Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 01. 2021. 00:00   >>  18:45

Ditari 12.01.2021

12.01.2021

Në gjendje kritike 40 pacientë

Në Qendrën Klinike të malit të Zi aktualisht janë të shtruar 101 pacientë pozitiv në Covid 19, 40 prej të cilëve janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë, laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e korona virusit të ri kanë regjistruar 388 raste të reja të infektimit. Deri dje në orën 17 e 30 minuta Institutit për shëndetin publik i është konfirmuar edhe humbja e tjetës të 4 personave si pasoj e infektimit me korona virus.

Mbështetje e plotë për Malin e Zi drejt BE

Kryeministri, Zdravko krivokapiq, ka biseduar sot me ambasadorin e Hungarisë në Podogoricë, Jozef Negjeshi. Hungaria, siç është kumtuar në Tuiterin e Qeverisë, i jep përkrahje të plotë Malit të Zi, në rrugën drejtë anëtarësimit në BE.

“Kemi arritur marrëveshjen që të përparojmë marrëdhëniet në shumë fusha, para së gjithash në shëndetësi dhe në arsim. Më gëzon dhe interesimi i kompanive hungareze që të investojmë në Mal të Zi, sidomos në sektorin IT”, është kumtuar nga Qeveria.

Abazoviq është dëgjuar lidhur me kërcënimet, rushfetin....

Prokurori kryesor special, Milivoje Katiniq, ka konfirmuar për gazetën “Dan”, se nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dhënë prokurorit deklaratë me rastin e kërcënimeve të cilat i janë drejtuar përmes rrjeteve shoqërore.

Ai, ka kumtuar se janë në vazhdim hetimet në raport me deklaratën e Abazoviqit, se dikush i ka ofruar një shumë të caktuar të parave për ç’gjë ka folur në emisionin “Naçisto”. Katniq, nuk ka dëshiruar të kumtojë nëse në rastin konkret bëhet fjalë për korrupsion politikë, por ka theksuar se prokuroria do ti bëjë të gjitha hetimet lidhur me rastin dhe pastaj do të vërtetohet nëse ky rast është në kompetencat e prokurorit special të shtetit. Përfaqësuesit e Lëvizjes qytetare URA, kanë kumtuar paradokohe se kryetari i kësaj partie ka marrë kërcënime serioze. Mediet kanë publikuar se Abazoviqit, i ka kërcënuar një anëtarë i grupit kriminal nga rajoni.

Do të duhen përpjekje shtesë që të përmirësohen marrëdhëniet me BH

Diplomati shumëvjeçar i Malit të Zi, ish ministër i punëve të jashtme, Branko Llukovac, në intervistën për gazetën “Dnevne Novine” ka vlerësuar se kryeministri Zdravko Krivokapiq, duke uruar Ditën e Republikës Srpska  u ka bërë dëm marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe BH si dhe raporteve të mira fqinjësore dhe rajonale.

Ai, për “Dnevne Novine”, ka vlerësuar se me një hap të tillë u është bërë dëm marrëdhënieve miqësore të Malit të Zi me BH si dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe rajonale për shkak të cilave Mali i Zi ka qenë i njohur si faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal”. Në rastin tonë, motivi kryesor është krejtësisht ndryshe; rivokimi, andaj edhe sugjerimi që biletat të priten në një drejtim, duke mos theksuar se sa do të zgjasin konsultimet e tilla dhe kur ata do të kthehen në detyrë, theksuar Llukovac. Duke pasur para sysh pandeminë dhe lidhjet e reduktuara të komunikacionit si dhe situatën e rëndë ekonomike në vend, Llukovac konsideron se momenti për një takim të tillë të shefave të misioneve tona diplomatike nuk është zgjidhur në momentin e duhur.

Beçiq u bënë vizitë tri bashkësive fetare në Tivar

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, u ka bërë sot vizitë tri bashkësive fetare në Tivar, në qytetin siç ka theksuar ai në Tuiter, i cili “ka qenë dhe ka mbetur mjedis i cili në mënyrën më të mirë dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë dhe bashkëjetesës shumë nacionale dhe shumë etnike”.

“Kam pasur kënaqësi të veçantë që të vizitojë tri bashkësitë fetare në Tivar, komunë kjo e cila ka qenë dhe mbetet e njohur  si mjedis i cili në mënyrën më të mirë të mundshme dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë shumë nacionale dhe shumë konfesionale si dhe të bashkëjetesës”. Beçiq, ka shkruar se në tempullin e Shën Gjonit, në njërin nga  objektet më të bukura ortodokse , ka biseduar me protojereun, Sllobodan Zekoviq. Me këtë rast, siç ka theksuar Beçiq, edhe njëherë është bindur në kontributin e madh të cilin e jep Kisha ortodokse për ndërtimin e pajtimit në Mal të Zi.

Beçiq ka theksuar se gjatë takimit dhe bisedimeve miqësore, Monsinjori Rrok Gjonlleshaj, arqipeshkv i Tivarit, e ka njoftuar atë me trashëgiminë e pasur kulturore të  Kishës katolike në territorin e qytetit të Tivarit dhe në tërë Malin e Zi, me ç’rast , siç thekson ai, janë pajtuar në bindjen për rolin e pa shmangshëm të cilin e luan kjo kishë  në ndërtimin e Malit të Zi, si shtet qytetarë.

Mënyra e udhëheqjes së politikës e largon Malin e Zi nga anëtarësimi në BE

Mënyra në të cilën partitë parlamentare e zhvillojnë dhe e kuptojnë politikën vazhdon ta largojë Malin e Zi nga plotësimi i kriteriumeve politike për anëtarësim në Bashkimin Evropianë, konsideron Qendra për tranzicionin demokratikë. Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Dragan Koprivica, ka deklaruar se, pas fillimit të mirë të punës së parlamentit, Mali i Zi, ka ardhur në situatë pothuaj se identike me përbërjen e mëparshme parlamentare. “Mënyra e kuptimit dhe e udhëheqjes së politikës nga partitë parlamentare vazhdon ta distancojë Malin e Zi nga plotësimi i kritereve  politike për anëtarësim në BE dhe, nëse vazhdohet kështu, pothuaj se është e qartë se shteti dhe shoqëria jonë, brenda një kohe të shkurtër, nuk do të përjetojnë transformimin e domosdoshëm”, ka theksuar Koprivica. Sipas fjalëve të tij, janë  të rrallë ata deputet të cilët flasin për reformën zgjedhore, zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, zgjedhjen e anëtarëve të kolegjit gjyqësor, të gjykatësve të gjyqit Kushtetues, etj. Sipas fjalëve të tij, shoqëria malazeze paguan çmim tejet të lartë të zvarritjeve shumëvjeçare lidhur me ligjin për liritë fetare.

G. Nimanbegu: Qeveria shkarkon kuadrot e listës shqiptare

Raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj popujve pakicë,  shihet edhe përmes shkarkimit të  kuadrove të Listës shqiptare, ka kumtuar deputeti, Genc Nimanbegu. Ai, ka vlerësuar se ftesa publike e drejtuar listës shqiptare që të jetë pjesë e Qeverisë, nuk ka qenë e sinqertë, por vetëm demagogjike dhe protokollare, gjë të cilën,  siç ka theksuar ai e vërteton edhe mënyra e shkarkimit të funksionarëve të kësaj liste, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e arsimit dhe në ministrinë e turizmit dhe të cilët ishin pranuar në bazë të  konkursit publikë. Sipas fjalëve të tij, liderët të cilët e përbëjnë shumicën “kanë  shtrirë dorën e bashkëpunimit”, për pakicat duke nënshkruar edhe një “marrëveshje famoze”, me ç’rast obligohen se edhe pakicat do të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. “Opinioni i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtarë, me siguri është bindur se pushteti i ri do  të implementojë principe të reja “demokratike” pa revanshizëm dhe përmes respektimit të profesionalitetit, me aktet e fundit një gjë e tillë ka dal në  sipërfaqe dhe njëkohësisht, marrëveshja si e rreme ose ndoshta revanshizmi si pjesë e pushtetit”, ka theksuar Nimanbegu, transmeton Portali i RTMZ. Ai ka theksuar se informatat për shkarkimet personale i kanë marrë në Ueb faqen e Qeverisë.

V.Osmani; Procesi i Integrimit në BE, qëllim parësor i politikës kosovare

Në kuadër të vizitës dy ditore në Bruksel, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, është takuar me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.  Ajo, shprehu mirënjohjen e saj ndaj BE-së për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Republikën e Kosovës, e sidomos përgjatë periudhës së përballjes me pandeminë Covid-19. U diskutua lidhur me mbështetjen e mëtejme të BE-së në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës si dhe për Planin e investimeve ekonomike.

Osmani, tha se procesi i integrimit në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, duke konfirmuar vullnetin e institucioneve të vendit dhe të gjithë qytetarëve për avancim të mëtutjeshëm në këtë proces.

A.Vuçiq; Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje me Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon.

Duke folur për një televizion lokal serb, Vuçiq tha se ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte “po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”.

Ajo ka nxitur reagime për dhe kundër, si në Kosovë dhe në Serbi, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Autoritetet në Kosovë përfundimisht e kanë hedhur poshtë idenë e tillë, duke thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Vuçiq, duke folur për mediat serbe, tha po ashtu se “shqiptarët kanë marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit”.

Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por palët kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për mosrespektimin e pikave të saj.

Kosova dhe Serbia, tash e dhjetë vjet gati, janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve.

M.Llajçak; Bashkëpunimi i ripërtërirë i BE dhe SHBA me Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka takuar sot në Bruksel ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në Twiter. Siç ka njoftuar ai në këtë takim është diskutuar për ripërtëritjen tashmë të konfirmuar të raporteve të forta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor. “Mirëprita në Bruksel, sot Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Phil Reeker. Ne konfirmuam bashkëpunimin e ripërtërirë të fortë me Ballkanin Perëndimor. Ne kemi folur gjithashtu për situatën në rajon në detaje dhe për aktivitetet e ardhshme”, ka shkruar Lajçak

 

FBI, paralajmëron për protesta të armatosura në 50 shtete amerikane 

FBI ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të armatosura në 50 shtetet federale amerikane nëse Partia Demokratike vazhdon të kërkojë shkarkimin e presidentit Donald Trump para se të skadojë mandati i tij më 20 janar.

Kjo, njoftua nga ABC News mbi bazën e një shënimi të brendshëm të FBI, i cili paralajmëron për një “kryengritje të madhe” të mundshme dhe thuhet se FBI ‘ka marrë informacion se një grup i armatosur i paidentifikuar synon të drejtohet në Uashington më 16 janar’.

Agjencitë federale të zbatimit të ligjit kanë këshilluar agjencitë e policisë që të rrisin numrin e rojeve të sigurisë në institucionet shtetërore në të gjithë vendin, pas trazirave në Capitol Hill.

Pas atyre ngjarjeve, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve shtynë iniciativën për zëvendëspresidentin Mike Pence dhe qeverinë për t’u thirrur në amendamentin e 25-të, i cili do ta shpallte Trumpin të paaftë për të kryer detyrat presidenciale dhe të emërojë Pence si president në detyrë deri në inaugurimin e Biden.

Sidoqoftë, kjo përpjekje u bllokua nga republikani Alec Mooney nga Virginia Perëndimore.

Inaugurimi i Joe Biden është planifikuar për 20 janar. Në ndërkohë, Trump miratoi shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington deri më 24 janar, e cila do të mundësojë angazhimin e një numri më të madh të policisë në vend

 

Më tepër se 91 milion të infektuar me Covid 19 në Botë

Më tepër se 91 milionë e 386 mijë e 293 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 në botë

Sipsa faqes botërore të statistikave, worldometers.info, deri tani 1 milionë e 955 mijë e 92 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 65 milionë e 405 mijë e 428 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 23 milionë e 143 mijë e 197 raste, pastaj India me 10 milionë e 479 mijë e 913 raste, Brazili me 8 milionë e 133 mijë e 833 raste, Rusia me 3 milionë e 448 mijë e 203 raste dhe Britania me 3 milionë e 118 mijë e 518 raste.

 

Astra Zeneca, aplikon te BE për autorizimin e vaksinës anticovid

AstraZeneca aplikoi te Bashkimi Evropian për autorizimin e vaksinës anti-COVID-19, që kjo kompani farmaceutike britanike e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se opinionin për autorizim të kushtëzuar të vaksinës mund ta lëshojë deri më 29 janar. Nëse miratohet nga EMA dhe aprovohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër sëmundjes COVID-19, që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së.Dy vaksinat e miratuara tash për tash janë Pfizer/BioNTech and Moderna. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aplikimi i AstraZenecas është një “lajm i mirë”.

 

Erdogan, ka shprehur dëshirën për përmirësimin e raporteve me BE

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka të njëjtin vullnet.

Komentet e Erdogan pasojnë një vit tensionesh me BE-në, që përfshijnë politikën e jashtme më këmbëngulëse të Turqisë në Mesdheun lindor, si dhe tensionet në Libi dhe pjesë të Lindjes së Mesme. Marrëdhëniet e Turqisë janë acaruar veçanërisht me Greqinë dhe fuqinë evropiane Francën.

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i thatë

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve veriore. Temperatura në orën 13; Podgoricë e Petrovac 12 gradë, Tivar e Herceg Novi 11, Ulqin 10,  Nikshiq 6, Cetinë 5, Beranë 3, Bjello Pole, Andrijevic, Shavnik, Plavë  e Rozhajë 2, Plevlë e Kollashin 1, dhe në Zhablak e Plluzhinë 0.

Nesër, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasditës janë të mundshme të reshura të dobëta. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme, në orët e pasditës  deri e fortë, e drejtimeve veriore dhe verilindore.

Temperatura e mëngjesit prej - 8 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej  - 2 deri në 13 gradë celsius.    

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се