Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 10. 2020. 00:00 >> 17:52

Ditari 16.10.2020

16.10.2020

Në mesin e kërkesave janë të Mirat detare, Valdanosi, Kriporja .....

Liderët e koalicionit shqiptar,”Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj”, ia kanë dorëzuar dje mandatorit, Zdravko Krivokapiq, dokumentin me kërkesat e veta dhe nga raporti i tij ndaj këtij akti do të varet vazhdimi i bisedimeve për pjesëmarrjen e këtij koalicioni në Qeverinë e re. Këtë për gazetën “Pobjeda“ e ka deklaruar njëri nga liderët e koalicionit shqiptar, Genci Nimanbegu, pas takimit të djeshëm të parë me Krivokapiqin. “Krivokpaiqit ia kemi dorëzuar dokumentin me kërkesat tona dhe bisedimet e mëtejme do të varet nga gatishmëria e tyre që ti aprovojë ato ose të ofrojë zgjidhje të tjera”, ka theksuar Nimanbegu. Ai, në pyetjen se çfarë kanë theksuar në dokument si kërkesa të vetat, ka shtuar se ato kanë të bëjnë me “decentralizimin e sistemit të arsimit, shëndetësisë dhe dikastereve të tjera, planifikimit hapësinor, pastaj problematika e të Mirave detare... Ai ka shtuar se “si përfaqësues të përgjegjshëm të popullit shqiptar dëshirojnë që zhvillimi ekonomik të jetë në nivelin e duhur, që të rinjtë të kenë perspektivë në Mal të ZI”. Nimanbegu, në pyetjen nëse kanë pasur kërkesa për poste ministrore, ka theksuar se për këtë është herët të bisedohet.

Për myslimanët gjithmonë do të jem i gatshëm për bisedime

Myslimanët tek mua gjithmonë do të kenë një bashkëbisedues”, ka theksuar mandatori për përbërjen e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq. Ai në mesazhin e vetë të publikuar në Twiter ka theksuar se takimi me reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq e ka inkurajuar në bindjen se Mali i Zi do ti përballojë të gjitha sfidat të cilat gjenden para nesh. “Ka qenë një bisedë përmbajtësore me reisin Fejziq, e cila sërish më ka përkujtuar tërë bukurinë e diversitetit të shtetit tonë. Tek unë myslimanët gjithmonë do të kenë një bashkëbisedues”, ka theksuar Krivokapiq në Twiter. Ai më parë u ka deklaruar gazetarëve se sot do ketë një takim me përfaqësuesit e Partisë Boshnjake. Ndërsa nga Partia boshnjake për gazetën “Pobjeda” kanë kumtuar se kjo parti, për pjesëmarrjen e vetë në Qeverinë e re do të vendos në mbledhjen e Këshillit kryesor e cila do të mbahet të dielën që vjen, në Rozhajë.

Hungaria dhe Ukraina presin vazhdim të frytshëm të bashkëpunimit

Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, i kanë arritur urime nga presidenti i Kuvendit popullor të Hungarisë, Llasllo Kover dhe nga kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Dmitrij Razumkov, duke shprehur besimin se do të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi i deritashëm dhe i frytshëm me Parlamentin e Malit të Zi. Kryetari Beçiq në përgjigjen e vetë kryetarit të parlamentit të Hungarisë thekson se marrëdhëniet bilaterale të Malit të Zi me Hungarinë janë mike dhe pa çështje të hapura, me një komunikim shumë frekuentues dhe konstruktiv në nivelin më të lartë si dhe përmes bashkëpunimit të mirë ekonomik. Kryetari i Parlamentit të Ukrainës ka theksuar se pret vazhdimin e dialogut të frytshëm ndërparlamentar në nivelin bilateral. Beçiq ka theksuar se Mali i Zi dhe Ukraina kultivojnë marrëdhënie të mira tradicionale dhe pa çështje të hapura reciproke e që karakterizohen përmes respektimit reciprok, përkushtimit të interesave të përbashkëta dhe qëllimeve të përbashkëta strategjike në politikën e jashtme. Me rastin e zgjedhjes së Beçiqit në krye të Parlamentit të Malit të Zi, urime i kanë arritur edhe nga homologia e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle

Në prag të zgjedhjeve ka pasur punësime në MB dhe UMZ”

Në Lëvizjen për Ndryshime kanë pohuar se sipas informatave të tyre, para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në muajin korrik dhe gusht, në Ministrinë e mbrojtjes (MB) gjegjësisht në Ushtrinë e Malit të Zi (UMZ), janë angazhuar në punë disa dhjetëra individ me kontratë me tre muaj dhe, siç theksojnë, pa kurrfarë nevoje dhe arsyetimi. Theksohet po ashtu se këto kontrata janë vazhduar deri në fund të këtij viti. Zëdhënësi i Lëvizjes për Ndryshime, Nikolla Bajçetiq, ka theksuar se këtyre personave u ishin konfirmuar kontratat prej gjysmës së qershorit deri në gjysmën e shtatorit. Përndryshe, Lëvizja për Ndryshime tani më është deklaruar se funksionin e Ministrit të mbrojtjes më së miri do ta ushtronte kryetari i kësaj partie, Nebojsha Medojeviq, i cili njëkohësisht do të mbulonte edhe postin e nënkryetarit të Qeverisë, kurse Ministria e shkencës do të duhej ti takonte zëvendësit të kryetarit të kësaj partie, Branko Radulloviq. Këtë për gazetën “DAN” e ka theksuar funksionarja e këtij subjekti politik, Branka Boshnjak, e cila ka shtuar se ajo është propozuar për Ministre të arsimit, kurse Velko Vasileviq për Ministër të zhvillimin të qëndrueshëm dhe turizmit.

Për emra konkret, pas marrëveshjes për ndarjen e dikastereve

Demokratët, pas marrëveshjes për shpërndarjen e posteve, sipas principeve të vërtetuara demokratike, do ti propozojnë kandidatët e vetë për funksione në Qeverinë e ardhshme të cilat i takojnë koalicionit, “Paqja është Kombi ynë”, kanë kumtuar nga kjo parti. Siç kanë shkruar disa mediume gjatë ditëve të kaluara, ata kanë tendenca që Demokratëve dhe koalicionit, “Paqja është kombi ynë”, tu ndahen dikasteret në Qeverinë e re, duke u shërbyer para së gjithash me spekulime e jo me fakte. “Ne jemi faktor përgjegjës politik, të cilët në këtë fazë të negociatave bisedojmë ekskluzivisht për dikasteret dhe jemi të fokusuar në formimin sa më efikas të Qeverisë së Mallit të Zi”, thuhet në kumtesën e Demokratëve.

Raport i ndershëm dhe objektiv

Mendimi pozitiv, të cilin e ka dhënë Institucioni Revizor i Shtetit në raportin për revidimin e propozim- ligjit për llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2019, njëherit është edhe vërtetim se Ministria e financave, si organ i cili përgatit propozim- ligjin për llogaritë përfundimtare të buxhetit, raportin e ka hartuar dhe prezantuar në mënyrë objektive dhe të ndershme, në pajtim me suazat ekzistuese të raportimit financiar, kanë kumtuar nga Ministria e Financave të Malit të Zi. Në këtë mënyrë, siç kanë theksuar nga ky dikaster i Qeverisë, është treguar se llogaria përfundimtare e buxhetit është hartuar në mënyrë të saktë dhe objektive dhe tregon se të dhënat mbi të gjithë treguesit financiar që gjenden brenda tij, janë prezantuar në mënyrë të saktë dhe transparente. Nga Ministria e financave theksojnë se e respektojnë mendimin e Institucionit Revizor të Shtetit, si të vetmit institucion legjitim, që të vlerësojë nëse njësitë konsumatore në të gjitha aspektet e rëndësishme materiale, i kanë harmonizuar aktivitetet afariste me dispozitat ligjore dhe dispozitat e tjera të afarizmit buxhetor në Mal të Zi.

Njëri nga shkaqet e rënies së ekonomisë është i natyrës strukturore

Njëri nga shkaqet e rënies së prognozuar për këtë vit të ekonomisë së Malit të Zi, janë të natyrës strukturore, sepse Mali i Zi ka sektor të vogël industrial, por i cili është dukshëm më rezistent ndaj efekteve të krizës shëndetësore në raport me shërbimet dhe turizmin”, konsideron profesoresha e Fakultetit ekonomik, Gordana Gjuroviq. Sipas vlerësimit më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Malit të Zi do të mund të dobësohet 12%, por një prognozë të ngjashme, 12.4% në raportin e vetë të vjeshtës e ka publikuar edhe Banka Botërore. Sipas fjalëve të saj, filozofia kryesore e zhvillimit ekonomik në afat të mesëm do të jetë se si të rritet rezistenca e tij, sepse kriza shëndetësore do ti përcjell ekonomitë bashkëkohore në të ardhmen si dhe ciklet e ardhshme. Kur është fjala për borxhin publik, Banka botërore ka kumtuar se në Mal të Zi ai gjatë këtij viti mund të shkojë deri në 93% të Bruto Prodhimtarisë së Brendshme (BPB).

Punëdhënësit kanë publikuar mbi 12.5 mijë vende pune

Punëdhënësit, për programin e aftësimit profesionist të personave me arsimim të lartë kanë publikuar mbi 12.5 mijë vende, është kumtuar nga Ministria e arsimit. Nga ky dikaster kanë kumtuar se ka përfunduar paraqitja e punëdhënësve për programin e aftësimit profesional, kurse paraqitja e shfrytëzuesve të këtij programi do të fillojë të hënën. “Punëdhënësit kanë konkurruar për me tepër se 12.5 mijë vende, prej të cilave mbi 60% janë në sektorin privat, kurse fletëparaqitjet janë duke u shqyrtuar”, kanë theksuar nga Ministria e arsimit. Ata kanë përkujtuar se shfrytëzuesit e ardhshëm të këtij programi mund të paraqiten përmes formës elektronike, përmes portalit www.euprava.me, deri me 19 nëntor të këtij viti.

Në Mal të Zi ka më së tepërmi persona aktiv në 100 mijë banorë

Mali i Zi gjithnjë nxënë vendin e parë në rajon sipas numrit të sëmurëve aktiv nga Covid-19 në 100 mijë banorë, por ka edhe më së tepërmi të infektuar në një milion banorë. Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit, nga pasojat e korona virusit kanë vdekur 4 persona dhe janë konfirmuar 211 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Në Mal të Zi janë të regjistruar 650 të sëmurë aktiv në 100 mijë banorë. Numri i përgjithshëm i të prekurve aktual me Covid -19 në Mal të Zi është 4 mijë e 96. Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq aktualisht janë të shtruar 82 pacient pozitiv në korona virus, 5 prej të cilëve janë në rrezik për jetën dhe janë të shtruar në njësinë e trajtimit intensiv. Siç është kumtuar nga ky Institucion shëndetësor, pacientet tjerë janë me parametra stabile vitale dhe aktualisht ndihen mirë. Ndërkaq, në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë të shtruar 52 pacientë të infektuar me virusin Covid -19, 20 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Nga kjo Qendër klinike kanë kumtuar se 4 pacientë janë të intubuar dhe të kyçur në ventilimin mekanik. Theksohet se 15 pacientë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv, kurse të tjerët në mbështetje të lartë oksigjenike. Në Spitalin e përgjithshëm në Beranë, 12 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike. Të theksojmë se në këtë institucion shëndetësor janë të hospitalizuar 37 pacientë Covid pozitiv.

Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa Asociacionin e komunave serbe

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi dje se nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh ndërmjet të dyja palëve pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lajcak i bëri këto komente në përmbyllje të vizitës së tij në Prishtinë, në një periudhë kur vazhdimi i procesit të bisedimeve mbetet i paqartë pikërisht për shkak mospajtimeve rreth këtij Asociacioni. Serbia kërkon që në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian të diskutohet për këtë asociacion, ndërsa Kosova thekson se kjo çështje është mbyllur me marrëveshjet ekzistuese të vitit 2013 dhe 2015. Por, Kosova kundërshton çdo ndryshim që do t’i jepte përgjegjësi ekzekutive një asociacioni të tillë. Kryeministri kosovar pas takimit me Lajçak tha se Kosova ka marrë garanci dhe mbështetje nga partnerët e saj që Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Jemi të gatshëm të kthehemi në dialog kurdo që na thërret Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se në takimin me përfaqësuesin special të BE-së është arritur pajtueshmëri që Serbia të jetë plotësisht e përkushtuar për vazhdimin e dialogut dhe kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi, transmeton gazeta Express. Ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, kurdo që Lajçak e cakton atë”, tha Vuçiq. Vuçiq vlerësoi se pozicioni i Serbisë në botë do të jetë më i fuqishëm sa më afër t’i afrohet BE-së dhe se kjo rrugë është e përcaktuar nga përparimi në marrëdhëniet me Prishtinën, transmeton kjo gazetë. Ne duam që të arrihet një zgjidhje kompromisi me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Sado bisedime të vështira të kemi, është më mirë të kemi dialog, sesa të mos flasim, sepse në atë situatë, jeta e njerëzve, paqja dhe stabiliteti do të rrezikoheshin”, tha Vuçiqi. Ai deklaroi se Serbia këmbëngul në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe vlerësoi se ky është një kusht pa të cilin nuk ka vazhdim të suksesshëm të dialogut. 

Asociacioni të formohet menjëherë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet “menjëherë” me kompetencat që i parasheh Marrëveshja e Brukselit. Në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, Petkoviq tha se me formimin e Asociacionit “testohet jo vetëm vullneti i Prishtinës për t’i zgjidhur problemet me dialog, por edhe aftësia e BE-së, si ndërmjetësuese e dialogut, për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve”, njofton Zyra për Kosovën në Beograd. Duke vlerësuar se Asociacioni synon “të mbrojë pozicionin dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, Petkoviq tha se “Beogradi, në interes të të gjithë rajonit, dëshiron ta vazhdojë dialogun dhe t’i zgjidhë çështjet e hapura me mjete paqësore”. Ai tha se edhe nga Prishtina duhet të kërkohet kredibilitet. Lajçak e nisi dje vizitën në Serbi me një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur në disa raste se Asociacioni është temë që nuk hapet më, pas takimit me Lajçak ka thënë se "Asociacioni nuk do të themelohet pa u arritur marrëveshja finale".

Nuk ka të bëjë me realitetin

Pas deklaratave të të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ka pasur reagime në Kosovë. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se një deklaratë e tillë e Lajçakut nuk është e vërtetë. Ajo shtoi se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive. Analistët thonë se Kushtetuta e Kosovës nuk duhet të ndryshojë në asnjë mënyrë, duke theksuar se presionet ndërkombëtare janë të papranueshme. Ndërkohë, ish-kryenegociatroja, Edita Tahiri, ka thënë se porta dalëse drejt marrëveshjes finale është që Serbia të ndryshojë kushtetutën e vet. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në vitin 2015, dy vendet, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në

Mbretëria e Bashkuar duhet të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson. Përveç nëse krijohet ndryshim “thelbësor” në drejtimin aktual të BE-së, ai ka thënë se të dyja palët nuk do të mund të pajtohen për bashkëpunim ekonomik pas Brexitit. Mbretëria e Bashkuar ka përmendur të enjten si afatin e fundit për të vendosur nëse ia vlen të vazhdohen bisedimet teksa janë aktuale mosmarrëveshjet. Dy palët kanë dhënë shenja se duan të vazhdojnë negociatat, mirëpo BE-ja ka thënë se procesi varet nga hapi i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Duke folur nga kryeministria, Johnson nuk ka pranuar të deklarohet nëse shteti që ai udhëheq është gati të largohet nga procesi, ndërkohë që ekzistojnë dallimet për politikat e peshkimit dhe ato të konkurrencës. Mirëpo ai ka sugjeruar se BE-ja nuk ka gatishmëri që të konsiderojë seriozisht mundësinë e ofruar nga Britania për marrëveshje të lirë tregtare, të bazuar në marrëveshjen aktuale të bllokut evropian me Kanadanë.

Kriza aktuale ekonomike, si asnjë tjetër

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi pas një takimi virtual për “pasiguri të konsiderueshme”, që mund të pengojnë rimëkëmbjem ekonomike globale nga pandemia e koronavirusit. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se kriza aktuale është "si asnjë tjetër" dhe "kërkon hapa për të mundësuar rimëkëmbje, si asnjë tjetër". Parashikimi i fundit ekonomik i FMN-së vlerëson se ekonomia globale do të tkurret për 4.4 për qind këtë vit - një shifër kjo e paparë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Georgieva iu bëri thirrje vendeve që të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht, duke thënë se përshpejtimi i rimëkëmbjes mund të shtojë 9 trilionë dollarë të ardhura globale deri në vitin 2025. Banka Botërore ka parashikuar se pandemia mund t’i çojë 114 milionë njerëz në varfëri ekstreme, që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.

Kufizimet e ashpra janë absolutisht të nevojshme

Kufizimet e ashpra janë “absolutisht të nevojshme” për të ruajtur jetët e njerëzve, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që Evropa përballet me valën e dytë të përhapjes së koronavirusit. Kjo deklaratë vjen ndërkohë që miliona njerëz në kryeqytetet evropiane janë udhëzuar që të jetojnë në masa tejet të ashpra. OBSH-ja ka kumtuar se situata nuk është aq e keqe sa ka qenë në mars dhe prill, edhe pse njoftojnë se shumë vende po raportojnë rritje të shtrimeve në spital nga koronavirusi. Evropa aktualisht po raporton më shumë infeksione ditore sesa tre vendet të goditura më rëndë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India. Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve që të rrisin nivelin e përgatitjeve, duke këshilluar qeveritë që të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe punën për vaksinim eventual. Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në botë është rritur ditët e fundit, me mbi 38 milionë e 724 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 1 milionë e 94 mijë. ShBA vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë, pasuar nga India dhe Brazili.

Publikohet libri “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”

Kohë më parë doli nga shtypi libri,“Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, nga autori i ri Kristjan Dukaj, i diplomuar në Shkencat politike- Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Ky punim është pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushën e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive etnike në Mal të Zi, respektivisht rrjedhën dhe zgjidhjet institucionale në këtë fushë, të parapara me Kushtetutën e vendit dhe ligjet përkatëse në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve, pjesëtarë të popujve pakicë, shkruan portali Syri.net. Libri është botuar në shtëpinë e njohur botuese “Fiorentia”, në Shkodër, në dy gjuhë, në shqip dhe në gjuhën malazeze. Ndërsa, për këtë libër, Prof. dr. Shaqir Filandra nga Fakulteti i Shkencave Politike në Sarajevë, është shprehur se autori çështjen e pakicave në Mal të Zi, apriori e trajton si çështje demokratike: pesha e demokracisë së një shoqërie është statusi dhe pozita e pakicave të saj dhe, duke marr parasysh se shoqëria dhe shteti i Malit të Zi, ngjashëm sikur shoqëritë tjera postjugosllave, etnikisht e ndryshme, është e rëndësishme të përcjellën dhe të analizohen të arriturat pluraliste politike dhe shoqërore, të bashkësive të këtilla.“Libri i Kristjan Dukajt, i cili ka në fokus të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat mbrojtës të tyre, është tejet i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët, pjesëtarë të popujve pakicë, por ndihmon edhe në ngritjen e kapaciteteve të organizatave vendore e qytetare dhe të subjekteve të tjera që aktivitetet e tyre i zhvillojnë të gërshetuara me legjislaturën për mbrojtjen e pakicave”, thotë Ali Salaj, kryeredaktor i të përjavshmes së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, gazetës,”Koha Javore”, shkruan ky portal.

përgatiti, Senad Gilaj

Edhe nesër mot jo stabil, me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut

Në Mal të Zi sot po mban mot me vranësira të pakta. Frynë erë e mesme, vende vende deri e fortë, nga drejtimet e jugut dhe jugperëndimit. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Budvë 22 gradë, Ulqin e Tivar 21, Herceg Novi e Bijello Pole 20, në Rozhajë 18, Plevle 17, Nikshiq, Cetinë e Plavë 16, Guci, Beranë e Kollashin 15 dhe në Zhablak 11 gradë. Meteorologët për nesër parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në viset jugore dhe qendrore. Do të fryjë erë dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 21 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се