Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 10. 2020. 00:00 >> 16:46

Ditari 22.20.2020

22.20.2020

Kohezioni shoqëror garantues i paqes dhe stabilitetit

Është obligim i Parlamentit të Malit të Zi, si tempull i demokracisë, që të miratojë vendime të rëndësishme dhe të menduara mirë në interes të gjithë qytetarëve të vetë, gjithmonë duke pasur kujdes për pajtimin dhe forcimin e karakterit qytetarë të shtetit, me qëllim që vendimet e rëndësishme të sillen në atmosferën e unitetit dhe të harmonisë, e jo të ndarjeve dhe konfliktimeve, ka vlerësuar kryetari i Parlamentit, Aleksa Beçiq. Ai me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Kushtetutës ka vlerësuar se “kohezioni shoqëror është garant i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”. “Me Kushtetutën e Malit të Zi të shpallur me 22 tetor të vitit 2007 qytetari bëhet bartës i sovranitetit, gjë që ishte parakusht për forcimin e vlerave themelore të shtetit. Kohezioni shoqëror i harmonisë shumënacionale, shumëkulturore dhe shumëfetare, i krijuar me vendime vigjilente përmes historisë së pasur shumë shekullore të Malit të Zi dhe e siguruar me standardet moderne të drejtave njerëzore është garantë për paqe dhe stabilitet si dhe të prosperitetit ekonomik e demokratik të Malit të Zi”, ka theksuar ai, duke shtuar se Mali i Zi ka vendosur për një rrugë të pavarur drejtë integrimeve evropiane dhe euroatlantike gjë që theksohet edhe në preambulën e Kushtetutës aktuale dhe që në qarqet bashkëkohore politike edhe formalisht po realizohet.“Është obligim i Kuvendit të Malit të Zi, si tempull i demokracisë që të miratojë vendime të rëndësishme dhe të menduara mirë në interes të gjithë qytetarëve të vetë, gjithmonë duke pasur kujdes për pajtimin dhe forcimin e karakterit qytetarë të shtetit me qëllim që vendimet e rëndësishme të sillen në atmosferë të unitetit dhe harmonisë e jo të ndarjeve dhe konfliktimeve”, ka theksuar Beçiq.

Mali i Zi ti mbetet besnik reformës së Administratës publike

Nga Mali i Zi pritet që ti mbetet besnik në tërësi principeve të reformës së administratës publike, sepse, një administratë profesionale, e bazuar në merita dhe e orientuar në shërbime është kryesore për procesin e asocimit në BE, ka kumtuar shefi në Drejtorinë e përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën Fqinjësore dhe Bisedimet për Zgjerim, Tomas Hagllajtner. Katër vitet e kaluara, ka theksuar ai, i ka karakterizuar bashkëpunimi i ngushtë i Qeverise me Komisionin Evropian në fushën e reformës të administratës publike. Duke e hapur mbledhjen e formatit virtual, ministrja e administratës publike, Suzana Pribilloviq, ka vlerësuar se vlerësimet nga raporti i KE për progres tregon se edhe gjatë këtij viti kemi shënuar rezultate të rëndësishme fushën e reformës së administratës publike, edhe përkundër sfidave shtesë të krizës shëndetësore globale. Është paraparë që në periudhën e ardhshme të definohet strategjia e re e administratës publike për periudhën 2021/2025, dhe ky do të jetë rast për intensifikimin e përpjekjeve në ndërtimin e një administrate moderne dhe efikase.

Perspektiva evropiane e MZ nuk ka alternativë”

Perspektiva evropiane e Malit të Zi nuk ka alternativë, andaj çdo gjë tjetër është vetëm humbje e kohës, ka kumtuar ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq. Ai në emisionin “Fokus” në Televizionin e Malit të Zi (TVMZ), ka kumtuar se për të gjitha vendet e rajonit, në veçanti për Malin e Zi dhe Serbinë, anëtarësimi në BE është i vetmi qëllim, kështu që të gjithë mekanizmat janë të fokusuar që çështja sa më tepër të përparojë. “Mali i Zi dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kufizohen me shtetet anëtare të BE dhe jam i kënaqur që edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Llajen, Borell dhe Varheli kanë deklaruar se këto 6 shtete janë prioritete strategjike të BE. Ky rajon është zemra e Evropës dhe nuk ka alternativë tjetër kështu që çdo gjë tjetër është vetëm humbje e kohës”, ka theksuar Grubishiq.

Partitë e pakicave kanë treguar lojalitet ndaj Malit të Zi

Me refuzimin që të hyjnë në Qeverinë e re, partitë e popujve pakicë kanë treguar principialitet dhe lojalitet ndaj Malit të Zi, konsiderojnë në Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS). Kjo Parti ka përshëndetur vendimin e partive të pakicave që të mos jenë pjesë e aranzhmaneve të koalicionit me subjekte politike për përbërjen e Qeverisë së re. Në mesin e këtyre subjekteve politike, siç kanë theksuar nga PDS, gjenden “kundërshtarët e dëshmuar të interesave shtetërore të Malit të Zi, të cilat në mes tjerash, me veprimtarinë e vetë në vazhdimësi kanë shkatërruar principet multietnike dhe qytetare të shoqërisë malazeze”. “Me qëndrimin e vetë të tillë këto parti kanë dëshmuar përkushtimin ndaj idesë të ardhmes evropiane dhe kanë vërtetuar sinqeritetin e partneritetit reciprok disa vjeçar gjatë të cilës kemi trasuar rrugën strategjike të Malit të Zi“, thuhet në kumtesë.

​Vendimi për hyrjen në Qeveri brenda dy ditësh

Lista shqiptare nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re, ndërsa bartësi i listës Nik Gjeloshaj njoftoi se vendimi do të merret në dy ose tre ditët e ardhshme. Lista Shqiptare, në dy ose tre ditët e ardhshme do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të jetë pjesë e qeverisë. Pakicat duhet të jenë pjesë e qeverisë nëse ato mund të jenë faktor. Ne respektojmë vendimin e Partisë Boshnjake dhe shpjegimin e tyre të pozicionimit. Ne nuk do të përdorim patriotizëm të rremë për të shpjeguar pozicionin tonë”, tha Gjeloshaj. Ai theksoi se kërkesat e tyre drejtuar mandatarit janë bërë publike dhe se cilat janë pritshmëritë për pjesëmarrjen e tyre në Qeveri. Ne përfaqësojmë popullin tonë dhe ata presin që ne të punojmë për një jetë më të mirë për ta, pavarësisht nëse do të jemi në qeveri apo zyrtarisht në opozitë,” tha Gjeloshaj. Nikollë Camaj, njëri nga kandidatët në listën e partive që përbëjnë Listën shqiptare në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News, deklaroi se ata kanë parashtruar kërkesën për zëvendëskryeministër dhe një ministri dhe natyrisht me përqindje në punësimet dhe emërimet që do të jenë më tepër në thellësi të administratës, natyrisht me atë përqindje që janë shqiptarët. “Për momentin, mandatari për kryeministër ka ofruar dy ministri, që në start është më shumë sesa që kemi pasur dhe natyrisht të respektohen kuotat për atë ç’ka vjen pastaj”, tha ai. Ndërkaq,Koalicioni tjetër Shqiptar, Partia Demokratike dhe Partia Boshnjake kanë refuzuar pjesëmarrje në Qeveri.

Në regjistrimin e banorëve do të mbeten feja, gjuha dhe kombi

Propozimi i Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) që me rastin e regjistrimit të banorëve të paraparë për në vitin e ardhshëm, të mos shënohen të dhënat mbi përkatësinë kombëtare dhe fetare dhe as për gjuhën, nuk është i pranueshëm për mandatorin Zdravko Krivokapiq, i është kumtuar gazetës “DAN” nga ekipi i tij i ekspertëve. Nga ky ekip i kanë deklaruar kësaj gazete se regjistrimi i banorëve nuk është as problem ekzistencial dhe as revanshizëm zgjedhor por një procedurë e thjeshtë statistikore, me të cilën askurrë më nuk guxohet të manipulohet për qëllime politike. Rregullativa e BE e cila i definon çështjet e regjistrimit nuk definon çështjen e dispozitës si pjesë përbërëse e anketimit, respektivisht të deklarimit për përcaktimin kombëtar, fetar ose gjuhësor, por edhe nuk i pengon anëtarët e veta që të regjistrojnë të dhëna të tilla nëse këtë e konsiderojnë si interes të vetin ka deklaruar për gazetën “Pobjeda” drejtorja e Drejtorisë për statistikë (MONSTAT), Gordana Radojeviq.

Ushtria nuk ka hequr dorë nga trajnimet në Sinjajevinë

Ushtria e Malit të Zi (UMZ) nuk e ka anuluar stërvitjen në Sinjajevinë dhe nga ajo nuk do të heq dorë, kanë kumtuar nga Shtabi i përgjithshëm i UMZ.“UMZ dhe Ministria e mbrojtjes i kanë njoftuar sot institucionet kompetente, Këshillin për mbrojtje dhe siguri, Qeverinë, Prokurorinë e shtetit dhe Drejtorinë e policisë, që të ndërmarrin masa nga kompetencat e veta me qellim të organizimit të këtyre stërvitjeve brenda afatit sa më të shkurtër të mundur”, thuhet në kumtesë. Nga Shtabi i Përgjithshëm kanë kumtuar se në pajtim me këtë, opinioni do të informohet brenda ditëve në vijim. Dje është kumtuar se stërvitja ushtarake në Sinjajevinë, e cila ishte paraparë të zhvillohet sot, shtyhet derisa të mos krijohen kushtet e duhura, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

Mali i Zi do të ballafaqohet me recesionin më të fuqishëm në rajon

Projeksionet tregojnë se Mali i Zi do të ketë recesionin më të fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili vlerësohet në 12.4% , kryesisht për shkak të varshmërisë së tij nga turizmi. Vala e dytë e fortë e pandemisë ka pas si pasojë sezonin më të keq turistik të shënuar ndonjëherë, theksohet në raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore. Si pasojë e krizës, borxhi edhe ashtu i lartë do të arrijë nivelin më të lartë gjë që kërkon menaxhim të fortë fiskal dhe menaxhimi i borxheve gjatë viteve të ardhshme. Përmes supozimeve se pandemia do të përkufizohet deri në verën e vitit të ardhshëm, prognozohet rritje e fuqishme e ekonomisë në vitin 2021, megjithatë rimëkëmbja e plotë e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme nuk do të realizohet para vitit 2022, vlerësojnë ata. “Do të jetë me rëndësi të veçantë që Mali i Zi në periudhën afatmesme të ruaj trendin e uljes së borxhit dhe të mbetet në rrugën reformiste me qëllim të ruajtjes së stabilitetit makro ekonomike dhe të mundësohet rimëkëmbje e fortë dhe e qëndrueshme”, ka kumtuar Emanuell Salinas, shef i zyrës të Bankës Botërore për BeH dhe Malin e Zi.

MZ i ka plotësuar kushtet për një aranzhman të ri me BB

Nga Banka botërore (BB) kanë kumtuar se Mali i Zi i ka plotësuar të gjitha kushtet për dhënien e linjës së drejtpërdrejtë kredituese si përkrahje ndaj politikës zhvillimore të vendit. Nënshkrimi i këtij aranzhmani pritet në periudhën e ardhshme, është kumtuar nga Ministria e financave dhe nga Banka Qendrore e Malit të Zi. Në vazhdimin e takimeve të rregullta të vjeshtës të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore, delegacioni i Malit të Zi i përbërë nga përfaqësuesit e Bankës Qendrore dhe Ministria e financave, ka marrë pjesë në mbledhjen virtuale të konstituencës belgjiko- holandeze të cilën e ka kryesuar kryetari i Bankës Qendrore të Holandës, Klaus Knot. Në takimin me përfaqësuesit e Bankës Botërore, guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiq ka hapur çështjen e sigurimit të burimeve e financimit të organizatave mikrofinanciare në Mal të Zi, gjë që sipas fjalëve të tij, “do të kontribuonte në forcimin e shkallëve të interesit të cilat i ofrojnë institucionet mikrofinanciare në vend dhe të cilat aktualisht paraqesin ngarkesë të madhe për klientët e tyre”.

Nevojitet bashkëpunim i rregullt i këshillave revizor dhe menaxhmentit

Bashkëpunimi ndërmjet këshillave revizor dhe të menaxhmentëve duhet të jetë i vazhdueshëm, me kohë dhe përmbajtësorë, me qëllim që të vendoset një sistem i përgjegjshëm dhe transparent i kontrollove interne të raportimit financiar, i cili është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të aksionistëve, ka vlerësuar Oda Ekonomike e Malit të Zi. Profesori i të drejtës së kompanive dhe senator i Institucionit revizor të shtetit, Branisllav Radulloviq ka deklaruar se rritja e kompleksitetit të transaksioneve afariste dhe financiare, rritja e kërkesave të kontabilitetit dhe avancimi i vazhdueshëm metodologjik i standardeve për raportimet financiare janë kërkesa shtesë të cilat e rrisin përgjegjësinë dhe kërkesat drejtë strukturave udhëheqëse të kompanive për hartimin e saktë dhe me kohë dhe për publikimin e raporteve financiare dhe të raporteve tjera afariste.

Blegtorëve u janë paguar edhe 1,14 milion euro

Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar subvencione në shumë prej 1.14 milion euro për 5.34 mijë blegtorëve.“Në pajtim me agrobuxhetin e sivjetëm dhe me masën e pagesës së drejtpërdrejtë në prodhimtarinë blegtorale, është paguar edhe pjesa e prapambetur e subvencioneve për prodhuesit, të cilëve kah fundi i muajit prill u janë paguar 80% të subvencioneve, si dhe shuma e plotë e subvencioneve për prodhuesit të cilët prodhimin e vetë për herë të parë e kanë paraqitur gjatë këtij viti”, thuhet në kumtesë. Siç theksohet, pagesa paraprake prej 80% për premitë në blegtori, është realizuar në kuadër të programit të veçantë për përkrahjen në bujqësi dhe peshkatari, të cilin Qeveria e ka miratuar me 24 prill të këtij viti si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit. Bazë për llogaritje ka shërbyer e drejta e realizuar nga viti i kaluar, në pajtim me kriteret nga agrobuxheti i sivjetëm dhe në pajtim me të dhënat në regjistrat relevante.

AMPP ka pohuar se KSHZ bën shkeljen e ligjit

Agjencia për mbrojtjen e procedurave personale (AMDHP) dhe qasjen e lire informatave (AMPP), në bazë të iniciativës së Qendrës për arsimimin qytetar, ka sjellë vendimin me të cilin vlerësohet se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) se në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave për personalitetin ua ka besuar punët e përpunimit të nënshkrimeve përkrahëse nëpunësve të Kuvendit të Malit të Zi, të angazhuar në këto veprimtari në prag të zgjedhjeve parlamentare të mbajtur me 30 gusht të këtij viti, është kumtuar nga kjo Qendër. Siç theksohet në kumtesë, me këtë aktvendim janë vërtetuar pohimet e mëparshme të Qendrës për arsimimin qytetarët se nëpunësit e angazhuar nuk kanë bazë gjegjëse për përpunimin e këtyre të dhënave.“Qendra për arsimimin qytetarë përshëndet vigjilencën shtesë të AMPP, e cila edhe përkundër procesverbalit për mbikëqyrjen e bërë në të cilin nuk vërtetohen parregullsi, megjithatë e ka sjellur një vendim të tillë”, kanë konkluduar nga Qendra për arsimin qytetarë. 

Rinovohet klinika për nefrologji sipas standardeve botërore

Reparti i rinovuar dhe i adoptuar i klinike për nefrologji të Qendrës Klinike të Malit të Zi, e cila është lëshuar në punë, është garanci se pacientët më në nevojë do të fitojnë përkujdesjen më bashkëkohore dhe do të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë, me rastin e vizitës të këtij reparti të rinovuar të Klinikës, e ka theksuar drejtori i Qendrës Klinike, Jevto Erakoviq. Ai ka theksuar se në këtë Klinikë edhe deri tani kushtet kanë qenë të mira, por përmes investimeve të reja janë ranguar në mesin e Qendrave më eminente botërore. “Duke pasur pasur parasysh njohuritë të cilat i posedon Klinika për nefrologji, kuadrin dhe pajisjet, tani mund të jemi të sigurt se pacient më në nevojë do të kenë rastin të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Erakoviq. Ai i ka falënderuar kompanitë, Gllosarij dhe Urion nga Mali i Zi të cilat, siç ka theksuar, kanë ndarë mjete të konsiderueshme financiare me qëllim që kjo Qendër të ketë një pamje më bashkëkohore.

Edhe tre persona të vdekur dhe 177 të infektuar

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publikë deri dje në ora ë17 kanë përfunduar analizat PCR të 691 mostrave në korona virusin e ri dhe kanë regjistruar 177 raste të reja të infektuara. Në të njëjtën kohë janë konfirmuar edhe tri raste të vdekjeve, është kumtuar nga ky Institut. Theksohet se numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid- 19 prej fillimit të muajit qershor është 241, kurse prej fillimit të vitit 250 persona.“Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 234 pacientëve” , thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm, siç theksohet, i rasteve aktive të infektuar me Covid- 19 në Mal të Zi është 4.004 persona. Sipas komunave numri më i madh i rasteve të infektuar në 10 mijë banorë është i regjistruar në Ulqin, Zhablak dhe në Kollashin. Në Ulqin aktualisht ka 265 persona të infektuar dhe për shkak të rritjes së numrit të infektuarve prej të hënës janë në fuqi masa më të ashpra. Në këtë komunë janë mbyllur shkollat si dhe objektet hotelierike. Situata nuk është e volitshme, dhe siç supozojnë kompetentët, shkak kryesor i rritjes së të prekurve janë tubimet familjare dhe se ulqinakët nuk i kanë respektuar rekomandimet e organeve kompetente. Mali i Zi është në vendin e parë në rajon sipas numrit të personave të hospitalizuar nga Covid- 19 në 100 mijë banorë. Në vendin e dytë është Maqedonia Veriore, kurse në vendin e tretë Sllovenia. Në Mal të Zi janë të regjistruar 45 persona të hospitalizuar në 100 mijë banorë, në Maqedoninë Veriore 25, në Slloveni 16, në Kroaci 15, në Serbi 7 dhe në Kosovë 6 persona. Në rajon vazhdon të regjistrohet numri rekord i rasteve të prekura me korona virus, dje u shënuan 5 mijë e 701 person. Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi ka publikuar një video material edukativ me titull, “Dita në shkollë”, i cili tregon masat të cilave duhet tu përmbahen nxënësit me qëllim që të zvogëlohet mundësia e infektimit me virusin korona gjatë qëndrimit në shkollë.

​Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka filluar dje me gjysmë ore vonesë, sepse Rusia kërkonte largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simboleve të Kosovës. Rusia e cila mbanë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po "shkeleshin rregullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq si dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla. Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin foli fillimisht për problemet me pandeminë Corona, si një nga sfidat që ka hasur Kosova shtatë muajt e fundit. Por më së shumti vëmendje në debatet në vijim iu kushtua gjendjes në Kosovë dhe qëndrimeve të kundërta mes palëve. Ndërsa debatet treguan se palët nuk kanë lëvizur aspak nga qëndrimet e tyre të mëparshme. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se "Serbia e merr seriozisht dialogun me Kosovën por ajo nuk zbaton marrëveshjet e arritura 10 vjet më parë” dhe "shkel marrëveshjen e arritur në Uashington, duke vazhduar lobimin për njohjen”. Ai mori në mbrojtje serbët që jetojnë në Kosovë, duke cituar pjesë nga raporti i UNMIK-ut, ku thuhet se "është rritur numri i incidenteve kundër pjesëtarëve të komunitetit serb". Ndërsa Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët se "duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se "pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”. Haradinaj tha se rruga e vetme përpara është rruga e pajtimit, por Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, të verë para drejtësisë krimet e së kaluarës dhe të kthejë trupat e të zhdukurve. Zëvendësja e ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përcjellin me kujdes zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e kanë nënshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

​BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. I pyetur se kur mund të ndodhë takimi i radhës, pasi tash e disa javë nuk ka pasur takime, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka thënë se “puna e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij po vazhdon dhe është një punë e ngjeshur. “Sapo të kemi ndonjë datë për të shpallur për takimet e radhës ne do ta bëjmë këtë”. Zëdhënësi i BE-së nuk ka dashur të komentojë as takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin u diskutua rreth dialogut dhe situatës në Kosovë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kishte rifilluar më 16 korrik dhe ishin zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.

​Debati i dytë presidencial, beteja për votuesit e pavendosur

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden do të përballen sonte në debatin e dytë, 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Dy kandidatët, të dy në të 70-tat, ndërprenë disa herë njeri- tjetrin gjatë debatit të parë në fund të shtatorit që u cilësua si debati më i keq në historinë e debateve presidenciale. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga debati i parë, i cili do të zhvillohet në një mjedis universitar në Neshvill të shtetit Tenesi. Debati i dytë u anulua fillimisht pasi presidenti aktual amerikan u shtrua në spital për COVID-19. Komisioni reagoi duke njoftuar se debati i dytë do të zhvillohej online, por presidenti nuk pranoi dhe planet u anuluan. Ndërkaq, miliona amerikanë kanë vendosur se për kë do të votojnë. Deri tani 41 milionë kanë votuar ose me postë ose fizikisht. Debati i sontëm mund të jetë shansi i fundit më i rëndësishëm për Presidentin Trump për të reduktuar epërsinë e rivalit Biden në anketa.

Covid- 19 po hapet edhe më shpejtë seç ishte paraparë

Numri i rasteve të prekura me koronavirus është duke u rritur në gati tre çerekë të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që përhapja e koronavirusit në Evropë është duke rezultuar me vendime për kufizime të reja dhe paralajmërime për izolime tjera. Në Evropë, nga Polonia deri në Portugali, shtetet janë duke vendosur masa të reja kufizuese dhe paralajmërime se masa tjera do të vijnë. Në mesin e masave të marra për luftim të koronavirusit janë: maskat e detyrueshme, ndalimi i organizimeve grupore, mbyllja e bareve dhe restoranteve, ose edhe izolime të plota shtetërore. Sipas një studimi të ri të publikuar një ditë më parë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 300 mijë persona më shumë në SHBA kanë humbur jetën mes fundit të janarit dhe fillimit të muajit tetor. Në studim thuhet se dy të tretat e tyre ose më shumë se 198 mijë mund të kenë vdekur për shkak të koronavirusit, megjithëse në çertifikatat e tyre të vdekjes nuk ishte regjistruar virusi si shkak. Sipas universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e COVID-19 me më shumë se 221,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë. Pas Spanjës, edhe Franca ka konfirmuar 1 milion raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Situatë e rënduar paraqitet edhe në Gjermaninë fqinje, ku u shënuan 10 mijë raste të reja pozitive me Covid-19, mes tyre edhe ministri i Shëndetësisë. Vala e infeksionit u përplas gjatë ditës në Holandë, në Poloni dhe në Britaninë e Madhe, por më me shpejtësi vazhdon të përhapet në Republikën Çeke. Kontinenti europian në total numëron mbi 6 milion të diagnostikuar një herë me Covid- 19, ndërsa në 220 mijë kanë shkuar jetët e humbura. 5 shtetet e vetme që e kanë kaluar deri tani pragun e 1 milion të infektuarve janë SHBA-ja, India, Brazili, Rusia dhe Argjentina. Sipas të dhënave të fundit të agjencive, më shumë se 1 milion e 130 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundje, kurse në botë nga virusi korona janë të infektuar më shumë se 41 milion.

Edhe nesër mot me diell

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët. Fryn erë e dobët deri mesatare, nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë e Rozhajë 24 gradë, Tivar, Herceg Novi e Kollashin 22, Podgoricë, Ulqin e Zhablak 21, Nikshiq 19, Cetinë e Guci 18, Plevle e Beranë 17, në Plavë 16 dhe në Bijello Pole 14 gradë.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 10 kurse më e larta e ditës deri në 24 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се