Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 12. 2020. 00:00 >> 22:32

Ditari 17.12.2020

17.12.2020

Shlyhen nenet kontestuese , nuk do të ketë regjistrim të ri

Ministri i drejtësisë dhe i të drejtave njerëzore dhe të pakicave ,Valladimir Leposaviq ia ka dorëzuar tekstin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të ligjit për liritë fetare në të cilin janë shlyer të gjitha nenet kontestuese dhe është definuar se nuk do të ketë regjistrime për kishat ekzistuese, shkruan gazeta “Dan”. Me këto ndryshime janë plotësuar të gjitha kërkesat e mitropolisë malazeze bregdetare dhe të dioqezave tjera në Mal të Zi . Në tekstin e gazetës “Dan” , kishat ekzistuese , respektivisht ato tradicionale nuk e humbin subjektivitetin juridik. Të drejtat e arritura pranohen dhe parashihet se askush nuk mund të shlyhet nga evidenca. Ndryshimet parashohin se do të pranohen , respektivisht vërtetohen marrëveshjet e nënshkruara dhe është futur edhe fjala vakuf me qëllim që të respektohet dhe të pranohet prona e Bashkësisë islame. Po ashtu theksohet se janë shlyer nenet 62, 63 dhe 64 dhe sipas ndryshimeve të ligjit , të gjitha kontestet pronësore do të zgjidhen në gjyq.

Veloviq nuk është më drejtor i Drejtorisë së policisë

Drejtori i Drejtorisë së policisë , Veselin Veloviq është larguar nga ky funksion, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq. “Drejtori i Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq, në pajtim me marrëveshjen, më ka njoftuar sot edhe formalisht se largohet nga ky funksion tejet i rëndësishëm”, ka shkruar Abazoviq në Tuiter. Ai ka theksuar se Qeveria , me siguri sot do të emërojë ushtruesin e ri të detyrës të drejtorit të Drejtorisë së policisë.

Gjuroviq dhe Axhiq në vend të Krivokapiq dhe Abazoviq

Në vend të kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe të nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq , në Kuvendin e Malit të Zi u emëruan deputet e ri Dejan Gjuroviq nga lista zgjedhore e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe Filip Axhiq nga lista zgjedhore e koalicionit “E zeza mbi të bardhën”. Të përkujtomë se kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq në fillimin e seancës parlamentare , ka kumtuar se Zdravko Krivokapiq dhe nënkryetari i tij Dritan Abazoviq kanë dhënë dorëheqje në funksionin e deputetit për shkak të mospërputhjes së funksioneve. “Kuvendi konstaton dorëheqjet e Krivokapiq dhe të Abazoviq dhe për këtë e njofton Komisionin shtetëror të zgjedhjeve me qëllim të plotësimit të vendeve vakante”, ka theksuar Beçiq. Pas pauzës së dhënë , Bepiq ka kumtuar se me dorëzimin e raportit të KSHZ , fillon mandati për deputet Gjuroviq dhe Axhiq. Ai përsëri ka dhënë një pauzë me qëllim të Këshilli administrativ t’ia dorëzojë parlamentit listën e kandidatëve dhe propozimin e vendimit.

Propozohen kryetarët e këshillave parlamentarë

Këshilli administrativ e ka vërtetuar sot listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të këshillave parlamentarë dhe për këtë deputetët e parlamentit republikanë do të deklarohen në plenum. Deputeti i FD ,Millan Knezheviq është propozuar për kryetar të Këshillit për mbrojtje dhe siguri, kurse përfaqësuesi i PDS Branimir Gvozdenoviq për kryetar të Këshillit për integrimet evropiane. Kryetar e Këshillit për antikorrupsion është propozuar deputetja e PDS Daliborka Pejoviq. Marko Kovaçeviq, Simonida Kordiq dhe Jovan Vuçuroviq janë propozuar për kryetar të Këshillit ligjdhënës , kushtetues dhe të Këshillit për të drejt dhe liritë njerëzore. Për kryetar të këshillave të tjera janë propozuar edhe Momo Koprivica, Dragan Krapoviq, Vlladimir Jokoviq, dhe Bozhena Jellushiq. Miodrag Lekiq është propozuar për kryetar të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët , kurse Damir Shehoviq për kryetar të Këshillit për arsim, shkencë kulturë dhe sport. Srgjan Paviqeviq është propozuar për kryetar të Këshillit për shëndetësi.

Në spitalin e Nikshiqit vdesin dy pacientë kovid pozitiv

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq dy pacientë kovid pozitiv e kanë humbur jetën të lindur në vitin 1936 dhe 1956 si pasojë e komplikimeve nga infektimi me Covid 19. Në këtë spitali aktualisht janë të shtruar 88 pacientë. “12 pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në njësinë e kujdesjes intensive, 5 prej të cilëve janë të vendosur në ventilimin jonvaziv. Aktualisht në respirator nuk ka të kyçur asnjë pacientë”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni shëndetësor. Në kumtesë po ashtu thuhet se të gjithë pacientët tjerë janë me parametra stabile vitale dhe aktualisht ndihen mirë.

Në spitalin e Beranës trajtohen 49 pacientë, nëntë në gjendje kritike

Në spitalin e përgjithshëm të Beranës , 9 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor , aktualisht në këtë spital janë të shtruar 49 pacientë covid pozitiv. “Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë duke u shëruar 49 pacientë kovid pozitiv. Nëntë pacientë janë në gjendje të rëndë klinike, dhe të gjithë janë të kyçur në ventilimin joinvaziv , është kumtuar nga ky spital. Edhe në Qendrën klinike të Malit të Zi ,39 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rënd shëndetësore. Të theksojmë se në këtë institucion janë të shtruar 86 pacientë të prekur me Covid 19 .

Gjithnjë e më tepër të rinjë me kallje të mushkërive

Numri i të infektuarve në Danillovgrad është gjithnjë në rritje. Doktoresha e Shtëpisë së shëndetit në këtë qytet ,Angjella Mitroviq , ka deklaruar për programin e mëngjesit të TVMZ se gjatë ditëve të fundit ka gjithnjë e më tepër të rinjë me kallje të dyanshme të mushkërive. Ajo ka theksuar se çdo ditë shënohet rritje e numrit të infektuarave me koronavirus në këtë mjedis. “Aktualisht në këtë qytet janë të evidentuar 119 raste aktive të infektuar me Covid 19. Deri tani rreth 700 pacientë janë shëruar, mirëpo për fat të keq disa prej tyre nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë virus. Në kohë të fundit , siç ka deklaruar Mitroviq , regjistrohen gjithnjë e më tepër të rinjë me kallje të dyanshme të mushkërive.

Edhe 415 të infektuar dhe 13 viktima

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë, si dhe laboratorët tjera private dhe publike kanë përfunduar analizën e 1499 mostrave në koronavirusin e ri , në mesin e të cilëve 415 mostra kanë rezultuar pozitive dhe është konfirmuar edhe vdekja e 13 pacientëve, është kumtuar nga ky institut. “Deri dje në ora 17 këtij instituti i janë konfirmuar 13 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid 19 të pacientëve nga Nikshiqi, Rozhaja, Plluzhina , Podgorica, Tivari, H Novi, Bjello Pola, Berana, Tuzi dhe Andrievica”,thuhet në kumtesë. “Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e infektimit me koronavirus prej fillimit të qershorit është 601 , kurse prej fillimit të vitit 610 persona”,thuhet në kumtesë. Deri dje në ora 17 është konfirmuar edhe shërimi i 453 pacientëve. Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 9403 persona” , thuhet në kumtesë. Prej fillimit të vitit numri i rasteve të regjistruara të infektimit me Covid 19 është 42 mijë e 563.

Gjendja shëndetësore e të burgosurve është e mirë

Ministri i drejtësisë dhe i të drejtave të njeriut dhe të pakicave , Vlladimir Leposaviq dhe ministrja e shëndetësisë dr. Jelena Boroviniq –Bojoviq kanë vizituar urgjentisht , sot herët në mëngjes, Entin për vuajtjen e veprave penale ku kanë biseduar me drejtorin e këtij institucioni Millan Tomiq dhe dr. Daniella Stanishiq nga sektori për mbrojtjen shëndetësore në këtë institucion. Ministrja ka konstatuar se të gjithë të prekurit me Covid 19 kanë pasqyrë të lehtë klinike. Siç theksohet në kumtesë , ministrja është informuar detaishtë për gjendjen e përgjithshme dhe për kushtet e qëndrimit në këtë burg ,në veçanti me situatën e personave të burgosur dhe të infektuar me Covid 19. “Ministrja e shëndetësisë me këtë rast ka vërtetuar se gjendja e përgjithshme shëndetësore e të gjithë të infektuarve është e mirë dhe se pjesa më e madhe e tyre ka një pasqyrë të lehtë , ose nuk ka simptoma të shprehura të sëmundjes. Siç theksohet, ministrja Boroviniq-Bojoviq ka paralajmëruar edhe furnizimin e këtij institucioni me pajisje të domosdoshme medicinale dhe me ilaçe.

Procesi mësimor në shkollat e vogla do të jetë i rregullt

Në Mal të Zi të gjithë nxënësit në gjysmë vjetorin e dytë do të shkojnë në shkollë plotësisht ose pjesërisht , është marrëveshje aktuale e grupit punues të Ministrisë së arsimit , shkencës, kulturës dhe sportit , i cili merret me hartimin e modelit të ri të procesit mësimor gjatë epidemisë së koronavirusit, bëhet me dije gazeta “Pobjeda”. Grupi punues deri në fund të javës do të përgatis propozimin dhe për të cilin do të deklarohen drejtorët e shkollave, si dhe instituti për shëndetin publikë dhe Trupat nacional të cilat merren me pengimin e përhapjes së koronavirusit. Në takimin e parë i cili është mbajtur dje , të gjithë anëtarët janë pajtuar se nxënit duhet të shkojnë në shkollë. Nuk ka dilemë se shkollat e vogla, me numër të vogël të nxënësve , procesin mësimorë duhet ta organizojnë në shkollë, kurse shkollat me numër më të madh të nxënësve do të punojnë sipas një modeli tjetër. Po ashtu është propozuar që maturantët dhe nxënësit e klasës së 9 të ndjekin procesin e rregullt mësimorë për shkak të përgatitjeve të provimeve të maturës dhe gjysmë maturës. Ky grup punues nesër do të vazhdojë mbledhjen e vetë të dytë

​Sërish bllokohet miratimi i konkluzioneve të BE-së për Ballkanin

Përkundër faktit se dje të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, dhe që ato të miratohen formalisht të enjten pa diskutime, përsëri ka ardhur deri tek bllokimi i tyre.

Radio Evropa e Lirë mëson se kësaj radhe miratimin e këtyre konkluzave e kanë bllokuar Sllovakia dhe Çekia, të mbështetura edhe nga Austria. Sipas burimeve diplomatike këto shtete nuk janë pajtuar me përmendjen e kontesteve historike në tekst. Në tekstin që duhej të miratohej i bëhej ftesë Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe që në këtë mënyrë “të shmangen pretendimet e bazuara në keqinterpretimet e historisë”. Kjo pjesë e tekstit, sipas disa shteteve, nuk e ka vendin në konkluzat e BE-së.

Bullgaria ka kushtëzuar kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në me plotësimin e kërkesave të saj që kanë të bëjnë me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, që sipas saj kanë “rrënjë bullgare”, pastaj me disa personalitete dhe ngjarje nga e kaluara, të cilat pretendon se i takojnë historisë bullgare. Autoritetet bullgare në vazhdimësi kanë akuzuar Shkupin edhe “për nxitje të gjuhës së urrejtjes, si dhe për vjedhje të historisë bullgare”.

Për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë nuk ka kaluar as vendimi për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet një kornizë e tillë edhe për Shqipërinë.

​Osmani-Ruçit: Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për krimet e Serbisë ndaj Kosovës

U.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës në vizitën dy ditore në Shqipëri ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

U.d. Presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu Ruçi që Kuvendi i Shqipërisë të marrë qëndrim për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Duhet ndiqet shembulli i Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar një Rezolutë, me të cilën kërkohet dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur ne jemi të vendosur që të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, duke e njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera, për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet”, ka deklaruar u.d. Presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar rolin e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunimin me atë të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar mbështetjen dhe ndarjen e përvojave në procesin e integrimit evropian.

“Duhet ta rrisim bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet të të dy Kuvendeve në funksion të shkëmbimeve ndërparlamentare dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare”, është shprehur zonja Osmani.

​Mbrojtja e krerëve të UÇK-së këmbëngul për shtyrjen e fillimit të gjykimit në Hagë

Mbrojtja e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, edhe njëherë ka kërkuar që fillimi i gjykimit kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të bëhet pas 18 muajsh, përkatësisht në verë të vitit 2022.

"Më shumë se 18 muaj duhen për të zhvilluar hetime në këtë rast. Ky është realiteti”, tha avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, në një konferencë statusore të mbajtur të enjten në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prokuroria ka deklaruar se deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes më shumë se 1.300 materiale.

Prokuroria, po ashtu, tha se në muajin korrik mund të përfundojnë hetimet dhe në muajin shtator të vitit 2021 të nis procesi gjyqësor.

Edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson deklaroi se periudha prej 18 muajsh është e shkurtër.

Gjykatësi, Nicolas Guillou, tha se asnjë vendim nuk do të merret të enjten në lidhje me datën e fillimit të gjyqit, por ai tha se do të marrë parasysh të gjitha pozicionet e mësipërme dhe se kjo do të diskutohet në konferencat e ardhshme të statusore.

U propozua që konferenca e ardhshme statusore të mbahet në janar.

Kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, deputetit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm.

​Miratohet marrëveshja, Shqipëri – Serbi vetëm me letërnjoftim

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të miratojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi vetëm me letërnjoftime, transmeton Insajderi.

Marrëveshja që shtetasit serb të futen në Shqipëri ose anasjelltas vetëm me karta identiteti (Pa pasaportë siç ka ndodhur deri më tani) u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për mini-Shengenin Ballkanik.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit.

​Mbi 74 milionë të infektuar në botë nga COVID-19, rreth 1,7 milionë të vdekur

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University deri tani në mbarë globin kanë shënuar 74,210,350 persona të prekur nga koronavirusi, nga të cilët kanë ndërruar jetë, 1,648,956 persona.

Shteti më i prekur nga pandemia e Covid-19 është SHBA-ja , e cila ditën e djeshme shënoi një rekord raste të reja mbi 250.000 dhe 3.700 të vdekur.

Deri tani në SHBA janë regjistruar 16,964,180 të infektuar dhe 307,429 të vdekur.

Më pas është India me 9,956,557 të infektuar dhe 144 451 të vdekur.

Brazili është në vend të tretë me 7,040,608 raste me Covid-19 dhe 183,735 viktima.

​Në Kroaci dhe Slloveni situata epidemiologjike mjaft shqetësuese

​Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3.918 raste të reja të infektuar me koronavirus ,kurse kanë vdekur 85 persona.

Në Slloveni janë konfirmuar 1.642 raste te reja ,kurse nga pasojat e infektimit nga koronavirusi kanë vdekur 43 persona,ka kumtuar Qeveria sllovene .

​Komisioni Europian publikon datën, ja kur nis vaksinimi në vendet e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se vaksinimi ndaj COVID-19 në vendet e BE-së do të nisë më 27 dhjetor.

"Ky është momenti i Europës. Vaksinimi në të gjithë BE-në do të fillojë më 27, 28 29 dhjetor. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, ka shkruar në Twitter Von der Leyen.

Ministri gjerman i Shëndetit Jens Spahn tha më herët për gazetarët se Gjermania dhe shtetet e tjera të BE shpresojnë të nisin vaksinimin më 27 dhjetor nëse “miratimi do të ecte sipas planit”.

Ndërkaq, pas Emmanuel Macron edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel bëri të ditur se është izoluar, ndërkohë që të dy janë takuar të hënën.

Ndërkohë që në Itali vaksinat e para do të bëhen për personelin shëndetësor. Ndërkaq, dhe Papa Françesku ka kërkuar një qasje në vaksinat dhe trajtimet ndaj COVID-19 dhe për më të dobëtit.

“Unë përsëris apelin për politikbërësit dhe sektorin privat që të marrin masat e duhura për të garantuar akses në vaksina kundër COVID-19 dhe teknologjitë thelbësore të nevojshme për të ndihmuar të sëmurët, më të varfrit dhe më të brishtët”, thuhet në mesazhin që Papa do të adresojë në ditën e 54-t Botërore të Paqes që festohet më 1 janar 2021.

Stuhia e fuqishme e borës në SHBA bllokon miliona banorë

Një stuhi dëbore ka shkaktuar kaos në pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së. Më shumë se 60 milionë njerëz po përballen me këtë stuhi dimri.

Stuhia pritet të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut.

Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra (60cm) dëborë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar për "kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit" në zonat më të prekura. Bora më e madhe parashikohet të bjerë të mërkurën në mbrëmje.

Të paktën dy persona kanë vdekur në Pensilvani pas një përplasje masive të makinave. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete.

Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e fuqishmja në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që "ta marrin këtë seriozisht".

Shkollat në të gjithë qytetin kanë kaluar në mësimin online.

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen.

Nesër mot kryesisht me diella

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13:Budvë 17 , Podgoricë,Tivar e Petrovac 16 ,H.Novi 14, Ulqin e Rozhajë 13, Nikshiq 12, Cetinë 11 ,Kollashin e Shavnik e Plluzhinë 8, Plavë e Guci 7, B.Pole e Andrievicë 3 dhe në Plevle 1 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej - 4 deri në 8,kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 17 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се