Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 10. 2020. 00:00 >> 17:33

Ditari 15.10.2020

15.10.2020

Katër të vdekur dhe 193 persona të infektuar

Deri dje në ora 17, laboratorët e Institutit për shëndetin publikë si dhe laboratorët tjera të cilat bëjnë diagnostikimin PCR , kanë përfunduar analizën e 717 mostrave në korona virusin e ri , në mesin e të cilëve 193 raste  kanë rezultuar pozitiv. Në të njëjtën kohë Instituti për shëndetin publikë i janë konfirmuar edhe 4 raste të vdekjeve si pasojë  e virusit Covid 19 . Këta pacientë ishin nga Tuzi, Berana, dhe Bjello Pola dhe të cilët ishin të shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi , në spitalin e Beranës dhe atë të Bjello Poles. Gjatë kësaj kohe është konfirmuar edhe shërimi i 138 pacienteve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive të prekur me covid 19 në Mal të Zi është 4 mijë e 43 persona. Prej fillimit të vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Corona virusin e ri është 14 mijë e 461 individ. Ndërkaq numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19  prej fillimit të qershorit është 208, kurse prej fillimit të vitit 217 persona.

 

 

12 pacientë në gjendje të rëndë klinike

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 12 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike. Në këtë Institucion shëndetësor aktualisht janë duke pushuar 37 pacientë me Covid pozitiv. “12  janë në gjendje të rëndë klinike, 11 janë të vendosur në ventilimin jo invaziv, kurse një pacient është kyçur në respirator” , thuhet në kumtesën për opinion nga spitali i përgjithshëm në Beranë. Në Bjello Pole situata epidemiologjike është mjaft shqetësuese . Numri i të prekurit rritet nga dita në ditë ,  kurse kapacitetet spitalore në këtë qytet janë të mbushur plotësisht. Nga ky institucion shëndetësor kanë theksuar se kapacitet  do të shtohen , mirëpo me një disiplinë më të fortë, situata edhe mund të vendoset nën kontroll. Organet kompetente u rekomandojnë banorëve të atjeshëm se statistika zyrtare nuk e pasqyron situatën reale në këtë qytet. Në Qendrën spitalore të Malit të Zi janë të shtruar 56 pacientë Covid pozitiv , 20 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Nga ky institucion kanë kumtuar se 4 pacientë janë të intubuar dhe të kyçur në ventilimin mekanik. Njëkohësisht drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Tivar Mirosllav Stanishleviq  ka deklaruar se e shqetëson situata e krijuar në këtë qytet ku çdo ditë shënohet rritje e numrit të prekurve nga virusi Covid 19.

Prej sot nuk punojnë tregjet , mbyllen këndet e lojërave

Në rajonin e Komunës së Cetinës për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike prej sot janë në fuqi masat e reja të përkohshme me qëllim të pengimit të përhapjes të virusit korona. “Prej sot ndërpritet përkohësisht puna  me palë në të gjitha sekretariatet , drejtoritë dhe shërbimet tjera publike në Cetinë  , me përjashtim të zyrës e cila do të pranojë kërkesat e qytetarëve gjatë ditëve të punës prej orës 10 deri në ora 12 dhe kjo ekskluzivisht për raste urgjente” thuhet në kumtesë. Ekipi komunal ka vendosur që përkohësisht të mbyllen të gjitha terrenet sportive  në ambiente të hapura si dhe zonat për rekreacion në parqet e qytetit ku mund të tubohen më shumë persona. Ekipi komunal u bënë apel qytetarëve që edhe kësaj here të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet , të mbajnë maskat mbrojtëse, të respektojnë distancën fizike si dhe të paraqesin kontaktet nëse janë të infektuar me korona virusin e ri dhe të respektojnë masën e shqiptuar të vetizolimit.

Kroacia vazhdon të përkrah  rrugën evropiane të Malit të Zi

Kroacia do të vazhdojë të përkrah Malin e Zi në rrugën e mëtejme të integrimeve evropiane , ka theksuar ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi Veselko Grubishiq  në bisedimet me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq . Beçiq, siç është kumtuar nga kabineti i tij, është falënderuar për ndihmën e Kroacisë në procesin e negociatave të  Malit të Zi me bashkimin Evropianë e  cila, siç ka theksuar ai, në veçanti është vërejtur gjatë presidencës kroate në gjysmën e parë të këtij viti. Ai ka theksuar se  udhëtimi i Malit të Zi në BE nuk ka alternativë dhe se do të bashkëpunojë me të gjithë të cilët me përvojën e vetë mund të ndihmojnë drejtë këtij qëllimi. Nga Parlamenti është kumtuar se Grubishiq ia ka transmetuar kryetarit Beçiq urimet e Kuvendit kroatë përmes pritshmërisë se bashkëpunimi intensiv parlamentarë do të vazhdojë edhe gjatë përbërjes së 27 të parlamentit.

Abazoviq:  Besoj se Qeveria e re do të formohet brenda muajve në vijim

Lideri i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka kumtuar se beson se Qeveria  e re do të formohet brenda muajit të ardhshëm dhe do të jetë Qeveri demokratike. Ai ka paralajmëruar se në Qeveri do të gjenden disa emra më pakë të njohur për opinionin , por të cilët karrierën e vetë e kanë ndërtuar në Institucionet prestigjioze botërore. Abazoviq në programin e mëngjesit të Televizionit të  Malit të Zi ka theksuar se shpreson në pjesëmarrjen e partive të pakicave në Qeverinë e re. “ Mendoj se qeveria e ardhshme , përveç personave të njohur në opinion do të ketë edhe emra të rëndësishëm më pak të njohur për opinionin ose aspak të njohur , mirëpo të cilët kanë ushtruar detyra të rëndësishme në Mal të Zi ose karrierat e veta i kanë ndërtuar në Institucionet shumë prestigjioze botërore”, ka theksuar Abazoviq dhe transmeton Portali i RTMZ. Ai ka theksuar se pret rezultat pozitiv  nga bisedimet e sotme të mandatorit me përfaqësuesit e partive të pakicave.

Principet janë më të rëndësishme nga postat në Qeveri

Lista shqiptare “Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”  pa marrë para sysh nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo do të luftojë për qëllimet programore të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore , kanë deklaruar përfaqësuesit e këtij koalicionit pas takimit me mandatorin Krivokapiq. Mandatori për përbërjen e Qeveris së re Zdravko Krivokapiq , me takimin e sotëm me përfaqësuesit e listës shqiptare “Nik Gjelohaj Genc Nimanbegu “ i ka filluar bisedimet me partitë e pakicave për pjesëmarrjen e tyre në Qeverinë e re. Pas takimit Gjeloshaj dhe Nimanbegu kanë theksuar se prioritet i tyre është respektimi i orientimeve programore  të këtij koalicioni. Gjeloshaj ka theksuar se Mali i Zi do të jetë akoma më demokratik nëse pranohen qëllimet e tyre. “Për ne orientimet programore janë të rëndësishme si dhe ajo që ua kemi prezantuar qytetarëve , kurse e fundit për ç'gjë do të bisedojmë janë vendet ministrore ose postet e tjera në Qeveri. Nëse pajtohemi rreth objektivave programore kjo për ne do të këtë rëndësi më të madhe” ,u ka deklaruar Gjeloshaj gazetarëve pas takimit me mandatorin për përbërjen e Qeverisë së re Zdravko Krivokapiq. Genci Nimanbegu ka theksuar se ky koalicion në takimin me mandatorin ka shprehur mesazh të qartë se do të luftojë për një pozitë më të mirë dhe barazi më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Malit të Zi me UNHCR

Mali i Zi ka bërë shumë punë në  strehimin e refugjatëve dhe duke i hapur dyert e veta për personat e shpërngulur nga territoret e ish Jugosllavisë , ka vlerësuar ministri për punë dhe përkujdesje sociale Kemall Purishiq , duke shtuar se në këtë proces ka pasur edhe ndihmën e UNHCR-s . Siç është kumtuar nga kjo ministri Purishiq ka biseduar me ushtruesin e detyrës të shefit të zyrës të UNHCR në Mal të Zi Adrian Eduards . Purishiq e ka përgëzuar atë për detyrën e re duke shprehur besimin se bashkëpunimi i mirë ndërmjet Malit të Zi dhe kësaj organizate botërore do të vazhdojë edhe në periudhën që vjen. “Jam i bindur se referencat tuaja do të ndihmojnë shumë që këtë mision ta kryeni në favor të dy anshëm” ka theksuar Purishiq. Ai ka përkujtuar se ministria për punë dhe çështje sociale para dy vitesh ka qenë institucion udhëheqës për bashkëpunim me UNHCR dhe se strehimi i personave të zhvendosur vazhdon të jetë nën kompetencat e kësaj ministrie. Eduards ka vlerësuar përpjekjet dhe rezultatet e arritura në fushën e strehimit  socio ekonomik të refugjatëve dhe në veçanti për kontributin në përfundimin e procesit të dhënies së nënshtetësia përmes regjistrimit në librat amëz. “Mali i Zi , për shkak të progresit të shënuar në këtë fushë , ka rastin historik që të jetë krahë për krahë me vendet  lider në fushën e apatridisë” ka theksuar Eduards.

LAJÇAK: ASOCIACIONI DUHET TË FORMOHET, JENI ZOTUAR NË VITIN 2015

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është obligim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013. Lajçak tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionit t Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Mirëpo, para se të ndodhë kjo, Lajçak tha se institucionet e Kosovës duhet të fillojnë diskutimin për statutin e Asociacionit, si dhe t'i përfundojnë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme për këtë proces. “Gjëja tjetër është të diskutojmë mbi statutin dhe kjo është ajo që ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit. Pra, kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit, do të pasojë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, detajet e Asociacionit duhet të dakordohen si pjesë e negociatave, sepse nuk duhet të mungojë qartësia e ndonjë çështjeje në momentin e nënshkrimit ”, deklaroi Lajçak.Ai tha se rezultati më i rëndësishëm i vizitës së tij në Kosovë është se gjatë takimeve, u konfirmua se Kosova do t'i respektojë të gjitha angazhimet e saj, përfshirë atë për krijimin e Asociacionit. Lajçak tha se përfaqësuesve politikë të Kosovës u ka bërë thirrje për kompromis.“Dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dialogu i ofron Kosovës një mundësi për të diskutuar për të gjitha çështjet e pazgjidhura me Beogradin. Dialogu duhet t'i mbyllë të gjitha çështjet e hapura, por në të njëjtën kohë duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje mund të jetë vetëm rezultat i një kompromisi.

Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm. “Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett në Twitter. Të martën dhe ditën e djeshme, Lajçak qëndroi në Kosovë, ku takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve. “U pajtuam që dialogut i nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shkroi Lajçak në Twitter, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Diplomati evropian  qëndron sot në Beograd. Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga BE-ja, ndërsa është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Muajin e kaluar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

KOSOVA DHE KATARI SË SHPEJTI FINALIZOJNË DISA MARRËVESHJE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video-bisedë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.Ministrja Haradinaj-Stublla ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike të Katarit për Kosovën, si dhe për përkrahjen politike në shumë procese të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. “Hapja e Ambasadës sonë në Doha në vitin 2019 është shprehje e lartë gatishmërie për të avancuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Andaj, me homologun tim nga Katari sot u dakorduam edhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit”, tha Kryediplomatja e Kosovës.

Maqedonia e V. regjistron 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup: gjithsej 249 raste. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,636. Prej tyre, 809 pacientë kanë vdekur, 16,591 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten edhe 4,236 raste. Lidhur me gjendjen e krijuar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të mbajë mbledhje. Paraprakisht, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se institucionet shëndetësore kanë kapacitet dhe plan konkret për menaxhimin e gjendjes me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Kemi strategji të pastër si kristali për menaxhimin e kapaciteteve spitalore. Fillimisht, pacientët do të trajtohen në spitalin e përkohshëm brenda në Klinikën Infektive, këtu ka 72 shtretër. Institucioni tjetër është spitali i fëmijëve. Ne sigurojmë se mundemi absolutisht t’i trajtojmë të gjithë pacientët në institucionet shëndetësore publike”, tha Filipce.

Gjermania me numër rekord të të infektuarve gjatë 24 orëve

Sot Gjermania njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 6,638 raste të të infektuarve me koronavirus, duke arritur shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Rritja e numrave erdhi vetëm disa orë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të diskutuar vendosjen e kufizimeve më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Numri më i lartë i rasteve të reja të regjistruara më parë në një ditë ishte 6,294, më 28 mars, sipas shifrave nga qendra e kontrollit të sëmundjes së Institutit Robert Koch. Kancelarja Merkel dje ka njoftuar për  kufizime të reja për numrin e njerëzve që mund të tubohen, si dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse në vende të mbushura me njerëz. Sipas masave të reja, nëse një zonë regjistron më shumë se 35 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve, maskat do të bëhen të detyrueshme në të gjitha vendet ku njerëzit kanë kontakt të ngushtë. “Duhet të parandalojmë një rritje të pakontrolluar të rasteve", ka thënë Merkel. Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen gjithashtu do të jetë i kufizuar në 25 në vende publike dhe 15 në hapësira private. Sapo të tejkalohet një prag prej 50 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, do të zbatohen kufizime edhe më të ashpra, raporton AFP.

Franca vendos orë policore në nëntë qytete për të frenuar koronavirusin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se njerëzit duhet të qëndrojnë brenda nga ora 21:00 deri në orën 06:00 në Paris dhe në tetë qytete të tjera, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë vend. Ora policore do të hyjë në fuqi nga e shtuna dhe do të zgjasë për së paku katër javë, tha Macron në një fjalim televiziv të mërkurën. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall po ashtu. “Masat do t’i ndalojnë njerëzit të vizitojnë restorante dhe të bëjnë vizita private në shtëpi gjatë mbrëmjes dhe natës”, tha Macron. Ai shtoi se banorët duhet të kenë arsye të vlefshme për të qenë jashtë shtëpive të tyre gjatë orës policore. Shkollat do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë midis rajoneve gjatë ditës. "Duhet të veprojmë. Duhet të vendosim një fren në përhapjen e virusit", tha Macron, duke shtuar se e kupton që ora policore është një gjë "e vështirë" për t'ua kërkuar njerëzve që ta respektojnë. Kushdo që e shkel orën policore do të gjobitet me 135 euro. Dje në Francë janë konfirmuar 22,951 raste të reja me koronavirus. Që nga fillimet e pandemisë në muajin mars, ky vend ka konfirmuar mbi 820,000 raste me koronavirus dhe mbi 33,000 viktima.

Komisioni Evropian miraton strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19

Komisioni Evropian ka miratuar sot strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, në pritje të konfirmimit të vaksinave të para që do të marrin lejen e përdorimit nga autoritetet përkatëse. Me këtë strategji, Komisioni Evropian, dëshiron që të gjitha vendet anëtare të kenë koordinim në procesin e vaksinimit, që ai të jetë në të njëjtën kohë, të përfshij grupet që do të kenë prioritet dhe të gjitha të kenë sasi të njëjta të vaksinave sipas numrit të banorëve. Komisioni Evropian kërkon nga shtetet anëtare që të përgatisin stafin e duhur profesional, mjetet e transportit për vaksinat me paisje dhe kushte specifike dhe të ketë një fushatë të informimit të qytetarëve për dobitë dhe rreziqet eventuale të vaksinës, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve. Sipas këtij plani, prioritet në vaksinim në fillim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësisë, pastaj personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe personat të cilët në jetën dhe punën e tyre nuk mund të sigurojnë mbajtjen e distancës fizike. Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kyriakides, ka thënë se vaksina nuk do të sjell me automatizëm zgjidhjen e tërësishme të problemit, por gjithsesi, do të ndihmoj në kthimin e jetës normale për qytetarët. Ajo ka thënë se asnjë kompromis nuk do të bëhet me shëndetin e qytetarëve dhe, pa marrë parasysh se duan sa më parë të sigurojnë një vaksinë, kjo nuk do të bëhet pa u siguruar se ato janë efikase dhe të sigurta. Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjajshme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, siç kanë bërë që nga fillimi i pandemisë. Komisioni Evropian tashmë ka nënshkruar kontrata për qindra miliona doza vaksinash me disa prodhues potencial të vaksinës në mënyrë që të siguroj sasi të duhura për të gjitha shtetet anëtare. Më pas, shtetet anëtare, do të mund të porosisin sasi të vaksinave edhe për shtetet e treta, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Azerbajxhani sulmon një lokacion brenda Armenisë

Azerbajxhani ka  konfirmuar se ka sulmuar një lokacion  nga ku lëshohen raketat në Armeni. Sipas zyrtarëve në Baku, ky lokacion është përdorur për të sulmuar zonat e civilëve. Armenia dhe Azerbajxhani janë duke zhvilluar luftimet më të ashpra në disa vite për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Qindra civilë dhe ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 27 shtator. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të mërkurën se ka shkatërruar një sistem raketor "në rajonet kufitare të Armenisë, pranë rajonit të okupuar Kalbajar". Ajo tha se nuk kishte "asnjë infrastrukturë civile" në atë vend. Një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes e konfirmoi sulmin e Azerbajxhanit, por mohoi se vendi i saj ka qëlluar në drejtim të Azerbajxhanit ose në zonat civile. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi palën armene për "përpjekje për të sulmuar dhe marrë kontrollin e tubacioneve tona [të gazit]". Duke folur për një media turke, Aliyev paralajmëroi se nëse përpjekja vazhdon, "rezultati do të jetë i rëndë për armenët". Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, e cilësoi situatën si "shumë të vështirë" dhe tha se qëllim i Azerbajxhanit është të marrë plotësisht kontrollin e Nagorno Karabakut.

Nesër mot i ndryshueshëm

      Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubulllimë. Frynë erë mesatare deri e fortë , vende vende shumë e fortë nga drejtimet e jugut.

        Temperaturat. Tivar e Ulqin 22, Budvë 21, Podgoricë e H. Novi 20, Beranë 18, Cetinë, Bjello Pole, Rozhaj e Guci 15, Nikshiq , Kollashin, Shavnik e Plavë 13, Plevle 12 dhe në Zhablak 9 g.

      Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë mesatare, vend vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 23 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се