Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 07. 2020. 00:00   >>  18:24

Ditari 29.07.2020

29.07.2020

Në zgjedhje me ligj të inovuar

“Përfaqësuesit e shumicës në pushtet, sektorit civil dhe bashkësisë akademike në Këshill, e në vitet e para të kësaj përmbajtjeje dhe të grupit të posaçëm punues të Parlamentit, me përkushtim kanë punuar në avancimin e zgjidhjeve ligjore të cilat kanë të bëjnë me realizimin e procesit zgjedhorë. Risitë në këtë Ligj do të sjellin punë më të mirë të subjekteve politike si dhe transparencës dhe profesionalizmit të institucioneve të përfshira  në procesin zgjedhorë, mes tjerash edhe të Agjencisë për pengimin e korrupsionit dhe Institucionit revizorë shtetërorë. Obligimi ynë është që me zgjidhje kualitative ti forcojmë kapacitetet e institucioneve, ndërsa e tyre që ti realizojnë ato në formë adekuate”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai sot në hapjen e Tryezës së rrumbullakët, “Transparenca e financimit të subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore”, të organizuar nga Agjencia për pengimin e korrupsionit në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Fondacionin e Vestmisterit për demokraci. Duke folur për ambientin zgjedhorë në Mal të Zi, Brajoviq theksoi se çdo shoqëri demokratike që kultivon vlerat qytetare dhe evropiane, e Mali i Zi gjithsesi që është, tenton që qytetarëve të vet tu sigurojë nivel më të lartë të participimit politik në kushte sa më të mira. “Qytetarët janë bartësit e proceseve demokratike, dhe ata janë ata të cilat na japin legjitimitet që ti përfaqësojmë interesat e tyre në Kuvend”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Malin e Zi

Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë përkrahje të fuqishme për vizionin euroatlantik të Malit të Zi si dhe për proceset reformuese, për të cilat është me rëndësi që të jenë gjithëpërfshirëse, ka thënë ambasadorja britanike Alison Kemp, të cilën në vizitë të lamtumirës e ka pritur presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ambasadorja ka paralajmëruar një serë të re masash përkrahëse nga qeveria britanike me vlerë prej një gjysmë milioni sterlina, të parapara për Institutin e shëndetit publik për zbatim në fushën e komunikimit të rrezikut ndaj opinionit, Entin për punësim dhe Këshillin për konkurrencë me qëllim të forcim e  të sipërmarrjes femërore. Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm edhe për bashkëpunim më intensiv me Mbretërinë e Bashkuar gjë që, siç ka theksuar, do të vërtetohet me nënshkrimin e pritshëm të marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim midis Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Gjukanoviq ka shtuar se Mali i zi është krenar për traditën e gjatë të raporteve me Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar se vëmendja e këtij vendi në rajon nuk është zbritur as pas daljes nga Bashkimi Evropian.

 

Mali i Zi mund të llogarisë në UE për vazhdimin e bisedimeve

Struktura bashkëbiseduese malazeze ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, për ç'gjë edhe dëshmojnë edhe hapja e të gjithë kapitujve bashkëbisedues dhe gatishmëria për mbylljen e disa fushave të caktuara negociatore, u vlerësua në takimin e kryenegociatorit të Malit të Zi me UE, Aleksandër Drleviq dhe shefit të delegacionit të UE në Podgoricë, Aivo Orav, me ç'rast u theksua se përkrahja e UE dhe vendeve anëtare nuk do të mungojë edhe në vazhdim të rrugës integruese të Malit të Zi. Dreleviq sot e priti ambasadorin Orav në vizitë lamtumirëse, të cilin e falënderoi në bashkëpunim të shkëlqyer dhe komunikim të mirë me delegacionin e UE në Mal të Zi gjatë mandatit të tij si dhe në përkrahjen e madhe për vendin në procesin e bashkëbisedimeve me UE. Ambasadori Orav falënderoi në bashkëpunim të deritashëm, duke theksuar punën e mirë të gjithë strukturës bashkëbiseduese dhe punën e madhe të bërë në periudhën e kaluar. Drleviq dhe Orav vlerësuan se periudha mjaft sfiduese, e shkaktuar nga pandemia ka treguar partneritet dhe solidaritet në vepër si dhe përparësitë e bashkësisë së popujve evropian.

KSHZ i dërgon TKN rekomandimet për zgjedhjet 2020

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i ka dërguar Trupit koordinues nacional për sëmundje infektuese projekt rekomandimet për mbajtjen e zgjedhjeve të sigurta dhe pret nga ky trup që sot të japë mendimet e veta, ka deklaruar për gazetën Pobjeda kryetari i komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksa Ivanoviq. Ai ka thënë se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve menjëherë pasi të marrë mendimin e Trupit koordinues nacional do të fillojë hartimin e udhëzimeve epidemiologjike përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të sigurta. Dakordimi që Komisioni shtetëror i zgjedhjeve të sjellë udhëzim obligues epidemiologjik është arritur në mbledhjen e kolegjiumit të kryetarit të kuvendit, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Trupit koordinues nacional, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe organizatave joqeveritare, e cila është mbajtur me 15 korrik.

 

Situata e sigurisë, stabile

Nga korriku i vitit të kaluar deri në korrik të këtij viti, janë kryer 19 vrasje, nga të cilat 17 janë shndritur, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq. Ai, në konferencën vjetore të Drejtorisë së policisë, situatën e sigurisë e ka vlerësuar stabile. Sistemi i sigurisë edhe përkundër presioneve, i përgjigjet të gjitha kërcënimeve, pra edhe atyre që janë të orientuara drejt destabilizimit të shtetit, ka theksuar Veloviq. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ka thënë ai, duke potencuar se shtetin do ta mbrojmë nga të gjithë ata që në çfarëdo mënyre e atakojnë. “Askënd nuk do ta lejojmë që ti rrezikojë vlerat vitale të përbashkëta të të gjithë qytetarëve të tij. Veprojmë me vendosmëri në rasteve e sulmeve ndaj simboleve të shtetit tonë, të gjitha rastet e sulmeve janë hetuar me kujdes”, ka thënë Veloviq. Ai ka vlerësuar se policia zbaton kompetencat e parapara me ligj në raport me të gjithë personat e papërgjegjshëm, pra edhe ndaj atyre që janë nga radhët e Kishës ortodokse serbe. “Manipulimet e shumta të orientuara kundër policisë nuk do të na ndalojnë që punën ta kryejmë me ndërgjegje dhe duke u bazuar në ligj”, ka theksuar drejtori i Drejtorisë së policisë.

Milaçiq kandidate për shefe të misionit të KB në Gjenevë

Sllavica Millaçiq është kandidate për shefe të Misionit të përhershëm të Malit të Zi pranë Kombeve të bashkuara dhe organizatave tjera ndërkombëtare në baza rezidenciale, me seli në Gjenevë. Për këtë propozim nesër do të japin mendimin anëtarët e Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët. Millaçiq në këtë funksion do ta zëvendësojë Millorad Shqepanoviq, i cili është emëruar ambasador i Malit të Zi në Rusi. Millaçiq ishte sekretarja e parë shtetërore për integrimet evropiane në Ministrinë për punë të jashtme, shefe e Misionit të Malit të Zi në UE dhe ambasadore në Austri. Sipas Kushtetutës, ambasadorët i emëron presidenti i Malit të Zi me propozim të Qeverisë dhe me mendim të Këshillit përgjegjës kuvendorë.

 

Deputetet e FD u larguan nga Këshilli për antikorrupsion

Anëtarët e Këshillit për antikorrupsion nga klubi i deputetëve të Frontit Demokratik (FD)dhanë sot dorëheqje në këtë trup kuvendorë, u kumtua nga kjo parti. Nga FD poashtu kumtuan se Predrag Bullatoviq, në këtë mënyrë, ka dhënë dorëheqje edhe në funksionin e kryetarit të Këshillit për antikorrupsion. Sipas fjalëve të tyre, rasti i drejtpërdrejtë që anëtarët e këtij Këshilli nga rrallët e FD-së të largohen nga ky trup kuvendorë ka qenë refuzimi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) që të bëhet kontrolli i shpenzimeve disamilionëshe të mjeteve nga rezervat rrjedhëse buxhetore për mjetet e të ardhurave sociale.

Kufijtë e UE ende mbeten të mbyllur për Malin e Zi

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në mbledhjen e sotme kanë propozuar që Mali i Zi edhe më tej të jetë jashtë listës së vendeve të cilave nuk u lejohet udhëtimi në Bashkim Evropian, është informuar Televizioni i Malit të Zi në Bruksel. Në listën e përditësuar, siç informohemi, nuk ka vende të reja, e as ndonjë vend i Ballkanit perëndimor. Mbledhja e sotme e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së është njëkohësisht edhe e fundit para pushimit të verës, e përveç mbi listën e vendeve, ambasadorët kanë biseduar edhe mbi fondin mbi rimëkëmbjen e BE-së dhe mbi kuadrin financiar shumëvjeçar.

Edhe tri vdekje nga COVID-19

Laboratorët e Institutit për shëndetin publik sot analizuan edhe 608 mostra, prej të cilëave 67 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa edhe dy pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Rozhaja dhe një tjetër nga Plava (47 gjithsejtë nga fillimi i pandemisë). Në spitalin e përgjithshëm të Beranës një paciente 77 vjeçare pozitive me Covid 19 me sëmundje të tjera përcjellëse e ka humbur jetën. Në spitalin e përgjithshëm të Beranës mjekohen 66 pacientë me virusin korona, kurse në vëzhgim është edhe një pacient tjetër. Dje ka vdekur një e sëmurë 77 vjeçare, e cila ishte e infektuar me Covid 19, por që kishte edhe sëmundje përcjellëse. Gjithsej 6 pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike, theksohet në  kumtesën e spitalit të përgjithshëm të Beranës. Nga Qendra Klinike e Malit të Zi është kumtuar se në klinikën interne gjenden 11 të sëmurë, ku 1 pacient është i kyçur në respirator. Në klinikën për ortopedi dhe traumatologji dhe në Qendrën për kirurgji vaskulare janë të hospitalizuar nga 1 pacient, kurse në klinikën infektive janë vendosur 18 të sëmurë me Covid 19. Përndryshe, në Mal të Zi momentalisht ka 2 mijë e 38 raste aktive me koronavirus të ri, gjegjësisht 328 të sëmurë aktiv në 100 mijë banorë. Më së shumti raste aktive ka në Podgoricë 902, në Nikshiq 228, Bjello Pole 141, në Rozhajë 119, kurse më shumë se 100 të infektuar ka edhe në Beranë.

Linjat e reja kreditore për përkrahjen e turizmit

Në kuadër të pakos së tretë të masave ekonomike për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë për zbutjen e  pasojave nga pandemia e koronavirusit, që e ka miratuar Qeveria, Fondi investues zhvillimorë formoi disa linja të reja kredituese për përkrahjen e turizmit, veprimtarisë e cila do të ketë pasoja më të rënda nga kjo pandemi, prandaj në këtë sektor janë siguruar masa të posaçme, u kumtua nga ky Institucion. Siç u kumtua, Fondi me këto masa të veçanta ka siguruar që të zvogëlohet ndikimi negativ i pandemisë në këtë veprimtari primare dhe sado pak që kapacitetet turistike të qëndrojnë dhe të përgatiten për vitin e ardhshëm. Përndryshe, edhe Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim do ti sigurojë Fondit për mbrojtjen e depozitave një linjë kredituese “stand- by”, në shumë prej 50 milion euro, që të sigurojë qytetarët dhe afaristët nga kriza në këtë sektor, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.


Mblidhet Këshilli Atlanik, Hoti dhe Vuçiq përballë në samit
Këshilli Atlantik do të mbajë sot një samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi tyre virtual vjen pas takimit në Bruksel për dialogun Kosovë- Serbi. Shtetet pjesëmarrëse janë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në njoftimin e Këshillit thuhet se folësit kryesorë do të jenë, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq, Stevo Pendarovski, Zoran Tegeltija dhe Dragica Sekuliq. Po ashtu mësohet se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për veprime praktike për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik . “Këta hapa konkretë do të ndihmojnë rajonin të dalë nga ndikimi shkatërrues i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes nga COVID-19″, thuhet në njoftim.

 

Të aktivizohet Plani për reagim kombëtar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kërkoi që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar pasi, sipas ti, vendi ka hyrë në një situatë të rëndë të pandemisë Kovid 19. Sipas kryeministrit Hoti, ndonëse kemi parashikuar që vala e dytë e pandemisë të vijë në vjeshtë, duket se qysh tash kemi hyrë në këtë fazë. “Pritjet tona kanë qenë që fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, kurba e rasteve fillojë të bien por siç duket, siç po ndodh në rajon e botë edhe ne si duket që qysh tash kemi hyrë në këtë fazë”, tha Hoti. Kryeministri kërkoi të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar, që parasheh angazhimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve mbështetëse të nivelit qendror e lokal, si dhe angazhimin e sektorit privat. “Kërkesa ime është që nga sot të aktivizohet plani i reagimit kombëtar, lus ministrin e Brendshëm që të marrë parasysh këtë kërkesë timen, dhe menjëherë të thërras në një takim të parë punues ekipin e nevojshëm, bartësit e institucioneve për të siguruar zbatimin në praktikë”, ka thënë Hoti. Ai gjithashtu kërkoi nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportojë rregullisht në Qeveri për situatën me pandeminë. Ndërkohë, siç njoftohet nga Prishtina, qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja në pikat kufitare të saj për parandalimin e hyrjes së Covid-19 në vend. Sipas një vendimi të posaçëm të saj prej 30 pikash të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës duke filluar nga data 30 korrik, duhet të dëshmojnë se janë negativë nga COVID-19, me testin RT-PCR.

Pa ndryshime të Kushtetutës, listat e hapura me amendamente

Një ditë para se Kuvendi të votojë ndryshimet kushtetuese, opozita jashtëparlamentare në Shqipëri kërkoi të zhvillohet sot pasdite mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Opozita kërkon të ndalet ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, të punohet bashkërisht për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave pa asnjë ndryshim tjetër shtesë dhe të detajohen rregullat shoqëruese në kodin zgjedhor, me qëllimin që ndryshimi i kushtetutës dhe rregullat shoqëruese të kodit zgjedhor për hapjen e listave të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Kuvend.
Opozita jashtëparlamentare shpreh gatishmërinë për vijimin e dialogut, ndërsa paralajmëron mazhorancën se çdo akt i saj i njëanshëm cenon rënde legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Ndërkaq, kreu i grupit kuvendor socialist, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka shprehur edhe një herë vendosmërinë për miratimin e nesërm të ndryshimeve kushtetuese, duke shtuar se PS-ja nuk do ta presë Lulzim Bashën.

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në rajon

Kosova ka shënuar sot shifra rekord të rasteve me koronavirus. Mësohet se 7 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare  janë testuar gjithsej 401 mostra të marra dhe rezultojnë 239 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.  Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, në 24 orët e fundit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar 108 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë. Stafi i krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Republikës së Serbisë ka zbardhur shifrat e të infektuarve gjatë 24 orëve, njofton Tanjug.rs. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, Serbia ka njoftuar për numra tre shifror të të infektuarve me coronavirus, përkatësisht 379 banorë, transmeton Telegrafi. Prej njoftimit të fundit deri më tani, shteti serb ka njoftuar se tetë persona kanë ndërruar jetë, gjegjësisht deri më tani kanë vdekur 551 persona. Njëqind e dy raste të reja me COVID-19 nga 1.356 teste janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut për 24 orët e kaluara. Kanë vdekur pesë persona, ndërsa janë regjistruar 99 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë është 10.213, numri i pacientëve të shëruar është 5663, i të vdekurve është 471, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4181. Në Kroaci, 71 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe një person ka vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Krizave i këtij vendi. Ministri i Shëndetësisë, Willy Beros njoftoi se aktualisht në Kroaci janë gjithsej 754 raste aktive me koronavirus, derisa që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 141 persona, 132 persona aktualisht janë në spital, tetë prej të cilëve janë në respirator dhe 4.993 persona kanë kontraktuar koronavirus. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore në Bosnjë Hercegovinë, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona. Prej tyre, 305 kanë vdekur. Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 52 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 4.279 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Përderisa numri i infeksioneve vazhdon të rritet, qeveria greke ka marrë vendim që duke filluar nga sot mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme në shumë vende publike, si ushqimore dhe dyqane me pakicë, sallone flokësh, banka dhe zyra të shërbimit publik.

 

Mbi 17 milion pozitiv në COVID-19 në botë

Numri i të infektuarve në botë po i afrohet shifrës 17 milionë. Sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins qysh fillimit të pandemisë, janë diagnostikuar 16 milionë e 741 mijë e 49 raste të prekjes me virus, kurse nga sëmundja Covid-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri 660 mijë 428 persona e kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1 mijë e 592 persona, numri më i lartë në dy muaj e gjysmë. Edhe rastet e reja me koronavirus janë rritur, në këtë vend gjatë ditës së fundit janë diagnostikuar mbi 60 mijë të prekur të ri. Pandemia e koronavirusit të ri nuk di të ndalet në Amerikën Latine. Brazili, vendi më i madh i këtij territori, vazhdon të regjistrojë shifra të larta pasojash prej koronavirusit. Gjatë 24 orëve të kaluara u raportuan të konfirmuar 40 mijë raste të reja infeksioni. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se numri i përgjithshëm i të prekurve është afër 2.5 milionë. Ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Brasilia gjithashtu raportoi edhe për 921 vdekje të tjera që rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në më shumë se 88 mijë e 500. Kina regjistroi 101 raste të reja nga koronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i muajit prill.

 

Nënshkruhet kontratat me disa klube sporti nga Malësia për bashkëfinancim

Sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale në Komunën e Tuzit, Marina Ujkaj, në bazë të konkursit publik, sot ka bërë lidhjen e kontratave me klubet sportive të Malësisë për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre, na njoftuan nga ky sekretariat. Nga buxheti i Komunës së Tuzit për këtë vit, në bazë të konkursit publik dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës së Tuzit, ndarja e mjeteve financiare për klubet sportive është bërë si vijon: për Taekwondo klub ,,Besa” janë ndarë 8.500 euro, pastaj për Klubin e futbollit, ,,Malësia 2010” janë ndarë 5.000 euro. Përfitues nga  Komuna e Tuzit nga ky konkurs janë edhe një klub i taekwondos, klubi ,,Alba”, të cilit ju ndanë 2.800 euro, dhe një klub tjetër i futbollit për të rinjtë, Klubi futbollist, ,,Tuzi”, i cili përfitoi 1.700 euro. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e klubeve sportive, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj, u kumtua nga Komuna e Tuzit.  Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjeloshaj premtoi përkrahje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi ndërsa klubeve fituese ju uroj suksese në aktivitetet e tyre në vazhdim.

përgatiti, Senad Gilaj                                                                         

Edhe nesër mot shumë i nxehtë

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët dhe relativisht shumë i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 37 gradë, Nikshiq 35, Cetinë 34, Herceg Novi, Budvë e Rozhajë 32, Plevle 31, Ulqin, Bijello Pole e Beranë 30, Tivar, Plavë, Guci e Kollashin 29 dhe në Zhablak 27 gradë.   

Për nesër pritet mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë, në veri pasdite me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare, në viset malore vende vende janë të mundshme edhe reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 26 kurse më e larta e ditës prej 29 deri në 41 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се