Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 01. 2021. 00:00 >> 17:08

Ditari 20.01.2021

20.01.2021

Miratohen ndryshimet e ligjit për liritë e feve

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar sot ndryshimet e ligjit për liritë ose bindjet fetare dhe pozitën juridike të bashkësive fetare , të cilat presidenti  i Malit të Zi së bashku me 6 ligje të tjera, të miratuara me 29 dhjetor të vitit të kaluar ia ka kthye parlamentit në rishqyrtim. Deputetët e shumicës parlamentare, në seancën e jashtëzakonshme përsëri i kanë miratuar ndryshimet e ligjit edhe për institucionet kredituese dhe ligjin për fiskalizimin në qarkullimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. Të theksojmë se në seancën parlamentare nuk kanë marrë pjesë deputetët opozitarë. Për ndryshe këto 4 ligje më parë i ka propozuar Qeveria e Malit të Zi. Në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme, të mbajtur po ashtu sot deputet përsëri miratuan ndryshimet e ligjit për punë, të ligjit për nëpunësit dhe punonjësit shtetëror si dhe ndryshimet e ligjit për mbrojtjen shëndetësore, të cilat i ka propozuar shumica parlamentare.

Procedurë disiplinore kundër pesë ambasadorëve

Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi do të nisë procedurën disiplinore kundër 5 ambasadorëve, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës për konsultime me ministrin Gjorgje Radulloviq, por që nuk e kanë justifikuar mungesën e vetë. Nga kjo ministri kanë kumtuar se pas kësaj procedure disiplinore, këtyre diplomatëve mund tu ndërpritet marrdhënja e punës.”Ambasadorët, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës për konsultime janë, Miodrag Vllahoviq, Darko Pajoviq, Sanja Vllahoviq, Vera Kulish dhe Nebojsha Kallugjeroviq” ka kumtuar ministria e punëve të jashtme. “Duke pasur parasysh faktin e mungesës së ambasadorëve në konsultime pa ndonjë arsyetim ,e që  paraqet shkelje të rëndë të detyrës zyrtare, kundër këtyre ambasadorëve do të inicohet procedura disiplinore. Pas përfundimit të kësaj procedure, ambasadorëve të sipërpërmendur mund tu pushoje angazhimi në punë të mëtejme” kanë sqaruar nga Ministria e punëve të Jashtme.

Përvojat e Maqedonisë Veriore të rëndësishme për Malin e Zi

Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore duhet të vazhdojnë bashkëpunimin, para së gjithash në shkëmbimin e nevojave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe në reformën e legjislacionit zgjedhor, kanë vlerësuar nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi Mihaillo Trkoski.  Abazoviq, siç  është kumtuar nga kabineti i tij ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore  si dhe rëndësinë e anëtarësimit në Aleancën e NATO-s për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.  Trpkoski ka theksuar se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropianë dhe kjo do të nxisë ndërlidhje më të mira rajonale e që janë parakusht për prosperitetin  ekonomikë të rajonit.

Edhe tri humbje jete dhe 425 të infektuar

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me korona virus 3 persona e kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 425 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik. “Laboratorët e këtij Instituti si laboratorët tjerë publik dhe private që merren me diagnostifikimin e korona virusit deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizat e 1577 mostrave , në mesin e të cilave gjithsej pozitiv kanë rezultuar 425 persona ,thuhet në kumtesë. “Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarëve , numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 9048 persona, kurse prej fillimit të epidemisë në vitin e kaluar është 56 mijë e 226 njerëz. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus në Mal të Zi prej qershorit të vitit të kaluar është 740, kurse prej fillimit të pandemisë 749 persona.

Në spitalin e Nikshiqit dy raste të vdekjes

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq,  nga pasojat e infektimit me Covid -19, dy pacientë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, është kumtuar nga ky institucion. Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 66 pacientë Covid pozitiv, 10 prej të cilëve janë në rrezik për jetën, thuhet në kumtesë. Në Qendrën klinike të Malit të Zi 32 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky insitucion shëndetësor. Në këtë Qendër klinike aktualisht janë të shtruar 78 pacientë Covid pozitiv. Ndërkaq në spitalin e përgjithshëm në Beranë 3 pacientë pozitiv në korona virus kanë pasqyrë të rëndë klinike, thuhet në kumtesën por opinjon. Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë duke u trajtuar 28 pacientë të infektuar me Covid-19. “ Tre pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv” , thuhet në kumtesë.

 

Së pari vaksina Pfaizer, pastaj ato kineze dhe ruse

Ministerja e shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq ka kumtuar se qëllimi i autoriteteve shëndetësore është që vaksinimi i popullsisë kundër korona virusit në Mal të Zi të fillojë me vaksinën Pfajzer dhe pastaj të vazhdohet me vaksinat kineze dhe ato ruse. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka deklaruar se planifikohet që vaksinimi në Mal të Zi do të fillojë me vaksinën Pfajzer, por menjëherë të fillojë edhe përdorimi i vaksinave kineze dhe ruse. Duke folur për situatën epidemiologjike në vend ajo ka theksuar se situata është stabile dhe nën kontroll. Po ashtu ka theksuar se plotësimi i kapaciteteve spitalore në territorin e shtetit aktualisht është rreth 44 për qind. Të përkujtojmë se dje është kumtuar se Mali i Zi kah fundi i këtij muaji do të fitojë sasira të mjaftueshme të vaksinës kineze Sinofarm kundër koronavirusit.

Leposaviq mohon presionin në Gjykatë

Ministri i drejtësisë dhe të drejtave njerëzore dhe të pakicave Vlladimir Leposaviq ka mohuar pohimet për ndikimin në pavarësinë e organeve gjyqësore dhe rrezikimin e interesit publikë, duke theksuar se agjencia për pengimin e korrupsionit e ka shpërdoruar pozitën e vetë zyrtare. Në letrën e hapur drejtuar kësaj agjencie ai ka theksuar se pavarësia e gjykatave nuk ekziston vetëm për shkak të gjyqit, por për shkak të qytetarëve dhe mbrojtjes së drejtave të tyre dhe se qeveria , në të cilën ai është ministër, nuk i favorizon qendrat paralele të  forcës, por lufton për eleminimin e tyre. Agjencia për pengimin e korrupsionit ka vërtetuar të  premten se Leposaviq e rrezikon interesin publikë duke ushtruar, siç theksohet, ndikim  të paparë mbi pavarësinë e organeve gjyqësore. Ky institucion i ka bërë ftesë ministrit Leposaviq që të përmbahet nga dekleratat të cilat kanë për qëllim ndikimin në gjyqet e pavarura.

IKSHPK: Gjashtë viktima të reja nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar sot se janë shënuar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan, Fushë-Kosovë, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Vushtrri. Në raportin ditor të situatës epidemiologjike, IKSHPK thotë se bazuar në 1.683 mostra të testuara, 320 kanë dalë pozitive në koronavirus. Sëmundjen e kanë mundur edhe 269 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.324. Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 20 janar 2021, janë regjistruar 56.732 raste të të infektuarve, prej të cilëve 1.426 kanë vdekur ndërsa 49.982 janë shëruar.

 

Serbia vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër COVID-19

Serbia është kthyer në vendin e parë të Evropës, që ka nisur fushatën e vaksinimit  masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm. Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë pa uniforma kanë pritur në rend për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd. “Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë dje ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar i cili njëherësh ka qenë personi i parë që ka marrë këtë vaksinë përmes një transmetimi televiziv. “Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. Vaksina e kompanisë Sinopharm është kthyer në burim të polemikave në shtetet perëndimore. Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar.
 

Biden, gati për të kryer betimin si president i 46-të i SHBA-së

Pas një prej proceseve zgjedhore më të diskutueshme në historinë amerikane, demokrati Joe Biden do të betohet në mesditën e 20 janarit si president i Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që i tërë Uashingtoni mbetet i rrethuar me sigurim të madh. Kur të vendosë dorën në Bibël, 78-vjeçari Biden do të bëhet personi më i vjetër që do të betohet si president amerikan dhe do të niset drejt Shtëpisë së Bardhë pak më vonë, për të zëvendësuar Donald Trumpin, dhe për t’u kthyer në presidentin e 46-të të kombit amerikan. Për herë të parë në 152 vjet, presidenti në shkuarje nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, ndonëse ish-presidentët George W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama pritet të jenë aty kur gjyqtari kryesor i Gjykatës Supreme, John Roberts të drejtojë Bidenin në procesin e betimit. Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është 96 vjeç dhe ka thënë se nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në ceremoni. Nënpresidenti i Trumpit, Mike Pence, ka thënë se do të jetë aty, ashtu sikurse shumë ligjvënës republikanë. Historia do të bëhet edhe kur 56-vjeçarja, Kamala Harris do të betohet si nënpresidente, duke u bërë gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë që mban këtë pozitë. Sikurse e do tradita, Biden ka kaluar natën para inaugurimit në Shtëpinë Blair, shtëpinë e mysafirëve të presidentit, e cila gjendet afër Shtëpisë së Bardhë, në qendër të Uashingtonit.

Presidenti Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andrews, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër. “Kanë qenë katër vjet të pabesueshme dhe kemi arritur aq shumë së bashku”, tha presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. “Ajo që kemi bërë, ka qenë e mahnitshme me të gjitha standardet”, tha Trump, duke përmendur ndryshimet në ushtrinë amerikane, krijimin e vaksinës kundër koronavirusit e të tjera. Melania Trump tha se të qenët zonjë e parë, ka qenë “nderi i jetës së saj”. Trump dhe zonja e parë do të udhëtojnë drejt Floridës. Pas disa orësh do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

 

BE-ja bën thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për një fillim të ri të raporteve me SHBA-në. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli për nevojën e një “pakti të ri" për marrëdhëniet transatlantike. Ai e ftoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për një samit SHBA-BE në Bruksel. “Sot është mundësia e rinovimit të raporteve transatlantike të cilat kanë pësuar gjatë katër vjetëve”, tha Michel, duke shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për për paqen, sigurinë, prosperitetin, lirinë, të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Ai nuk e shtjelloi më shumë idenë e një pakti të ri SHBA-BE, por tha se përmes tij duhet shtuar marrëdhëniet shumëpalëshe, të trajtohet pandemia e COVID-19 dhe ndryshimi i klimës, si dhe të adresojë çështjet ekonomike dhe të sigurisë. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli me tone të njëjta, në favor të një rivendosjeje në marrëdhëniet transatlantike me Uashingtonin. “Ky agim i ri në Amerikë është momenti që kemi pritur", tha von der Leyen. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë fuqitë kryesore tregtare në botë dhe kanë lidhje të ngushta kulturore, historike, biznesi dhe mbrojtjeje, por presidenti në largim, Donald Trump u përpoq të shmangte BE-në, duke mbrojtur largimin e Britanisë së Madhe nga blloku.

 
Rohani i bën thirrje Bidenit t'i kthehet marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar nga Teherani me fuqitë botërore, dhe të pezullojë sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike. “Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit”, ka thënë Rohani në një takim me kabinetin e tij. Biden ka qenë nënpresident amerikan kur marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë në rritje prej vitit 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, duke thënë se nuk ka përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore. Rohani po ashtu ka përshëndetur largimin e Trumpit, i cili pritet të largohet nga zyra më vonë gjatë ditës, duke e quajtur atë “tiran”. “Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Dikush, i cili gjatë katër vjetëve nuk ka bërë asgjë tjetër përveç padrejtësisë, korrupsionit dhe ka shkaktuar probleme për njerëzit e tij dhe botën”, ka thënë Rohani. “Karriera politike e presidentit Trump ka përfunduar sot dhe politika e tij me ‘presion maksimal’ ndaj Iranit ka dështuar plotësisht”, ka shtuar mes tjerash Rohani.

 

Kina hedh poshtë deklaratën e Pompeos për gjenocid kundër ujgurëve

Kina ka hedhur poshtë një deklaratë të Shteteve të Bashkuara se Pekini është fajtor për gjenocidin kundër ujgurëve etnikë dhe minoriteteve tjera, duke thënë se pretendime të tilla janë “një copë letre mbeturinë”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, u ka thënë gazetarëve sot në Pekin se gjenocidi në rajonin Ksinjiang në Kinës “nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, nuk është duke ndodhur tani dhe nuk do të ndodhë kurrë në Kinë”. Komentet e saj kanë ardhur pasi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka thënë se Kina është duke kryer “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” kundër ujgurëve etknikë dhe myslimanëve tjerë në rajonin Ksinjiang. “Unë besoj se gjenocidi është duke ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të tentimeve sistematike për të shkatërruar ujgurët”, nën “drejtimin dhe kontrollin” e Partisë Komuniste të Kinës, ka thënë Pompeo përmes një deklarate të lëshuar dje me 19 janar, një ditë para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milionë ujgurë etnikë dhe myslimanë tjerë në Ksinjiang janë ndaluar në ato që konsiderohen “qendra kundër ekstremizimit” në këtë rajon.

 

Nesër mot i vranët dhe me shi të dobët

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët . Frynë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve jugore. Temperaturat në orën 13; Tivar e Budvë 11 gradë, Petrovac 10, H. Novi 9, Podgoricë , Ulqin e Beranë 8, Andrievicë e Rozhajë 7, Plavë e Guci 6, Shavnik 5, Pluzhinë 4, Kollashin, Zhablak , Nikshiq e B. Pole 3, Cetinë 2 dhe në Plevle 0 gradë.
Për nesër parashihet mot  me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët dhe me te reshura kalimtare të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e forte e drejtimeve jugore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 8 kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 14 gc.
     

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се