Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 08. 2020. 00:00 >> 19:09

Ditari 04.08.2020

04.08.2020

Edhe një rast vdekjeje dhe 43 të infektuar

Në Mal të Zi janë regjistruar edhe 43 raste të reja të personave të prekur me korona- virus. Siç kanë kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë, këta persona janë nga Podgorica 24, Cetina 6, Rozhaja 4, Biello Pole 3, Budvë dhe Plevle nga dy, dhe nga Hrceg Novi dhe Danillovgradi nga një. Këtij instituti i është konfirmuar edhe një rast vdekjeje i pacientit nga Podgorica i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi . “Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve të personave pozitiv me Covid 19, prej fillimit të muajit qershor është 43, kurse prej fillimit të pandemisë 52 raste vdekjeje” , thuhet në kumtesë. Përndryshe numri i përgjithëm i rasteve të prekur me Covid 19 në Mal të Zi aktualisht është 1562. Që nga fillimi i vitit numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar të infektimit me koronavirusin e ri është 3301 .

Rreth 100 fëmijë të infektuar në valën e dytë të epidemisë

Në Mal të Zi rreth 100 fëmijë janë të infektuar me koronavirus në valën e dytë të epidemisë, ka deklaruar drejtorja e klinikes pediatrike të Institutit për sëmundjet e fëmijëve  Veselinka Gjurishiq. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka kumtuar se prej fillimit të qershorit në Institutin për sëmundjet e fëmijëve të Qendrës klinike kanë qenë të shtruar tre fëmijë si bartës asimptomatik të infektimit me koronavirus. Gjurishiq ka theksuar se fëmijët vuajnë nga forma më të lehta të Covid 19 dhe se nuk ka pasur fëmijë me formë të rëndë të sëmundjes. “Këta janë fëmijë të cilët shpesh herë kanë infektime pa simptome të veçanta , mirëpo kjo nuk e ulë rëndësinë e këtyre pacientëve sepse edhe ata mund të jenë bartës të sëmundjes. Ajo po ashtu ka theksuar se nuk ka ekzistuar nevoja për trajtim në institucionet terciare spitalore.

Të paraqiten të gjitha kontaktet dhe të respektohen masat 

Vetëm përmes respektimit të masave mund të përmirësohet situata aktuale me korona- virus në Mal të Zi , ka theksuar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha. Ai në konferencën e mbrëmshme për shtyp ka deklaruar se rezultatet aktuale tregojnë se një numër i mirë i qytetarëve nuk u përmbahet rregullave të parapara. Ai ka bërë apel që të paraqiten të gjitha kontaktet e të infektuarave , por edhe vetë kontaktet të lajmërohen vetë në institut. Ai në fillim ka kumtuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 43 raste të reja të infektimit dhe se është konfirmuar një rast i vdekjes. “Çdo ditë kemi numër të madh të prekurve ,gjë që tregon se duhet të kemi kujdes për sjelljet e veta”, ka theksuar ai. Të gjitha masat e dhëna janë me qëllim që të mundësohet jeta normale, por edhe të frenohet epidemia përmes respektimit të masave të parapara.

Hapja ndaj Rusisë do ti zbus pasojat e krizës

Mundësia e ardhjes së turistëve nga Rusia dhe Azerbajxhani , mund të nxisë qarkullimin turistik nga këto tregje dhe të zbusë pasojat e ekonomisë turistike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, ka theksuar drejtorja e Organizatës turistike nacionale të Malit të Zi Zhelka Radak Kukaviçiiq .Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka kumtuar se vendimi për hapjen e vendit tonë ndaj tregjeve të Rusisë dhe Azerbajxhanit është lajm i mirë për ekonominë tonë turistike. “Me siguri se Rusia si përgjigje ndaj masave tona do të lejojë udhëtimin në Mal të Zi pa kushte shtesë dhe në këtë mënyrë krijohen parakushtet që të vendoset një qarkullim turistik ndërmjet këtyre dy vendeve gjatë muajit gusht dhe shtator.

Nga mënyra e menaxhimit të investimeve publike varen 30 milion euro

Ministria e financave në bashkëpunim me ekspertët e Fondit monetarë ndërkombëtare do të fillojnë hartimin e vlerësimit të sistemit të menaxhimit me investimet publike dhe që është njëri nga kushtet që Mali i Zi të fitojë transferin e dytë prej 30 milion euro hua të volitshme nga BE. Kjo theksohet në dokumentin për nevojën e vlerësimit të sistemit të menaxhimit me investime publike të cilin Qeveria e ka miratuar të enjten e kaluar. Të përkujtojmë se BE ka ndarë për BH 250 milion euro, për Maqedoninë Veriore 160 milion për Shqipërinë 180 milion, për Kosovën 100 milion , kurse ndihma më e madhe do ti ndahet Ukrainës 1.2 miliardë euro. “Nga 60 milion euro hua me kushte të volitshme të cilat Këshilli i BE me 25 maj të këtij viti i ka ndarë për Malin e Zi për zbutjen e pasojave të pandemisë së Covid 19, gjysma e tyre , ose 30 milion euro janë të ndara pa kushte. Pjesa e dytë , pra 30 milion euro do të merren tre muaj pas tërheqjes së transferimit të parë me kushte të caktuara , kurs njëri nga këto kushte është edhe vlerësimi i menaxhimit me investimet publike në Mal të Zi” , është precizuar në këtë dokument.

 

Në përgatitje për fillim normal të vitit të ri shkollor

Sistemi arsimor është duke u përgatitur për një fillim normal të vitit të ri shkollor, gjë që do të duhej ta bëjnë edhe prindërit dhe nxënësit, kanë kumtuar nga Ministria e arsimit, duke shtuar se gjithnjë do të jenë në kontakt me Institutin për shëndetin publikë me qëllim që të marrin një vërtetim për qëndrimin e tillë. Nga Ministria kanë theksuar se paraqitja e koronavirusit ka treguar qartë se nuk është serioze të jepen premtime dhe plane afatgjate të cilat, siç kanë theksuar , mund të ndryshojnë si pasojë e rrethanave objektive. “Kjo ministri një muaj para fillimit të vitit shkollor mund të kumtojë se sistemi arsimor është në përgatitje për fillimin normal të vitit shkollor, gjë që do të duhej ta bëjnë edhe prindërit dhe nxënësit. Gjatë ditëve të ardhshme do të jemi në kontakte me Institutin për shëndetin publik me qëllim që të fitojmë vërtetimin e qëndrimit të tillë”, thuhet në kumtesë.

Ministria do të ndajë 3.4 mijë kredi studentore

Ministria e arsimit do të ndajë 3.4 mijë kredi për studentët e studimeve themelore dhe të specializuara të arsimimit të lartë . Dokumentet  për kredi do të dorëzohen prej me 1. shtator deri me 16. tetor. Këto kredi do të mund ti marrin 770 studentë të vitit të parë të studimeve themelore dhe 2290 studentë të viteve të tjera të studimeve. “Për nënshtetasit malazezë të cilët studiojnë jashtë shtetit do të ndahen 90 kredi për studentët e vitit të parë dhe 250 kredi për studentet e viteve më të larta” ,thuhet në tekstin e konkursit. Kreditë ndahen për një vit akademik dhe do të paguhen në 10 këste mujore. Shuma e kredisë, siç theksohet ,varet nga suksesi në vitin paraprak shkollor, respektivisht nga Indeksi i suksesit dhe viti i studimit.

Në Guci të përgjegjshëm edhe në kohën e pandemisë

Gucia këtë vit e kremton festën e vetë në kushtet e pandemisë të koronavirusit , por është e sigurt se administrata lokale, në bashkëpunim me Qeverinë edhe në këto kushte të reja do të veprojë me përgjegjësi në valorizimin e resurseve të veta , ka theksuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në urimin dërguar me rastin e 5 gushtit Ditës së Komunës së Guricës. Gjukanoviq në urimin e vetë përgëzon kryetaren e Komunës Anella Çekiq, kryetarin e Kuvendit komunal Xhenadin Radonjçiq, këshilltarët dhe të gjithë qytetarët e Gucisë me dëshira të sinqerta për suksese në punë të më tejme. Udhëheqjes komunale të Gucisë, këshilltarëve dhe të gjithë qytetarëve , telegram urimi me rastin e Ditës së Komunës u ka dërguar edhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq .  “Me përkrahjen e Institucioneve shtetërore jam i bindur se shanset për zhvillimin e Gucisë dhe tërë rajonit verior të Malit të Zi do të shfrytëzohen çdo ditë e më tepër, thuhet në urimin e Brajoviqit.

Listat zgjedhore mund të dorëzohen deri sonte në mesnatë

Listat zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të cilat do të mbahen në 30 gusht mund të dorëzohen deri sonte në mesnatë. Të përkujtojmë se pjesëmarrjen individuale në këto zgjedhje e kanë lajmëruar Partia social demokratike, Social demokratët, partia Boshnjake, Partia reformiste kroate dhe Iniciativa qytetare kroate. Në koalicion do të marrin pjesë PDS , Demokratët, Fronti Demokratik, URA dhe Lista shqiptare. Përndryshe zgjedhjet parlamentare me 30 gusht do të jenë zgjedhjet e 11-ta prej futjes së sistemit shumë partiak në Mal të Zi dhe zgjedhje e 5 pas rivendosjes së pavarësisë.

Hyseni paralajmëron angazhim amerikan në dialogun Kosovë-Serbi  

Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka thënë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë përkushtim të paluhatur për dialogun që zhvillohet mes këtyre dy shteteve në Bruksel nga viti 2011.

Ai i ka bërë këto këto komente, pas takimit të zhvilluar me të dërguarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Uashington.

“Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel dhe një përkrahje të fuqishme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Hyseni.

Sipas tij, dialogu mes të dyja shteteve duhet të finalizohet me njohje reciproke.

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA që procesi i normalizimit të ecë shpejt deri në njohje të plotë reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha ai.

Madje Hyseni ka përmendur edhe mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në dialog.

“Do të shohim hapa konkretë të kyçjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian”.

Sa u përket dilemave rreth zhvillimit të dialogut në nivel teknik, koordinatori shtetëror i Kosovës ka thënë se “nuk ka asgjë teknike deri në përmbyllje të njohjes reciproke.

Zaev: Prej sot obligohemi të ndërtojmë Kuvend të pavarur dhe përgjegjës

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit në Facebook ka shkruar në lidhje me seancën konstitutive të Kuvendit që po mbahet sot pas zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

“Parlamenti ynë sot mban seancën e parë, konstitutive me pjesëmarrjen e deputetëve që shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ka shkruar Zaev.

Ai theksoi se deputetët në seancën obligohen për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm.

“Sot obligohemi  për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm, shtëpi e vërtetë e demokracisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Zaev.

Bilanc tragjik: Edhe 13 kosovarë vdesin nga koronavirusi brenda 24 orëve

Edhe 13 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan lajmi.net.

Në komunikatën e fundit të IKSHPK-së ishin të shënuara 256 viktima.

Ndërkaq sot ky numër ka shkuar në 269.

Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 225 raste pozitive me COVID-19.

Maqedoni Veriore, 500 viktima dhe 3.656 raste aktive

Tre pacientë vdiqën dje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje në Maqedoninë Veriore shkon në 500.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 3.656.


Në Kroaci vetëm 24 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 24 raste të reja të infeksionit me virusin SARS-CoV-2, dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 647.

Prej tyre, 117 pacientë janë në spital, nga të cilët 7 janë në respiratorë, ndërkohë që një person ka vdekur.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 5,318 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 154 kanë vdekur dhe 4,517 janë shëruar.

Aktualisht janë 2490 njerëz në izolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 123,199 persona, nga të cilët 1,133 në 24 orët e fundit.

SHBA-ja shënon mbi 45 mijë raste të reja me koronavirus

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 45,585 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.7 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 542 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 155,402.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.71 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.


OKB: K.Veriore mund të ketë krijuar pajisje bërthamore për raketa balistike

Koreja Veriore është duke avancuar programin e saj të armëve bërthamore dhe disa shtete besojnë se ka zhvilluar edhe pajisje bërthamore të madhësisë së vogël, është thënë në një raport të klasifikuar të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i hartuar nga një panel i pavarur i ekspertëve, që vëzhgon sanksionet e OKB-së në Korenë Veriore, tregon se ky shtet “mund të ketë zhvilluar pajisje të vogla bërthamore për t’ua bashkëngjitur kokave bërthamore të raketave të saj balistike”.

Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe dpa kanë raportuar fillimisht për këto të gjetura, duke thënë se raporti i është dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 3 gusht, dhe se vlerësimet janë bazuar nga informacionet e dhëna prej një vendi anëtar.

Në të gjetura është thënë se Koreja Veriore vazhdon të zhvillojë programin bërthamor, përfshirë prodhimin e uraniumit të pasuruar dhe ndërtimin e një reaktori eksperimental me ujë të lehtë.

Koreja Veriore deri më tani ka kryer gjashtë testime bërthamore, të fundit në shtator të vitit 2017.

Lideri verikorean, Kim Jong Un ka thënë javën e kaluar se armët bërthamore i garantojnë siguri këtij shteti.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean janë takuar tri herë prej vitit 2018, mirëpo të dyja palët kanë dështuar në arritjen e përparimit në negociata.

Uragani Isaias zbarkon në Karolinën Veriore

Uragani Isaias ka goditur të martën brigjet e Karolinës Veriore, me erëra deri në 140 kilometra në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane .

Fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, mirëpo të hënën është rikategorizuar si uragan i shkallës së parë .

Në Karaibe, dy persona kanë vdekur për shkak të motit të keq të nxitur nga ai.

Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti.

Qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në të dyja Karolinat, ndërkohë që bartet në gjirin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Fuqia e tij pritet të dobësohet, ndonëse edhe qyteti i Nju Jorkut është duke u përgatitur për stuhi të mundshme atje më vonë

 

Ulqin: Sezoni i sivjetëm veror ka dështuar

Në Ulqin aktualisht ka afro 95 për qind turistë më pak se në  fillim të muajit gusht të vitit të kaluar. Siç njofton Organizata lokale turistike  në pikun e sezonit turistik në këtë qytet ndodhen vetëm  2.076 turistë. Nga ky numër 1921 janë mysafirë të huaj, kurse pjesa tjetër janë vendas.  

Në strehimin privat ndodhen 1684  mysafirë të huaj dhe 62 nga Mali i Zi.  Në  hotele janë akomoduar gjithsej 308  mysafirë, në kampe  84, ndërsa në pushimore  nuk ka asnjë turistë.

Operatorët e këtushëm  turistikë  veç janë pajtuar se  sezoni i sivjetshëm veror përfundimisht  ka dështuar. Shtojnë se do të jetë një dimër  shumë i vështirë në Ulqin, sepse turizmi  është dega kryesore ekonomike  e këtij qyteti. 

Përgatiti, Gjekë Gjonaj

Donacion me vlerë për shkollën në Dacaj nga shoqata në diasporë

Komuna e Rozhajës, është duke përballur me pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe në valën e dytë të kësaj sëmundje ajo ishte mjaft e rrezikuar nga përqindja e lartë e rasteve pozitive me Covid 19. Mirëpo, edhe krahas situatës aktuale dje në këtë komunë, respektivisht për mësimdhënësit, nxënësit dhe dhe prindërit e shkollës nëntëvjeçare në Dacaj, ishte një rast i këndshëm pasi disa nga dashamirët e kësaj shkolle, donator dhe veprimtar të njohur nga diaspora,  sollën një donacion me vlerë për rindërtimin e kësaj shkolle, e cila më 15 maj të këtij vitit, u përfshi nga zjarri që kishte shpërthyer në këtë rajon të komunës së Rozhajës. Gjatë kësaj periudhe, donator të shumtë dhe institucione lokale e qeveritare, janë duke ndihmuar me mjetet e veta rindërtimin e këtij objekti shkollor.

Pikërisht, dje përfaqësues të Shoqatës humanitare “Sali Qekaj”, nga Gjermania, të mbështetur nga Fondacioni “Besa” sollën një donacion në vlerë me mbi 11 mijë euro mjete financiare, kurse themeluesi i bibliotekës “Mark Krasniqi”, po ashtu nga Gjermania, sollën një donacion me mjetet mësimore për nxënësit e këtushëm. Ndërkohë, drejtori i kësaj shkolle, Haxhi Lajçi, duke shprehur mirënjohje të thellë për donatorët, theksoi se mbështetja e këtillë dhe aksionet tjera të ngjashme, premtojnë se së shpejti nxënësit dhe mësimdhënësit do të vijojnë mësimin në objektin e ri shkollor. Ai, po ashtu, veçoi edhe mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi, respektivisht ministrisë përkatëse, e cila ka dedikuar më tepër se 200 mijë euro për realizimin e këtij projekti menjëherë sa të krijohen kushtet normale për shkak të situatës së pandemisë aktuale. Dashamirësinë e donatorëve në fjalë, e dëshmon edhe fakti se ata kishin udhëtuar nga Gjermania për të dorëzuar dje donacionin dedikuar kësaj shkolle. Një reportazh më të zgjeruar lidhur me këtë aktivitet, do ta transmetojmë në emisionin e rregullt “Në fund të javës”, të shtunën që vjen.

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Nesër mot  i ndryshueshëm ,me reshje të shiut dhe bubullimë 

Në Mal të Zi mban mot  me vranësira  mesatare  deri krejt i vranët  dhe me reshje të dobëta të  shiut , kryesisht  në pjesë perëndimore. Frynë ere  mesatare deri e fortë  nga drejtimet jugore. Temperaturat e shënuara në orën 14 :Podgoricë e Tivar 31 , Ulqin e Budvë 30, Petrovac e Beranë 29, Herceg Novi ,Shavnik ,Andrievicë ,Biello Pole  e Rizhajë 28, Cetinë ,Kollashin ,Plevle  e Guci 27, Plavë 26, Nikshiq 25 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër meteorolog paralajmërojnë mot   me vranësira të ndryshueshme , vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit  prej 11 deri në 22,kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 29 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се