Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 08. 2020. 00:00 >> 17:25

Ditari 12.08.2020

12.08.2020

Edhe tre raste të vdekjeve dhe 52 të infektuar

Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 52 raste të reja të infektimit me korona virus, kurse tre persona e kanë vdekur si pasojë e Kovid 19, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Theksohet se laboratorët e Institutit, në 24 orët e fundit, kanë përfunduar analizën PCR të 533 mostrave në korona virusin e ri, në mesin e të cilave, 52 kanë rezultuar të jenë pozitiv. Mostrat janë dërguar në testim, nga Podgorica 21, nga Bjello Pola dhe Rozhaja nga 8, nga Berana 6, nga Nikshiqi e Ulqini nga 3, nga Plevla 2 dhe nga Tivari 1.

”Gjatë kësaj kohe, Institutit i janë paraqitur edhe tri raste të vdekjeve të një pacienti nga Tuzi dhe nga një nga Nikshiqi dhe Plevla , të cilët kanë qenë në shërim në Qendrën klinike të Malit të Zi, një pacient, dhe dy në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq.

 Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve që kanë lidhje me Covid 19, nga fillimi i muajit qershor është 62, kurse prej fillimit të vitit, 71 person”, thuhet në kumtesë.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid ë19, në Mal të Zi, aktualisht është 1.119.

Prej fillimit të vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Corona virusin e ri, është 3.748.

 

Masat e Qeverisë shans i madh zhvillimor për turizmin

A janë masat e Qeverisë dedikuar turizmit përmes paketës së tretë të përkrahjes ndaj ekonomisë të mjaftueshme, nuk e dimë, sepse as nuk dihet se sa do të zgjas situata me pandeminë e korona virusit, por është e sigurt se ato janë shumë të mira dhe paraqesin shans të madh zhvillimor për të gjithë që merren me turizmin, ka vlerësuar kryetari i Këshillit të shoqatës së turizmit dhe hotelierisë në Oden ekonomike të Malit të Zi, Ranko Jovoviq.

Me paketën e tretë të masave socio-ekonomike, dedikuar ekonomisë për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga pandemia e korona virusit dhe që e ka  vlerën e 1.2 miliardë euro, është përkrahja më e rëndësishme për sektorin e turizmit. Për, Jovoviq, ky ishte hap i pritur sepse, siç ka përkujtuar, turizmi përbën ¼  e bruto prodhimtarisë së brendshme malazeze. “Ky është një tejkalim i situatës aktuale dhe askush nuk e din nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme, sepse as nuk dihet se sa do të zgjas kjo situatë me pandeminë. “Ajo që me siguri dihet është se masat janë shumë të mira, kemi punuar shumë me Qeverinë dhe institucionet e tjera kur është fjala për hartimin e këtyre masave”, ka theksuar Jovoviq, duke marrë pjesë në emisionin e mëngjesit të Televizionit të Malit ttë Zi. Ai këto masa i konsideron si shans të madhe zhvillimore  për të gjithë në turizëm.

 

Hyjnë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionistë

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionistë, të cilat i ka miratuar Kuvendi, kah fundi i muajit korrik, kanë hyrë në fuqi. Parlamenti, ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligjit, të cilat hyjnë në fuqi 8 ditë pas shpalljes në fletën zyrtare, i ka miratuar me 30 korrik.. Ligji i ndryshuar, do të duhej të sigurojë stabilitet më të madh në sistemin pensionist dhe paga më adekuate për pensione. Me Ligjin e ndryshuar përmirësohen kushtet e pensionimit, sepse nga periudha llogaritëse përjashtohet ¼ e stazhit  e cila është më pak e volitshme për pensionistët. Këto përparësi, do të mund ti shfrytëzojnë të gjithë të siguruarit të cilët të drejtën për pension për herë të parë e kanë realizuar prej 1 janar të këtij viti.

Në dialogun social me sindikatat dhe brenda vetë Këshillit social, është arritur marrëveshja edhe për masat që kanë të bëjnë me kufirin e pleqërisë për arritjen e të drejtës për pensionin e pleqërisë e që ka qenë e paraparë të jetë 67 vjet , kurse tani ajo do të jetë 66 vjet për meshkuj dhe 64 për femra.

 

Krijojmë kushte për zhvillimin më të mirë të potencialit rinor 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuaknoviq, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinjve, dhe ka porositur se “jemi duke krijuar kushtet për zhvillimin më të mirë të potencialit rinor”.

“Besimi në vete, arsimimi në vazhdimësi dhe përkatësia vlerave universale, janë fuqia më e madhe e rinisë malazeze dhe resursi më i madh për zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Gjukanoviq në Twiter.

Ai, pohon se Mali i Zi është duke krijuar kushtet për zhvillimin më të mirë të potencialit rinor dhe zërin e tyre në zgjidhjen e sfidave në rrugën evropiane. 

 

“Rinia e Malit të Zi janë garant i të ardhmes evropiane”

Ministri i sportit Nikolla Janoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka nënshkruar memorandumin për bashkëpunim me drejtorin ekzekutiv të  kompanisë “Amplitudo”, Nenad Novoviq, i cili ka për qëllim vendosjen e platformës digjitale e cila do tu ofrojë të rinjve informata të azhuruara dhe të dhëna për temat e rëndësishme për ta. Janoviq, ua ka uruar të gjithë të rinjve ditën e tyre duke u dërguar mesazh se, përmes aktivitetit të vetë dhe njohurive të tyre, duhet të krijojnë të ardhmen më të mirë për vete dhe për shoqërinë. “Rini e dashur, u përgëzoj me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinjve dhe, në veçanti, jam krenar me ju në këmbëngulje dhe durimin të cilin e tregoni në vitin përplot me sfida, kur i tërë civilizimi njerëzor zhvillon luftë planetare për ruajtjen e shëndetit të banorëve. Të rinjtë në Mal të Zi, duhet të besojnë se me aktivitetin dhe njohuritë e veta, krijojnë të ardhme më të mirë për vetën e tyre dhe për Bashkësinë të cilës i takojnë. Andaj, të dashur të rinj, të jesh i ri do të thotë të krijosh të tashmen dhe të ardhmen” ka theksuar, Ministri i sportit dhe të rinjve.

 

Ka vdekur kryetari i sindikatës së arsimit Z. Paviqeviq

Zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm të Unionit të sindikatave të lira të Mallit të Zi e njëri nga themeluesit kryesor të tij, kryetar i sindikatës së arsimit, Zvonko Paviqeviq, ka vdekur mbrëmë në Nikshiq, në moshën 68 vjeçare, ka kumtuar Unioni i Sindikatave të Lira.

Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës të Malit të Zi, është themeluar në vitin 1992 dhe Zvonko Paviqeviq, zgjedhet kryetar i Këshillit për arsimin fillor të Malit të Zi. Këtë funksion e kryen deri në vitin 1998, kur në Kongresin e parë, zgjedhet sekretar.

Në nëntor të vitit 2006, në Kongresin e tretë, ai zgjedhet kryetar i sindikatës së arsimit të Malit të Zi. Funksionin e zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm të Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, e ka ushtruar prej themelimit të tij dhe nga kjo pozitë ka dhënë kontribut të madh.

Ai, ishte njëri nga  personat më të merituar për themelimin dhe ndërtimin e Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, si qendër me renome sindikale dhe si e tillë e njohur në vend si dhe në Lëvizjen sindikale ndërkombëtare.

 

Marrëdhënie të lëkundura brenda koalicionit qeveritar 

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur pakënaqësi me kryeministrin Avdullah Hoti për shkak të mënyrës së udhëheqjes së bisedimeve dhe lënien anash të anëtarëve të saj në këtë proces.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se koalicioni qeverisës nuk ka probleme të funksionimit por pakënaqësitë lidhen me një pozicion siç thotë parimor dhe politik rreth bisedimeve.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike, më paralajmëruar kanë paralajmëruar takime me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të sqaruar kritikat ndaj kryeministrit Hoti.

 

A.Vuçiq, reagon ndaj deklaratës së ambasadës amerikane për blerjen e armëve 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e ka kuptuar kritikën e ambasadës amerikane për blerjen e armëve kineze dhe të njëjtën e interpreton si një “komunikatë politike”.

Ky është komenti i parë i Vuçiqit lidhur me deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd dhënë për Radion Evropa e Lirë më 10 gusht, ku thuhet se qeveritë duhet të kuptojnë rreziqet dhe kostot afatshkurtra dhe afatgjata nga të bërit biznes me kompanitë kineze.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia ende nuk e ka blerë sistemin raketor kinez për mbrojtje të tipit FK-3, por që ka “menduar për të”.

“Ne gjithmonë do të marrim vendime vetë. Përndryshe, FK-3 nuk është në listën e sanksioneve amerikane,” tha Vuçiq.

Vuçiq gjithashtu nënvizoi se Serbia është një “vend i lirë, sovran”, duke shtuar se nuk do të rrezikonte interesat e vendit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq gjithashtu tha se i është gëzuar lajmit që Rusia ka prodhuar vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

 

T.Xhaferi; Nuk është kushtetuese të jepet mandati pa pasur kryetarin e Kuvendit 

Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues.

“Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Talat Xhaferi mbrëmë në një intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.

Para disa ditëve, nga Kabineti i Pendarovskit për MIA-n sqaruan se sipas dispozitave kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë që nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi.

 

SHBA ka porositur 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje në vlerë të 1.5 miliard dollarëve me kompaninë Moderna, për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit.

Kjo marrëveshje është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë më 11 gusht, pavarësisht pse SHBA-ja veçse ka arritur pajtueshmëri edhe me kompani tjera për të siguruar miliona doza të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ekipi i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për këtë çështje, është duke bërë përpjekje për zhvillim, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të vitit.

Në gjithë botën janë duke u zhvilluar më shumë se 150 vaksina kundër këtij virusi, derisa 25 janë testuar edhe në njerëz, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 gusht, Rusia është bërë shteti i parë që ka thënë të ketë miratuar vaksinën kundër COVID-19, duke e emëruar, Sputnik V.

Mirëpo deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin se vaksina është e sigurt dhe efektive, janë parë me dyshim naga shkencëtarët.

Ata kanë vënë në pikëpyetje vendimin për regjistrim të vaksinës para përfundimit të fazës së tretë të testimit dhe rishikimit të rezulteve nga ekspertë të pavarur mjekësorë.

 

Më tepër 20 milion të infektuar me Vovid 19

Mbi 20 milionë ka arritur numri i të infektuarve në botë nga koronavisuri i ri.

Pandemia e koronavirusit të ri u shpall në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e para u paraqitën për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën dhe OBSH-në se kanë fshehur të dhënat për bartjen e virusit nga njeriu në njeri, në fillimet e paraqitjes së tij.

Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shënuar më shumë se 163,000 njerëz të vdekur nga COVID-19.

Brazili dhe India kanë rekordet më të larta - 3 milionë të infektuar përkatësisht 2.2 milionë , sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Pandemia gjithashtu e ka goditur Meksikën, e cila ka shënuar 53,000 vdekje.

OBSH-ja ka thënë se për të adresuar pandeminë në mënyrë efektive, udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e reja.

 

Pompeo; Vëmendje në mbrojtje të vlerave demokratike

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar të martën për rritje të autoritarizmit të udhëhequr nga Rusia, Kina dhe Irani, që përbën kërcënim për liritë në gjithë botën.

Teksa ka nisur vizitën e tij në Republikën Çeke, Pompeo ka nderuar forcat amerikane që kanë çliruar perëndimin e Çekosllovakisë së dikurshme më 1945, si dhe ka folur me lavdi për vlerat e përbashkëta amerikane dhe çeke.

Duke vizituar monumentin “Faleminderit Amerikë” , në qytetin e Pëllzenit, Pompeo ka bërë thirrje për vëmendje në mbrojtjen e vlerave demokratike, të fituara pas Luftës së Dytë Botërore, dhe më vonë pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Pompeo synon të shfrytëzojë vizitën e tij, që vazhdon edhe sot, për t’i shtyrë përpara nikoqirët e tij që ta luftojnë ndikimin rus dhe atë kinez.

 

BE, dënon dhunën nga autoritetet e Bjellorusisë ndaj protestuesve

Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka dënuar të martën, atë që e ka cilësuar si dhunë “joproporcionale” nga autoritetet e Bjellorusisë kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke thënë se BE-ja mund të marrë masa të paspecifikuara.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, që është në pushtet nga viti 1994, ka pretenduar se ka fituar rreth 80 për qind të votave.

Mirëpo këto deklarata kanë nxitur protesta të dhunshme për dy net me radhë, si dhe përleshje në mes të forcave të sigurisë dhe mbështetësve opozitarë.

Një protestues është vrarë në këto përleshje.

Liderja e opozitës, Svetlana Tikhanouskaya ka thënë të martën se është larguar drejt Lituanisë, për hir të fëmijëve të saj.

 

SHBA, kërkon vazhdimin e embargos nga OKB për armët kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë një draft-rezolutë të rishikuar që synon të vazhdojë pafundësisht embargon e Kombeve të Bashkuara për armë kundër Iranit.

Ky veprim i Shteteve të Bashkuara synon të krijojë më shumë përkrahje në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë.

Mirëpo ky dokument nuk duket se do të arrijë të tejkalojë veton e anëtarëve të përhershëm të Këshillit si, Rusia dhe Kina.

Ambasadorja amerikane, Kelly Craft ka thënë se drafti i ri “ka marrë parasysh qëndrimet e Këshillit dhe kërkon të bëhet atë që të gjithë e dinë – të vazhdojë embargoja për armët, për ta parandaluar Iranin që të blejë dhe shesë lirshëm armë”.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Në viset bregdetare, mban mot kryesisht me diell, kurse në viset tjera me vranësira  mesatare deri plotësisht i vranët, vende vende me të reshura të përkohshme dhe bubullimë.

Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura në orën 14; Podgoricë 35 gradë, Budvë 32, Herceg Novi e Ulqin 30, Cetinë e Petrovac 29, Tivar e Nikshiq 28, Andrijevic 27, Plevlë e Plluzhinë 26, Kollashin e Plavë 25, Rozhajë 24, Guci 23  dhe në Zhablak 19 gradë.

Meteorologët, parashohin se nesër do të mbaj mot kryesisht me diell, gjatë ditës me vranësira të dobëta, në viset veriore janë të mundshme të reshura kalimtare.

Do të fryjë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36 gradë celsius. 

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се