Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 10. 2020. 00:00   >>  17:03

Ditari 26.10.2020

26.10.2020

Një pacient vdes, gjashtë të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore

spitalin e përgjithshëm në Beranë, nga pasojat e korona virusit ka vdekur një pacientë 83 vjeçar nga ky qytet. Në këtë institucion shëndetësor, aktualisht janë duke u shëruar 23 pacientë Covid pozitiv. ”6 prej tyre janë në gjendje të rëndë klinike dhe janë të vendosur në ventilimin jo invaziv”, thuhet në kumtesë. Edhe në Nikshiq, 6 pacientë janë në rrezik dhe dy prej tyre të vendosur në ventilimin mekanik. Në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqit, janë të hospitalizuar 53 pacientë, dy prej të cilëve janë të vendosur në ventilimin jo invaziv, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor.

6 pacientë janë në rrezik për jetën dhe gjenden në repartin e trajtimit intensiv. Dy janë të vendosur në ventilimin jo invaziv, kurse për momentin, nuk ka asnjë pacientë të kyçur në respirator”, thuhet në kumtesë. Ndërkohë, laboratorët e Institutit për shëndetin publikë dhe laboratorët tjera në vend, të cilat bëjnë diagonostifikimin PCR në korona virusin e ri, deri dje pas dite kanë përfunduar analizën PCR të 638 mostrave në mesin e të cilave, gjithëseit, janë regjistruar 168 raste të reja të infektimit me SARS-COV-2. Deri dje në ora 17, këtij instituti i janë konfirmuar edhe 3 raste të vdekjeve të pacientëve nga Plevla, Nikshiqi dhe Berana, si pasojë e infektimit me Covid 19. Numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga ky infektim prej fillimit të muajit qershor është 257, kurse nga fillimi i vitit 266 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, është konfirmuar edhe shërimi i 174 pacientëve. Numri i përgjithshëm aktual i rasteve të prekura me Covid 19, në Mal të Zi ,është 3.756, kurse numri i përgjithshëm i regjistruar i rasteve të infektimit në korona virus që nga fillimi i pandemisë është 16 mijë e 797 persona.

Rikthehen kontrollet mjekësore në Qendrën Klinike të Malit të Zi 

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi – QKMZ, prej sot kanë filluar të gjitha vizitat dhe kontrollet në ambulancat e specializuara, sub-specialiste dhe vizita radiologjike sipas termineve të caktuara më parë, është kumtuar nga ky institucion. Vizitat në ambulancat e Qendrës klinike janë ndërprerë me 25 shtator, me qëllim të pengimit të përhapjes së mëtejme të korona virusit. Theksohet se prej sot, fillon edhe marrja e mostrave për analizat laboratorike, gjenetike dhe imunologjike. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi, kanë kumtuar se të gjithë pacientët të cilët në periudhën prej 21 shtatorit deri me 26 tetor, për shkak të ndërprerjes së punës nuk kanë bërë kontrollime specialiste ose sub-specialiste, do të jenë të kontaktuar për caktimin e terminit të ri. “Puna është organizuar përmes respektimit të masave të rekomanduara epidemiologjike, të cilat nënkuptojnë bartjen e maskës, dezinfektimin e duarve dhe matjen e temperaturës së trupit me rastin e hyrjes në Qendrën Klinike, dhe po ashtu përmes ruajtjes së distancës fizike”, kanë kumtuar nga ky Institucion shëndetësor.

Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit administrativ 

Këshilli administrativ, në mbledhjen e parë të nesërme, do të nisë procedurën e vërtetimit të kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të Këshillave të përhershëm në Parlamentin e Malit të Zi, dhe do të shqyrtojë kërkesat e disa deputetëve nga përbërja e mëparshme për realizimin e të drejtës në kompensim pas pushimit të funksionit. Në rend të ditës është edhe zgjedhja e zëvendës kryetarit të këtij këshilli. Në seancën konstituive të Parlamentit, me 29 tetor, Millun Zogoviq, nga Fronti demokratik është zgjedhur kryetar i Këshillit administrativ. Janë zgjedhur edhe 12 anëtarë të Këshillit kështu që koalicionet dhe partitë janë të përfaqësuara në përputhje me numrin e mandateve të fituara në Parlamentin e Malit të Zi. Këshilli, siç është paralajmëruar, do të sjell vendimin edhe për të ardhurat e deputetëve në përbërjen e re të Parlamentit të cilët këtë funksion e ushtrojnë në mënyrë profesionale. Parashihet edhe marrëveshja lidhur me caktimin e seancës së veçantë lidhur me realizimin e kompetencave të rregullores, metodën e punës dhe për pikëpamjet e ndryshme të klubeve të deputetëve për rolin dhe funksionin e Këshillit administrativ. 

B. Radulloviq: I gatshëm për në Qeveri, por nuk insistoj 

Deputeti e funksionar i lartë i Lëvizjes për ndryshime, Branko Radulloviq, është takuar me mandatorin për përbërjen e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, duke e njoftuar atë se është i gatshëm që të jetë pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv të reformuar, por nuk insiston në këtë zgjidhje, bëhet medie mediumi Vjesti.

Radulloviq, në këtë takim, po ashtu, ka kumtuar se do të përkrah çdo qeveri pa pjesëmarrje të PDS, dhe se në punën e saj mund të kontribuojë edhe nga Parlamenti. Radulloviq, ka kërkuar Ministrinë e arsimit, kurse, siç është njoftuar më parë, Lëvizja për ndryshime kërkon Ministrinë e arsimit dhe vendin e nënkryetarit veprimtaria e të cilit ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe, formalisht, kjo ministri mund të jetë pa portofol e që ky vend mund ti takonte liderit të Partisë, Nebojsha Medojeviq. Sipas informatave të Vijestit, aktualisht mandatori nuk është i gatshëm që këtë pozitë t’ia besojë, Nebojsha Medojeviqit.

Në mungesë të barazisë gjinore nuk mund të ketë prosperitet 

Ambasadorja e Bashkimit Evropianë, në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, ka kumtuar se barazia gjinore në politikë është çështje e përfaqësimit demokratik dhe është e pa pranueshme dhe e pa qëndrueshme që më tepër se gjysma e qytetarëve të mos jetë e përfaqësuar në sferën ekzekutive dhe ligjëdhënëse, duke shtuar se pa barazi nuk mund të ketë as prosperitet. Popa, i ka dërguar letër përkrahëse “Qendrës për të drejtat e grave”, me rastin e reagimit ndaj përfaqësimit të papranueshëm të ulët politikë, rënies së numrit të deputeteve në Parlamentin e Malit të Zi, dhe përjashtimin e grave nga bisedimet politike për përbërjen e Qeverisë së re. Në letër, po ashtu, thekson se detyra e sajë, si ambasadore e sapo emëruar e BE në Mal të Zi, do të jetë ofrimi i përkrahjes për organizatat të cilat luftojnë për barazinë gjinore në këtë shtet dhe puna me Institucionet kompetente në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë.

Qendra për të drejtat e gruas, e ka falënderuar ambasadoren e BE në Mal të Zi, për përkrahje në luftën për barazinë gjinore, angazhimin personal të saj për të drejtat e grave dhe për kontributin e dhënë në promovimin e rëndësisë së barazisë për prosperitetin e shoqërisë në tërësi.

Çdo gjë e arritur prej vitit 2006, tani është në pikëpyetje 

E gjithë ajo që e kemi arritur së bashku prej vitin 2006, kur me përkushtim kemi punuar në ndërtimin e karakterit qytetarë të shoqërisë, tani është në pikëpyetje, ka vlerësuar lideri i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq. Ai, në intervistën dhënë gazetës Pobjeda, ka deklaruar se fjalën e ka për “rezultatet e arritura të nivelit te lartë në planin e raporteve multietnike, realizimin e të drejtave njerëzore dhe të njeriut dhe në integrimin e popujve pakicë në Institucionet e shtetit”. Ai, përkujton se në përbërjen e shumicës së re “janë edhe disa parti të cilat dallohen dukshëm nga pikëpamja ideologjike nga Partia boshnjake, dhe se vendimi unanim i Këshillit kryesor, është rezultat i qëndrimeve principiele”. “Konsiderojmë se në këtë moment, Partia boshnjake, nuk duhet të jetë pjesë e shumicës aktuale në pushtet. Në këtë mënyrë, u japim rastin të gjitha atyre subjekteve me të cilat nuk kemi pikëpamje të njëjta për të kaluarën por as për të ardhmen e Malit të Zi, që të tregojnë se me të vërtet, duan të ndërtojnë Malin e Zi qytetarë dhe se, sinqerisht, popujt pakicë i dëshirojnë si partner”, ka theksuar Husoviq. Ai ka shtuar se me mandatorin Zdravko Krivokapiq, “ ka pasur një bisedë konstruktive”.

Për kërkesat e hotelierëve nga Nikshiqi, pas miratimit të buxhetit 

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të Komunës së Nikshiqit, Dragan Peroviq, ka kumtuar se udhëheqja e re e administratës lokale, do të shqyrtojë kërkesat e hotelierëve nga ky qytet, pasi që të bëhet projektimi i buxhetit për vitin 2021. Sot para dite, hotelierët nga Nikshiqi, kanë kërkuar nga kjo komunë uljen e taksave dhe të kontributeve të cilat, siç pohojnë ata, i kanë shlyer rregullisht gjatë viteve të kaluara me qëllim që ta përballojnë periudhën e krizës të shkaktuar nga Pandemia e korona virusit.

Ata, kanë theksuar se kërkesën zyrtare për një takim me përfaqësuesit e Komunës së Nikshiqit, e kanë dërguar me 16 tetor dhe që as pas 10 ditësh, nuk kanë marrë përgjigje. Peroviq, i cili sot është zgjedhur ushtrues i detyrës të kryetarit të Komunës Nikshiq, ka kumtuar se hotelierët do ti pranojë për bisedime pas përfundimit të procedurave administrative. Theksohet se në mbledhjen e sotme të Parlamentit lokal, është bërë vazhdimi i disa masave, kështu që të gjithë ata të cilët nuk janë paraqitur me kohë, këtë mund ta bëjnë deri me 31 dhjetor.

Në rrugët e Malit të Zi, gjatë 9 muajve e kanë humbur jetën 38 persona 

Në rrugët e Malit të Zi, gjatë 9 muajve të kaluar të këtij viti, kanë ndodhur 3 mijë e 337 fatkeqësi komunikacioni dhe në të cilat cilat, 38 persona e kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e policisë, gjatë kësaj periudhe janë sanksionuar 6 mijë e 15 shofer të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit dhe 204 shofer të cilët kanë refuzuar alko - testin, shkruan gazeta Dnevne Novine. Për shkak të këtyre kundërvajtjeve më së tepërmi shoferë janë sanksionuar në Podgoricë, Nikshiq dhe në Tivar. “Përveç drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit, kundërvajtjet më të shpeshta janë edhe shpejtësia, mos shfrytëzimi i rripave të sigurisë si dhe shfrytëzimi i telefonave mobil gjatë vozitjes”, kanë kumtuar nga policia. Ndryshe, policia rregullisht u bënë apel pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë shofer të ndërgjegjshëm dhe të mos vozisin deri sa janë nën ndikimin e alkoolit dhe të mos i shfrytëzojnë telefonat celular gjatë vozitjes.

Përkeqësohet situata nga pandemia e Korona virusit në vendet e rajonit 

Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 22 viktima me koronavirus që paraqet shifrën më të lartë brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti.

Të dielën, në Kosovë janë shënuar dy viktima dhe janë shtuar edhe 186 të infektuar me COVID-19, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas testimit të 1.049 mostrave.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë më virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Ndërkaq, Sllovenia njoftoi se do të shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet do të ndalin udhëtimit midis komunave të vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve – STA. Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.

Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet.

Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të përhapjes së koronavirusit.

Gjykata speciale nuk jep detaje nëse është ngritur aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit 

Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje nëse është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.

Gjykata nëpërmjet një përgjigje, ka thënë se konfidenciale mbesin edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzës.

Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Meta, publikon pyetjet që i ka adresuar Komisionit të Venecias  

Në një konferencë për shtyp të hënën, presidenti Ilir Meta bëri me dije pyetjet që i ka drejtuar Komisionit të Venecias pas dekretit që ktheu për rishqyrtim ndryshimet e bëra më 5 tetor të Kodit Zgjedhor.

Ai tha se kërkesa për opinion nga Komisioni vjen për "të shmangur një krizë të ardhshme zgjedhore, në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice", njofton euronews.albania.

Mes tjerash, parashtrohet pyetja se a mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate mes konkurrentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe gjashtë muaj para zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhor mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve për vetë cilësinë dhe besueshmërinë e tyre?

Duke pasur në konsideratë situatën cila do të ishte zgjidhja e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet evropiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuar nga të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore?

K. Mitsotakis; Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë  

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur në Parlamentin e vendit të tij për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë.

Mitsotakis: Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë! Zgjerimi s’kushtëzohet

Ai tha gjatë një replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras se Greqia ka në parim një pakt me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive pas zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale. Ai tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që nuk mund të hidhet në diskutim dhe as të kushtëzohet.

Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale, u shpreh ai.

Pompeo, në turneun aziatik, diskuton “kërcënimet” nga Kina 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbërriti në Nju Delhi të hënën, si pjesë e një turneu në katër vende aziatike.

Diskutimet e Pompeos do të përqendrohen në "kërcënimet" e paraqitura nga Kina.

Pompeo do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, pas një rritjeje të tensioneve midis Indisë dhe Kinës.

Dy demokracitë më të mëdha në botë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në inteligjencës gjeo-hapësinore, duke hapur rrugën që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë teknologji të sofistikuar të raketave, thanë zyrtarët.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili është pjesë e delegacionit amerikan, do të diskutojë gjithashtu për mënyra për të rritur bashkëpunimin midis forcave ushtarake të të dyja vendeve.

Nga India, Pompeo do të shkojë në Shri Lankë, Maldive dhe Indonezi. Këto vende kanë një rol kryesor në trafikun detar të Oqeanit Indian, ku Kina ka interesat e saj.

Nga sulmet ruse janë vrarë dhjetëra rebel në Siri të mbështetur nga Turqia 

Një sulm ajror në një kamp trajnimi rebelësh në veriperëndim të Sirisë vrau më shumë se 50 luftëtarë të mbështetur nga Turqia dhe plagosi gati po aq, tha një zëdhënës i opozitës siriane dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmi ajror në pjesën veriperëndimore të provincës Idlib, enklava e fundit rebele në Siri, shënjestroi një kamp ushtarak të një prej grupeve më të mëdha të opozitës të mbështetur nga Turqia në Siri, tha Youssef Hammoud, një zëdhënës i grupeve. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe, i cili monitoron luftën në Siri, dha një numër më të lartë, në 78 luftëtarë të vdekur dhe gati 90 të plagosur. Organizata tha se gjithashtu dyshonte se sulmi ajror ishte kryer nga Rusia, e cila është një aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar Assad në luftën civile të vendit.

Opozita bjelloruse, ftesë për grevë të përgjithshme në gjithë vendin 

Opozita bjelloruse ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin më 26 tetor si presion ndaj, Alyaksandr Lukashenkas, për të dhënë dorëheqje.

Udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, bëri thirrje që greva të vazhdojë pas goditjes së protestave në Minsk dhe qytete të tjera më 25 tetor. Gjatë ndërhyrjes, policia përdori gazlotsjellës dhe plumba gome kundër dhjetëra mijëra protestuesve në kryeqytetin, Minsk dhe qytete të tjera anembanë Bjellorusisë. Të paktën 280 persona u arrestuan. Tsikhanouskaya u ka kërkuar bjellorusëve të bllokojnë rrugët, të mbyllin vendet e punës, të ndalojnë përdorimin e dyqaneve dhe shërbimeve qeveritare dhe të tërheqin të gjitha paratë nga llogaritë e tyre bankare.

Nesër, mot i ndryshueshëm, 

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e lehtë deri e mesme drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14; Tivar 22 gradë, Ulqin e Petrovac 20, Budvë 19, Herceg Novi e Rozhajë 18, Podgoricë e Andrijevicë 17, Plevlë, Plavë e Beranë 16, Kollashin e Shavnik 15, Plluzhinë 14, Zhablak, Cetinë e Guci 13 dhe në Nikshiq e Bjello Pole 12 gradë.

Për nesër, në viset jugore dhe qendrore të vendit, parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura kalimtare, kurse në veri të vendit do të mbaj mot me vranësira të pakta dhe me periudha me diell.

Do të fryjë erë e mesme, vende-vende, deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 14 kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 22 gradë celsius.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се