Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 01. 2021. 00:00 >> 14:05

Ditari 21.01.2021

21.01.2021

Konfirmohen edhe 351 të infektuar dhe 9 humbje jete

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit, nga pasojat e korona virusit kanë vdekur 9 pacientë dhe janë konfirmuar 351 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik.

Theksohet se laboratorët e këtij Instituti si dhe laboratorët tjera private dhe publike të cilat merren me diagnostifikimin e infeksionit me korona virus deri dje në ora 17  kanë përfunduar analizat e 1430 mostrave, në mesin e të cilave 351 kanë rezultuar pozitive. “Deri dje këtij instituti  i janë konfirmuar edhe 9 raste të vdekjeve si pasoj e infektimit me Covid 19” thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covide 19, prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 749,, kurse prej fillimit të pandemisë 758 persona. Duke pasur para sysh rastet e reja të zbulua si  dhe numrin e personave të shëruar numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive në Maltë Zi është 8663 njerëz. Prej fillimit të epidemisë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me infektimin e korona virusit në Mal të Zi është 56 mijë e 579 persona.

 

Prokuroria heton nëse ka pasur lëshime në prokurimin e vaksinave

Prokuroria speciale e shtetit është duke ndërmarr të gjitha  veprimet dhe aktivitetet  me qëllim të vërtetimit të pohimeve  të cilat i ka paraqitur ministrja e shëndetësisë  Jelena Boroviniq –Bojoviq, në konferencën për shtyp me 11 janar , me rastin e strategjisë nacionale  për imunizim, me ç’rast ka deklaruar se për shkak të lëshimeve serioze të paraardhësit të saj, Kenan Hrapoviq, kanë ngecur bisedimet për blerjen e vaksinave  duke rrezikuar kështu shëndetin publikë të banorëve, shkruan gazeta DAN.

Prokurori kryesor special,  Milivoje  Katniq, ka deklaruar për këtë gazetë se lidhur me këtë rast  është formuar lënda  dhe se  procedura është në bazën e hetimeve dhe se kjo prokurori brenda afatit sa më të shkurtër do të hetojë të gjitha  pohimet e ministres aktuale, do të grumbullojë fakte dhe pastaj do të përcaktohet ndaj tyre.

 

Radulloviq: Vlerësohet lartë përkrahje ndaj sistemit shëndetësor

Përkrahja ndaj sistemit shëndetësor malazezë, prokurimi  i mjeteve medicinale dhe mundësia e ndihmës afatgjate, në sigurimin e stabilitetit ekonomikë janë vlerësuar lartë në Maltë Zi, ka vlerësuar ministri për punë të jashtme, Gjorgje Radulloviq, në letrën drejtuar zyrtarëve më të lartë të Komisionit Evropianë. Ai, në prag të samitit të nesërm të  liderëve të BE u ka dërguar letër kryetares së Komisionit Evropianë, Ursulla fon der Llajen, përfaqësuesit të  lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel, dhe komisarit evropianë për zgjerim Oliver Varheli, për rëndësinë e prokurimit të disa dozave të vaksinës për Malin e Zi. Radulloviq, siç është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme, është falënderuar për ndihmën e deritashme të cilën BE dhe anëtarët e tij, ia kanë ofruar Malit të Zi, që prej shpërthimit të  korona virusit në fillim të vitit të kaluar.

Ai, po ashtu në  letër ka theksuar se distribuimi i vaksinës në Mal të Zi, do të  ishte edhe një ndihmë e konsiderueshme, duke pasur para sysh se shteti  ka rreth 600 mijë banorë dhe se vaksinimi akoma nuk ka filluar edhe pse planet dhe strategjia janë të gatshme.

 

Do ti shqyrtojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit

Kryeministri, Zdravko Krivokapiq, ka kumtuar se me shkollat në Mal të Zi, nuk do të drejtojnë  në të ardhmen kuadrot politikë por kuadrot më kualitativ. Ai ka shkruar në Facebok, se me rastin e situatës aktuale dhe gjendjes së përgjithshme në sistemin arsimorë dhe edukativ ka mbajtur një takim me drejtorët e institucioneve parashkollores dhe me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. “Qeveria e kupton situatën në të cilën gjenden punëtorët e arsimit për shkak të  epidemisë së Covid 19. Jemi të gatshëm të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e tyre, por nuk do të pranojmë shantazhe dhe obstruksione”, ka theksuar Krivokapiq.

Në Qendër të vëmendjes të  sistemit edukativo-arsimor , siç ka theksuar ai , duhet të jenë nxënësit talent, të cilat do ti identifikojë shkolla, do ti kultivojë, avancojë  dhe do  të nxisë aftësitë e tyre.

“Prioritet i Qeverisë është depolitizimi i institucioneve shkollore. Me shkolla në të ardhmen nuk do të drejtojnë  përsonat politikë, por kuadrot më cilësor” ka theksuar Krivokapiq.

 

“Nuk shoh ndonjë ngjashmëri të  kësaj me Qeverinë e PDS-s”

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan  Abazoviq, ka kumtuar se ligjet e miratuara për liritë  e feve do të thotë siguri  për pronën  e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Ai, ka theksuar se nuk sheh ndonjë ngjashmëri të kësaj Qeverie me Qeverinë e PDS-së.

“Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet pronësore dhe ky ka qenë gabim i ligjit të mëparshëm”, ka theksuar Abazoviq, duke shtuar se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tani është i detyruar ta nënshkruaj sepse ky ligj miratohet për herë të dytë. Ai ka theksuar se edhe përkundër përshtypjes e cila krijohet , nuk është kryeministër i Malit të Zi. “Unë nuk jam kryeministër por kryeministër është Zdravko Krivokapiq”.

Siç  ka theksuar çështja e punësimeve partiake është duke u potencuar gjithnjë e më tepër. “Nuk shoh ndonjë ngjashmëri të kësaj Qeveria me Qeverinë e PDS. Në Qeverinë tonë gjenden 12 individë e që nuk janë partiak, duke shtuar se nuk mund të çmontohet regjimi i Gjukanoviqit brenda një dite. Ai, ka shtuar se do të ketë punësime të kuadrove politike, por në pajtim me ligjet  dhe  ka shtuar se  përkrah principin  e ashpërsimit të kritereve në konkurse për disa pozita të caktuara.

 

Kuvendi  të deklarohet brenda një muaji  lidhur  Kushtetueshmërinë  vendimeve të miratuara

Gjyqi kushtetues ia ka vazhduar afatin parlamentit edhe një muaj  që të dorëzojë përgjigjen lidhur me propozimin e paraqitur  për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit për formimin e këshillit  për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore,  ka deklaruar kryetari i këtij gjyqi, Budimir Shqepanoviq.

Kryetari i parlamentit, Aleksa Beçiq, më parë ka vlerësuar  se kërkesa e Gjyqit kushtetues, me të cilën nga Kuvendi kërkohet që brenda 15 ditësh  të dorëzojë përgjigjen për propozimin e vlerësimit të kushtetutshëmërisë të vendimit për themelimin e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse të  legjislacionit zgjedhor, është skandaloz.

Beçiq, ia ka dorëzuar Gjyqit kushtetues kërkesën që të caktohet një afat i dytë. Shqepanoviq, ka theksuar se afati  15 ditorë për dorëzimin e përgjigjes dhe të dokumentacionit është caktuar në pajtim me ligjin për gjyqin kushtetues.

 

Zhivkoviq: Pushteti vazhdon të shkel Kushtetutën dhe sulmon institucionet

Qeveria dhe shumica në pushtet vazhdojnë të shkelin kushtetutën dhe ligjet dhe në mënyrë të pashembullt, ti sulmojnë institucionet e sistemit. Duke përulur dinjitetin e Parlamentit, ka vlerësuar shefi i klubit të deputetëve të  PDS, Daniell Zhivkoviq. Ai, ka përkujtuar se deputetet opozitarë kanë paraqitur iniciativën në gjyqin kushtetues për vlerësimin e kushtetutshmërisë të akteve të cilat kanë hyrë në fuqi dhe se presin nga ky gjyq që punën ta kryejnë në pajtim me kompetencat dhe pa presione të sjellin vendime të cilat do të respektohen. Sipas fjalëve të tij , edhe njëherë është vërtetuar se kjo qeveri dhe  shumica në pushtet vazhdojnë shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve  dhe përmes akteve të pashembullta sulmojnë institucionet e sistemit duke përulur kështu dinjitetin e parlamentit. Zhivkoviq, në deklaratën me rastin e seancës së djeshme të  parlamentit ka theksuar  se edhe kjo ka qenë vazhdim i shkeljes së procedurës e cila ka filluar  në seancën e mbajtur me 28 dhjetor të  vitit të kaluar.

 

Pushteti  është duke u përgatitur  të mos respektojë vendimet e Gjyqit Kushtetutës

Të vetëdijshëm  për faktin se mbledhja e djeshme dhe ajo paraprake janë jolegale, përfaqësuesit e pushtetit janë duke u përgatitur që të mos i respektojnë vendimet e Gjyqit Kushtetues se dy seancat paraprake ishin jolegjitime , konsiderojnë Socialdemokratët. Shumica  parlamentare, edhe për kundër të gjitha vërejtjeve qëllim mira , siç theksohet në këtë parti vazhdon  me mbajtjen e seancave jolegale të parlamentit shtetëror. Ata konsiderojnë se me këtë rast ishte përgatitur një shfaqje  politike në Parlament, “ e cila është parë me 20 janar, në raport me atë të mbajtur me 28, respektivisht me 20 dhjetor  ka pasur më pak të qeshura dhe duartrokitje  të deputetëve , por më tepër  shprehje shqetësuese dhe  debate reciproke  ndërmjet partnerëve të koalicionit   dhe diçka më tepër zhurmë teatrale”.

 

Mediet në  përkrahje të viktimave të dhunës

Aktorja dhe aktivistja kroate  në luftën kundër dhunës ndaj gruas, Jelena Velaça,  ka theksuar se mediet, gjatë raportimit për keqtrajtimet seksuale, të cilat i ka denoncuar  aktorja serbe, Milena Radulloviq, kanë treguar unitet kur është fjala për  mbështetjen ndaj viktimave.

Mediumet , pa marrë para sysh përkatësinë ideologjike në kuptimin politikë, kryesisht janë unike në  kuptimin e përkrahjes  ndaj viktimave dhe besimin e treguar  ndaj Milënes dhe Ives , por edhe ndaj vajzave  të cilat  kanë vendosur të mbetet anonime, por duan të paraqesin torturuesin” ka theksuar Velaça, për programin  e mëngjesit të TVMZ. Megjithatë, siç ka theksuar ajo problemi vazhdon kur është fjala për  bindjet e popullit , në pjesën e cila ka të bëjë me komentet në rrjetet shoqërore .

 

Qytetarët nga Shqipëria prej dje mund të hyjnë në Serbi  me kartën e  identitetit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Sipas marrëveshjes së re për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa, për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike. /Euronews.al/

 

Liderët e vendeve të rajonit, urojnë presidentin J.Biden

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, uroi presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me, siç tha, “besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur”.

Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të amerikan.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ftoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që ta vizitojë Serbinë.

Në urimin e tij drejtuar Bidenit, pas inaugurimit të tij si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Vuçiq kujtoi se, këtë vit shënohet 140 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Herzegovinës, Shefik Xhaferoviq, tha se inaugurimi i Bidenit ngjall shpresën "jo vetëm te kombi i madh amerikan, por te të gjithë njerëzit me qëllime të mira në të gjithë botën". Ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha pas inaugurimit të Bidenit se i vjen mirë që "besimi për një dritë në fund të tunelit prap se prap triumfon atje". Përndryshe, si senator, Biden ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe ka vizituar këtë rajon në disa raste.

 

Udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s, të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me SHBA

Udhëheqësit evropianë shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, tani që Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i këtij vendi.

“Mezi pres të punoj me të (Bidenin) dhe me administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin midis vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë, për një Amerikë më të fortë dhe për një botë më të mirë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

“Një NATO e fortë është mirë edhe për Amerikën Veriore, edhe për Evropën, sepse askush prej nesh nuk mund t’i përballojë sfidat i vetëm. Sot është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

SHBA, do t'i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave

Në udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.

Kështu i tha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci.

Ky vendim u mirëprit nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.

"Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me programin COVAX “, tha përmes një video adresimi Fauci.

 

Gjermania, paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët

Gjermanisë mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha të enjten shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel. Helge Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i koronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

 

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura të shiut. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore. Temperatura në orën 13;

Tivar 15 gradë, Ulqin e Budvë 14, Petrovac 13, Herceg Novi 12, Podgoricë e Beranë 10, Plevlë, Bjello Pole, Andrijevicë, Plavë e Rozhajë 8, Guci 7, Plluzhinë 6, Cetinë, Shavnik e Nikshiq 5, Kollashin 3 dhe në Zhablak 2 gradë.

Nesër, do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me të reshura të shiut e bubullimë, më intensive në viset jugore dhe qendrore të vendit. Do të fryjë erë e fortë, vende-vende, shumë e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 gradë celsius.

 

Përgatiti Gj. Dukaj   

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се