Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 01. 2021. 00:00 >> 17:44

Ditari 11.01.2021

11.01.2021

Hiqet masa e ndalimit të komunikacionit nderurban gjatë fundjavës

Përfaqësuesit e Ministrisë së shëndertësisë dhe të Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi mbajtën sot një konferencë për gazetrët,, në të cilën u kumtuan disa risi lidhur me masat që duhet të respektohen në kohën e pandemisë së korona virusit. Prej nesër hiqen masat e pengimit të komunikacionit ndërurbanë gjatë fundjavës kështu që në të ardhmen qarkullimi do të jetë i lire. Masa e dytë ka të bëjë me hyrjen e lire të nënshtetasve të Malit të Zi dhe të nënshtetasve të vendeve të huaja në vendin tone pa obligim të testimit në korona virus , ka kumtuar në konferencën e sotme për gazetarët ministrja e shëndertësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Ajo në këtë konferencë po ashtu ka theksuar se situate aktule epidemiologjike në Mal të Zi është diçka më e volitshme krahasuar me periudhën e para festive të fundvitit dhe për këtë arsye disa masa janë korigjuar. Ajo megjithatë ka shtuar se ndalohet organizimi i pritjes të Vitit të Ri në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe kjo masë ka të bëjë me kreminin e Vitit të ri 2021 i cili festohet sipas kalendarit julianë. Ndër masat e reja është se në objektet hioteljerike ndalohen programet muzikore që kanë qenë të rendomta në këto objekte. Ajo ka shtuar se objektet hotelejerike do të punojnë sipas orarit të vërtetuar deri tani. Bojoviq në konferencën për gazetarët shprehu besimin se vaksina kundër korona virusit në Mal të Zi do të arrijë deri kah fundi i këtij muaji. Në Konferencë për gazetarët kanë folur edhe drejtori i Institutit për shëndetin publikë Igor Galiq, ministri për zhvillimin ekonomik i Malit të Zi Jakov Millatoviq si dhe anëtarja e komisionit të Institutit për shëndetin publlikë dr Milenka Stojiq.

Edhe 432 raste të reja dhe 4 humbje të jetës

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë dhe laboratorët tjera private dhe publike të cilat bëjnë diagnostifikimin e infeksionit me korona virusin e ri deri dje në ora 17 kanë regjistruar 432 raste të reja të infektimit me SARS-COV-2 nga 2006 analiza të kryera. Deri dje institutit për shëndetin publikë i janë konfirmuar edhe 4 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid 19 të pacientëve nga Plevla, Cetina, Tivari dhe Ulqini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me korona virus prej fillimit të qershorit të vitit të kaluar është 716, kurse prej fillimit të pandemisë 725. Deri dje në ora 17 e 30 minuta është konfirmuar edhe shërimi i 461 pacientit. Numri i përgjithshëm i i rasteve aktuale aktive të infektuar me Covid 19 në Mal të Zi është 9 mijë e 492 persona. Nga fillimi i vitit numri ii përgjithsëm i rasteve të regjistruara të infektimit me korona virus është 52 mijë e 431 person.

Në Podgoricë 38 pacientë të infektuar me virusin korona janë në rrezik jete

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë 38 pacientë të infektuar me virusin korona janë në rrezik jete, derisa në spitalin e përgjithshëm të Beranës tetë pacientë janë në gjendje të rëndë, njoftohet nga këto institucione shëndetësore. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht të hospitalizuar janë 105 pacientë të infektuar me koronavirus. Në spitalin e përgjithshëm të Beranës në kurim janë 35 kovid pacientë.

Synim për anëtarësim në BE të jetë viti 225

Pikë orientimi i institucioneve të Malit të Zi duhet të jetë viti 2025 si suazë për anëtarësim i cili është paraparë me dokumentët strategjike të BE , ka deklaruar bashkëbiseduesja kryesore e Malit të Zi me BE Zorka Kordiq. Ajo për gazetën “Pobjeda” ka deklaruar se kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2023 e gjithë trashëgimia juridike e BE duhet të transferohet në legjislaturën vendore. Kordiq ka vlerësuar se është orientim strategjik i Qeverisë së re që deri në fund të këtij mandati të sigurojë gatishmërinë vendore të Malit të Zi për anëtarësim në BE. Malli i Zi, i cili tani , siç ka përkujtuar ajo , është shteti i vetëm aspirantë i cili ka hapur të gjithë kapitujt negociues , në vitin rrjedhës vëmendje të veçantë do tu kushtojë plotësimit të masave të prapambetura të përkohshme nga kapitulli 23 , drejtësia dhe të drejtat themelore dhe kapitulli 24 – Liria drejtësia dhe siguria” .

Peroviq - nuk ekziston çfardo ndikimi politik në punën e agjencisë

Drejtoresha e Agjencisë për parandalimin e korrupsionit Jelena Peroviq ka thënë se prej se është emëruar në qershor në këtë funksion, asnjë funksionar publik nuk është liruar nga përgjegjësia në bazë të përkatësisë partiake apo politike, as në çfarëdo kriteri tjetër. Peroviq pohon se nuk ekziston çfardo ndikimi politik në punën e agjencisë dhe se kjo tregon joselektivitet në ruajtjen e interesit publik. Ligji mbi parandalimin e korrupsionit dhe të tjerat ligje nga kompetenca e agjencisë trajtojnë të gjithë njëjtë pa dallim, deklaro Peroviq për gazetën DAN. Duke komentuar veprimet eventuale kundër funksionarëve më të lartë të ish pushtetit, Peroviq thotë se çdo iniciativë kundër tyre e ngritur në agjenci ka shërbyer si bazë për fillimin e procesit sipas detyrës zyrtare. Në këto lëndë janë siguruar vendime ose ato janë në fazën e hetimit, kurse vendimet do të sjellën menjëherë pasi të arrihen kushtet ligjore. Agjencia heton të dhënat lidhur me pasurinë e funksionarëve publik, duke përfshirë këtu edhe bartësit e funksioneve më të larta shtetërore, pohon Peroviq.

OJQ të propozojnë përfaqësuesit e vetë në Komisionin për luftën kundër korrupsionit

Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë u ka bërë ftesë organizatave joqeveritare, OJQ , që të propozojnë përfaqësuesin e vetë në Këshillin nacional për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Nga Qeveria kanë kumtuar se për anëtarë të Këshillit nacional për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë mund të propozojnë vetëm një përfaqësues. “Përfaqësuesi i OJQ në trupin punues duhet të ketë vendbanimin në Mal të Zi, përvojë pune në sferën e antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit si dhe në fushat me të cilat ka të bëjë çështja të cilat i shqyrton ky trup punues dhe të mos jetë anëtarë i organeve të ndonjë partie politike, të mos jetë funksionarë publikë, respektivisht nëpunës shtetëror” thuhet në ftesën publike. Afati për dorëzimin e propozimeve të përfaqësuesit të OJQ është 10 ditë duke filluar nga dita e shpalljes së ftesës në faqen e Internetit të Qeverisë dhe në Portalin e- Uprava .

Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke ose në të kundërtën, Kosova do t’i zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë. “Të gjitha pa përjashtim, të gjitha masat që Serbia i drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do t’i drejtojmë kah Serbia”, ka thënë Hoti pas një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Megjithatë, Hoti tha se beson që me përfshirjen e “partnerëve ndërkombëtarë që kemi arritur në këtë proces” nuk do të ketë nevojë të që aplikohen këto masa ekstreme, pasi sipas tij, çdo ditë po bëhet progres drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Kryeministri në detyrë i Kosovës i bëri këto komente pasi u pyet se si do të veprojë Kosova në raste se Serbia pengon dërgimin e librave shkollorë për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilat institucionet e Kosovës parashohin t’i dërgojnë në këtë pjesë të Serbisë gjatë këtij viti. Dërgimi i librave, por edhe një sërë projektesh tjera janë paraparë në programin e Zyrës për Luginën e Preshevës, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës. Në kuadër të këtij programi parashihet ndihma për organizatat joqeveritare në Luginën e Preshevës, pastaj ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe projekte tjera, përfshirë edhe një studim për gjendjen sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ka disa muaj që Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq nuk kanë zhvilluar raunde të reja të bisedimeve. Nga BE-ja është thënë se takimet në nivel politik nuk po mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit. BE-ja ka thënë se ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

​Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Ditën e sotme Serbia e lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë ta marrin. Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, do të ndihmojë autoritetet në "planifikimin e nevojave të mëtejshme në sistem dhe përfshirjen e të dhënave në planin e vaksinimit masiv". "Nga sot, aplikimi do të fillojë përmes portalit të qeverisë, ku të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirën e tyre për t'u vaksinuar nga e enjtja me14 janar. Aplikim do të jetë i mundur edhe përmes telefonit", tha Bërnabiq.

Më 11 janar Shqipëria fillon procesin e vaksinimit kundër COVID-19

​Në Shqipëri vaksinimi kundër COVID-19 pritet të fillojë ditën e sotme. Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai nuk ka njoftuar për sasinë e vaksinave që kanë arritur në Tiranë. Fillimin e imunizimit Rama e kishte paralajmëruar disa ditë më parë. Më 1 janar, ai pati thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. “Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar të zmbrapsjes përfundimtare të këtij armiku të padukshëm”, ka thënë kryeministri shqiptar. Rama po ashtu pati bërë të ditur se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë. Kosova ende nuk e ka nisur procesin e vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt dhe do të nisë fushata e vaksinimit, sipas grupeve me prioritet, të përcaktuara në një strategji të imunizimit. Më 5 janar, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se Kosova ka siguruar 500,000 vaksina anti-COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer. Sipas tij, konfirmimi për sigurimin e tyre e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer-it, gjatë një takimi online që e kanë zhvilluar me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

​Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe ka thënë se qindra shërbime tjera spitalore do të jenë të qasshme më vonë gjatë kësaj jave. Qeveria britanike synon të vaksinojë 15 milionë persona në Mbretëri të Bashkuar - ata mbi moshën 70-vjeçare, punëtorët shëndetësorë dhe atyre që u duhet mbrojtje – deri në mesin e muajit shkurt.

Autoritetet shëndetësore në Britani kanë paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë “më të rëndat e pandemisë” për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit. Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock do të prezantojë planin qeveritar për vaksinim përmes një konference për media më vonë gjatë ditës. Qeveria e këtij shteti pritet që të publikojë edhe të dhënat e para që tregojnë se sa njerëz janë vaksinuar deri më tani. Këto shifra do të bëhet publike, pasi Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 80,000 persona të vdekur me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit

Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin. Ministria kineze e Shëndetësisë ka thënë se në Hebei janë raportuar 82 raste të reja lokale ditën e djeshme. Shqetësimet për shpërthime të reja kanë ardhur teksa Kina ka injoruar 11 janarin, përvjetorin e parë të vdekjes së parë në Vuhan, të shkaktuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Një vit më parë, mediat kineze kanë raportuar për vdekjen e një 61-vjeçari nga një virus i panjohur. Burri është thënë se ka vizituar një treg të kafshëve në Vuhan, ku ka shpërthyer fillimisht virusi, ndonëse kushtet ende janë të paqarta. Vuhani i është kthyer normalitetit pas disa javëve të izolimit të plotë në fillim të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me koronavirus deri më tani janë infektuar mbi 90 milionë persona dhe 1.9 milion pacientë kanë vdekur. Numri i vërtetë i të infektuarve në nivel global besohet se është shumë më i madh. Kina është kritikuar për mënyrën sesi ka menaxhuar koronavirusin, duke përfshirë tentimet për të heshtur dëshmitarët si dhe për dështim të raportimit të rasteve të infektimit në janar të vitit të kaluar. Megjithatë, ky vend konsiderohet se ka arritur të mposhtë virusin, ndërkohë që shumë shtete përballen me shifra të pakontrollueshme.​

​Ekspertët e OBSH-së për koronavirus vizitojnë Kinën të enjten

Dhjetë shkencëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të vizitojnë Kinën të enjten, për të hetuar origjinën e koronavirusit, kanë thënë sot autoritetet, pas më shumë se një viti prej kur ka nisur pandemia, dhe në mesin e akuzave se Pekini ka tentuar të pengojë hetimet. Misioni i shumëpritur përbën rëndësi të madhe politike, në kohën kur pandemia e koronavirusit ka shkatërruar botën, ka shkaktuar gati 2 milionë vdekje dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë. Organizata Botërore e Shëndetësisë “do të kryejë hetim të përbashkët për origjinën e koronavirusit, bashkë me shkencëtarët kinezë”, ka thënë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë. Shtyrja e misionit në minutën e fundit më herët gjatë këtij muaji, është pritur me kritika të mëdha nga udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai ka thënë se ka qenë “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk ka autorizuar hyrjen e ekipit – sidomos pasi dy anëtarë veçse janë nisur. Ekspertët e OBSH-së do të duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës për dy javë pas hyrjes në Kinë. Më pas ata pritet të vizitojnë Vuhanin – qytetin ku është identifikuar për herë të parë virusi në vitin 2019.

​Papa u bën thirrje amerikanëve të tregojnë "ndjenjën e përgjegjësisë"

Papa Françesku ditën e djeshme u ka bërë thirrje amerikanëve tregojnë "ndjenjën e tyre të përgjegjësisë" dhe mbështetjen për vlerat demokratike, ndërsa shprehu pikëllim për sulmet e dhunshme ndaj Kongresit që ndodhën të mërkurën. Në mesin e pesë viktimave nga trazirat, ishte edhe një oficer i policisë së Kongresit të SHBA-së, i cili vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve me një turmë të mbështetësve të presidentit, Donald Trump, të cilët hyn brenda ndërtesës, derisa po mbahej seanca e certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden. "Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane", tha Papa, gjatë lutjeve të së dielës të transmetuar nga Vatikani. Papa tha se po i dërgonte një "përshëndetje të dashur" popullit amerikan "të tronditur nga sulmi i fundit ndaj Kongresit" dhe tha se po lutej në kujtim të pesë viktimave në ato momente dramatike". "E ritheksoj që dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese - asgjë nuk fitohet nga dhuna dhe nga ajo, humbet aq shumë", përfundoi Papa.

​SHBA-ja do të shpallë rebelët huthi si terroristë

Shtetet e Bashkuara do të shpallin rebelët huthi të Jemenit si grup terrorist, pavarësisht shqetësimeve nga grupet e ndihmës se një gjë e tillë do të ndikojë në furnizimet humanitare në shtetin e shkatërruar nga lufta, i cili është në prag të urisë së përhapur. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë të ditur këtë vendim dje me 10 janar, duke thënë se rebelët huthi kanë kryer fushatë ushtarake që ka “lënë të vdekur shumë persona, e cila vazhdon të destabilizojë rajonin dhe u mohon banorëve të Jemenit që të kenë zgjidhje paqësore në konfliktin e shtetit të tyre”. “Shpallja pritet të mbajë përgjegjës Ansar Allah për veprimet e tij terroriste, duke përfshirë sulmet kufitare që kërcënojnë popullsinë civile, infrastrukturën dhe dërgesat komerciale”, ka thënë Pompeo në një deklarate, duke përmendur emrin zyrtar të lëvizjes huthi. Ky vendim vjen vetëm 10 ditë para se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden të nisë udhëheqësinë, çka potencialisht mund t’ia kufizojë administratës së ardhshme demokrate diplomacinë me Iranin, i cili ka lidhje me rebelët huthi.

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot në jug dhe pjesët qendrore kryesisht i kthjellët, kurse në veri mot i vranët. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 ishin në: Tivar e Ulqin 15, Podgoricë e Herceg Novi 13, Cetinë 10, Nikshiq 6, Plevle 1, Kollashin 0 dhe në Zhablak -1 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët me intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се