Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 10. 2020. 00:00 >> 18:43

Ditari 20.10.2020

20.10.2020

Edhe 4 të vdekur dhe 145 të infektuar

Në Mal të Zi  gjatë 24 orëve të fundit, deri dje në ora 17, nga pasojat e korona virusit kanë vdekur 4 persona dhe janë konfirmuar 145 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se laboratorët e këtij instituti deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 561 mostrave në korona virusin e ri si dhe në laboratorët tjera në shtet të cilat bëjnë diagonostifikimin PCR, gjithëseit janë regjistruar 145 raste të reja të prekura me këtë virus.

“Deri dje në ora 17, Institutit i janë konfirmuar edhe 4 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me Coovid 19, tek pacientet nga Plevla, Zhablaku, Podgorica dhe Tivari”, kanë deklaruar nga Instituti. Theksohet po ashtu se nga fillimi i muajit qershor 231 person kanë vdekur si pasojë e infektimit me korona virus kurse prej fillimit të vitit, 240. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 294 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19, në Mal të Zi, është 4 mijë e 232 persona. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar të infektimit me korona virusin e ri, është 15 mijë e 760 persona.

Mugosha: Ka më tepër të shëruar se numri të cilin e tregojmë

Në Mal të Zi, me siguri ka më tepër persona të shëruar nga Covid 19, nga numri i paraqitur, sepse epidemiologët për shkak të njoftimeve mbi numrin e personave pozitiv dhe kontrollimit të kontakteve të tyre, nuk arrijnë të japin të dhëna për të gjithë pacientët e shëruar, ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë, Boban Mugosha. Ai, në konferencën për shtyp të Trupit koordinues nacional, ka deklaruar se shpreson se deri në fund të javës do të kenë mundësi të japin të dhëna të sakta të personave të shëruar. Sipas fjalëve të tij, numri i pacientëve të shëruar me siguri është më i lartë se numri i prezantuar në opinion. Ai po ashtu ka shtuar se ballafaqohen me një numër të lartë të mostrave për  testim dhe se për këtë arsye ndodhin edhe vonesa. Mugosha, ka shtuar se strategjia e re e testimeve do ti dërgohet Ministrisë së shëndetësisë. “Do të krijohet  mundësia që testimet në Mal të Zi, të bëhen në disa vende. Ato do të zhvillohen në Covid - ambulancat me qëllim që sa më parë të jepen rezultatet dhe pacientët të presin sa më pak”, ka theksuar Mugosha. Ai, në pyetjen nëse Instituti, do të rishqyrtojë vendimin për mbylljen e objekteve hotelijerike me propozimin e kryetarit të trupit koordinues, Millutin Simoviq, ka theksuar se Instituti për shëndetin publik ka për detyrë të propozojë masa, kurse vendimet i sjell Trupi koordinues nacional.

Shkalla e përgjithshme do të llogaritet sipas vlerësimit të MONSTAT-it

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse, ka miratuar propozimin që Instituti për shëndetin publikë, rrjedhat e përgjithshme të Covid 19 në administratat lokale, të llogariten duke shfrytëzuar vlerësimin më të ri zyrtarë të MONSTAT-it për numrin e banorëve, në vend të dhënave nga regjistrimi i banorëve nga vitin 2011. “Me metodologjinë e  re do të merren parasysh ndryshimet në numrin e banorëve dhe do të fitohet pasqyrë më reale e rrjedhave të përgjithshme”, është kumtuar në Tuiterin e Qeverisë. Kjo, siç theksohet, në veçanti   do të pasqyrohet më mirë në rezultatet në ato mjedise në të cilat është rritur dukshëm numri i banorëve, siç janë Budva , Tivati dhe Tivari.

Kuvendi ka zgjedhur sot kryetarin dhe anëtarët e  Këshillit administrativ

Kuvendi i Malit të Zi, ka zgjedhur sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit administrativ. Siç ka theksuar në fillim të mbledhjes, kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiq, Këshilli administrativ do të ketë kryetarin dhe 12 anëtarë. Për kryetar të  Këshillit më parë ishte propozuar Millun Zogoviq, nga Fronti Demokratik. Për anëtarë të Këshillit janë propozuar Radosh Zeçeviq, Vlladan Raiçeviq, Dragan Vukiq, Momo  Koprivica, Vlladimir Martinoviq, Millosh Konatar, Luigj Shkreli, Daliborka Pejoviq, Suzana Pribilloviq, Damir Shehoviq, Kenana Struiq –Habiq, dhe Rashko Konjeviq. Deputeti, Marko Millaçiq, ka kumtuar se edhe dita e sotme është një datë e madhe, sepse me formimin e Këshillit administrativ, siç ka theksuar ai, vazhdon konstituimi i pushtetit. Lideri i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, ka theksuar se nuk do të përkrah zgjedhjen e Zogoviq, për kryetar të Këshillit administrativ, duke shtuar se me konstituimin e përbërjes së re të Parlamentit, ka filluar edhe okupimi i Malit të Zi. “Kjo është një  reprizë e Kuvendit të Podgoricës nga viti 1918”, ka theksuar Popoviq. Deputeti i FD, Sllaven Radunoviq, është përgjigjur se vetëm tani, shteti i Malit të Zi nuk është në rrezik, kurse Popoviqit i ka rekomanduar që, siç ka theksuar ai, “të mos i frikësoi dhe të mos i ndajë qytetarët”,  “Çdo deputet i koalicionit fitues, Malin e Zi e donë më tepër se çdo kush nga ju. Mali i Zi është shtet i cili duhet tu shërbejë qytetarëve e jo juve”,  ka theksuar Radunoviq. Në fillimin e seancës së sotme, janë konstatuar dorëheqjet në funksionin e deputetit të Çasllav Veshoviq, Vllastimir Gollubiq dhe Ivan Vukoviq nga PDS dhe i Dragosllav Shqekiqit nga PSP. Ka qenë e paraparë që sot të zgjedhen edhe nënkryetarët e Parlamentit por është hequr dorë sepse kjo, siç është sqaruar, do të ndodh paralelisht me formimin e Qeverisë së re.

Zenka; Edhe sikur të më ofrojnë Republikën e Ulqinit nuk do të hyjë në Qeveri

Përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë “Bashk nji Za” e kryetar i Unionit Demokratik të shqiptarëve, Mehmed Zenka, ishte iftuar në emisionin e sotëm “Një radio lidhje ndryshe”. Koalicioni shqiptarë “Bashkë nji Za”,  të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, UDSH dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në zgjedhjet e kaluara ka fituar një mandat, kurse bartës i listës ka qenë Fatmir Gjeka. Të përkujtojmë se ky koalicion, dje ka refuzuar ftesën e mandatorit për bisedime për pjesëmarrje në Qeveri. “Para dy netësh brenda koalicionit, njëzëri kemi vlerësuar se nuk ekziston shansë për marrëveshje, andaj as për bisedime lidhur me ofertën. Për ne nuk do të thotë asgjë që gjatë 30 ditëve të fundit retorika është më qetësuese, sepse e kemi të njohur se çfarë ka ndodhur gjatë disa muajve dhe viteve të kaluara.

E dimë fare mirë se kush i ka përkrahur këto politika dhe nuk besoj se brenda 10 ose 20 ditëve mund të ndryshohet një politikë e cila zgjat tash 100 vjet”,  ka theksuar Zenka. “Nëse presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, na ka shtruar pyetjen gjatë takimit nëse jemi ekipi i njëjtë sikur më parë dhe të gjithë jemi përgjigjur pozitivisht , nuk e kuptoj se si disa të  tjerë shohin mundësinë që kjo “po” të shndërrohet në “jo”. Lista shqiptare pothuaj se imponohet të jetë pjesë e këtij koalicioni edhe për kundër asaj që kanë deklaruar para presidentit Gjukanoviq. Askush nuk i ka detyruar ata që ta thonë këtë, por ata tani janë të gatshëm që ta ndryshojnë kahjen. Kjo më fyen si shqiptarë. Ata, do të kenë ata probleme, së pari me veten e tyre, pastaj edhe me popullin si dhe me personat që kanë pësuar viktima nga politika të cilën e përkrah koalicioni fitues” ka theksuar Zenka.

Shteti me 60 milion euro do të subvencionojë rrogat

Shteti, me më tepër se 60 milion euro do të subvencionojë pagat në sektorin privat, prej të cilave deri tani janë paguar 51 milion, ka kumtuar sekretari shtetëror në Ministrinë e ekonomisë, Millan Srzentiq. Ai, në programin e mëngjesit të TVMZ , ka sqaruar se ndihmën prej muajit maj deri në muajin shtator të këtij viti, e kanë shfrytëzuar mbi 15 mijë afaristë të cilëve u janë paguar 51 milion euro. Ai, ka përkujtuar se Qeveria në javën e kaluar, me propozimin e Ministrisë së ekonomisë, ka vendosur që edhe gjatë 2 muajve të ardhshëm të përkrah programin e subvencionimit të rrogave.

Theksohet se rreth 73 mijë të punësuarve në njëfarë mënyre kanë qenë shfrytëzues të përkrahjes nga  Qeveria për një ose më tepër muaj.

“Fjala është përreth  dy të tretat e sektorit real e që kanë qenë shfrytëzues të përkrahjes qeveritare gjatë 6 muajve të kaluar. Gjtihseit janë paguar 51 milion euro, kurse me mjetet e parapara edhe për dy muaj të tjerë, kjo shumë do ti kalojë 60 milion euro dedikuar për me tepër se 15 mijë subjekte afariste”, ka theksuar Serzentiq. Ai ka shtuar se kjo nuk do ti zgjidh të gjitha problemet ekonomike dhe këtë nuk e pret askush, por  kjo ndihmë u ka ndihmuar në një mas të duhur të gjithë afaristëve. Ai e kupton edhe shqetësimin e ri të hoteljerëve dhe afaristëve të tjerë për shkak të ndalimit të punës në disa komuna.

Boshkoviq:Stërvitjet ushtarake nuk do ta rrezikojnë mjedisin

Ushtria e Malit të Zi, në vitin e kaluar ka zhvilluar stërvitje në Sinjajevinë dhe atëherë askush nuk ka folur për devastimin e mjedisit, ka theksuar Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq. Ai, ka theksuar se nuk ka frikë se stërvitjet ushtarake do ta rrezikojnë mjedisin jetësor në Sinjajevinë, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe shumë studime të tjera relevante.

“Në vitin e kaluar kemi pasur stërvitje ushtarake në këtë territor dhe atëherë askush nuk ka folur se do të shkatërrohet ekologjia ose të protestojë”, ka theksuar, Boshkoviq, për TVMZ.

Ai ka shtuar se të gjitha studimet relevante në Mal të Zi dhe në rajon kanë vërtetuar se kjo formë e stërvitjeve ushtarake me këto lloje të armatimit dhe me këtë municion nuk mund të shkatërrojë ose të vështirësojë situatën ekologjike në këtë lokalitet. Ai ka thënë se Ministria e mbrojtjes vepron në pajtim me Kushtetutën dhe është e domosdoshme që ushtrisë ti sigurohet terreni për stërvitje.

A.Hoti; Nuk do të ndryshojë karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Asociacionin e Komunave Serbe.

Hoti ka thënë se shteti i Kosovës i ka vendosur parimet e tij karshi dialogut, duke siguruar se nuk do të preket integriteti territorial si dhe karakteri unitar i Kosovës. Duke mos dashur të tregojë se a do të bëhen ndryshime kushtetuese apo jo, ashtu siç po kërkon ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak, shefi i qeverisë tha se marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse obligative që i adreson të gjitha çështjet në mes dy vendeve me pikën e parë drejtë njohjes reciproke. Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka folur edhe pikën e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë e cila ka të bëjë me fazën e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit për çka tha se në Prishtinë ndodhet një ekip ekspertësh të Departamentit Amerikan.

BE; Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet Kushtetuese në prishtinë dhe në Beograd

Brukseli vlerëson se deklarata e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se duhet bërë dallimi mes asaj që është “percepcion dhe keqinformim, me realitetin e shpjeguar nga Lajçak”.

“Në këtë rast, është thënë ajo çka është e qartë – dhe Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, tha Stano.

Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Task – Forcë për të ndjekur zbatimin e masave në terren

Qeveria ka ngritur Task-Forcë për të ndjekur në terren zbatimin e masave anti-Covid, sidomos mbajtjen e maskave në mjedise të hapura dhe të mbyllura.

Task-Forca u prezantua sot gjatë një takimi që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në lulishten pas Kryeministrisë me anëtarë të saj.

Gjatë një fjalimi të gjatë, Rama u zotua se masat e marra nga qeveria kanë qenë të nevojshme për të ndalur prirjen e përhapjes së koronavirusit dhe që prej fillimit ka qenë në koherencë me politikat e marra edhe nga vendet e tjera.

Ai u ndal gjatë të hidhte poshtë qëndrimet me konspiracione kundër masave dhe kundër vaksinave, ndërsa shpjegoi se detyrimi për mbajtjen e maskës edhe në mjediset e hapura ishte e domosdoshme pasi prirja e infeksionit po bëhet shqetësuese, njofton euronews.albania.

Dendias, do të vizitojë sot Tiranën

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën, ndërkohë që në kryeqytet janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e vizitës.

Forca të shumta policie janë vendosur tek Ministria e Jashtme, ku efektivët kanë blinduar  të gjithë perimetrin e ministrisë.

Masat e forta të sigurisë janë marrë për të shmangur çdo incident përpara ardhjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dendias.

Policia gjithashtu ka marrë masa të përforcuara për të mos lejuar protestën e thirrur nga shoqata Çamëria.

Një vizitë kjo, prej kohësh e paralajmëruar, por e mbetur ende e pa zhvilluar, së pari për shkak të agjendës tepër të ngjeshur të ministrit Dendias, për shkak të tensionit të lartë në Egjeun lindor mes Athinës dhe Ankarasë lidhur me kërkimet për naftë dhe gaz, tension që me gjasa mund të çojë të dy vendet në një përballje ushtarake, por edhe për shkak të rezultateve që kjo vizitë pritet të sjellë, pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri./TCH

Numri global i të infektuarve me Covid 19, i kaloi 40 milion

Numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus kaloi të hënën 40 milionë.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins bazohen në raportimin zyrtar të vendeve veç e veç.

Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruave mbi 27.5 milionë.

Ekspertët, megjithatë, besojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, marrë parasysh mungesën e testimeve dhe raportimin e dobët nga disa vende.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ai është përhapur në gati 200 vende të botës.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me mbi 660 të infektuar në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit.

Irlanda, ka vendosur masat e karantinës për mospërhapjen e mëtejme të Covid 19

Irlanda po vendos një mbyllje gjashtë javore për të ndaluar përhapjen e COVID-19 në atë që udhëheqësi i saj e quajti “regjimi më i rreptë i Evropës”, raportojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Micheal Martin njoftoi vendimin të hënën në mbrëmje në një fjalim televiziv drejtuar kombit pas ditëve të diskutimeve në prapaskenë me ekspertët e tij të shëndetit publik.

Qeveria irlandeze dy javë më parë hodhi poshtë thirrjen e ekspertëve të saj për vendosjen e menjëhershme mbarëkombëtare të kufizimeve të Nivelit 5 – niveli më i ashpër i qeverisë. Martin tha se kjo do të ndodhte duke filluar të mërkurën mbrëma dhe do të zgjaste deri më 1 Dhjetor.

“Unë ndiej shumë personalisht dhe thellësisht ndjenjën e zhgënjimit, ndjenjat e vetmisë, ndoshta edhe dëshpërimin që do të sjellë ky njoftim për shumë njerëz,” tha Martin. /Lajmi.net/

Ndryshim rregullash në debatin e  fundit Tramp- Biden

Donald Trump nuk e ka mbështetur ndryshimin e një rregulle për debatin e fundit presidencial me rivalin e tij, Joe Biden.

Donald Trump është ankuar se një ndryshim rregulli për të ndalur mikrofonët për një pjesë të debatit të tij të fundit televiziv me Joe Biden është “shumë i padrejtë” dhe kundërshton temat e zgjedhura nga moderatori, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Kur të dy përballen të enjten për një debat të fundit televiziv, secilit kandidat do t’i priten mikrofonët ndërsa tjetri po jep përgjigje në pyetjet mbi familjet amerikane, garën në Amerikë, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

Fushata Trump shprehu kundërshtime ndaj ndryshimit, por tha se Republikani do të merrte pjesë prapë në ngjarjen e së enjtes, një nga shanset e tij të fundit për të arritur një audiencë të madhe në kohën e parë para se votimi të mbaronte në 3 nëntor. /Lajmi.net/

Vazhdojnë luftimet në Nagorno Karabak

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, më 20 tetor vazhduan luftimet ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e shkëputur të Nagrono Karabakut.

Luftimet e së martës vijnë pavarësisht thirrjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që palët të respektojnë armëpushimin e arritur.

Azerbajxhani dhe Armenia arritën marrëveshje armëpushimi më 17 tetor, por kjo gjë nuk i ndali luftimet, që nisën muajin e kaluar.

Përshkallëzimi i dhunës në Nagorno Karabak ka rritur frikën se konflikti mund të zgjerohet me përfshirjen e Rusisë dhe Turqisë.

Zyrtarët në Nagorno Karabak, një enklavë separatiste në Azerbajxhan që kontrollohet nga armenët etnikë, raportuan për bombardime të reja mëngjesin e 20 tetorit. Po ashtu zyrtarët thanë se luftimet janë intensifikuar veçanërisht në pjesën jugore të zonës së konfliktit.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka raportuar për beteja në disa zona, përfshirë edhe në afërsi të Linjës së Kontaktit, që ndan këto dy palë.

Nesër, mot i ngjashëm

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erëe  dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 14;

Budvë e Petrovac 23 gradë, Tivar, Ulqin e Herceg Novi 22, Podgoricë 20, Rozhajë 18, Nikshiq e Cetinë 17, Plluzhinë 15, Plavë 14, Plevlë, Kolalshin e Shavnik 13, Guci 12, Beranë, Zhablak e Andrijevicë 11 dhe në Bjello Pole 8 gradë.

Nesër, do të mbaj mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira kalimtare. Do të fryjë erëe  lehtë deri e mesme e drejtimeve perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 12 kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 23 gradë celsius. 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се