Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 01. 2021. 00:00   >>  18:29

Ditari 13.01.2021

13.01.2021

Jemi në bisedime që disa kompani ti mbulojnë fluturimet e MA

Drejtori ekzekutiv i Aeroporteve të Malit të Zi , Danillo Orllandiq , ka kumtuar se kjo ndërmarrje është duke biseduar me 3 aviokompani për zëvendësimin eventual të fluturimeve drejt atyre destinacioneve , të cilat i kishte mbuluar Montenegro Arilines. Ai për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se bisedimet vazhdojnë rrjedhën e vetë, por pengesë paraqet epidemia e koronavirusit. “ Aeroportet e Malit të Zi janë duke biseduar me 3 aviokompani për zëvendësimin eventual të gjitha destinacioneve të cilat i kemi zhvilluar me Montenegro Arilines . Këto bisedime vazhdojnë në kahje të mirë, por Covidi paraqet problem, sepse një numër i madh i shteteve evropiane përsëri janë duke u mbyllur”, ka theksuar Orllandiq. Ai beson se prej muajit prill ose maj,do të realizohen një numër i konsiderueshëm i faturimeve, duke shtuar se ky do të jetë një vit sfidues, si për kompaninë dhe Aeroportet e Malit të Zi , ashtu edhe për ekonominë vendore . Ai ka shtuar se aktualisht më së miri funksionon linja drejtë Beogradit.

Radoviq drejtore e FIZH

Drejtore e re e Fondit investues zhvillimor, FIZH , është emëruar Irena Radoviq, kurse në kryesi të bordit të drejtorëve do të jetë Velizar Kallugjeroviq. Siç është kumtuar nga FIZH, sot është mbajtur seanca konsultative  e bordit të drejtorëve të Fondit, në të cilën kryetar i Këshillit të drejtorëve është zgjedhur juristi i diplomuar Velizar Kallugjeroviq. ”Në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të Fondit investues zhvillimor të mbajtur sot, nga funksioni i drejtorit ekzekutiv të Fondit është shkarkuar dr. Zoran Vukçeviq, kurse për drejtore të re të këtij fondi është emëruar dr. Irena Radoviq , doktoreshë e shkencave të ekonomisë”, është kumtuar nga Fondi për investimet zhvillimore.

Emërimet politike të kuadrove udhëheqës në kundërshtim me premtimet

Shpërndarja e paralajmëruar e pozicioneve strategjike dhe udhëheqësve të lartë janë në kundërshtim me hapjen e paralajmëruar më parë të administratës, inkurajimin e më të mirëve që të fitojnë punë dhe profesionalizimin e administratës shtetërore, konsideron Instituti Alternativa. Partitë përbërëse të koalicionit në pushtet, sipas shkrimit të gazetës “Pobjeda”, kanë arritur marrëveshjen për shpërndarjen e funksioneve, sipas të cilët koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” i kanë takuar dy të tretat e vendeve udhëheqëse, kurse vendet e tjera, në pajtim me mandatet e fituara në parlament , i ndajnë Koalicioni “Paqa është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza mbi të bardhën”. Nga Instituti Alternativa kanë theksuar se licitimi me emra dhe përkatësinë partiake me rastin e plotësimit të pozitave udhëheqëse, sidomos të atyre që parashihen me konkursin publikë, nuk është në frymën e profesionalizimit dhe as në frymën e joshjes së kuadrove më të mirë.

 

Pagesa për subvencione, pas 20 janarit

Ministria e zhvillimit ekonomik ka kumtuar se subvencionimi i rrogave për muajin dhjetor të vitit 2020 do të realizohen pas 20 janarit, pasi të krijohen kushtet ligjore për një gjë të tillë.”Agjencia për mbrojtjen e konkurrencës është duke zhvilluar procedurën e vlerësimit të paketës së parë dhe të tretë të masave socio-ekonomike. Pas këtij vlerësimi do të krijohen kushtet për pagesën e subvencioneve për muajin dhjetor të vitit të kaluar, si dhe përkrahja e paraparë për tremujorin e parë të këtij viti”, ka kumtuar në Tuiter Ministria për zhvillimin ekonomik e Malit të Zi. Kovid regjistri i ndarjes së ndihmave shtetërore është në dispozicion në faqen e internetit të Agjencisë për mbrojtjen e konkurrencës.

Nuk do ta nënshkruaj propozimin për shkarkimin e Dakiqit

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq , ka kumtuar se nuk do të nënshkruaj propozim vendimin për shkarkimin e shefit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi , gjeneral majorit Dragutin Dakiq dhe të majorit Rajko Peshiq. Presidenti ka theksuar se në vend të nënshkrimit do të caktojë mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Gjukanoviq ka theksuar se nga Ministria e mbrojtjes e ka marrë propozim vendimin për shkarkimin e shefit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral majorit Dragutin Dakiq. Njëkohësisht i është dorëzuar edhe një ekzemplar i propozimit për shkarkimin dhe ndërprerjen e shërbimit për gjeneral majorin Rajko Peshiq. Presidenti përkujton se vendimi për emërimin dhe shkarkimin e shefit të shtabit të përgjithshëm është ekskluzivisht në kompetencat e Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Këshilli për mbrojtje dhe siguri, siç ka theksuar Gjukanoviq , vendimet i sjell me koncensus në bazë të nenit 8 të rregullores për punën. 

 

EBRD dhe NALED ndihmojnë në punën e inspeksioneve malazeze

Banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim, EBRD dhe Shoqata publike – private për avancimin e mjedisit afaristë, NALED , do të ofrojnë ndihmë në reformimin e mbikëqyrjes inspektive në Mal të Zi, është kumtuar nga Drejtoria për punët inspektive. EBRD , për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i ka sjell rajonit rrezikun nga rritja e ekonomisë informale në të gjitha fushat, është vendosur për reagim të shpejt dhe pas përkrahjes për reformat e inspektimit në Serbi, do të ndihmojë edhe në formimin e mbikëqyrjes inspektive edhe në Mal të Zi. Koordinuesja e projektit, Jelena Qirkoviq ka kumtuar se përmirësimi i mjedisit afaristë dhe investues është njëri ndër prioritetet e kësaj banke në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka shtuar se e gëzon fakti që me njohuritë e fituara nga NALED do të shfrytëzohen për përkrahjen e reformës së organeve inspektive në Mal të Zi në bashkëpunim me Drejtorinë për punët inspektive.

 

Në Podgoricë dhe Beranë 48 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Qendrën klinike të Malit të Zi janë të shtruar 103 pacientë kovid pozitiv, kurse në spitalin e përgjithshëm në Beranë 33 pacientë të sëmurë nga koronavirusi.” Në Qendrën klinike të Malit të Zi aktualisht janë duke u trajtuar 103 pacientë Covid pozitiv, 40 prej të cilëve janë në rrezik për jetën”, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Nga ana tjetër nga spitali në Beranë kanë theksuar se 8 pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv. Siç theksohet, në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 33 pacientë Covid pozitiv. Përndryshe,numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale në Mal të Zi me koronavirus është 9687 persona.

Edhe një humbje jete dhe 519 të infektuar

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik, si dhe laboratorët tjera publike dhe private, të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me Covid 19, deri dje pasdite kanë përfunduar analizat e 2157 mostrave në mesin e të cilave 519 kanë rezultuar pozitiv. Deri dje në ora 17 Institutit i është konfirmuar edhe një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me Covid-19 i një pacientit 68 vjeçar nga Tivari. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes , si pasojë e infektimit me koronavirus prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 721, kurse prej fillimit të pandemisë 730.Të theksojmë se deri dje në ora 17 është konfirmuar edhe shërimi i 426 pacientëve.

 Anëtarësimi i Kosovë s`është vetëm çështje politike

u.d. Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Bruksel u mirëprit sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D`Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.

Zonja Osmani i falënderoi për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si për dhe procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit. Më tej, u.d. Presidentja  Osmani theksoi rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane.

 Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

 Duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, investimit në arsim dhe shëndetësi për zhvillimin e vendit, u.d. Osmani tha që Belgjika mbetet një shtet model për Kosovën për shumë prej të arriturave të saj.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. U.d. Presidentja Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunim ekonomik, si dhe rimëkëmbjen duke investuar në arsim, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit, si dhe në avancimin e përfaqësimit gjinor në çdo fushë.

 
Lajçak zbulon datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.

“Nuk është momenti për të organizuar një takim të ri. Ne kemi nevojë për një qeveri të re me një mandat të fortë që do të vazhdojë procesin e dialogut”, tha Lajçak, duke bërë të ditur se dialogu vazhdon pas 14 shkurtit.

Duke komentuar ndryshimet në administratën amerikane që do të ndodhin pas inaugurimit të demokratit Joe Biden, si president i Shteteve të Bashkuara, më 20 janar, Lajçak tha se ishte i inkurajuar nga emërimet e reja në administratën e ardhshme, të cilat, siç tha ai, “nuk kanë nevojë për mësime rreth rajonit” sepse ata janë njerëz që kanë njohuri me proceset në Ballkanin Perëndimor.

“Jam optimist sepse administrata e re po emëron njerëz që e njohin Ballkanin Perëndimor, që ndjejnë përgjegjësi për rajonin. Ata që tashmë janë emëruar, nuk kanë nevojë që të marrin ligjërata për rajonin. Është administratë e re, por që po emëron njerëz të dëshmuar si partner të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, pranoi se nuk kishte pasur asnjë koordinim midis Brukselit dhe Uashingtonit në vitin e kaluar.

Gjermania përgatit masa të reja

Gjermania do të vazhdojë masat e bllokimit edhe më tej.

Ky shtet nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit.

Kështu tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Nuk do të jetë e mundur të lirohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt”, i tha një radiostacioni gjerman të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për efektet e fushatës së vaksinimit për të filluar.

“Bild” raportoi të martën se kancelarja Angela Merkel i kishte thënë një takimi të ligjvënësve se bllokimi aktual mund të zgjasë deri në fillim të prillit.

Kabineti gjerman është vendosur të takohet më vonë sot për të miratuar kontrolle më të rrepta mbi njerëzit që hyjnë në vend pasi një bllokim kombëtar u shtrëngua javën e kaluar dhe u shtri në fund të janarit.

Rregullat e reja do të kërkojnë që njerëzit që vijnë nga vendet me ngarkesa të mëdha ose ku qarkullon një lloj i ri, më virulent i virusit për të bërë një test për sëmundjen.

 

 
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane e konfirmon Bidenin si komandant 

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane të martën u dërgoi mesazh ushtarëve dhe zyrtarëve ushtarakë duke thënë se Joe Biden më 20 janar do të bëhet komandant suprem i forcave të armatosura.

“Më 20 janar 20121, në përputhje me Kushtetutën, i konfirmuar nga shtetet dhe gjykatat dhe i certifikuar nga Kongresi, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të inaugurohet dhe do të bëhet komandanti i përgjithshëm i 46-të”, thuhet në shkresën e krerëve ushtarakë.

Në mesazhin dërguar ushtrisë gjithashtu kritikohet sulmi i përkrahësve të Trumpit ndaj ndërtesës së Capitol-it, duke e cilësuar atë si kryengritje të dhunshme dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kongresit dhe kushtetutës, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

“Të drejtat e lirisë së shprehjes dhe grumbullimit nuk ia japin askujt të drejtën për t’iu drejtuar dhunës, rebelimit dhe kryengritjes”, thuhet më tej në mesazh.

Kjo deklaratë erdhi një javë pasi një grup i përkrahësve të presidentit në largim, Donald Trump, e sulmuan ndërtesën e Capitol-it, duke lënë pesë persona të vdekur. Trumpi po akuzohet për nxitje të kësaj dhune dhe mund të përballet me shkarkim.

 

Itali: Nis gjyqi më i madh kundër mafias në dekada 

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë po përballen me drejtësinë.

Gjykimi i 355 anëtarëve të dyshuar të rrjetit të gjerë të krimit Ndrangheta, si dhe politikanëve, avokatëve, biznesmenëve dhe të tjerëve të akuzuar filloi në rajonin jugor të Kalabrisë më 13 janar.

Ky konsiderohet të jetë procesi gjyqësor më i madhi për krim të organizuar në Itali pas më shumë se 30 vjetësh. Të dyshuarit po përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të paraqiten në gjykim, i cili po zhvillohet në një ndërtesë të sigurisë së lartë në qytetin e Lamezia Terme, e cila është në zemër të territorit ku vepron “Ndrangheta”.

                    

Irani mban stërvitje raketore

Ushtria iraniane ka nisur stërvitjet e raketave detare me rreze të shkurtër në Gjirin e Omanit, raportuan mediat shtetërore.

Televizioni shtetëror tha më 13 janar se anija luftarake logjistike Makran, e përshkruar si anija ushtarake më e madhe e Iranit, dhe anija që shërben për lëshimin e raketave Zereh, po merrnin pjesë në stërvitjet dy-ditore.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur që nga viti 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare midis Teheranit dhe fuqive botërore, duke argumentuar se marrëveshja e vitit 2015 nuk ishte e mirë.

Administrata amerikane gjithashtu vendosi sanksione shkatërruese mbi Iranin në një përpjekje për të detyruar Teheranin të negocionte një marrëveshje të re që do të adresonte gjithashtu programet raketore të vendit dhe mbështetjen e tij për grupet militante në vendet tjera të rajonit.

 

Nesër mot kryesisht i vranët ,me reshje të shiut ,skllotë dhe borë

Në Mal të Zi mban mot  me vranësira mesatare deri krejt i vranët , në veri vende- vende  me borë të dobët. Frynë erë e  dobët deri mesatare  nga drejtimet veriore. Temperaturat e shënuara në orën  13:Tivar 12, Ulqin e Podgoricë 11, H.Novi 10, Cetinë 7, Petrovac 6, Nikshiq 5, Kollashin 2, Plevle, Shavnik ,B.Pole e Guci 0,  Beranë ,Andrievicë e Plavë -1, Plluzhinë – 2, Zhablak – 3 dhe në Rozhajë – 4 gradë.

Për nesër meteorologët  parashohin mot  kryesisht të vranët , në viset e ulëta jugore  me reshje të shiut  ,kurse në pjesët e tjera  kryesisht me skllotë dhe borë.  Do të fryjë ere  mesatare deri e fortë  nga drejtimet veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit prej - 13 deri në 4,kurse më e larta e ditës  prej -5 deri në 10 gradë.

  

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се