mbrojmë shtetin, do të mbrojmë njëri- tjetrin dhe do të ruajmë dinjitetin tonë qytetarë”, ka theksuar Markoviq.

Ai ka përkujtuar se muaji prill po kalon kurse, Mali i Zi, akoma nuk e ka buxhetin për vitin 2021. “Ekonomia gjendet para kolapsit, standardi i qytetarëve është në rënie drastike dhe pasiguria është e pranishme gjithandej. Mirëpo, në ndërkohe Qeveria miraton vendimin me të cilin ndryshohen kushtet për marrjen e nënshtetësisë së Malit të Zi, në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale”, ka theksuar Markoviq.

 

Përgjegjësia që Romët të jenë të barabartë në shoqëri

Dita ndërkombëtare e romëve, 8 prilli, na përkujton përgjegjësinë tonë institucionale dhe shoqërore që të gjithë romëve tu mundësohen kushte normale për jetë dhe e drejta për pjesëmarrje të barabartë në zhvillimin e bashkësisë, thuhet në urimin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq. “Popullata rome, nën flamurin e të cilës askurrë nuk është bërë luftë, njëheri paraqet edhe grupin më tolerantë në shoqërinë malazeze dhe i cili nuk bënë distancë ndaj asnjë grupi tjetër etnik. Respektimi dhe pranimi i diversitetit, janë në pajtim me konceptin qytetarë të shtetit tonë, gjë që padyshim vërteton obligimin për inkluzion të plotë dhe përmirësimin e statusit të përgjithshëm social të Bashkësisë rome në Mal të Zi”, ka theksuar Beçiq.

Ai, është shprehur i bindur se në një të ardhme të afërme  do ti mundësohet pakicës rome vendosja e pavarur përmes përfaqësimit autentik në Parlament gjë që, siç ka theksuar ai u është mundësuar edhe bashkësive jera etnike.

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të romëve – 8 prillit, ndërtesa e Kuvendit të Malit të Zi sonte, në mënyrë simbolike, do të shndritet me ngjyrat e flamurit romë.

Inkluzioni i plotë i Bashkësisë rome në sistemin  shëndetësorë, shkollorë  ekonomik, social dhe juridik të Malit të Zi, është njëri ndër imperativet e qeverisë, ka theksuar kryeministri, Zdravko Krivokapiq.  Ai ka theksuar se Qeveria udhëheqet me faktin e pamohueshëm se nuk mund të ketë  bashkësi fatlume, në mungesë të përkujdesjes për çdo individ.

 

Politika e zgjërimit është qëllim i përbashkët

Politika e zgjerimit është qëllim i përbashkët i Malit të Zi dhe Portugalisë, është theksuar në takimin onlajn të ministrit për punë të jashtme, Gjorgje Radulloviq, me sekretaren për punët shtetërore dhe evropiane në Ministrinë e punëve të jashtme të këtij vendi, Ana Paule Zakarijas.

Radulloviq, ka përgëzuar presidencën e Portugalisë me Këshillin e BE, duke shtuar se anëtarësimi i plotë në BE është synim i qartë dhe prioritet strategjik i Malit të Zi. Ai, siç është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme, ka theksuar se Mali i Zi, vlerëson lartë përkrahjen dhënë perspektivës Evropiane për Ballkanin Perëndimor.

 

Qeveria ka rënë, por këtë askush nuk ua ka thënë akoma

Nëse ministri i drejtësisë, i të drejtave të njeriut pakicave, Vlladimir Leposaviq, fiton përkrahjen në Parlamentin e Malit të Zi, atëherë kryeministri, Zdravko Krivokapiq, e ka përfunduar misionin e vetë, konsideron dekani i Fakultetit për studimet shtetërore dhe evropiane, Gjorgjie Bllazhiiq.

Vetë kryeministri, ka theksuar Bllazhiq, duhet të ketë kujdes për stabilitetin e Qeverisë, edhe pse atyre, siç ka  shtuar ai, akoma askush nuk u ka thënë se “kjo nuk është më Qeveri dhe se ajo ka rënë”. 

“ Ajo ka rënë me fuqinë e Kushtetutës. Do të ishte më mirë që të gjithë të kujdesen, në veçanti deputetët brenda Parlamentit, të përpiqen që të formohet një Qeveri krejtësisht e re”, ka theksuar Bllazhiq. “Nëse Parlamenti i jep besimin ministrit të drejtësisë, atëherë kryeministri e ka përfunduar misionin e vetë. Në këtë situatë dikush duhet të humbë besimin dhe dikush ta fitojë atë. Se kush do ta fitojë dhe kush do ta humb, mbetet të shohim”, thekson Bllazhiq. Ai, konsideron se do të ishte korrekte që Vlladimir Leposaviq të japë dorëheqje.

 

Sot, pasdite, mbahet mbledhja e Kuvendit të Ulqinit

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Haxhi Suljemani për sot pasdite ka thirrë mbledhjen e dytë të seancës së parë të rregullt të parlamentit vendor.

Ai, për këtë seancë ka paraparë 20 pika të rendit të ditës. Shumica e tyre kanë të bëjnë me zgjidhjen e trupave punues të Kuvendit të Komunës së Ulqinit në pajtim me ndryshimet e fundit në koalicionin qeverisës. Këshilltarët do të shqyrtojnë edhe iniciativën e Klubit të Këshilltarëve të Forcës në lidhje më hulumtimin e naftës në afërsi të Ulqinit dhe iniciativën e Klubit të Këshilltarëve të SD për shpalljen e rrugës Dr. Arnold Von Harfi, e cila shtrihet nga ish- hoteli Galeb deri të hoteli Albatros, zonë e këmbësorëve.

Gjekë Gjonaj

 

Osmani, bisedon me autoritetet qeveritare për synimet e përbashkëta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar të mërkurën me një ekip të zyrtarëve qeveritarë, në krye me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas marrjes së pozitës së presidentes më 6 prill. Në takimin e parë mes Osmanit, Kurtit dhe disa ministrave qeveritarë, është thënë të jetë diskutuar nevoja e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19. Në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca, është thënë se zyrtarë të lartë shtetërorë kanë diskutuar edhe për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare.

 

A.Blinken;SHBA, mirëpret formimin e Qeverisë së Kosovës

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Më tej, në letër ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim, ka thënë sekretari Antony J. Blinken.

 

Wesley Clark; Është koha e njohjes së Kosovës nga Beogradi zyrtar

Sivjet janë bërë 22 vjet prej kur Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO nisi bombardimet e saj ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake në Kosovë. Operacionin që zgjati 78 ditë dhe kulmoi me çlirimin e Kosovës, e ka drejtuar Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s. Gjenerali Clark ka folur për KlanKosova.tv, pak ditë pas shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje, duke thënë se s’kishte mbetur rrugë tjetër.

Burri që ishte prijetar i aksionit bombardues mbi Serbinë, 22 vjet pas thotë se është koha që Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën si të pavarur.

“Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti”.

 

Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit

Sot është dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”. Ka shkuar në 26 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.Teksa nuk ka ende asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se sot ka filluar punën trafiku ajror për fluturimet esenciale, të cilat janë fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Gjatë një konference për shtyp nga Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ministrja informoi se fluturimet komerciale nisin nesër në mëngjes. “Kemi arritur me një përpjekje shumë të madhe të ruajmë sasinë e vaksinave të kontraktuara që duhet të vinin dje dhe u bllokua për shkak të kësaj greve të paligjshme do të vijnë sot rreth orës 15:00 dhe do të vijojmë shpërndarjen sipas parashikimeve”, deklaroi ministrja.

 

FMN, parashikon rritjen globale të ekonomisë prej 6%

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Agjencia huadhënëse, në të cilën marrin pjesë 190 vende të botës, tha të martën se pret që ekonomia botërore të rritet 6% gjatë vitit 2021,në vend të 5.5% që ishte parashikuar në janar. Kjo do të ishte rritja më e madhe e ekonomisë globale e shënuar nga FMN-ja që nga viti 1980. FMN-ja parashikon që gjatë vitit 2022, rritja ekonomike ndërkombëtare do të jetë më e vogël,  4.4%, por gjithsesi më e lartë nga parashikimi me 4.2% që u bë në muajin janar. Parashikuesit thonë se pa ndihmën prej 16 trilionë dollarë të qeverive në shkallë botërore, që ndihmuan kompanitë dhe konsumatorët gjatë mbylljeve si rezultat i pandemisë, rënia ekonomike e vitit të kaluar mund të kishte qenë tre herë më e rëndë.

 

Thirrje për qetësim të situatës në Irlandën Veriore

Qeveria e Irlandës Veriore, me bazë në Belfast, ka organizuar një takim urgjent, pas natës së katërt të trazirave dhe dhunës lidhur me rregullat për tregti dhe tensionet në rritje brenda qeverisë pas Brexitit. Ministrja e parë e Irlandës Arlene Foster, nga Partia pro-Britanike e Unionit Demokrat, dhe zëvendësministri i parë nga partia e nacionalistëve irlandezë Sinn Fein, kanë dënuar sulmet.

Irlanda Veriore është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtohet nga një sistem delikat i ndarjes së pushtetit në mes të partive politike protestante dhe atyre katolike. Disa banorë të këtij territori e konsiderojnë vetën britanikë, të tjerët irlandezë. Rregullat e reja tregtare dhe ndryshimet tjera që janë jetësuar pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, kanë thelluar ndasitë historike.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht  me diell, në viset veriore me vranësira të pakta. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme

Tmperatura në orën 14; Herceg Novi 15 gradë, Budvë e Petrovac 14, Tivar e Ulqin 13, Podgoricë 12, Cetinë e Bjello Pole 8, Beranë 7, Nikshiq e Shavnik 6, Andrijevic 5, Plevlë, Kollashin, Rozhajë e Andrijevicë 4 dhe në Zhablak -1 gradë.

 Nesër, do të mbaj mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 19 gradë celsius. 

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се