Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 11. 2013. 17:01 >> 17:26

LAJMET 13.11.2013

13.11.2013

Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi

Trashëgimia e Njegoshit ballafaqohet me manipulime dhe shpjegime të shumta siç është përpjekur që përmes falsifikimeve të kontestohet ekzistenca dhe kontinuiteti i popullit malazezë, ka theksuar kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq në fjalën e rastit në mbledhjen solemne të Kuvendit të Malit të Zi, e cila u mbajt sot në Cetinë me rastin e përvjetorit të parlamentarizmit në Mal të Zi dhe 200 vjetorit të lindjes së Njegoshit.

Krivokapiq ka theksuar se Mali i Zi i sotëm nuk është ai Mal i Zi nga koha e Njegoshit , në të cilin të gjitha konfesionet janë të barabarta dhe se Kryqi dhe Gjysmë Hëna si dy simbole në kundërshtim me njëra tjetrën jetojnë në harmoni. Mirëpo Një Mal i Zi i tillë qytetarë dhe shumë konfesional nuk do të mund të ishte pa Njegoshin dhe pa trashëgimin e tij , ka theksuar Krivokapiq.

 

Lekiq – keqpërdoret  Njegoshi  për qëllime politike ditore

Zyrtarët më të lartë të Malit të Zi e keqpërdorin Njegoshin për qëllime politike ditore ka vlerësuar lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq dhe u ka bërë ftesë udhëheqësve të shtetit që në parlament të zgjidhen problemet më të rëndësishme shoqërore. Ai ka theksuar se deputetet e Frontit përveç bojkotimit të mëparshëm selektiv të punës së parlamentit për shkak të aferës Inçizimi nuk kanë marr pjesë as në mbledhjen e sotme në Cetinë .

Ai ka theksuar se mbledhja e sotme solemne u mbajt me rastin e përvjetorit të Ditës së parlamentarizmit në Mal të Zi dhe me rastin  e shënimit të 200 vjetorit të lindjes së Petar Petroviq Njegoshit. Ai ka përkujtuar se sot nuk është përvjetori i parlamentarizmit por 31 tetori dhe se kremtimi është shtyrë me qëllim, që të mbahet vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

 

Fushata parazgjedhore në Cetinë, në Mojkovc dhe në Petnicë do të përfundoj nesër mbrëma në mesnatë

Fushata parazgjedhore në Cetinë, në Mojkovc dhe në Petnicë do të përfundoj nesër mbrëma në mesnatë , në prag të zgjedhjeve lokale të cilat në këto komuna do të mbahen ditën e shtunë. Në zgjedhjet në Cetinë marrin pjesë 8 lista zgjedhore, në Mojkovc  6 lista partiake dhe një koalicion, kurse në Petnicë do të marrin pjesë 7 lista zgjedhore. Të përkujtojmë këtu se Petnicës i është kthyer statusi i Komunës kah fundi i majit të këtij viti me vendimin e Parlamentit të Malit të Zi.

 

Svillanoviq- Shtetet e rajonit duhet të merren me zhvillim të mençur

Shtetet e rajonit duhet të merren me zhvillim të mençur ,rritjen e punësimit, me përmirësimin e shërbimeve publike dhe me themelimin e partneriteteve publiko-private , ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunimin rajonal Goran Svillanoviq në Kuvendin e asociacionit të odave ekonomike ballkanike.

Ai ka theksuar se kriza nuk i godit vetëm vendet e rajonit por edhe shtetet brenda UE. Ai në tubimin të cilin e ka organizuar Oda ekonomike e Malit të Zi  ka prezantuar strategjinë 2020 për Evropën jug lindore duke shtuar se nevojiten investime më të mëdha në rajon në kohën e krizës me qellim të rritjes së tregtisë brenda rajonit.

 

Sot pa bllokim të Kombinatit të Aluminit

Ish punëtorët e Kombinatit të Aluminit nuk kanë bllokuar sot hyrjet e fabrikës duke pritur takimin me ministrin e ekonomisë Vlladimir Kavariq. Përfaqësuesi i punëtorëve të pensionuar Radovan Toshkoviq ka deklaruar për agjencinë Mina Biznes së ish punëtorët sot nuk janë para KAP kështu që bllokim as nuk do të ketë.

Ai ka shtuar  se të gjithë hapat e mëtejmë do të varën nga ky takim dhe nëse ai nuk realizohet do të konsultohet me ish punëtorët për aktivitetet e mëtejme gjatë ditës. Të përkujtojmë se ish punëtorët nga fillimi i javës kanë bllokuar daljen e metalit nga KAP duke kërkuar që të zgjidhet problemi i kompensimit  për ta. Megjithatë bllokada , me ndihmën e policisë disa herë është shpërndarë duke mundësuar që kamionët të dalin nga fabrika.

 

Përfaqësuesit e invalidëve të punës nga Bjello Pola dhe  Rozhaja e kanë ndërprerë grevën e urisë

Përfaqësuesit e invalidëve të punës nga Bjello Pola dhe nga Rozhaja e kanë ndërprerë grevën e urisë pas marrjes së premtimeve se të premten do të bisedohet në ministrinë për punë dhe kujdesjen sociale për kërkesat e tyre. Përfaqësuesi i grevistëve Llazar Knezheviq ka theksuar për agjencinë Mina Biznes se sot kanë pasur një takim me ministrin për punë dhe kujdesin sociale Predrag Boshkoviq .

 

Beogradi: Ligji kushtetues pas negociatave me Prishtinën

Me Kushtetutën e Serbisë parashihet që për rregullimin e çështjeve të statusit të Kosovës, të miratohet një ligj i vaçantë kushtetues”, thotë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë dhe nënkryetar i pjesës serbe të Këshillit për përgatitjen e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën.

Më tutje, në intervistën për të përditshmen beogradase “Danas”, ai theksoi se është e logjikshme që të zhvillohen negociata politike, të cilat do të krijojnë parakushte për miratimin e një ligji të tillë, i cili do t’i reflektonte marrëveshjet e arritura.
Sipas tij, për këtë ligj do të diskutohej në qeveri dhe kuvend, e nëse ka nevojë edhe në të gjitha institucionet e tjera shtetërore.
Këto komente ai i bëri i pyetur se a do të ishte situata politikisht më e qartë nëse Gjykata Kushtetues e Serbisë do ta vlerësonte kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë.
 

Kryeprokurorët e Kosovës dhe të EULEX-it nënshkruan Udhëzimin për korrupsionin e nivelit të lartë

Në pajtim me Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe ligjeve të tjera në fuqi dhe me qëllim të zbatimit të Planit strategjik për ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Planit të veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, Kryeprokurorja e prokurorëve të EULEX-it znj.

Jaroslava Novotna dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jonathan Ratel, nënshkruan sot Udhëzimin e përbashkët për definimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Ky udhëzim përcakton kushtet objektive dhe subjektive kur një rast i caktuar do të konsiderohet i nivelit të lartë të korrupsionit.
Të gjitha rastet e nivelit të lartë të korrupsionit do të trajtohen nga prokurorët vendës dhe ata ndërkombëtarë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
 

Kërkohet financim për të nxjerrë nga Shqipëria lëndët kimike

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Runing, deklaroi dje se në Shqipëri janë paketuar nga kjo organizatë rreth 80 tonë lënde helmuese të rrezikshme dhe se po kërkohen financime që kjo sasi të transportohet jashtë vendit për t’u shkatërruar. Diplomati i OSBE-së ka folur dje për herë të parë për vendimin e mundshëm të qeverisë “Rama” që në Shqipëri të shkatërrohen lëndët kimike siriane. “Javën e shkuar ka përfunduar paketimi i mbi 80 tonëve lëndë kimike të rrezikshme të fundit të mbetura në mjediset ushtarake dhe tani OSBE-ja po bën përpjekje për të siguruar fondet për t’i transportuar këto lëndë për shkatërrim jashtë vendit”, theksoi Runing, shkruan “Panorama”.
Ambasadori i OSBE-së sqaroi se kjo është një çështje e ndryshme nga debati për armët siriane, pasi së pari këto janë lëndë ekzistuese në Shqipëri. I pyetur gjatë një takimi me të rinjtë, ambasadori i OSBE-së theksoi se importimi i mundshëm i armëve kimike siriane në Shqipëri është një çështje e vështirë, pasi nuk po importohen lodra. Florian Runing tha se ky është një vendim që duhet ta marrë shteti shqiptar së bashku me partnerët e tij. “Është një çështje e vështirë, pasi nga një anë është solidariteti me partnerë, me shtete mike, edhe për të ndihmuar popullin e Sirisë. Nga ana tjetër, kuptohet, këto nuk janë lodra që importohen”, tha ai.
 

SHBA: Pa sanksione të reja kundër Iranit

Shtëpia e Bardhë u ka tërhequr vërejtjen ligjvënësve amerikanë, që të mos miratojnë sanksione të reja kundër Iranit, në mënyrë që diplomacisë t’i jepet rasti për zgjidhjen e mospajtimit lidhur me programin atomik iranian.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se ashpërsimi i sanksioneve mund t’i shtoj gjasat për luftë.“Ky është vendim për ta mbështetur diplomacinë dhe zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje. Populli amerikan, me arsyetushmëri dhe kuptueshmëri, preferon zgjidhje paqësore, që e parandalon Iranin nga prodhimi i armatimit atomik dhe kjo marrëveshje ka potencial ta bëjë këtë. Populli amerikan nuk dëshiron marshim në luftë”, tha Jay Carney. Irani i hedhë poshtë akuzat se përpiqet të prodhoj armatim bërthamor.

 

Izrael: Pas kritikave - pezullohet plani i ndërtimit

Pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe palestinezët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka pezulluar planet, me të cilat parashihej ndërtimi i afro 20 mijë shtëpive të reja hebreje në Bregun Perëndimor.

Në kumtesën nga Zyra e Netanyahut, mbrëmë vonë, theksohet se zyrtarët për vendbanim i kishin çuar përpara planet pa koordinim me autoritetet e tjera të Izraelit. Në kumtesë kritikohet plani i ndërtimit si “një aksion që krijon konfrontim të panevojshëm me komunitetin ndërkombëtar” në periudhën kur Izraeli po u bënë presion fuqive botërore për arritjen e marrëveshjes me Iranin, që përfshinë kufizime të fuqishme në programin iranian atomik. Pak kohë më parë, presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abbas, ka tërhequr vërejtjen se do ta përfundoj procesin e paqes, nëse nuk ndalet plani i ndërtimit. Lidhur me ndërtimin e vendbanimeve të reja, Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, patën shprehur “shqetësim të thellë”.

 

Obama dhe Cameron biseduan për çështje aktuale ndërkombëtare

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë diskutuar për sfidat e sigurisë, me të cilat ballafaqohen aleatët perëndimorë në Afganistan, Iran dhe Siri.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Cameron, mbrëmë në bisedën telefonike, kanë diskutuar për përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me Afganistanin, në aspektin e mundësinë së mbetjes së një force të vogël të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, pas vitit 2014. Në kumtesë lavdërohet kryeministri Cameron për mbështetjen e bisedimeve aktuale ndërmjet liderëve afganë dhe pakistanezë në Londër. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Cameron, poashtu, e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për negociatat ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit lidhur me programin atomik të Iranit.
Të dy liderët kanë diskutuar edhe për operacionin për ta eliminuar armatimin kimik të regjimit të Sirisë, dhe lëvizjes kah konferenca e mundshme paqësore për Sirinë.

 

Inzko: Liderët e Bosnjës dështuan të lëvizin së bashku me rajonin

Administratori ndërkombëtar i Bosnjës i ka akuzuar mbrëmë liderët e këtij vendi se më tepër janë të interesuar për “avantazhet personale politike dhe financiare” se sa për të lëvizur përpara së bashku me pjesën tjetër të rajonit për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, ka shprehur keqardhje se më pak se një vit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, udhëheqja e këtij vendi ka dështuar të bëjë “përpjekje serioze drejt progresit në integrimin Evro-Atlantik”. Këto komente ai i bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi aty në mënyrë unanime u votua për ripërtritjen e mandatit të forcës paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë, e njohur si EUROFOR, për një vit.

 

Ukrainë: Nuk u miratua legjislacioni për lirimin e Tymoshenkos

Parlamenti i Ukrainës e ka mbyllur një sesion të jashtëzakonshëm pa arritur pajtueshmëri për lejimin e ish-kryeministres, Ylia Tymoshenko, që të udhëtoj për në Gjermani, për trajtim mjekësor.

Kryesuesi i Parlamentit, Volodymyr Rybak, e shpalli të mbyllur sesionin, pasi grupi parlamentar punues i përbërë nga Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovich, dhe përfaqësuesit opozitarë dështuan të pajtohen për tekstin e përbashkët për legjislacion. Pas shpalljes së kryesuesit, disa deputetë brohoritën “turp”! Në këtë seancë parlamentare merrnin pjesë edhe të dërguarit e Bashkimit  Ervropian, Alexander Kwasniewski dhe Pat Cox. BE-ja është kërcënuar për ta suspenduar nënshkrimin e marrëveshjeve për asocim dhe tregti të lirë me Ukrainën, në samitin e Vilnusit, më vonë këtë muaj, nëse nuk arrihet vendimi në parlament për lirimin e Tymoshenkos, deri më 13 nëntor.

 

Sulme kundër shiitëve në Irak, 8 të vrarë

Tri shpërthime të koordinuara kanë vrarë së paku tetë persona në Bakuba të Irakut. Sulmet kanë pasur në shënjestër shiitët, të cilët kanë qenë duke ecur në drejtim të qytetit të shenjtë të Qerbelasë, për të marrë pjesë në përkujtimet e Ashurës. Shiitët po shënojnë përvjetorin e vdekjes së nipit të Profetit Muhammad, Imam Hussein. Rituali është vjetor dhe tërheq qindra-mijëra shiitë. Ata janë shpesh shënjestër e ekstremistëve sunitë, të cilët shiitët i konsiderojnë si heretikë. Dhuna sektare në Irak është në rritje.
Mbi 5,500 irakianë janë vrarë në sulme këtë vit.

 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare, në Bregdetë vende vende e fortë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë e Tivar 25, , H. Novi 23, Podgoricë 22, Ulqin e Tivat 21, Nikshiq 19, Cetinë 18, Kollashin, Shavnik, Beranë e Plavë 13, Rozhaj 12, Plevle e B. Pole 11 dhe nëZhablak 7 g.

Për nesër në Jug dhe Bregdet parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe kryesisht i thatë, kurse në Veri i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 21 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се