Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 07. 2020. 16:30 >> 16:37

Ditari 27.07.2020

27.07.2020

Të rinjtë më së paku u përmbahen rregullave

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është mjaft komplekse dhe sfiduese, ka kumtuar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publikë Senad Begiq. Situata nëpër komuna mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme, por edhe ndryshe u përmbahemi rregullave të parapara. “Është vërejtur se në ato komuna në të cilat masat janë më të ashpra dhe në të cilat niveli i sëmundjes është më i lartë, ruajnë shkallë të lartë të respektimit të masave të parapara, kurse ato komuna në të cilat rreziku nga infektimi perceptohet si rrezik ose në të cilat numri i rasteve është më i vogël në proporcion me numrin e banorëve, kemi edhe situata që disa masa përjetohen në mënyrë më të lehtë”, ka theksuar Begiq për TV Prva. Situata epidemiologjike në kryeqytet është specifike. Këtë situatë e vështirësojnë më tepër të rinjtë të cilët më së paku u përmbahen rregullave të parapara, sidomos gjatë orëve të natës. Përndryshe nën mbikëqyrjen shëndetësore sanitare në Mal të Zi gjenden 3790 individë. Këto , siç ka sqaruar ai, janë kontakte të rasteve aktive. Ajo që në veçanti i shqetëson epidemiologët është fakti se gjithnjë e më tepër ulet numri i kontakteve të paraqitura dhe në këtë mënyrë e vështirësojnë hulumtimin epidemiologjik.

Edhe 52 rraste të prekur me virusin korona

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë kanë përfunduar deri dje në ora 17 analizën PCR të 470 mostrave në koronavirus , në mesin e të cilëve 52 kanë rezultuar pozitiv. “Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur raste të paraqitura të vdekjeve nga Covid 19. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të vërtetuara prej fillimit të muajit qershor është 34”, është kumtuar nga ky institut. Nga ky infektim janë shëruar 75 të sëmurë , kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarave prej me 14 qershor është 423 pacientë. “Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19, në Mal të Zi aktualisht është 2017”, thuhet në kumtesë. Më së tepërmi të infektuar ka në Podgoricë 880, në Nikshiq 201, në Rozhajë 157, në Biello Pole 133 dhe në Beranë 101. Në komunat tjera të Malit të Zi numri i të prekurve është nën 100.

 Në spitalin e Nikshiqit janë të shtruar 45 kovid pacient

Në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq janë të shtruar 45 pacientë pozitivë në korona- virus , 10 prej të cilëve janë nga Nikshiqi, ka kumtuar kryetari i Komunës Veselin Grboviq . Përndryshe në Nikshiq janë 201 raste aktive të infektuarve me Covid 19. Dhe në valën e dytë 8 janë shëruar , kurse raste të vdekjeve nuk ka “, ka theksuar Grboviq në programin e mëngjesit të TVMZ. Sipas fjalëve të tij ,situata në Nikshiq është më e volitshme sepse nuk ka pacient në rrezik për jetën. Siç transmeton Portali i RTMZ , Grboviq ka theksuar se situata në Nikshiq është “mjaft e mirë”,duke pasur para sysh “problemet me të cilat kjo komunë është ballafaquar prej muajit mars kur ka filluar

epidemia e koronavirusit”.Ai ka shtuar se masat të cilat i ndërmerr Trupi koordinues nacional kanë dhënë rezultat.

 

Në spitalin e Beranës 6 pacientë janë në situatë të rëndë

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 6 pacientë pozitiv me koronavirus kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe gjenden në terapi të vazhdueshme me oksigjen. Siç kanë theksuar, në spitalin e Beranës janë në shërim 63 pacient të infektuar me virusin Covid 19 . Po ashtu kanë theksuar se asnjëri nga pacientet nuk është i kyçur në respirator. Siç thamë edhe më lartë në Beranë janë të regjistruar 101 raste të prekura me koronavirus.

 

Të gatshëm që të ndihmojmë në avancimin e punës së MPB dhe të policisë

Britania e Madhe është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë në përparimin e mëtejmë të punës të Ministrisë për punë të brendshme dhe Drejtorisë së policisë në pengimin e të gjitha formave të kriminalitetit , është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme. Nga kjo ministri kanë kumtuar se ministri Mevlludin Nuhoxhiq ka prit sot në vizitë lamtumirëse ambasadoren e Britanisë së Madhe në Mal të Zi Alison Kemp.

Nuhoxhiq ka vlerësuar se Britania e Madhe realizon bashkëpunim cilësor policorë dhe se në forcimin e këtij bashkëpunimi në veçanti ka kontribuar shkëmbimi intensiv i informatave në luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Ai e ka falënderuar ambasadore Kemp për punën e përkushtuar dhe përkushtimin personal në avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve ,si dhe në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të Malit të Zi që tu përgjigjet kërkesave në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kemp me këtë rast e ka falënderuar ministrin Nuhoxhiq për pritjen miqësore gjatë mandatit të saj , duke vlerësuar se Mali i Zi ka shënuar progres të duhur në fushën e sundimit të ligjit. Ajo ka vlerësuar lartë transparencën e Ministrisë për punë të brendshme ,si dhe intensitetin e bashkëpunimit me sektorin civil.

 

Burimi duhet të zbulohet në rast të sigurisë nacionale

Gazetari është i detyruar që me kërkesën e prokurorit të shtetit të zbulojë burimin e informatës kur një gjë e tillë është e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes të interesave të sigurisë nacionale, integritetit territorial dhe shëndetit të banorëve. Kjo parashihet me amendamentin e Qeverisë së Malit të Zi në Propozim ligjin për mediat të cilin sot e shqyrton Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë. Përveç kësaj , Këshilli do të shqyrtojë edhe 9 amendamente të Qeverisë të paraqitura me këtë ligj. Në arsyetim theksohet se instituti i mbrojtjes së burimeve të informimit është i harmonizuar me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe me praktikën e Gjyqit evropianë për të drejtat njerëzore. “Në këtë mënyrë ngushtohen suazat në drejtim të përjashtimeve në mbrojtjen e interesave të sigurisë nacionale, integritetit territorial dhe mbrojtjes të shëndetit”, thuhet në arsyetimin e amendamentit të Qeverisë.

 

Rreth 3 mijë bujq kanë shfrytëzuar lehtësimet

Gjithsej 2900 prodhues bujqësor janë paraqitur deri tani në ftesën publike në kuadër të agro-buxhetit të sivjetëm , i është kumtuar gazetës “Dnevne Novine” në Ministrinë e bujqësisë. Nga ky sektor kanë kumtuar se pandemia e Covid 19, nuk e ka çrregulluar interesimin e prodhuesve bujqësorë të cilët , edhe përkundër masave përkufizuese, kanë pasur mundësi që pa pengesë të organizojnë prodhimtarinë dhe të dërgojnë kërkesa në ftesat publike. Fermerët , sipas të dhënave të kësaj Ministrie, gjatë një viti të kaluar më së tepërmi kanë qenë të interesuar për blerjen e makinerive . Në bazë të këtyre ftesave publike ndihmë kanë përfituar mbi 600 prodhues bujqësor. Përfaqësuesit e ministrisë kanë shtuar se është rrit dukshëm edhe interesimi në sektorin e bletarisë. Të theksojmë se vlera e Agro-buxhetit të sivjetëm është 61 milion euro , ose 8.3 milion më tepër se në vitin e kaluar.

 

Thaçi dhe Hyseni diskutojnë nevojën e mbështetjes së deputetëve të Kosovës për dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet vetëm në drejtim të marrëveshjes përfundimtare, e cila sjellë njohjen reciproke shtetërore.

Presidenca ka njoftuar se Thaçi i ka bërë këto komente gjatë takimit të zhvilluar me Koordinatorin Shtetëror për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni.

Të dy zyrtarët është thënë të kenë përmendur nevojën e mbështetjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës në këtë proces.

Sipas tyre, krijimi i unitetit politik është përcaktues për suksesin në procesin e dialogut.

Dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik.

Ky proces, që zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel nga viti 2011, ishte bllokuar në nëntor të vitit 2018, pas një takse që kishin vënë autoritetet e Kosovës në mallrat serbe.

Qeveria aktuale e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat që është thënë se kanë penguar procesin dialogues.

 

Kosova dhe EUROPOL-i me marrëveshje bashkëpunimi për luftimin e krimeve të rënda

Kosova dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EUROPOL, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ajo do të avancojë dhe forcojë kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje pune, kemi forcuar dhe avancuar punën në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe formave të tjera të krimit”, tha Veliu.

Grupet kriminale nuk njohin kufi, tha ministri Veliu, duke shtuar se Kosova ka qenë e hendikepuar nga mungesa e informacioneve në kohë reale, me qëllim që të parandalojë këto dukuri.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit, do t’u ofrohen mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional”, tha ministri Veliu.

Veliu njoftoi se po ashtu do të nënshkruhen edhe dy memorandume bashkëpunimi me EUROPOL-in, të cilat do të mundësojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

 

 

Shpërthime të reja të koronavirusit raportohen në nivel global

Zyrtarët shëndetësorë në gjithë botën janë duke u përballur me shpërthime të reja të koronavirusit, duke vënë në pah sa e vështirë është ndalja e virusit që ka lënë të vdekur 650,000 persona, edhe në vendet ku fillimisht përhapja e të njëjtit ishte ngadalësuar .

Kina ka raportuar për shifrat më të larta prej muajit prill, kur edhe pati vënë virusin nën kontroll .

Si përgjigje, zyrtarët kinezë kanë nisur testimet masive në Ksinjang dhe rajonet tjera fqinje.

Edhe shtetet tjera në Evropë janë duke u përballur me rritje shqetësuese të numrit të rasteve, duke përfshirë Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Spanja është duke tentuar të kontrollojë shkallën e infektimit dhe të marrë masa të reja parandaluese, pasi disa kombe evropiane kanë vënë ndalesa në udhëtime për qytetarët që kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kryera në Spanjë.

Pandemia nuk ka treguar shenja të zvogëlimit as në Shtetet e Bashkuara, territorin e prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, meqë deri më tani janë regjistruar mbi 4.2 milionë të infektuar dhe 147,000 vdekje.

Virusi është duke u përhapur aktualisht në Florida, Teksas, Kaliforni dhe Arizona.

Ndërkohë në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë po ashtu duke u përballur me shifra të larta të të prekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Nis zbatimi i armëpushimit në lindje të Ukrainës

Armëpushimi i plotë në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës, ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Kjo masë ka nisur së zbatuari vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë diskutuar për konfliktin në lindje të Ukrainës.

Të dy zyrtarët kanë shpehur mbështetje për armëpushimin, për të cilin është arritur pajtueshmëri një javë më parë përmes negociatorëve nga Ukraina, Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Zyra e Zelenskyit ka njoftuar se presidenti ukrainas i ka thënë Putinit përmes telefonit se ende duhet bërë hapa që të lirohen shtetasit ukrainas, që po mbahen në lindje të Ukrainës, në Krime dhe Rusi.

Kremlini ka thënë se Putin i ka treguar Zelenskyit që vendimi i Ukrainës për të mbajtur zgjedhjet rajonale më 2020, është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Minsk, që synojnë të zgjidhin konfliktet e nisura më 2014.

Gjermania dhe Franca kanë qenë ndërmjetësuese të marrëveshjeve të paqes në mes të Ukrainës dhe Rusisë, të nënshkruara në Minsk më 2015, mirëpo përpjekjet për zbatim të tyre kanë hasur në pengesa.

Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014 dhe më pas ka përkrahur forcat separatiste në lindje të Ukrainës, duke nxitur luftë që ka rezultuar me rreth 13,200 persona të vdekur.

 

Ministri i Jashtëm gjerman: Rusia asnjë mundësi rikthimi në G7

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi se nuk sheh asnjë mundësi që Rusia të kthehet shpejt në G7, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ngriti mundësinë e ripranimit të Moskës në grupin e vendeve të industrializuara.

Arsyet për pengimin e Rusisë ishin aneksimi i Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainën Lindore .

Trump ka propozuar një zgjerim të grupit G7 dhe tha se ai dëshironte të ftonte Australinë, Indinë, Rusinë dhe Korenë e Jugut në takimin e ardhshëm, të cilin ai planifikon ta mirëpresë në shtator, pasi ai u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Vetë Rusia mund të japë kontributin më të madh në hapjen e dyerve të tilla”, tha Maas.

“G7-a dhe G20-a janë dy formate të koordinuara ndjeshëm. Ne nuk kemi nevojë për një G11 ose G12”, shtoi ai.

Anëtarët e G7 janë Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA .

Maas vuri në dukje se marrëdhëniet me Rusinë janë të vështira në shumë fusha .

 

 

Nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare ,kryesisht e drejtimeve veriore. Temperaturat e shënuara në orën 14:Podgoricë e Herceg Novi 35, Ulqin 32, Cetinë e Budvë 31, Petrovac 30, Tivar e Nikshiq 29, Biello Pole e Andrievicë 28, Beranë 27, Shavnik,Rozhajë e Guci 26,Kollashin ,Plevle e Plavë 25 dhe në Zhablak 20 gradë.

Për nesër meteorolog parashikojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore .Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 25,kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се