Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 10. 2020. 00:00 >> 17:19

Ditari 14.10.2020

14.10.2020

Edhe dy të vdekur dhe 218 të infektuar

Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit, nga pasojat e infektimit me virusin Corona, kanë vdekur dy persona dhe, njëkohësisht, është konfirmuar infektimi i 218 personave të tjerë, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se laboratorët e Institutit për shëndetin publikë, deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 649 mostrave në korona virusin e ri dhe se brenda këtyre, dhe analizave të laboratorëve të tjera brenda shtetit të cilat bëjnë diagonostifikimin PCR, gjithësejt, janë regjistruar 218 raste të reja të infektimit. Po ashtu, theksohet se prej fillimit të qershorit, si pasojë e infektimit me virusin Covid 19, kanë vdekur 204 persona, kurse prej fillimit të vitit, kanë vdekur 213.

Gjatë 24 orëve të fundit, është konfirmuar edhe shërimi i 143 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale të infektuar me Covid- 19, në Mal të Zi, është 3.992. Prej fillimit të vitit numri ii përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me koronavirusin e ri, është 14 mijë e 268 persona .

Masat më së tepërmi nuk respektohen në Podgoricë, Ulqin

Inspeksioni turistik, për shkak të mosrespektimit të masave të Trupit koordinues nacional, ka shqiptuar 141 fletë-padi për kundërvajtje në shumë të përgjithshme prej 153 mijë e 250 euro dhe ka dorëzuar 14 kërkesa për inicimin e procedurave për kundërvajtje, ka kumtuar inspektorja kryesore turistike, Svetllana Shlivançanin. Theksohet se masat më së tepërmi janë shkelur në Podgoricë, Ulqin, Budvë dhe Hrceg Novi. Ndërkaq në pjesën veriore të vendit, masat më së tepërmi nuk janë respektuar në Beranë dhe Bjello Pole, ka theksuar Shlivançanin, në programin e mëngjesit të TVMZ. Ajo ka shtuar se Podgorica , sipas dënimeve të shqiptuara, është në vendin e parë. “Në këtë qytet kemi lëshuar 62 llogari për kundërvajtje në shumë të përgjithshme prej 75 mijë e 700 euro dhe kemi dorëzuar 11 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje”, ka theksuar ajo.

Shlivançanin, ka shtuar se qytetarët kanë paraqitur 191 ankesë për shkak të mosrespektimit të masave. Kur është fjala për paraqitjen e masave për kundërvajtje, ajo ka theksuar se këto kërkesa, kryesisht, kanë të bëjnë me subjektet të cilat disa herë me radhë nuk i kanë respektuar rekomandimet e inspektorëve. “Situata tani është aq serioze sa që nuk ka vend për ndonjë veprimtari preventive”, ka theksuar Shlivançanin. “Do ti lus hotelierët që ta kuptojnë seriozisht situatën dhe të ndihmojnë që edhe ne të mos shqiptojmë masa ndëshkuese dhe të mos i mbyllim objektet”, ka theksuar Shlivançanin.

Vaksinat kundër gripit do të arrijnë deri me 20 tetor

Vaksinat kundër gripit sezonal do të duhej të arrijnë deri me 20 tetor, është paralajmëruar nga Institucioni shëndetësor barnatoret e Malit të Zi “Montefarm”.Kjo, siç i kanë deklaruar gazetës “Dnevne Novine”, është informata e fundit e fituar nga furnizuesi dhe kanë përkujtuar se është kontraktuar prokurimi i 31 mijë dozave të vaksinave, me vlerë prej 217 mijë euro. Montenfarm, prej fillimit të muajit qershor përmes procedurës së tenderit, ka zgjedhur firmën “Farmallab”, nga Podgorica si subjektin më të mirë për blerjen e vaksinës kundër gripit sezonal.

Sipas dokumentacionit të tenderit për prokurim, afati i fundit i dorëzimit të tërë sasisë është dashtë të jetë 15 tetori, por tërhiqet vërejtja se mungesa e vaksinës mund të shkaktojë rrezikimin e shëndetit të qytetarëve. Kjo gazetë, përkujton se kjo nuk është hera e parë që dërgesa e vaksinës kundër gripit sezonal të vonojë.

Integrimet në BE mbetën prioritet edhe i shumicës së re parlamentare

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, e ka falënderuar ambasadorin e Hungarisë në Podgoricë, Jozef Negjashi, në përkrahjen e vazhdueshme të vendit të tij në procesin e integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike të Malit të Zi. Beçiq, siç është kumtuar nga kabineti i tij, e ka falënderuar Hungarinë, në përkrahjen dhënë Malit të Zi, në procesin e integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike, duke theksuar se procesi i asocimit të Malit të Zi në BE, mbetet prioritet i shumicës së ardhshme parlamentare. Drejtë këtij qëllimi, siç ka theksuar Beçiq, pushteti i ri në periudhën që vjen do të jetë edhe më i përkushtuar.

Duke konstatuar se dy shtetet mike kanë mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit, kryetari Beçiq, ka folur edhe për komunikimet e deritashme të suksesshme bilaterale, duke shprehur kënaqësinë për “faktin se marrëdhëniet ndermjet dy vendeve nuk janë të ngarkuara me çështje të hapura”. Duke folur për raportin e paradokohshëm të Komisionit Evropian, ambasadori Negjashi, ka theksuar se “Mali i Zi, edhe në të ardhmen do të ketë një përkrahje mike dhe partnere të Hungarisë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë,

Zenka: Nuk do të hyjmë në Qeverinë e re

Nuk ka shanse që Unioni Demokratik i Shqiptarëve- UDSH, të jetë pjesë e pushtetit të ri, ka theksuar kryetari i kësaj partie, Mehmet Zenka. UDSH është pjesë e koalicionit shqiptarë “Bashk një za”, të cilin e përbëjnë edhe Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Zenka, për gazetën “Pobjeda”, ka theksuar se kanë marrë ftesën nga mandatori për përbërjen e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq.

UDSH nuk e sheh veten në koalicion me partitë, të cilat janë diametralisht të kundërta me këtë parti, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parimet dhe synimet tona programore”, ka theksuar Zenka. Sipas fjalëve të tij, njerëzit ndryshojnë shumë shpejt,, prej sot deri nesër. “Unë jam ai që jam, kurse ata që duan të fluturojnë nga njëra në anën tjetër, u qoftë rruga e mbarë”, ka theksuar Zenka.

Krivokapiq, u ka dërguar ftesë zyrtare partive të pakicave pasi që është propozuar mandator për përbërjen e Qeverisë së re. Të theksojmë se, Krivokapiq, ka paralajmëruar se deri me 11 nëntor do të propozojë përbërjen e Qeverisë së re.

V. Medenica; “Nuk pranojë të jem pengesë e demokracisë”

Kryetarja e Gjyqit Suprem të Malit të Zi, Vesna Medenica, ka deklaruar se, pas gjithë rezultateve të arritura në pushtetin gjyqësor, të cilat kanë rezultuar me hapjen e negociatave paraprake për kyçjen e Malit të Zi në BE, si dhe me anëtarësimin në NATO, nuk pranon të veçohet si pengesë proceseve demokratike në Mal të Zi, ka deklaruar ajo gjatë takimit me shefen e delegacionit të BE në Podgoricë, ambasadoren Oana Kristina Popa.

Në kontekstin e raportit të paradokohshëm të komisionit Evropian, për Malin e Zi, kryetarja e Gjyqit Suprem ka theksuar se funksionin e kryetares së Gjyqit suprem, e ka kryer dhe e kryen me ndërgjegje, në mënyrë të pavarur, me ndershmëri dhe me drejtësi, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, në të mirë të qytetarëve e bindur se gjyqësia e pavarur është kulmi i shtetit demokratik, të bazuar në sundimin e ligjit.

Shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi, ka theksuar se sundimi i ligjit është kyç për avancimin e mëtejmë të Malit të Zi, në procesin e bashkëngjitjes BE, dhe raporti vjetor i Komisionit Evropian, qartë ka theksuar se hapat vendimtar të radhës janë plotësimi i masave të përkohshme nga kapitujt 23 dhe në 24 të negociatave.

Në Këshillin gjyqësor të jenë kuadro profesionale dhe me integritet

Qendra për arsimimin qytetarë i ka bërë ftesë përbërjes së re parlamentare që ti qaset me përgjegjësi zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent, duke shtuar se këta individ duhet të jenë kuadro profesionist dhe me integritet. Nga kjo OJQ, i kanë bërë ftesë kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiq, që sa më parë të radhis në rend të ditës propozimin, të cilin e ka dorëzuar Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë nga përbërja e mëparshme, dhe i cili nuk ka fituar përkrahjen në votimin e parë me 30 korrik.

Në propozimin, të cilin e ka dorëzuar përbërja e mëparshme e Këshillit për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë, theksohet se të katër kandidatët nuk mund të zgjidhen, sepse nuk i plotësojnë të gjithë as kërkesat bazë,të cilat nënkuptojnë anëtarësimin në Këshillin gjyqësor, nëse parashihet që këtë detyrë ta ushtrojnë me ndërgjegje dhe në mënyrë profesionale” kanë theksuar nga kjo OJQ.

H. Thaçi; Njohja reciproke të jetë pika e parë e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të vihet në tryezë të diskutimit mundësia e njohjes reciproke. Të hidhet në tryezë mundësia e diskutimit për njohjen reciproke dhe kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike qe i kemi diskutuar tash e dhjetë vjet në Bruksel”, u shpreh presidenti Thaçi.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Presidenti Thaçi tha se për çështjen e dialogut ka diskutuar edhe ditë më parë gjatë një takimi me Lajçakun në Bruksel. Ndërsa lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Francë ai tha se gjatë takimeve joformale me autoritetet më të larta të SHBA-së dhe gjatë diskutimeve në Paris, ka parë një koordinim më ta lartë për çështjen e dialogut, gjë që sipas Thaçit, duhet të reflektojë edhe brenda në Kosovës që të ketë një unitet përballë dialogut me Serbinë.

I dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak shkroi në Twitter se me presidentin Thaçi ka pasur një bisedë “jashtëzakonisht të mirë”.

V.Osmani; Asociacioni, vetëm sipas interpretimit të Kushtetueses

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe, duhet të themelohet vetëm sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, pas takimit, u tha se Osmani ka kërkuar nga Lajçak që të mos lejohet "bosnjëzimi i Kosovës".

Osmani po ashtu ka kërkuar që BE-ja t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në dialog, si dhe t’i ketë parasysh deklarimet që përfaqësojnë gjuhë të urrejtjes të një pjese të zyrtarëve shtetërorë të Serbisë.

I ngarkuari i BE-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, po qëndron për vizitë në Kosovë. Të martën, më 13 tetor, Lajçak zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkohë që do të ketë takime edhe me liderë dhe përfaqësues të tjerë politikë.

V.Odalloviq; Marrëveshja e Washingtonit, ndihmon shumë çështjen e të zhdukurve

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, e vlerëson si shumë të rëndësishme faktin që çështja e të zhdukurve është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator, nga Kosova dhe Serbia.

Na duhet një shtytje e re, një cilësi e re në atë që bëjmë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që kjo çështje është njohur në Uashington dhe Bruksel", thotë Odaloviq në një interviste për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Në dokumentet e nënshkruara nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, të dyja palët janë zotuar se do të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të zhdukur.

Ndërsa në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, palët kanë diskutuar së fundmi edhe për çështjen e të zhdukurve.

DASH-i, përshëndet bashkëpunimin mes dy palëve në Merdare

Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur bashkëpunimin mes palës kosovare dhe asaj serbe në Merdare, ku dogana dhe policia e të dy shteteve tanimë janë stacionuar në një objekt.

Kështu ka thënë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, me anë të një postimi në Twitter.

Sipas saj, rrjedhja e sigurtë e mallrave dhe shërbimeve i hap rrugë stabilitetit në Kosovë dhe Serbi.

Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar ajo.

BB, 12 miliardë dollarë për vendet në zhvillim për blerjen e vaksinës

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirus, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.

Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë me koronavirus, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate.

Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete. Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, është thënë në deklaratë.

Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë.

A.Merkel; Rritja e numrit të infektuarve në Evropë, shqetësuese

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të martën se është e shqetësuar nga rritja e rasteve me koronavirus në të gjithë Evropën.

"Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze", tha Merkel gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut.

"Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh", shtoi ajo.

Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kremlini, nuk është i gatshëm të tolerojë qëndrimin e BE në rastin Navalny

Kremlini ka thënë të mërkurën se nuk është gati që të tolerojë atë që e ka konsideruar si mënyrë të papranueshme të Bashkimit Evropian teksa ka trajtuar rastin e helmimit të Aleksei Navalnyt.

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar të hënën planin francezo-gjerman që parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve, të cilët dyshohen se kanë helmuar kritikun e Kremlinit me agjent nervor të kategorisë, Noviçok.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të martën se Rusia mund të ngrijë dialogun me BE-në për shkak se sipas tij, blloku evropian ka dështuar të kuptojë atë që e ka quajtur “nevojë për respekt të përbashkët dialogues”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka përkrahur komentet e Lavrovit të mërkurën.

Ai ka thënë se Moska nuk ka qenë ajo që ka ndalur dialogun me BE-në në të gjitha nivelet, mirëpo është e qartë se nuk ka mundur ta tolerojë bllokun evropian për mënyrën sesi e ka trajtuar Rusinë për rastin e helmimit.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura  

Në Mal të Zi, mban mot i vranët, vende me të reshura të shiut, kryesisht në viset jugore dhe qendrore të vendit. Frynë erë mesatare, kohë paskohe deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14; Tivar e Ulqin 19 gradë, Budvë 18, Petrovac 17, Podgoricë, Herceg Novi, Plevlë, Bjello Pole e Rozhajë 16, Shavnik, Plavë e Andrijevicë 14, Guci 13, Plluzhinë 12, Nikshiq, Cetinë e Kollashin 11 dhe në Zhablak 10 gradë.

Nesër, do të mbaj mot kryesisht i vranët, me të reshura të shpeshta të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 22 gradë celsius.

 

Përgatiti Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се