Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 01. 2021. 00:00 >> 17:21

Ditari 22.01.2021

22.01.2021

Do ti nënshkruaj ligjet, por jo edhe ligjin për revokimin e ambasadorëve

Presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq , ka paralajmëruar se do të nënshkruaj paketën e ligjeve të cilat parlamenti i ka votuar përsëri të mërkurën e kaluar, duke shtuar se në këtë hap e detyron kushtetuta e shtetit. Ai në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se nuk do të nënshkruaj propozimin për revokimin e 7 ambasadorëve ,sepse , siç ka theksuar ai, do të ishte pjesëmarrje në diskreditimin e këtyre individëve. Gjukanoviq në pyetjen nëse kësaj here do ti nënshkruaj ligjet të cilat janë rivotuar në parlament është shprehur pozitivisht , sepse siç ka sqaruar , e obligon kushtetuta e Malit të Zi në të cilën qartë është paraparë se presidenti është i detyruar të nënshkruaj votimin e përsëritur të ligjeve në parlament. Ai ka shtuar se vendimin për revokim e sjell presidenti i shtetit në pajtim me nenin 95 të kushtetutës me të cilin është paraparë se kompetenca e presidentit është të vendos dhe të revokojë ambasadorët. Ai ka shtuar se ligji për punët e jashtme , me nenin e vetë të shtatë , e obligon Ministrinë e punëve të jashtme që për çështje të rëndësishme ta njoftojë presidentin e shtetit.

Shqepanoviq nuk e ka sqaruar vendimin e Gjyqit kushtetues

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq ,ka deklaruar se kryetari i Gjyqit kushtetutës Budimir Shqepanoviq në asnjë formë nuk i ka arsyetuar shkaqet e vendimit të këtij gjyqi , i cili parlamentit i ka dhënë një afat 15 ditor që të deklarohet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit për themelimin e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore. Beçiq këtë e ka theksuar në përgjigjen drejtuar kryetarit të gjyqit kushtetues Budimir Shqepanoviq ndaj kumtesës së tij prej me 20 janar. Ai ka përkujtuar se me aktin e Gjyqit kushtetues të Malit të Zi, Parlamentit shtetëror i është caktuar afati 15 ditorë për dorëzimin e përgjigjes dhe të dokumentacionit lidhur me vendimin e sipërpërmendur . Kjo, siç ka theksuar Beçiq , është bërë edhe pse Gjyqi kushtetues e dinë fare mirë se Kuvendi këtë afat të caktuar nga Gjyqi kushtetues në asnjë rast nuk mund ta respektojë. Ai i ka rekomanduar kryetarit të Gjyqit Shqepanoviq se në reagimin e tij prej me 20 janar të këtij viti në asnjë formë nuk e ka arsyetuar shkakun e veprimit të mëparshëm të Gjyqit kushtetues.

Të vazhdojnë fluturimet deri në themelimin e kompanisë së re

Kryetari i Sindikatës të Montengro Aerlines , Marko Radulloviq , ka deklaruar pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e Qeverisë se derisa të startojë kompania e re , fluturimet duhet të vazhdojnë , sidomos në relacionin Podgoricë-Tivat- Begrad. Ai ka theksuar se katër rrogat e prapambetura do tu paguhen punëtorëve derisa të shitet një pjesë e pronës së kompanisë dhe se në kompaninë e re do të transferohen vetëm personeli i licencuar, kurse për të tjerët është duke u përgatitur një program social. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se sindikata është tejet e kënaqur me takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Malit të Zi. Ai ka shtuar se para së gjithash në pyetje janë linjat Pogoricë-Beograd dhe Tivat-Beograd,por edhe disa destinacione tjera për të cilat nuk dëshiroj të flas për shkak të situatës aktuale në treg. Radulloviq ka theksuar se Qeveria do të jetë transparente kur është fjala për punësimet në kompaninë e re.

Vlerësimi i Abazoviqit për RTMZ është i paargumentuar

Vlerësimi i nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq se Radio Televizioni i Malit të Zi përhap urrejtje nacionale dhe fetare është krejtësisht i pa argumentuar , autokratë dhe i pa bazë, ka deklaruar funksionari i PDS Nikollë Gegaj. Ai ka theksuar se jemi dëshmitarë se servisi publik gjithmonë reagon me kohë dhe dënon ashpër çdo tentativë të prishjes së harmonisë multientike. Ai ka theksuar se ky është i vetmi medium në Mal të Zi i cili gjendet nën mbikëqyrjen e gjerë publike . Siç ka theksuar ai, për këtë medium është miratuar edhe ligji i veçantë i cili parasheh procedurat e funksionimit të RTMZ , në veçanti zgjedhjen e anëtarëve dhe funksionimin e Këshillit, transmeton portali i RTMZ . “E gjithë kjo ka bërë që RTMZ të funksionojë si medium i pavarur. Sipas informatave që kam, anëtarët e Këshillit kanë përvojë të mjaftueshme nga të gjitha sferat e jetës në Mal të Zi, në veçanti nga sektori civil, i cili duhet të merret me të drejtat njerëzore dhe të pakicave”, ka theksuar Gegaj në profilin e vetë të Facebookut.

Në Qendrën klinike 34 pacientë në rrezik për jetën

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi 34 pacientë Covid pozitiv janë në rrezik për jetën , është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Për ndryshe në këtë qendër klinike janë duke u trajtuar 80 pacientë të infektuar me Covid 19. Edhe në spitalin e përgjithshëm në Beranë , 4 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë klinike, thuhet në kumtesën e publikuar nga ky institucion shëndetësor. Të theksojmë se në spitalin e përgjithshëm në Beranë aktualisht janë duke u trajtuar 24 pacientë kovid pozitiv. “Katër pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv, thuhet në kumtesë .

Edhe katër humbje jete dhe 419 të infektuar

Në Maltë Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me koronavirus katër persona kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 219 raste të reja të infektimit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Laboratorët e këtij instituti , si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me koronavirus deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizat e 1369 mostrave në korona- virus, në mesin e të cilëve 419 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 në Mal të Zi prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 753, kurse prej fillimit të pandemisë 762 persona. Deri dje në ora 17 e 30 minuta është konfirmuar edhe shërimi i 741pacienti. “Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarave numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8337 persona” , thuhet në kumtesë. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus në Mal të Zi është 56 mijë e 998 persona.

Në Entin Komanski Most 40 të infektuar

Në Entin Komanski Most aktualisht janë të regjistruar 40 shfrytëzues të infektuar me koronavirus. Shumica e tyre janë asimptomatik , por në gjendje stabile shëndetësore, ka kumtuar për programin e mëngjesit të TVMZ psikologja, Suzana Vojiçiq. Ajo ka shtuar se janë të infektuar edhe 4 të punësuar, kurse një shfrytëzuese e këtij institucioni është e shtruar në repartin e pulmologjisë të Qendrës klinike. Ajo ka theksuar se infektimi fillimisht është vërtetuar në pavijonin e femrave ku ishin të infektuara 39 gra. “Në këtë Ent aktualisht janë të regjistruara 39 shfrytëzuese pozitive në koronavirus. Shumica prej tyre janë asimptomatike , por në gjendje stabile shëndetësore. Ajo ka theksuar se të punësuarit në Ent , të infektuar me Covid 19 janë në gjendje stabile shëndetësore.

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Maqedonisë Verore janë shembull për vendete rajonit

Marrëdhëniet miqësore të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jenë shembull për vendet tjera në Ballkanin perëndimorë, është vlerësuar gjatë takimit të nënkryetarit të Qeverisë Dirtan Abazoviq me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë Veriore Bujar Osmani. Siç është kumtuar nga Qeveria, Abazoviq e ka pritur sot ministrin Osmani, duke shtuar se kjo është vizita e parë diplomatike në Mal të Zi prej formimit të Qeverisë së re. Osmani , siç është kumtuar nga Qeveria, ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi zhvillojnë marrëdhënie intensive dhe tradicionalisht miqësore dhe se dy vendet nuk kanë çështje të hapura mes veti.

Bregzit nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e Malit të Zi me Mbretërinë e Bashkuar

Bregziti nuk do të zvogëlojë intensitetin e marrëdhënieve të Malit të Zi dhe mbretërisë së bashkuar, por do të ofrojë shpresë të re për zhvillimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, ka kumtuar kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët Miodrag Lekiq. Siç është kumtuar nga Parlamenti, Lekiq ka biseduar me ambasadoren e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Mal të Zi Karen Medoks. Ai ka theksuar se Bregzit me siguri nuk do ta ulë intensistein e marrëdhënieve të Malit të Zi dhe mbretërisë së bashkuar, por përkundrazi , do të ofrojë notë të re në zhvillimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve. Theksohet se Medoks e ka përgëzuar Lekiqin për zgjedhjen e tij në këtë funksion të rëndësishëm , duke shtuar se pret se gjatë mandatit të vetë ai do ti jap kontribut në forcimin e bashkëpunimit parlamentar të dy shteteve.

Në qendër të bisedimeve përparimi i bashkëpunimit ekonomik

Ministri për investimet kapitale i Malit të Zi, Mlladen Bojaniq është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Mal të Zi, Lluka Zelioli. Ambasadori në fillim të takimit e ka përgëzuar ministrin Bojaniq për emërim në këtë funksion duke i dëshiruar punë të suksesshme në krye të dikasterit për investimet kapitale. “Jemi duke i vazhduar bisedimet me partnerët evropianë. Sot kam pasur kënaqësinë të bisedoj me ekselencën e tij , ambasadorin e Italisë ,Lluka Zelioli. Kemi biseduar për mundësitë e përparimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për projektet e ardhshme”, ka theksuar ministri Bojaniq. Ambasadori Zelioli ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve është në nivel të duhur , por se gjithmonë ka hapësirë për përparimin e marrëdhënieve , si dhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Dita e gazetërve të jetë rast për krenari e jo për shqetësim

Në prag të 23 janarit, Ditës së gazetarëve të Malit të Zi, Qendra për arsimimin qytetarë ua ka uruar të gjithë gazetarëve të Malit të Zi ditën e tyre , me shpresë se siguria e tyre nuk do të jetë në pyetje dhe se së shpejti do tu përmirësohet pozita ekonomike. Nga kjo organizatë kanë theksuar se liria e mediave është themel i çdo shoqërie demokratike dhe se pa gazetarë të cilët raportojnë të sigurt për jetën dhe jo të rrezikuar ekonomikisht, nuk mund të ketë progres për bashkësinë në tërësi. Gjatë sfidave me të cilat ballafaqohet shoqëria malazeze, roli i gazetarëve, siç theksohet, është që të jenë profesionistë , pa marrë para sysh se kush është në pushtet. Në kohën e dezinformatave dhe lajme të rreme , siç theksohet, gazetari është rregullatori kryesor i përmbajtjes e cila i ofrohet opinionit. Qendra për arsimimin qytetarë pretë që Qeveria e re të punojë në avancimin e pozitës së gazetarëve në Mal të Zi. 


Shefi i BE-së në Kosovë: Pritjet janë të mëdha për luftën kundër korrupsionit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve deklaroi se pritjet e tyre janë të mëdha kur flitet për rezultatet në luftën kundër korrupsionit.
Ai tha se lëndët e kësaj natyre duhet të trajtohen në mënyrë më efikase dhe profesionale.
“Ne vazhdojmë të besojmë në mundësinë e arritjes së rezultateve më të mira, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë drejtim, lëndët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë më efikase dhe profesionale. Pritjet tona janë të mëdha kur flitet për specializimin në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, veçanërisht kur flitet për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, tha Szunyog.
Ambasadori i BE-së tha se puna e prokurorit fillon me udhëheqjen e hetimit por nuk përfundon me ngritjen e aktakuzës, prandaj ai nënvizoi se fitorja në luftën kundër krimit vjen vetëm kur jepen dënime të formës së prerë në gjykatë.
Veç kësaj, ai përmendi konfiskimin e pasurive si thelbësore në luftimin e krimit ekonomik. Sipas tij, është i lartë numri i konfiskimeve paraprake të pasurive të kryera gjatë procedurave penale por ende mbetet i ulët numri i konfiskimeve përfundimtare.

Presidenti i PE, Sassoli letër Gramoz Ruçit: PE ju mbështet, ndjek nga afër përparimin e Shqipërisë drejt integrimit

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një mesazh drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, thekson se Parlamenti Europian “do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit”.
Sassoli, në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, e falenderon për prezantimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë mbi “Hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian.”

Europa nën ethet e variantit anglez të Covid, "gropë e zezë" në Ballkan

Europa nën ethet e variantit anglez të Covid, "gropë e zezë" në Ballkan, shifra tragjike në SHBA
Bota është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë me koronavirusin, ndërsa ai rishfaqet edhe në vende ku mendohet se ishte mundur tërësisht.

Mediat raportojnë se Pekini ka marrë masa të forta kundër koronavirusit, ndërkohë që deri më tani gjenden të karantinuara disa rajone të vendit për shkak të rishfaqjes së rasteve të shumta me koronavirus.

Autoritetet lokale atje kanë vendosur të mbajnë shkollat mbyllur edhe për dy javë duke vijuar mësimin online.

Ndërkohë në Francë, Gjermani dhe Angli numri i të vdekurve brenda 24 orëve është tepër i lartë. Gjermania shënon për të disatën ditë më shumë se 1 mijë të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa në perëndim të Francës ka një rritje të beftë të numrit të të prekurve dhe autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për mutacionin anglez të tij.

Në Britaninë e Madhe vdiqën 1 800 persona brenda ditës, ndërsa në SHBA numri total i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë pritet të shkojë në 500 000 duke kaluar edhe numrin e ushtarëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sa i përket rajonit, autoritetet greke zhvilluan një mbledhje urgjente sot për të gjetur mundësitë e përballimit të variantit të ri të koronavirusit, ndërkohë që në Ballkan nuk ka asnjë informacion nëse ka apo jo raste të reja pasi zbulimi i mutacionit britanik kërkon laboratorë më të avancuar.

Shefi i BE-së kërkon nga Putin që të lirojë opozitarin Navalny

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të lirojë figurën e opozitës Alexei Navalny, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në telefonatën me presidentin Putin sot përsërita se BE-ja është e bashkuar në dënimin e arrestimit të Alexei Navalny-t dhe apelon për lirimin e tij të menjëhershëm", shkroi Michel në llogarinë e tij në Twitter pas bisedës telefonike me presidentin rus.
Sipas njoftimit të BE-së mbi bisedën telefonike, Michel i tha presidentit rus se BE-ja është e bashkuar në thirrjen ndaj Rusisë për "lirimin e menjëhershëm" të Navalny-t dhe "të vazhdojë me hetimin për atentatin kundër tij në transparencë të plotë dhe pa vonesa të mëtejshme".
Michel po ashtu informoi presidentin rus për qëllimin e tij për një debat strategjik mbi marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë në takimin e Këshillit Evropian në muajin mars.

SHBA synon vazhdimin e marrëveshjes START-i i Ri me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se synon të kërkojë zgjatjen për pesë vjet të marrëveshjes START-i Ri me Rusinë.
Ky traktat për kontrollin e armëve bërthamore skadon në fillim të shkurtit.
"Presidenti ka qenë prej kohësh i qartë se traktati START-i Ri është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dhe, kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është konfliktuoze, siç është aktualisht", tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
START-i i Ri, pakti i fundit i mbetur për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës, kufizon numrin e kokave të shpërndara strategjike bërthamore në 1,550.
Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka bërë disa përpjekje të vonshme për të negociuar kufizime mbi kategori të tjera të armëve bërthamore dhe për ta shtuar Kinën në traktat, por negociatat janë bllokuar.
Përpjekja për vazhdimin e marrëveshjes ka hasur po ashtu në komplikime, duke e lënë fatin e saj në duart e administratës Biden, vetëm dy javë para skadimit, më 5 shkurt.
Rusia e mirëpriti propozimin e administratës Biden për të zgjatur traktatin, por tha se duhet të shohë propozime konkrete nga pala amerikane.

Nesër mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët ,vende – vende me reshje te dobëta të shiut. .Frynë ere mesatare deri e forte nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 13: Tivar, H.Novi ,Budvë e Petrovac 14, Ulqin 13, Podgoricë 11, Cetinë e Plevle 9, Andrievicë 8, Nikshiq ,Plluzhinë e Shavnik 7, B.Pole ,Plavë e Rozhajë 6, Kollashin e Guci 5 dhe në Zhablak 4 gradë.
Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët dhe në pjesën me te madhe të vendit me reshje te dendura të shiut dhe dhe bubullimë . Në viset e larta malore dhe në veri me borë dhe skllotë. Do të fryjë ere mesatare deri e forte , në orët e mbrëmjes me intensitet me të dobët. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15,kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се