Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 01. 2021. 00:00 >> 17:53

Ditari 15.01.2021

15.01.2021

Edhe tri jetë të humbura dhe 476 të infektuar

Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit, nga pasojat e infektimit me korona virusi, kanë vdekur tre persona dhe janë konfirmuar 476 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Theksohet se laboratorët e këtij Instituti si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimeve me korona virus, deri dje në ora 17 e 30 minuta, kanë përfunduar analizat e 1923 mostrave në mesin e të cilave, gjithëseit, 476 kanë rezultuar pozitiv. Numri i përgjithshëm i të vdekurve, si pasojë e infektimit me Covid 19 prej qershorit të vitit të kaluar, është 731,kurse prej fillimit të pandemisë 740. Duke pasur para sysh të gjitha rastet e reja si dhe numrin e të shëruarve, numri aktual i përgjithshëm i rasteve aktive me Covide 19, në Mal të Zi, është 9710. Prej fillimit të epidemisë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me infektimin e korona virusit të ri, në Mal të Zi, është 54 mijë e 316 persona. Në Mal të Zi, numri më i lartë i të sëmurëve aktiv nga ky infektim, në 10 mijë banorë, është regjistruar në Podgoricë, pastaj në Cetinë dhe Tivar.

Ndërkohë, ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq - Bojoviq, ka theksuar se Qeveria bisedon intensivisht për furnizimin me vaksina kundër infeksionit Covid 19, por nuk ka mundur të precizoj kur do të fillojë vaksinimi në Mal të Zi, por ka përsëritur se kjo mund të ndodhë në fund të muajit janar ose në fillim të muajit shkurt.

Krivokapiq, takohet me Gjukanoviq, Beçiq dhe Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, është sot në takim me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryetarin e Parlamentit, Aleksa Beçiq dhe me nënkryetarin e Qeversë, Dritan Abazoviq, me të cilët, mes tjerash, do të bisedojë edhe për bashkëpunimin dhe funksionimin e Këshillit për mbrojtje dhe siguri.

Siç është kumtuar nga kabineti i kryeministrit, Gjukanoviq, Beçiq dhe Abazoviq, kanë pranuar ftesën për takim të cilën Krivokapiq, ua ka dërguar para dy ditësh.

Të theksojmë se takimi është dashtë të mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim në ora 14 dhe është i mbyllur për mediet.

Për anëtarësim në BE, është me rëndësi mbyllja e kapitujve kritik

Mali i Zi, fazën e fundit të asocimit në Bashkimin Evropianë do ta arrijë vetëm pas mbylljes së kapitujve nga fushat kritike që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve, me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar si dhe me reformën në fushën e gjyqësorit. Këtë, siç është kumtuar nga Qeveria, e kanë potencuar nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozef Borel dhe komisari evropianë për zgjerim, Oliver Varheli, të cilët nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq, i kanë uruar detyrën në formimin e Qeverisë së re. Borel dhe Varheli, siç theksohet, kanë përshëndetur përkushtimin e Qeverisë së re drejtë qëllimit strategjik për anëtarësim në BE, duke shtuar se janë të bindur se Abazoviq në këtë proces do të ketë rol të rëndësishëm. Ata kanë theksuar se prioritet në bisedimet e mëtejme në rrugën drejtë BE, mbetet sundimi i ligjit që ka të bëjë me mbylljen e kapitujve 23 dhe 24. Abazoviq, në përgjigjen e vetë ka kumtuar se është mirënjohës ndaj Bashkimit Evropianë për ndihmën e vazhdueshme për Malin e Zi në periudhën e kaluar.

Kordiq:Shanse reale që Mali i Zi në vitin 2025, të anëtarësohet në BE

Mali i Zi, ka shanse reale që në vitin 2025 të plotësojë kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropianë, ka vlerësuar bashkëbiseduesja kryesore me BE, Zorka Kordiq, duke shtuar se në qendër të vëmendjes të gjitha institucioneve gjatë këtij vitit, duhet të jetë plotësimi i masave të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24. Kordiq , duke marrë pjesë në emisionin “Evropa”, të Radios së Malit të Zi, ka theksuar se është synim strategjik i Qeverisë që Mali i Zi, të jetë anëtari i parë i radhës në BE. Siç ka theksuar, suaza për anëtarësim është në vitin 2025, dhe kjo për të gjitha institucionet e Malit të Zi është detyrë konkrete që gatishmëria vendore të realizohet më së voni deri në vitin 2023. Në pyetjen se nëse viti 2025, për anëtarësim në BE, është qëllim real i Qeverisë, ajo ka theksuar se vendosmëria e Qeverisë, është konfirmuar qartë në ekspozeun e kryeministrit që gatishëmria e institucioneve vendore të jetë e siguruar në tërësi gjatë mandatit të kësaj Qeverie. “Qëllimi ynë është që të përqendrohemi në plotësimin e kushteve dhe të fitojmë sugjerimet përfundimtare nga ana e komisionit evropianë”, ka theksuar Kordiq.

Punësimi duhet të bazohet në profesionalizëm dhe kompetenca

Reforma e administratës publike, si njëra nga bazat e procesit të zgjerimit, mbetet gjithnjë prioritet duke u bazuar në një punë dhe të arritura solide të realizuar në këtë fushë, përfshirë këtu edhe ndihmën e fuqishme financiare të BE, ka theksuar zëdhënsja e Komisionit Evropianë, Ana Pisonero Hernandez. Ajo, për Televizionin e Malit të Zi, në pyetjen që të komentojë shpërndarjen e paralajmëruar të vendeve udhëheqëse në kompanitë shtetërore, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, ka theksuar se punësimi duhet të bazohet në profesionalizëm dhe kompetenca. “Siç është theksuar edhe më parë, edhe pse vendet ministrore dhe të sekretarëve shtetëror janë emërime politike, të gjitha emërimet tjera duhet të kalojnë procedurën e punësimit të cilat parashihen për nëpunësit shtetëror”, ka theksuar Pisonere Herdanez, transmeton Portali i RTMZ.

 

Është duke u formuar komisioni për kontrollin e regjistrave zgjedhor

Qeveria ka miratuar informatën për formimin e Komisionit për kontrollin e regjistrit zgjedhor detyrë e të cilit, siç është kumtuar, do të jetë që regjistrin zgjedhor, si njërin nga segmentet kyçe në procesin zgjedhor ta rregullojë siç duhet. Nga Qeveria është kumtuar se Ministria e punëve të brendshme është e detyruar që brenda afatit 14 ditorë, në bashkëpunim me sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë të hartojë propozimin e vendimit për formimin e Këshillit për kontrollin e regjistrit zgjedhor. Me këtë, siç theksohet, nënkuptohet aspektet normative, në kuptimin e nevojës për avancimin e ligjit për regjistrin zgjedhor si dhe disa nga rekomandimet kryesore siç është çështja e vendbanimit dhe aftësive juridike për votime, të cilat duhet të rishqyrtohen në pajtim me praktikën e mirë me qëllim që të mundësohet pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje.

Markoviq, dhe disa ish ministra kanë shkelur ligjin

Agjencia për pengimin e korrupsionit ka vërtetuar se ish kryeministri Dushko Markoviq, dhe 7 ministra në Qeverinë e tij kanë shkelur ligjin për pengimin e korrupsionit.

Kjo agjencia ka theksuar se Markoviq dhe ministrat Dragica Sekuliq, Nikolla Janoviq, Millutin Simoviq, Mevlludin Nuhoxhiq, Suzana Pribilloviq, Predrag Boshkoviq dhe Damir Shehoviq, e kanë shkelur ligjin për pengimin e korrupsionit sepse njëkohësisht me funksionin e deputetit kanë ushtruar edhe funksionit të ministrave.

Ligji për pengimin e korrupsionit, përkujton kjo agjenci, parasheh që funksionarët publikë të cilët ushtrojnë detyrë në administratën shtetërore dhe organet e administratave lokale, nuk mund të kryejnë funksionin e deputetit dhe të këshilltarit.

Rritje e dukshme e përkrahjes për anëtarësimin e Malit të Zi në BE

Anëtarësimin e Malit të Zi në BE, e përkrahin afër 75% të banorëve dhe kjo është një rritje e dukshme në raport me dhjetorin e 2019 , kur kjo përqindje ishte rreth 66%, thuhet në sondazhin të cilin për nevojat e delegacionit të BE në Podgoricë e ka bërë agjencia Defacto. Hulumtimi i realizuar në nëntor dhe dhjetorë të vitit të kaluar, ka treguar se 22.3% të qytetarëve nuk e përkrahin anëtarësimin e shtetit në BE kurse kjo përqindje në muajin dhjetor të vitit 2019 ka qenë 23%. Sikur referendumi për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, të mbahej gjatë kësaj jave, 70.^% të qytetarëve do të votonin për anëtarësimin e shtetit në BE kurse 13.1% do të ishin kundër. Siç është kumtuar në konferencën për gazetarët, qëndrim pozitiv për BE kanë 77.6% të qytetarëve të Malit të Zi në raport me 66.1% që ishin në dhjetor të vitit 2019. Sondazhi ka treguar se është në ulje edhe numri i atyre të cilët kanë qëndrim negativ e që tani është 17.7% në raport me 24.4% sa që ishte në dhjetor të vitit 2019. Olivera Komar nga agjencia De Facto ka theksuar se banorët, bashkimin evropianë në mas të madhe e preferojnë me një të ardhme më të mirë dhe përmirësimin e kushteve jetike,, pastaj me një standard më të mirë ekonomik dhe me mundësi më të larta për punësim si dhe me paqen.

Nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Milot – Morinë, kanë vdekur 4 anëtar të një familje

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar se viktima të këtij aksidenti janë prindërit  dhe dy fëmijët, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, fëmiu i tretë i moshës së mitur është në gjendje të rëndë.

Siç raportohet nga mediat shqiptare, fëmiu i cili është lënduar rëndë është i moshës 5-vjeçare.

Qeveria miraton vendimin për negocimin për të siguruar vaksinat anticovid

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, ku me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar vendimi për përjashtimin e nenit 3 të Ligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës për negocimin e kontratës për sigurimin e vaksinave anti-COVID – 19. Dokumenti i parë i shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar ka qenë Raporti i Punës së Qeverisë për periudhën qershor-dhjetor 2020. Me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar, janë aprovuar masat për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €)”. Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.

Lista Serbe, dorëzoi listën me emrat e kandidatëve për deputet

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Rakiq, deklaroi se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët sepse e kanë dëshmuar më kohë. Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di, se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, tha Rakiq. Rakiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 14 shkurtit duke theksuar se Lista Serbe do të përfaqësojë në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të serbëve.

Gjermanët, kundër shtyrjes së dozës së dytë të vaksinës

Britanikët po e vonojnë dhënien e dozës së dytë për të vaksinuar sa më shumë qytetarë. Por kjo mund të çojë në më shumë mutacione, paralajmërojnë ekspertët. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për shkak të dozave të pakta të vaksinës kërkoi verifikimin e mundësisë për vonesën e dozës së dytë të vaksinës. Pas verifikimit të të dhënave, Komisioni i Përhershëm i Vaksinës në Gjermani, STIKO, u shpreh kundër shtyrjes së dozës së dytë.

Dhënia e dozës së dytë të vaksinës duhet të pasojë brenda hapësirës kohore të përcaktuar nga studimet e bëra (aktualisht 42 ditë)”, shkruan STIKO në të dhënat e aktualizuara të rekomandimit të vaksinës.

Në Britaninë e Madhe autoritetet e shëndetësisë vendosën për shkak të variantit të ri mjaft infektues të virusit për të vonuar dhënien e dozës së dytë, me qëllim që të marrin sa më shumë njerëz dozën e parë. Autoritetet britanike janë të mendimit, se një dozë e dyte deri në 12 javë me vonesë nuk ndikon në efektshmërinë e vaksinës.

Ekspertët e OBSH, kanë arritur në Kinë në kërkim të origjinës së koronavirusit

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në Kinë për të nisur hetimin e shumëpritur për origjinën e koronavirusit. Mediet shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh në Wuhan më 14 janar. Ata pritet të qëndrojnë për një muaj në qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në fund të vitit 2019. Ekspertët – nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami – do të fillojnë punën fillimisht në karantinë, dhe më pas do të zhvillojnë takimet me ekspertë kinezë përmes video-konferencave. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur zhgënjim një javë më parë për vonesat e krijuara në organizim të këtij udhëtimi.
Ai ka thënë se shkencëtarët do të fokusohen në atë sesi koronavirusi ka kaluar në njerëz. Studimi do të nisë në Wuhan për të identifikuar burimin potencial të infektimit për rastet fillestare”, ka thënë Tedros.

Indonezia, goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkallë të Richterit

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin Sulavesi të Indonezisë, duke vrarë së paku 26 njerëz, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqësive.

Dridhjet shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, duke bërë që njerëzit të largohen nga shtëpitë në mes të natës.

Shumë prej të vdekurve janë të varrosur nën rrënoja”, tha Ali Rahman, udhëheqës i Agjencisë lokale për Lehtësimin e katastrofave. Rahman, dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet, njoftoi REL.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me fuqi prej 6.2 shkallësh të Richterit ka pasur epiqendrën rreth 36 kilometra larg qarkut Mamuju të provincës Sulavesi. Indonezia, një arkipelag me 260 milionë njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.

J.Biden, zbulon paketën e ndihmës ekonomike

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Biden, i cili do të inaugurohet më 20 janar, e përshkroi situatën aktuale si një “krizë të vuajtjeve të thella njerëzore” dhe tha se nuk ka kohë për të humbur në adresimin e problemeve.

Paketa e ndihmës përfshin 415 miliardë dollarë për të forcuar përgjigjen ndaj virusit dhe shpërndarjen e vaksinave, rreth 1 trilion dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet dhe afërsisht 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla dhe komunitetet që janë goditur veçanërisht nga pandemia.

Biden pranoi se propozimi i tij “nuk vjen me çmim të lirë, por tha se nëse bëhen më shumë shpenzime tani, do të zvogëlohej dëmi afatgjatë ekonomik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka vrarë mbi 385,000 njerëz në SHBA

 

Masa të rrepta të sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit J. Biden

Një javë para ceremonisë së inaugurimit të presidenti të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, më 20 janar, masat e sigurisë në kryeqytetin Washington janë rritur.

Në ceremoninë që do të mbahet para Kongresit më 20 janar, forcat lokale dhe federale të sigurisë u vunë në gatishmëri të lartë në kryeqytetin Washington, për shkak të shqetësimeve se disa grupe mund të organizojnë protesta të armatosura dhe grupet e opozitës mund të përplasen. Gjithashtu, edhe për mbrojtjen e ndërtesës së Kongresit janë vendosur qindra anëtarë të Gardës Kombëtare, në Kongres dhe përreth.

Gjithsej pesë njerëz humbën jetën pasi mbështetësit e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, rrethuan ndërtesën e Kongresit në Washington, duke tejkaluar policinë për të hyrë brenda përmes dyerve dhe dritareve të thyera. Midis të vdekurve ishte oficeri i Policisë së Kongresit, Brian Sicknick

Greqia kërkon nga Turqia të pranoj migrantët që u është refuzuar kërkesa për azil

Greqia po kërkon nga Turqia që të marrë mbrapa rreth 1.500 persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

Athina u bëri thirrje autoriteteve të Bashkimit Evropian që të zbatojnë më me përpikëri një marrëveshje të cilën BE-ja e ka arritur me Turqinë në vitin 2016 për çështjen e migrantëve, raporton AFP. Marrëveshja BE-Turqi mundësoi ndaljen e rrjedhës së migrantëve në Evropë. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri migrantët që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell. Në viset veriore me vranësira mesatare dhe të reshura të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore dhe verilidnore.

Temperaturat në orën 13; Budvë 10 gradë, Herceg Novi 9, Tivar e Petrovac 8, Podgoricë e Ulqin 7, Cetinë 2, Nikshiq 1, Shavnik, Bjello Pole, Beranë e Guci 0, Plevlë, Andrijevicë e Plavë -2, Rozhajë -3, Kollashin -4 dhe në Zhablak -5 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i kthjellët, në viset jugore me diell kurse në veri me vranësira mesatare por i thatë.

Temperatura e mëngjesit prej -12 deri në 1 kurse më e larta e ditës prej -10 deri në 6 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се