Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 08. 2020. 00:00   >>  17:17

Ditari 14.08.2020

14.08.2020

Mugosha : Nesër Mali i Zi i hap kufijtë me disa shtete të rajonit

Mali i Zi do ti hap nesër kufijtë me Serbinë , Bosnje Hercegovinën , Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe me Kosovën , ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha. Ai duke marr pjesë në emisionin e mëngjesit në Televizionin Vjesti ka theksuar se për hyrje në Mal të Z i me siguri do të nevojitet testi negativ PCR. Sipas fjalëve të tij , ky vendim për hapjen e kufijve është sjell me kërkesën e ekonomisë turistike . Ai ka theksuar se Mali i Zi ka hyrë në fazën në të cilën transmetimi lokal i virusit është akoma i lartë , por është nën kontroll të plotë. Mugosha konsideron se mbajta e zgjedhjeve me 30 gusht nuk do të ndikojë në rrjedhën e ekonomisë. “Nëse i respektojmë masat e parapara , mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike dhe sociale , atëherë zgjedhjet nuk mund të kenë ndikim të madh dhe nuk do të ekzistojnë shkaqe për infektime të larta të njerëzve “ , ka theksuar ai. Ai ka shtuar se deri në fund të javës së ardhshme do të kenë rekomandime konkrete për hapjen e shkollave dhe se kopshtet , siç ka shtuar , me siguri do të fillojnë të punojnë prej muajit shtator.

9 pacientë në gjendje të rendë klinike

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq janë të shtruar 47 pacientë , prej të cilëve 41 në klinikën infektive , ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësor Ilia Ashanin, duke shtuar se për një pacient priten rezultatet e testit , kurse të tjerët janë pozitiv në virusin Covid. Tre pacientë janë në gjendje të rëndë klinike. Kur është fjala për spitalin e përgjithshëm në Beranë, në këtë institucion shërohen 39 pacientë pozitive në korona virus. Në këtë spital 6 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike , kurse tre janë të kyçur në respiratorë. Duke folur për gjendjen në spitalin e Nikshiqit, Ashanin ka theksuar se në repartin psikiatrik janë të shtruar 5 pacientë pozitiv në koronavirus,kurse në repartin e pediatrisë është shtruar një vogëlush 10 vjeçar me një kallje të komplikuar të mushkërive . Ai ka shtuar se vogëlushi tani për tani është në gjendje stabile shëndetësore dhe pret se do të shërohet së shpejti.” Tre pacientë janë në përkujdesjen intensive, në gjendje të rëndë klinike dhe në rrezik për jetën”, ka shtuar Ashanin. Njëkohësisht në Klinikën infektive në Podgoricë janë të shtruar 11 pacientë të prekur me Covid 19. Aktualisht të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore, edhe pse njëri prej tyre është në terapi të përhershme me oksigjen,ka deklaruar për programin e mëngjesit të TVMZ Milena Martinoviq nga klinika infektive. Ajo ka theksuar se për momentin vende të lira ka mjaftueshëm ,si dhe pajisje mbrojtëse , si për mjekët , ashtu edhe për personelin tjetër spitalor.

 

Dëshira është që pjesa e parë e autostradës të hapet në vitin e ardhshëm

Kemi dëshirë që në vitin e ardhshëm të hapim pjesën e parë të autostradës Tivar- Borlare dhe njëkohësisht të vazhdojmë fazën tjetër, ka theksuar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq gjatë vizitës punuese në Kollashin. Kryeministri ka shtuar se në këtë komunë janë duke u realizuar investime shtetërore me vlerë mbi 50 milion euro , 30 milion prej të cilave janë shpenzuar deri tani. Markoviq gjatë takimit me udhëheqjen komunale, në krye me kryetarin e Komunës Millosav Bato Bullatoviq , ka theksuar se Kollashini ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë potencialet e veta. “Kur e tërë ekonomia botërore është në gjunjë nga pandemia e koronavirusit , në Kollashin vazhdojnë punimet dhe ndërtimet”, ka theksuar Markoviq.

 

Votimi të mundësohet edhe me karta të skaduara të identitetit

Komisioni zgjedhor i shtetit konsideron se edhe personave , të cilëve u ka skaduar afati i kartave të identitetit , duhet tu mundësohet e drejta për të votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 30 gusht. Komisioni zgjedhor i shtetit këtë e ka kumtuar në bazë të shqyrtimit të kërkesës së Malit të Zi demokratik me të cilët është kërkuar mendimi nëse votuesi identitetin e vet mund ta tregojë dhe të realizojë të drejtën zgjedhore në bazë të letërnjoftimit , të cilës i ka skaduar afatit. Nga ky komision kanë përkujtuar se me ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve parashihet se votuesi i kumton Këshillit zgjedhor emrin dhe mbiemrin e vetë , kurse identitetin e vërteton me letërnjoftim ose pasaportë. Po ashtu është paraparë se votuesi nuk mund të votojë nëse nuk paraqet dëshminë për identitetin e vetë. Komisioni konsideron ,duke pasur para sysh këto dispozita ligjore , që votuesve të cilëve u ka skaduar afati ii kartave të identitetit, duhet tu mundësohet e drejta zgjedhore në zgjedhjet parlamentare për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.

 

Sot ka filluar shitja e librave

Në libraritë e Malit të Zi , prej sot ka filluar shitja e librave për shkollat fillore dhe të mesme, kurse çmimet e kompleteve , pothuaj se janë në nivelin e vitit të kaluar . Çmimi i kompletit të librave sillet prej 39.80 euro për vitin e parë të shkollës fillore deri në 106.80 euro për vitin e parë të gjimnazit. Nga Instituti për botimin e librave dhe mjetet mësimore kanë theksuar për gazetën “Dan” se çmimet e librave dhe e kompleteve të librave kanë mbetur në nivelin e vitit të kaluar, me përjashtim të kompleteve për klasën e 8 të shkollës fillore , sepse gjatë këtij viti është futur edhe fletorja e punës për lëndën e historisë dhe për vitin e 4 të gjimnazit ku është futur një titull i ri për grupin e lëndëve matematikore natyrore. Çmimi i kompletit të librave për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe sillen prej 50.70 deri në 114.60 euro dhe nga Instituti për botimin e librave këtë dallim të çmimeve e kanë sqaruar me faktin se në kompletin e librave për mësim në gjuhën shqipe ekzistojnë dy tituj të ri më tepër të gjuhës malazeze si gjuhë jo amëtare , libri dhe fletorja e punës .

 

O’Brien dhe Grenell, nikoqirë të takimit në Shtëpinë e Bardhë

Nikoqirë të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të jenë këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell .

Kështu bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i administratës amerikane. “Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme ndërmjet kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq. SHBA-ja beson se përparimi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, tha ky zyrtar për REL.

Të premten, Grenell bëri të ditur se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Grenellit për takim në Shtëpi të Bardhë më 2 shtator.

Të dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedohet për çështje ekonomike.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga Grenelli.

I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.

Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011.

Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

 

 

8 viktima dhe 142 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.

5 viktima dhe 154 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të dhënat më të reja në lidhje me gjendjen me koronavirus në vend.

Në 24 orët e fundit janë 5 viktima dhe 154 raste të reja, aktualisht janë duke marrë trajtim 114 pacientë, 19 pacientë ndodhen në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar. Ndërsa 64 persona janë shëruar në 24 orë, 3616 nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar pozitivë.


OBSH, bën thirrje njerëzve të mos shqetësohen nga përhapja e virusit përmes ushqimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shqetësohen nga përhapja e koronavirusit të ri përmes ushqimit, pasi autoritetet kineze kanë thënë se kanë gjetur gjurmë të virusit në ushqim dhe paketim të ushqimit.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi”, ka thënë udhëheqësi i Programit të OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan.

“Nuk ka të dhëna se ushqimi apo zinxhiri ushqimor është pjesë e përhapjes së virusit. Njerëzit duhet të jenë rehat dhe të sigurt”.

Ryan i ka bërë këto komente pasi dy qytete në Kinë kanë thënë se gjurmët e koronavirusit janë gjetur në ushqim të importuar të ngrirë dhe në paketime të ushqimit, duke ngritur shqetësime se ushqimi i helmuar mund të shkaktojë shpërthime të reja.

OBSH-ja ka bërë këto deklarata teksa numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në botë, ka tejkaluar shifrën 750,000 sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas po këtij institucioni, numri i të infektuarve në nivel global me koronavirus ka shkuar në më shumë se 20,7 milionë.

 

 

Pompeo diskuton 5G-në me liderët austriakë

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo vazhdoi sot turneun e tij europian në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Në mëngjes, ai u takua me ministrin austrik të Financave, Gernot Bluemel për të diskutuar zgjerimin e rrjetit 5G dhe dëshirën e SHBA për të përjashtuar gjigantin e teknologjisë kineze ”Huawei”.

Austria ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme përjashtimin e kompanisë kineze.

Diplomati i lartë amerikan gjithashtu është planifikuar të takojë presidentin, Alexander van der Bellen, homologun, Alexander Schallenberg dhe në mbrëmje kancelarin, Sebastian Kurz.

Një takim është planifikuar gjithashtu me Rafael Grossi, kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Agjencia luan një rol qendror në mbikëqyrjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të cilën SHBA la në vitin 2018.

Gjatë turneut të tij europian me katër shtete, Pompeo deri tani ka vizituar Slloveninë dhe Republikën Çeke.

Nesër ai do të vizitojë Poloninë.

 

 

BE-ja shqyrton sanksione ndaj Bjellorusisë pas akuzave për "torturë"

Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave të shkaktuara nga zgjedhjet, të cilat blloku evropian i ka përshkruar si “as të lira, as të drejta”.

Pak para mbajtjes së takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, autoritetet bjelloruse kanë nisur lirimin e qindra të ndaluarve në mëngjesin e së premtes.

Shumë prej të burgosurve kanë folur për kushtet e tmerrshme të ndalimit, për rrahje dhe keqtrajtime tjera, derisa organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se këto pretendime tregojnë për “torturë të përhapur”.

Të paktën dy protestues kanë vdekur dhe rreth 6,700 persona janë ndaluar prej kur kanë shpërthyer protestat më 9 gusht, meqë rezultatet zgjedhore kanë treguar se lideri autoritar, Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë presidencial me 80 për qind të votave.

Ky pretendim është kundërshtuar nga kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila është detyruar të ikë në Lituani.

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që ka bërë thirrje për organizim të takimit të diplomatëve të lartë të bllokut evropian, ka kërkuar edhe dhënie fund të shtypjes në Bjellorusi, si dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Ai ka thënë se një ndryshim i madh politik është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Bjellorusisë.

Në Berlin, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se BE-ja “duhet të rrisë presionin ndaj udhëheqësit” në Minsk.

 

Nesër mot kryesisht me

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell ,vende-vende me vranësira të pakta. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë 35, Budvë e Cetinë 31, Beranë ,Biello Pole,Shavnik,Rozhajë, Plevle,Nikshiq ,Herceg Novi e Ulqin 30, Andrievicë,Guci 29, Plluzhinë 28, Plavë 27, Kollashin 25 dhe në Zhablak 24 gradë.

Për nesër parashihet mot kryesisht me diell,gjatë ditës me vranësira kalimtare dhe mundësi të reshurave të përkohshme ,kryesisht në viset kontinentale dhe në veri të vendit .Do të fryjë ere e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24,kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 35 gradë celsius.

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се