Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 10. 2020. 00:00 >> 16:45

Ditari 21.10.2020

21.10.2020

Shtyhet stërvitja ushtarake në Sinjajevinë

Stërvitja ushtarake në Sinjajevinë , e cila ka qenë e paralajmëruar të mbahet nesër, është shtyrë derisa të krijohen kushtet , është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

“E njoftojmë opinionin, respektivisht mediat dhe OJQ të cilat kanë shprehur interesim që të marrin pjesë në këto stërvitje në Sinjajavinë, se stërvitjet e nesërme ushtarake shtyhen derisa për këtë të krijohen kushtet e domosdoshme”, thuhet në kumtesë. Nga Ministria e mbrojtjes kanë theksuar se për këto dhe aktivitetet e tjera opinioni do të njoftohet me kohë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Aleksandar Pantoviq, ka theksuar se ekipi i Ushtrisë së Malit të Zi ka konstatuar se nuk janë krijuar kushtet për një stërvitje të tillë në Sinjajevinë. Ai për programin e mëngjesit të Malit të Zi ka theksuar se Ushtria do ti vazhdojë aktivitetet e veta në këtë lokalitet pasi që të krijohen kushtet e domosdoshme. Ai ka theksuar se Ushtria duhet të stërvitet në territorin e shtetit të vetë dhe se nuk dëshirojnë të konfrontohen me popullin. “Para dy ditësh kemi konstatuar se nuk janë krijuar kushtet për stërvitje dhe se një gjë e tillë është e pa mundshme”, ka theksuar Pantoviq. Ai ka theksuar se raporti i është dorëzuar ministrit të mbrojtjes dhe Këshillit për mbrojtje dhe siguri. Pantoviq në këtë rast po ashtu ka theksuar se aktivitetet e veta do ti vazhdojë kur të krijohen të gjitha kushtet e domosdoshme , duke shtuar se Ushtria ka obligim kushtetues dhe ligjor që të veprojë .

Duhet të mbrohet natyra , por edhe nevojat e ushtrisë të Malit të Zi që të stërvitet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ,Jens Stolltenberg ,ka theksuar se në Mal të Zi, kur është fjala për poligonin në Sinjajevinë , duhet të respektohet nevoja e mbrojtjes së natyrës, por edhe nevoja e ushtrisë për tu stërvitur. Duke komentuar shtyrjen e stërvitjes ushtarake në këtë poligon dhe në pyetjen se nëse parku i natyrës mund të shërbejë si poligon për stërvitje ushtarake, Stolltenberg ka theksuar se nuk i komenton lokalitetet specifike për stërvitje në Mal të Zi, por gjithësisë duhet të respektohet nevoja për mbrojtjen e natyrës , por edhe nevoja për stërvitjet ushtarake. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stolltenbergka theksuar se Mali i Zi do të fitojë respirator dhe pajisje mbrojtëse nga Aleanca në luftën kundër korona virusit. Kjo ndihmë, siç ka theksuar ai , do të dërgohet në periudhën që vjen. “Kjo është dëshmi e NATO solidaritetit dhe përkrahje për njeri tjetrin. Nëse do të jetë nevoja do të sigurojmë edhe forma të tjera të ndihmës e jo vetëm respiratorë, ka theksuar Stolltenmberg.

Gjashtë pacientë në gjendje të rëndë klinike

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 6 pacientë të infektuar me korona virus janë në gjendje të rëndë klinike . Në këtë institucion shëndetësor janë të shtruar 24 pacientë kovid pozitiv. “Gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe janë të vendosur në ventilimin jo invaziv”, është kumtuar nga ky spital. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq aktualisht janë të hospitalizuar 85 pacientë , thuhet në kumtesën për opinion. “Pesë pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në njësinë e kujdesit intensive. Tre pacientë janë të kyçur në ventilimin jo invaziv, kurse aktualisht nuk ka pacientë të kyçur në respirator”, kanë kumtuar nga spitali I Nikshiqit. Të përkujtojmë se deri dje në orën 17 në Mall të Zi gjithsej e kanë humbur betejën me korona virusin 7 kovid pacientë. Prej fillimit të qershorit në Mal të Zi nga ky virus kanë vdekur 238 persona , kurse nga fillimi I vitit 247.

Erakoviq : Më së tepërmi të hospitalizuar që nga fillimi i epidemisë

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht ka më së tepërmi pacientë të hospitalizuar që nga fillimi i epidemisë së korona virusit , ka deklaruar drejtori i Qendrës klinike Jevto Erakoviq , duke shtuar se kjo situatë fletë mjaftë se situate është tejet serioze. Ai në intervistën dhënë PR Qendrës ka theksuar se Qendra klinike e Malit të Zi dhe i tërë sistemi shëndetësor me sukses mund tu përgjigjen të gjitha problemeve dhe sfidave të cilat situate epidemiologjike i bartë me vete. “Disa here u kemi bërë apel qytetarëve se nuk është nevoja që të testojmë se sa janë mundësitë përfundimtare të Qendrës klinike dhe të sistemit shëndetësor, por me sjelljet tona të përgjegjshme të tregojmë se me sukses mund të ndihmojmë si sistemimit shëndetësor ashtu edhe vetes në zgjidhjen e këtij problem tejet të madh” , ka theksuar Erakoviq. Pandemia e korona virusit ka treguar , siç ka theksuar ai, se kanë pasur të drejtë kur kanë pohuar se Qendra klinike mund tu përgjigjet sfidave të mëdha. Siç ka shtuar ai , dy vitet e fundit të punës të Qendrës klinike kanë qenë më së të suksesshme. Ai po ashtu ka theksuar se gjatë dy viteve të kaluara në Qendrën klinike të Malit të Zi janë investuar mbi 12 milion euro.

Disa më tepër besojnë në parti sesa në koronë

Kryetari i Dhomës së mjekëve të Malit të Zi , Aleksandar Mugosha , ka vlerësuar se sistemi shëndetësor i Malit të Zi gjithnjë po luftonë si duhet kundër epidemisë së korona virusit dhe se deri tani nuk janë konfirmuar ndryshime të rëndësishme negative. Ai ka theksuar se tubimet masive janë shkak i numrit kaq të lartë të infektuarve , duke tërhequr vërejtjen se për fat të keq disa individ më tepër besojnë në parti se sa në ekzistencën e virusit korona. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se kolegët e tij nga Trupi koordinues nacional kanë dhënë çdo gjë që është e mundur që lufta kundër koronës të jetë e suksesshme . Ai po ashtu ka shtuar se shanset për përhapjen e virusit i kemi në duartë tona dhe shihet se kemi lejuar që ai të përhapet më tepër seç duhet. Duke folur se si po e përballon epideminë sistemi shëndetësor, Mugosha ka theksuar se “gjithnjë jemi duke e luftuar në mënyrë të duhur” dhe se akoma nuk janë konfirmuar ndryshime të rëndësishme negative .

Rritet kontrollimi në objektet hoteljerike në Podgoricë

Nga Qeveria e Malit të Zi është kumtuar se gjatë ditëve të ardhshme në Podgoricë do të rriten masat e kontrollimit të objekteve hoteljerike. “Prej mbrëmë , çdo natë 10 ekipe të themeluara të inspekcioneve turistike dhe me asistencën e policisë komunale dhe të Drejtorisë së policisë do ti kontrollojnë objektet hoteljerike në Podgoricë, është kumtuar në Tuiterin e Qeveris së Malit të Zi. Në këtë publikim theksohet se duhet të kuptohet situata serioze në të cilën është aktualisht Mali i Zi me qëllim që sa më me sukses të luftojmë kundër korona virusit të ri.

Beçiq: Obligimet e Malit të Zi janë kompatibile me agjendën e OKB

Obligimet e Malit të Zi nga procesi negocues me Bashkimin Evropianë nga sfera e mbrojtjes së mjedisit janë kompatibile me synimet dhe agjendën e Kombeve të Bashkuara 2030 , gjë që do ti mundësojë progres të përshpejtuar nga kjo fushë , ka theksuar kryetari i Kuvendit , Alleksa Beçiq . Ai i ka dërguar urim sekretarit të përgjithshëm të KB Antoni Guteresh me rastin e shënimit të 75 vjetorit të kësaj organizate botërore dhe kartës së saj themeluese. Beçiq ka theksuar se këtë përvjetor të gjithë e festojmë në një kohë të sfidave të mëdha të njerëzimit. “Kriza e pa mbajtur mend shëndetësore globale e shkaktuar nga pandemia e korona virusit të ri është shoqëruar me ndikime serioze ekonomike dhe sociale dhe paraqet sfidë të llojit të vetë se kohët e vështira mund të jenë rast edhe për ndryshime pozitive dhe transformime esenciale të botës”, ka theksuar Beçiq. Ai ka shtuar se Kombet e Bashkuara në Malin e Zi mund të llogarisin si partner të besueshëm i cili do të jap kontributin e vetë maksimal në të gjitha përpjekjet drejtë realizimit të objektivave të përbashkëta që bota të jetë më e qetë, më e drejtë dhe më e qëndrueshme për të gjithë.

Pason periudhë e vendimeve të vështira

Profesoresha e Fakultetit ekonomik në Podgoricë , Gordana Gjuroviq , ka kumtuar se është për tu pritur se turizmi i Malit të Zi do të fillojë rimëkëmbjen , duke filluar nga pranvera që vjen deri në tre mujorin e dytë të vitit të ardhshëm , gjë që do të mundësojë aktivitet më të madh ekonomik. Kjo , siç ka theksuar ajo , është një periudhë kur duhet të sillen vendime mjaft të vështira. Të përkujtojmë ,se sipas vlerësimit më të ri të Fondit monetarë ndërkombëtarë, ekonomia e Malit të Zi mund të dobësohet 12% , sikurse prognozim të tillë ka dhënë edhe Banka botërore në raportin e vetë e cila ka theksuar se kjo rënie ekonomike mund të jetë 12.4%. Duke folur për këto vlerësime, Gjuroviq në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se viti 2020 është mjaft i vështirë dhe me plotë sfida. Pozita e Ministrisë së financave në Qeverinë e re nuk do të jetë aspak e lehtë dhe kjo Ministri do të jetë shumë përgjegjëse.

​Hoti: Nuk pres që Asociacioni ta bllokojë dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsëriti qëndrimin e tij se për Kosovën, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe se për të njëjtën, pala kosovare nuk do të bisedojë në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht se Serbia e ka kushtëzuar dialogun me temën e Asociacionit, Hoti, në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, tha se kjo temë nuk do ta bllokojë procesin e negociatave.

Ai shtoi se nëse procesi i dialogut bllokohet, kjo nuk do të ndodhë për fajin e Kosovës, pasi, sipas tij, qeveria që ai udhëheq, ka treguar përkushtim për këtë proces që prej marrjes së mandatit në fillim të qershorit.

Kryeministri Hoti u pyet edhe për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, për të cilat ka folur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje (v.j. për Asociacionin). Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3 (e votave të deputetëve të Kosovës)”, tha Hoti.

Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar, ka thënë se Kosova e ka marrë obligim themelimin e Asociacionit me marrëveshjen e 2013-së. Andaj, sipas tij, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

​BE mirëpret gatishmërinë e Shqipërisë e Greqisë për zgjidhjen kufirit detar

“Bashkimi Evropian mirëpret marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për referimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të mosmarrëveshjes në lidhje me caktimin e zonave detare”.

Deklarata është bërë nga përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero në postimin e saj në Twitter. “BE mirëpret njoftimin nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë se si të procedohet me mosmarrëveshjet e tyre detare. Çështjet në lidhje me shënimin e kufirit adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.” shkruan zonja Pisonero.

Lajmi u njoftua të martën në konferencën për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës që ai bëri në Tiranë.

​Situata me Covid-19 po rëndohet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, sot , kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtje nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik, punën e objekteve të gastronomisë dhe administratën publike.

Vendimi i qeverisë parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia.

Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore informoi se në 24 orët e fundit nga 2140 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 408 persona janë diagnostifikuar me Covid-19. Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur katër pacientë gjatë 24 orëve të fundit .

Nga ana tjetër, në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë 301 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 4 vdekje të reja kanë qenë brenda një dite.

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitv.

​Çekia kthehet në izolim, për shkak të shifrave rekorde të koronavirusit

Qeveria e Republikës Çeke miratoi një sërë masash që e izolojnë vendin, i cili po përballet me shifra rekorde të rasteve me koronavirus.

Kryeministri Andrej Babis tha në një konferencë për media të mërkurën se masat, që do t’i mbyllin të gjitha dyqanet jo të domosdoshme dhe do ta kufizojnë lëvizjen e njerëzve vetëm për qëllime të domosdoshme, si puna, familja apo blerja e ushqimeve, do të zgjasin së paku deri më 3 nëntor.

“Para së gjithash, ne duhet t’i mbrojmë jetët e qytetarëve”, tha Babis, për të shtuar se masat do të hyjnë në fuqi nga data 22 tetor.

Vendimi vjen pasi Çekia njoftoi të mërkurën se në 24 orët e kaluara ka regjistruar 11,984 raste të reja me koronavirus - shifër kjo rekorde.

​Stoltenberg: Të ulet tensioni në Mesdheun Lindor

Të gjithë aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për situatën në Mesdheun Lindor, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne duhet të përqendrohemi tashmë mbi mënyrën si të shmangim një rritje të tensioneve në rajon”, deklaroi Stoltenberg.

”Për këtë arsye ne po punojmë mbi mënyrën se si të forcojmë mekanizmin për daljen nga konflikti që është krijuar mes Greqisë dhe Turqisë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Jam në kontakt të rregullt me drejtuesit e Bashkimit Europian duke përfshirë këtu presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen, presidentin e Këshillit Michel dhe përfaqësuesin e lartë Borrell, pa harruar edhe disa drejtues europianë dhe po punojmë së bashku për të reduktuar tensionet”, shtoi ai.

Së paku 15 afganë të vdekur nga ikja në rrëmujë

Së paku 15 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga ikja në rrëmujë në një stadium futbolli në provincën Nangarhar të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në stadiumin pranë Konsullatës së Pakistanit, për të siguruar kuponë për viza.

Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit të kryeqytetit provincial Xhalalabad, ku të martën ka ndodhur incidenti, tha se në mesin e viktimave, 11 janë gra.

Zyrtarët thanë se mbi 3,000 afganë ishin mbledhur në stadium, për të siguruar kuponët e nevojshëm për vizë, për të udhëtuar në Pakistan.

Pakistani e ka kufizuar numrin e vizave për afganët në fillim të këtij viti, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët në Ambasadën e Pakistanit nuk e kanë komentuar ende incidentin.

Shumica e afganëve udhëtojnë në Pakistan për trajtim mjekësor.

Nesër mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi mban mot me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme .Temperaturat e shënuara në orën 14: Budvë 24 gradë, Tivar, Herceg Novi ,Ulqin e Petrovac 23 ,Podgoricë 21, Rozhajë 20, Nikshiq 19, Cetinë 18, Kollashin ,Zhablak e Shavnik 17,Plluzhinë 16, Plevle 15, Beranë , Andrivice , Plavë e Guci 14 dhe në Bijello Pole 11 gradë. Për nesër meteorologët parashikojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej - 2 deri në 13 , kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 23 gradë celsius .

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се