Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 08. 2020. 00:00 >> 18:33

Ditari 03.08.2020

03.08.2020

Trend i qetësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi

Epidemiologu  i institutit për shëndetin publikë Millko Joksimoviq ka kumtuar se Mali i Zi gjatë ditëve të kaluara ka shënuar trend të stabilizimit ose qetësimit të situatës epidemiologjike. “Tendencë e shprehur e rënies së madhe të numrit nuk mund të them se është , mirëpo, një trend i stabilizimit ose i qetësimit ekziston kështu që gjatë 7- 8 ditëve të kaluara numri i të prekurve ka shënuar rënie , edhe pse ky është gjithnjë numër i lartë për numrin e banorëve në Mal të Zi , ka deklaruar Joksimoviq në programin e mëngjesit të TVMZ.  Janë inkurajuese të dhënat për javën e kaluar sepse gjatë 5 – 7 ditëve  ka pasur më pak se 70 të prekur brenda një dite. Duke folur për vaksinën kundër Covid 19, Josimoviq ka theksuar se sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë 139 vaksina janë në fazën e hulumtimit kurse 26 kanë hyrë në fazën e hulumtimit klinikë. Kur është fjala për popullatën tonë, siç ka theksuar ai, duket se edhe dimrin që vjen e ndoshta edhe pranverën do ta presim me luftën  kundër epidemisë në mungesë të vaksinës.

8 pacient në gjendje të rëndë klinike

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtrurë 66 pacientë pozitiv në korona virus, kanë kumtuar nga kjo organizatë shëndetësore. Siç theksohet 8 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe dy të tjerë janë kyçur në respirator. Të  përkujtojmë se aktualisht në Mal të Zi janë 1762 raste aktive me Covid 19, numri i të shëruarëve është 1130 , kurse prej fillimit të muajit qershor kanë humbur jetën 42 pacientë pozitiv në korona virus. Të theksojmë se vdekshmëria nga pasojat e infektimit me Covid 19, në Mal të Zi është 1.57%. Në rajon vdekshmëria më e madhe është regjistruar në Slloveni, pastaj në Maqedoninë e Veriut dhe në vendin e tretë është  Shqipëria. Në Slloveni shkalla e vdekshmërisë është 5.5% , në Maqedonin e Veriut 4.5, në Shqipëri 3.1, dhe në Kroaci e Kosovë 2.83%. Në Bosnjë e Hercegovinë shkalla e vdekshmërisë është 2.58 % , kurse në Serbi 2.25%.

Karantinimi dhe vetë izolimi shkurtohen në 14 ditë 

Trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka vendosur dje , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi që ta shkurtojë kohën e vetë izolimit dhe izolimit institucional të personave të cilët kanë pasur kontakt ose dyshohet se kanë pasur kontakt me personat e infektuar , si dhe kohën e izolimit institucional të personave të cilët kanë qenë në shërimin spitalor nga korona virusi  prej 21 ditë sa është tani në 14 ditë. Ky vendim, siç theksohet është sjell në pajtim me rekomandimet e organizatave  relevante ndërkombëtare dhe me praktikën e cila është në fuqi në shumë  shtete të Bashkimit evropianë , siç është Mbretëria e Bashkuar pastaj  SHBA , Japonia dhe shumë shtete tjera të botës.

Nuhoxhiq hap qendrën  për pranimin e migrantëve në Bozhaj 

Mali i Zi është i përkushtuar ndaj nevojave të personave të rrezikuar të cilët janë të detyruar ti braktisin shtetet e veta amë , ka theksuar ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq me rastin e hapjes së Qendrës për strehimin e të huajve të cilët kërkojnë  mbrojtje ndërkombëtare në Bozhaj. Ai ka shtuar se kapaciteti i Qendrës është paraparë për vendosjen e 60 personave dhe do të funksionojë në kuadër të drejtorisë për strehim në Ministrinë e punëve të brendshme.. “Si vend aspirant, i cili i ka hapur të gjithë kapitujt negocues , Mali i Zi tregon përkushtim të fortë ndaj nevojave të personave të rrezikuar,, të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga shtetet e veta amë”,  ka theksuar Nuhoxhiq. Ai me këtë rast e ka falenderuar delegacionin e BE i cili ka siguruar mjete të rëndësishme financiare për ngritjen e këtij kampi , komisariatin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë , organizatën ndërkombëtare për migracione dhe përfaqësinë e UNICEF-it për ndihmën e tyre të konsiderueshme.

Bazë  cilësore për një zhvillim të fuqishëm të Gucisë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në emër të Qeverisë dhe në emër të vetë personal u ka uruar sot, kryetares së Komunës së Gucisë Anella Çekiq ,, kyetarit të Kuvendit Xhenadin Radonçiq , këshilltarëve në Parlamentin lokal dhe qytetarëve të Gucisë Ditën e Komunës. “Tradita e pasur e Gucisë themelohet në marrëdhëniet e mira ndërnacionale dhe ndërfetare , në  tolerancë ,, respektimin reciprok dhe mirë kuptimin . Ky ambient është edhe bazë cilësore për një zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe zhvillim të përgjithshëm të  kësaj komune. Qeveria e Malit të Zi ka punuar me përkushtim në përparimin e infrastrukturës dhe në krijimin e parakushteve zhvillimore për tërë zonën e Gucisë me qëllim që kjo komunë pasuritë e veta natyrore të mund ti valorizojë në të mirë të gjithë qytetarëve, thuhet në kumtesën e kryeministrit. Siç theksohet përkrahja e Qeverisë nuk do  të mungojë as në periudhën që vjenë. Do të punojmë  më tepër dhe më fuqishëm me qëllim që banorët e Gucisë të jetojnë  dukshëm më mirë, thuhet në urimin e kryeministrit Markoviq.

Brajoviq uron ditën e Komunës së Plluzhinës

Plluzhina me perspektivën evropiane do të fitojë rastin për realizimin më të shpejtë të mundësive të veta dhe potencialeve të mëdha , ka vlerësuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq. Ai , udhëheqësisë dhe qytetarëve të Plluzhinës ua ka uruar Ditën e Komunës e cila shënohet nesër me 4 gusht. Brajoviq ka theksuar se që nga koha e Bajo Pivlaninit e deri tek viktimat e shumta në  Luftën e Dytë Botërore dhe çlirimit definitiv me 4 gusht  të vitit 1943 , gjeneratat e shumta  të rajonit të Pives kanë merituar respektin tonë më të lartë. “Jam i bindur se me kohë në Plluzhinë trashigimia liridashëse do të vlerësohet gjithnjë e më tepër, thuhet në urimin e Brajoviqit. Ai ka theksuar se është detyrë e tërë Malit të Zi që edhe përkundër të gjitha sfidave të kultivojë kujtesën në heronjt dhe trashegiminë antifashiste të Plluzhinës duke mbrojtur shtetin e vetë nga ndikimet e përhershme ndaj pavarësisë nacionale.

Kërkesat për subvencion i kanë dorëzuar 854 kompani

Kërkesa për subvencionimin e rrogave të muajit korrik , gjatë dy ditëve të para të  zbatimit të këtij programi, i kanë paraqitur 854 kompani. Nga Ministria e ekonomisë është kumtuar se gjatë fundjavës janë përpunuar dhe lejuar 765 kërkesa  dhe të cilat gjenden në  fazën e përgatitjes për pagesën e subvencioneve. “Aktualisht janë duke u shqyrtuar  66 kërkesa me vlerë prej 124.99 mijë euro kurse janë refuzuar 23 kërkesa me vlerë 9.09 mijë euro thuhet në tuiterin e Ministrisë së ekonomisë. Programi për subvencionimin e pagave, me qëllim të zbutjes së efekteve negative të epidemisë së korona virusit ka filluar të realizohet me një gusht në  kuadër të paketës së tretë të masave   mbështetëse për afarizimin. Për këtë program deri në fund të këtij viti janë ndarë rreth 18 milion euro  për rrogat e të punësuarve përmes subvencioneve  për 25 mijë të punësuar , respektivisht për 3.5 mijë ndërmarrje.

 

Medreseja në Milesh afër Tuzit e gatshme për punë

Drejtori i Medresesë “Mehmed Fatih” në Milesh , Fuad Çekiq, ka theksuar se janë krijuar kushtet për proces të rregullt mësimorë gjatë vitit të ardhshëm shkollor  edhe në  rast se do të vazhdojë epidemia e korona virusit në  Mal të Zi. Çekiq në  bisedën për agjencinë “Anadollia” i ka komentuar raportet e këtij institucioni arsimor me institucionet e shtetit të Malit të Zi si dhe ndikimin e epidemisë në punën e Medresës. Ai ka theksuar se ky institucion e ka filluar mësimin onllain dy ditë para shpalljes së epidemisë në Mal të Zi dhe për këtë arsye nuk janë bërë vonesa në programin mësimor. Duke komentuar raportin e institucioneve shtetërore ndaj medresesë, Çekiq ka theksuar se Medreseja  i ka hapur dyertë  për identifikimin e myslimanëve në Mal të Zi. Ai ka shtuar se nuk ka ambasadë në Mal të Zi përfaqësuesit e të cilës nuk e kanë vizituar këtë institucion dhe as organ shtetëror me të cilin Medreseja nuk bashkëpunon.. Çekiq ka përkujtuar se kjo shkollë fiton subvencione shtetërore dhe se prej vitit 2014 është e harmonizuar me plan programin e Ministrisë së arsimit. Ai ka shtuar se Medreseja ka 325 nxënës dhe se në këtë vit shkollorë janë të regjistruar 110 nxënës sepse fjala nuk është vetëm për një shkollë thjesht fetare. Çekiq ka sqaruar se përveç lëndëve standarde për medresenë, nxënësit mësojnë edhe lëndë nga plan programi i përgjithshëm arsimoro edukativ.

Çmimet e derivateve pa ndryshime

Çmimet e derivateve do të mbesin të njëjta edhe gjatë dy javëve të ardhshme, është  kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Qytetarët , një litër euro super 95 dhe 98 edhe gjatë dy javëve do ta paguajnë me çmim prej 1.13 , respektivisht 1.17 euro. Edhe çmimet e euro dizelit dhe të vaj gurit gjatë dy javëve të ardhshme do të mbeten të njëjta dhe do të kushtojnë 1.01, respektivisht 99 centë për litër. Ndryshimi i fundit i çmimeve të derivateve është  bërë me 21 korrik kur një litër benzin është shtrenjtuarë dy cent. Sipas dispozitave mbi mënyrën e formimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve , rillogaritja e ardhshme do të bëhet me 17 gusht.

 

Hoti: Lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritetet e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekzekutivi që ai udhëheqë, mbetet i përkushtuar në dy prioritete: luftën kundër koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike. Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se sot mbahet mbledhja e Komitetit për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ku sipas tij, autoritetet do të angazhohen që të shtohen kapacitetet spitalore – shtimi i shtretërve – dhe po punojnë edhe për të rritur kapacitetet testuese. Ndërkaq, sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se sapo të hyjë në fuqi Ligji për rishikimin e buxhetit do të ndahen mjetet financiare për qytetarët dhe bizneset, që janë paraparë në Pakon Emergjente Fiskale, që ishte miratuar nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti. “Presim që kuvendi të miratojë këtë javë edhe Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, për të hapur rrugë për zbatimin e krejt Pakos për rimëkëmbje ekonomike”, tha Hoti. Qeveria Hoti ka paraparë që në kuadër të buxhetit të rishikuar – që është miratuar javën e kaluar – të krijohet Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike, që është thënë se kap vlerën prej 385 milionë eurosh.

Kryeministri Hoti infektohet me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri. Në një postim në Facebook, Hoti tha se nuk ka simptoma, “përveç një kolle të lehtë”, duke shtuar se do të izolohet për dy javë. Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar të shtunën se është shëruar nga COVID-19, pasi në fillim të korrikut kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus. Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.


Infermierët kërkojnë t’iu paguhet më shumë ndërrimi i natës

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, kërkoi sot që ndërrimi i natës, t’iu paguhet nga 36 euro. Aktualisht, infermierët, për kujdestarinë e tyre paguhen 18 euro. Kjo kërkesë u bë në një protestë të organizuar nga këta profesionistë shëndetësorë, përballë Qeverisë së Kosovës. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin e natës) të bëhet 36 euro. Nuk kemi kërkuar rritje të pagave sepse duke iu falënderuar këtij organizimi sindikal dhe profesional që e kemi, ata e kalkulojnë jashtëzakonisht mirë edhe gjendjen ekonomike, edhe aspektin buxhetor të Kosovës dhe nuk do të merremi tani me rritje të pagave sepse Gjykata Kushtetuese tanimë e ka dhënë një verdikt”, tha kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli. Ai tha se qeveria nuk mund të ketë prioritet luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, nëse nuk ka po ashtu prioritet infermierët, të cilët sipas tij, janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19. Havolli njoftoi se në mesin e punonjësve shëndetësorë janë rreth 800 të infektuar nga koronavirusi. “Këto kërkesa nuk kanë të bëjnë me rroga, por kanë të bëjnë me një motivim që duhet t’i jepet këtij komuniteti”, tha Havolli.

Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se kishin mposhtur virusin në fazat e para. Në Shtetet e Bashkuara, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ka thënë se shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus tashmë ka hyrë në një “fazë të re”. “Ajo çfarë po shohim sot është ndryshe prej marsit dhe prillit”, ka thënë Birx. Virusi “është i përhapur jashtëzakonisht” në zonat rurale dhe ato urbane. Sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka infektuar vetëm në SHBA më shumë se 4.66 milionë persona, derisa ka lënë të vdekur më shumë se 155,000 amerikanë. Ky virus është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar. Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale, të paktën 687,000 persona kanë vdekur në gjithë globin. Përgjatë fundjavës, kjo organizatë ka thënë se pret “periudhë të gjatë” të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

 

Studiuesit rusë thonë se do të nisin prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 në muajin nëntor

Studiuesit e njërës prej dy vaksinave potenciale që po zhvillohen në Rusi, kundër koronavirusit, thonë se po presin miratimin e autoriteteve për vaksinën e tyre dhe se po planifikojnë që të nisin prodhimin e saj në muajin nëntor. Këto pretendime të institutit shtetëror Vektor, janë në kundërshtim me disa paralajmërime të zyrtarëve rusë se një program i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19 – që e shkakton koronavirusi –do të nisë në tetor. Drejtori i përgjithshëm i Institutit kërkimor shtetëror Vektor, Rinat Maksyutov, tha sot se ky institucion planifikon që të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor. “Ne presim që të nisim prodhimin në nëntor të këtij viti”, tha ai, raporton Tass. “Pra, kah fundi i këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm ne mund të flasim për dhënien e vaksinës, të paktën për njerëzit që konsiderohen grupe të rrezikuara dhe më pas të kalojmë në vaksinim masiv”.

Militantët e IS-it marrin përgjegjësinë për sulmin në burgun afgan

Forcat afgane të sigurisë janë duke vazhduar kërkimet për militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), pas një sulmi me bombë dhe armë zjarri në një burg në provincën afgane Nangarhar që ka lënë të vdekur dhjetëra persona. Një zëdhënës i guvernatorit të provincës ka thënë më 3 gusht se të paktën 13 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë plagosur. Zëdhënësi, Ataullah Khogyani, ka thënë se edhe tre sulmues janë vrarë. Mirëpo zyrtarët e sigurisë kanë mbyllur zonën rreth burgut dhe janë duke bërë kërkime ku besohet se janë duke u fshehur militanët. Një korrespodent i Shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë ka thënë se intensiteti i të shtënave ka rënë. Sulmuesit kanë kryer një sulm me makinë-bombë jashtë burgut në Jalalabad rreth orës 18:00 me orën lokale, dje me 2 gusht, duke nxitur betejë disaorëshe me armë zjarri me forcat e sigurisë. Luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, pasi militantët janë përleshur me forcat e sigurisë nga ndërtesat afër burgut. Zyrtarët kanë thënë se mes 50 dhe 100 të burgosurve kanë ikur nga burgjet, mirëpo shumica prej tyre janë zënë sërish. Burgu i sulmuar strehon rreth 1,700 talibanë dhe militantë të IS-it, bashkë me kriminelë të tjerë. Në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, IS-i ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Ka fry erë e dobët deri e mesme nga drejti mi i jugut. Temperaturat : Podgoricë 35 gradë, Ulqin e Budvë 33, Beranë, Tivar, Andrievicë e Plevle 32, H. Novi, B. Pole, Rozhajë e Petrovac 31, Nikshiq, Shavnik e Guci 30, Kollashin 29, Plavë 28 dhe Zhablak 26 gradë. Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira kalimtare por edhe me të reshura të shiut në orët e pas ditës dhe mbrëmjes. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 24 kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 34 gc.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се