Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 07. 2020. 18:07 >> 18:18
1

Ditari 10.07.2020

10.07.2020

Sot u ndanë çmimet e 13 korrikut

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajeviq ua ka dorëzuar sot çmimin e 13 korrikut laureatëve të sivjetmë, Institutit për Shëndetin Publik të Malit të Zi, dr. Ranko Llazoviq dhe historianit Zhivko Andriasheviq. Siç është kumtuar nga parlamenti, mirënjohja më e lartë shtetërore laureatëve të sivjetmë u është dorëzuar në solemnitetin e organizuar në Vilen Gorica. Në emër të laureatëve të sivjetëm falënderoi Zhivko Andrijasheviq. Ai tha se “kanë nderë që në lëmit me të cilat merren nuk mund të krahasohet me çfarëdo gjëje tjetër”. Është nder të fitohet çmimi që është malazez, shtetërorë dhe e 13 korrikut, tha Andrijasheviq. Brajoviq laureatët i uroi për çmimin e marrë, duke i inkurajuar “që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin intensitet, me përkushtim dhe me përgjegjësi, siç kanë punuar edhe deri tani”, tha Brajoviq.

“Për shkak të masave epidemiologjike dhe numrit të kufizuar të mysafirëve nuk ishte paraparë prania e mediave”, kanë theksuar nga Parlamenti i Malit të Zi. Ndarja e çmimit 13 korriku u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin e parë të RT të MZ.

Zgjedhjet e 30 gushtit përmes respektimit të masave

Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka kumtuar se është i sigurt se zgjedhjet në Mal të Zi do të mbahen me 30 gusht, përmes respektimit të masave të Trupit Koordinues Nacional për pengimin e përhapjes së korona virusit. Boshkoviq këtë e ka deklaruar duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse mund të ndodhë shtyrja e zgjedhjeve për shkak të situatës aktuale epidemiologjike. Shëndeti, siç ka theksuar ministri i mbrojtjes, është prioriteti kryesor i Qeverisë dhe i PDS. “Edhe me këtë rast shëndeti i njerëzve do të jetë në vendin e parë. I tërë veprimi ynë i është kushtuar frenimit të pandemisë dhe atë ta përballojmë me sa më pakë dëme. Fushata e koalicionit në pushtet do të jetë e tillë dhe do të zbatohet sipas planit dhe masave”, ka theksuar Boshkoviq. Zgjedhjet, sipas fjalëve të tij, janë shpallur kurse Trupi Koordinues Nacional ka mbajtur edhe takimin e parë me OJQtl, të cilat merren me këtë tematikë. Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme këto takime do të vazhdojnë me qëllim të përgjigjes ndaj sfidave aktuale.

 

Opozita të bëjë edhe një përpjekje drejtë arritjes së unitetit

Lideri i Partisë Socialiste Popullore (PSP) Vlladimir Jokoviq u ka bërë ftesë partive opozitare që ta bëjnë edhe një përpjekje drejtë arritjes së unitetit gjë që, siç ka theksuar ai, është mënyra më e mirë për ndryshimin e pushtetit të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS). Jokoviq në mbledhjen e Këshillit të PSP të kryeqytetit ka theksuar se kjo parti është përpjekur për pjesëmarrje të përbashkët të të gjitha partive opozitare por një gjë e tillë nuk u konvenon të gjitha subjekteve në opozitë. Edhe për kundër kësaj, siç ka theksuar, PSP është e gatshme për bisedime të mëtejme me qëllim të arritjes së marrëveshjes, “sepse këtë populli e pretë nga opozita”. Jokoviq ka theksuar se partitë opozitare duhet ta kenë para sysh momentin historik dhe ta shfrytëzojnë atë sa më parë që të jetë e mundur, sepse koha rrjedh.

 

“Dallimet brenda opozitës nuk çojnë drejtë listës së përbashkët

Fakti që opozita nuk ka arritur marrëveshjen për një listë unike zgjedhore, ka qenë i pritur, konsideron analisti, Sërgjan Vukadinoviq. Edhe sikur të ishin marrë vesh, më vonë do të paraqiteshin probleme, sepse udhëheqësit opozitarë do të ishin margjinalizuar. “Kështu, opozita përsëri e shpërndarë do ti dalë përball PDS dhe partnerëve të sajë në koalicion edhe përkundër faktit, siç ka vlerësuar ai se deputetët e Frontit Demokratik (FD) dhe të Demokratëve kanë qenë të gatshëm të mos jenë në listë. Mirëpo, edhe sikur të kishin arritur marrëveshje, më vonë gjithsesi do të ishin paraqitur probleme, sepse udhëheqësit e opozitës do të ishin në margjina, Edhe një shkak për dështimin e bisedimeve është fakti se pas tryezës bashkëbiseduese nuk ishte e tërë opozita, sepse Partia SocialDemokratike as që ishte e ftuar në këtë takim”, tha Vukadinoviq. Nënkryetari i Malit të Zi Demokratik Dragan Krapoviq ka bërë apel Lëvizjes qytetare URA që ta pranojë listën unike të opozitës me qëllim që votat e 30 gushtit të mos derdhen. Krapoviq, pa marrë para sysh zhvillimin e mëtejmë të situatës, e ka ftuar tërë opozitën për bashkëpunim që nënkupton mos përçarjen mes tyre.

 

Nga nesër fillon dorëzimi i listave zgjedhore

Dorëzimi i listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor të shtetit do të fillojë nesër, kurse për verifikimin e listave zgjedhore kërkohet që ato të jenë të përkrahura me nënshkrimet e 4 mijë e 261 votuesve, është kumtuar nga Qendra për Tranzicionin demokratik – CDT. Kryetarja kësaj Qendre, Milica Kovaçeviq, ka theksuar se për vërtetimin e listave të partive të popujve pakicë kërkohet përkrahja me së paku një mijë nënshkrime të votuesve, kurse për listat e bashkësive të cilat janë nën 2% nga numri i përgjithshëm i banorëve kërkohet mbështetje me nënshkrim e së paku 300 zgjedhësve. Përndryshe, në dhjetë ditët e ardhëshme do të dihet a duhet të shtyhen zgjedhjet, sepse deri atëherë do të dihet kulmi i epidemisë, pas së cilës fillon rënia graduale e të infektuarve. Ndërkohë, përfaqësuesit e Trupit Koordinues Nacional, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe katër OJQ-të do të punojnë për përcaktimin e rregullave për zhvillimin e sigurt të fushatës zgjedhore, pavarësisht nëse do të ketë zgjedhje apo jo, shkruan gazeta “Vijesti”.

Këshilltarët u përpoqën ta shpërthejnë kordonin e policisë

Anëtarët e Frontit Demokratit (FD) dhe të Demokratëve të udhëhequr me Marko Careviq dhe Krsto Radoviq edhe sot në mëngjes janë konfliktuar me sigurimin dhe pjesëtarët e policisë të cilët sigurojnë hyrjen në ndërtesën e Komunës së Budvës. Të revoltuar me faktin se sigurimi privat me ditë të tëra refuzon të legjitimohet, sepse nuk tregojnë vendimin me të cilin këshilltarëve u ndalohet hyrja në ndërtesën e komunës, Marko Careviq dhe Kërsto Radoviq në shoqërimin e 10 këshilltarëve të FD dhe të Demokratëve janë përpjekur të shpërthejnë kordonin e pjesëtarëve të sigurimit privatë kurse më pas kanë reaguar edhe pjesëtarët e njësisë intervenuese duke penguar hyrjen e tyre në komunë. Çdo gjë filloi kur këshilltari i Partisë Socialiste Popullore (PSP) Kërsto Ragjenoviq duke treguar kartën identifikuese të këshilltarit ka theksuar se dëshiron të hyjë në shërbimin komunal. Më parë nga komuna kishte dalur nëpunësi i cili ka sqaruar se prej orës 9, për shkak të masave të Trupit Koordinues Nacional, në ndërtesë mund të hyjë vetëm një këshilltar dhe kërkesat ti dorëzojë në sportel.

 

Për kandidaturat e Këshillit gjyqësorë më vonë

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë mbajti seancën kontrolluese dëgjimore të kandidatëve të paraqitur në ftesën publike për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent. Listën e kandidatëve e ka vërtetuar Këshilli në seancën e mbajtur në fillim të muajit mars. Për këto funksione janë paraqitur Gavrillo Çabarkapa, Ibrahim Husejnoviq, Jadranka Joksimoviq, Lidija Kovaçeviq dhe Lubinka Popoviq – Kustudiq. Kandidati duhet të ketë 15 vjet përvojë pune në çështjet juridike, të gëzojë autoritet personal dhe profesional dhe të mos jetë i dënuar për veprat penale të cilat njollosin funksionin e gjykatësit. Anëtarët e Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent nuk janë zgjedhur në disa seanca të mëparshme të Parlamentit, sepse ka munguar përkrahja e kërkuar prej dy të tretave, respektivisht votat e tri të pestave të deputetëve. Mandati i Këshillit të përbërjes aktuale ka skaduar me 2 korrik të vitit 2018. Qeveria në ndërkohë ka inicuar ndryshimet e ligjit për Këshillin gjyqësor, kështu që gjykatësve me të cilat është paraparë që anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent tu vazhdohet mandati deri në zgjedhje e anëtarëve të ri.

 

Angjeliq, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit (APK)

Për ushtrues të detyrës të drejtorit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit (APK), me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë është zgjedhur Lluka Angjeliq. Ai deri tani e ka ushtruar funksionin e shefit të shërbimit për resurset njerëzore dhe çështjet juridike pranë kësaj Agjencie. Në funksionin e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Agjencisë ai është zgjedhur në mandatin deri në tre muaj, derisa të zgjedhet drejtori i ri. Zgjedhjen e Angjeliq e ka kundërshtuar anëtari i Këshillit Zllatko Vujoviq. Vujoviq konsideron se me zgjedhjen e tij, Agjencia bënë një hap mbrapa dhe i dërgon mesazh të keq Komisionit evropian.

 

Do të ishte turp që viktimat të harrohen

Në Qendrën memoriale, “Srebrenica – Potoçari” nesër shënohet 25 vjetori i gjenocidit kundër boshnjakëve të bërë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995. Para shpalljes së pandemisë të korona virusit, shumë burra shtetesh nga e tërë bota kishin paralajmëruar shkuarjen në Srebrenicë me 11 korrik, por kanë hequr dorë kështu që numri më i madh i tyre do të ketë rastin që mbledhjen komemorative ta përcjellin përmes video linkut dhe në këtë mënyrë të dërgojnë mesazhet e veta. Në Qendrën memoralie, “Srebrencia – Potoçari”, deri tani, sipas të dhënave zyrtare janë varrosur 6 mijë e 610 viktima të gjenocidit. Forumi i Boshnjakëve të Malit të Zi, për shkak të epidemisë së koronavirusit, nuk do të organizojë manifestimin tradicional në parkun përkujtimor, “Pobrezhje” në Pdogoricë me 11 qershor, në ditën e kujtimit ndaj viktimave civile të luftërave në territorin e ish-RSFJ prej vitit 1991 deri në vitin 2001. “ Në këtë mënyrë dëshirojmë të bashkohemi me përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit tonë mjekësor dhe të gjithë pjesëmarrësve të drejtë për drejtë në luftën kundër epidemisë, thuhet në kumtesë duke shtuar se harresa e viktimave të luftës do të ishte turp i madh.

Bankat deri me 1 gusht ti zgjedhin revizorët

Bankat komerciale në Mal të Zi deri me 1 gusht duhet ti zgjedhin revizorët të cilët do të angazhohen në vlerësimin e cilësisë së pronës (AQR) dhe për këtë ta njoftojnë Bankën Qendrore e cila duhet të jap pëlqimin e vet. Institucioni suprem monetar i ka njoftuar për këtë në fillim të muajit të gjithë drejtorët kryesor të përgjithshëm të bankave në Mal të Zi, shkruan gazeta “Vijesti”. Vlerësimi i cilësisë së pronës duhet të pasqyrojë nivelin e stabilitetit të sistemit bankar dhe të tregojë nëse do të nevojitet mbikapitalizimi i ndonjërës nga Bankat e Malit të Zi. Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) në raportin e fundit për Malin e Zi ka publikuar letrën e ministrit të financave Darko Radunoviq dhe të guvernatorit të Bankës Qendrore, Radoje Zhugiq të cilët e kanë njoftuar këtë institucion financiar se projekti do të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

 

Në vetizolim sipas vlerësimit të epidemiologëve, sot 58 të infektuar të rinj

Vlerësimin dhe urdhrin se kujt duhet shqiptuar masa e vetizolimit e sjellin epidemiologët e Institutit për Shëndetin Publik (ISHP), i është kumtuar dje gazetës “Pobjeda” nga ky institucion. Në pyetjen pse nuk u shqiptohet masa e vetizolimit të gjithë atyre që presin rezultatet e testimit në korona virus, nga Instituti kanë theksuar se është duke u bërë vlerësimi epidemiologjik i kontakteve dhe i infektimeve të mundshme. “Në bazë të këtyre vlerësimeve njoftohet Inspeksioni sanitar kurse ata për të cilët vlerësohet se kanë qenë në rrezik nga infektimi vendosen formalisht në vetizolim”, janë përgjigjur nga ky Institucion. Personi i cili përmes shkeljes së vetizolimit dëmton rëndë shtetin e personit të tretë i kërcënohet dënimi prej një deri në 8 vjet burg dhe kush shkakton vdekjen e një personi tjetër do të dënohet me burg prej 2 deri në 12 vjet. Kjo është kumtuar mbrëmë nga Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse. Përndryshe Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar edhe 58 raste të reja të prekurve nga korona virusi. Siç është kumtuar, 19 janë nga Rozhaja, pasojnë Berana me 14 dhe Podgorica me 13 të infektuar të rinj, pastaj 5 nga Tivari, 3 nga Cetina, Kotorri me 2 dhe nga një në Bjello Pole dhe Nikshiq. Sot u shënuan edhe dy viktima në spitalin e Beranës, ndërsa aktualisht numri i të vdekurve nga virusi korona në Mal të Zi është 12, ndërsa numri aktiv i të sëmurve nga ky virus është 733.

 

Rritet numri me COVID-19, por edhe numri i viktimave

Në Shqipëri, rastet e reja me COVID-19 shënuan sot një tjetër pikë kulmore me 90 të prekur dhe dy viktima të tjera. Që nga 9 qershori, rastet e reja shënuan një rritje të shpejtë e të pandërprerë, duke shkuar në mbi 2 mijë të prekur, ndërkohë që në tre muajt e parë të pandemisë ishin regjistruar pak më shumë se 1250 të infektuar. Kosova shënoi një tjetër rekord në shifrat ditore të pandemisë së koronavirusit. 207 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit, ndërsa viktimat ishin 8. Në total, vendi numëron 94 humbje jetësh, ndërsa ka 1951 raste aktive me COVID-19. Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 4,307 raste me koronavirus. Serbia, deri më tani, ka regjistruar 17,342 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 370 kanë vdekur. 205 të infektuar të rinj, 6 të vdekur dhe 336 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1,728 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Maqedoninë Veriore, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 7,777 persona me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar dhe 368 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3,449 raste aktive.

 

COVID-19, mbingarkohen spitalet në jug dhe perëndim të SHBA

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e shpallur qysh në muajin mars si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjasë do të vazhdojë përtej 31 korrikut, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte. Italia fillimisht ka qenë epiqendër e koronavirusit në Evropë. Ajo ka konfirmuar mbi 242,000 raste pozitive - prej tyre afro 35,000 kanë humbur jetën. Në SHBA, sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19. Në SHBA numërohen mbi 3.2 milion të infektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Zyrtari më i lartë amerikan në vend për sëmundjet infektive Anthony Fauci, u ka kërkuar guvernatorëve që t’i shtyjnë planet për rihapje të ekonomisë, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit. Koronavirusi ka prekur mbi 12.2 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 555,000 kanë vdekur dhe mbi 6.7 milionë janë shëruar. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një komision të pavarur për të analizuar reagimin ndaj pandemisë. Shefi i OBSH tha se komisioni do t’i japë mundësi botës “të kuptojë të vërtetën për rrjedhën e ngjarjeve dhe zgjidhjet për të krijuar një të ardhme më të mirë për njerëzimin”.

Hoti dhe Vuçiq takohen sot virtualisht

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan sot një video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi ishte paraparë të mbahej në Paris, por duket se gjerat ndryshuan edhe për shkak të pandemisë së COVID-19. Në takim morën pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak. Hoti dhe Vuçiq do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ky dialog është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës mallrave të importuara nga Serbia. Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut. Video konferenca e sotme pasoi takimet e ndara të presidentit francez Macron, fillimisht me kryeministrin Hoti dhe dje me presidentin Vuçiq. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë sërish të dielën në një video-konferencë, të organizuar nga Bashkimi Evropian,si fillim formal i dialogut Kosovë-Serbi, teksa është shtyrë për të enjten më 16 korrik ulja e tyre ballë për ballë në Bruksel.

Shkëmbimi i territoreve assesi nuk duhet të jetë temë në Bruksel

Më 12 korrik do të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe palët do të takohen në Bruksel. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se ky është hapi i parë për rifillimin e një procesi të stërzgjatur dhe se sipas saj, ky takim duhet të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje më afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të sillte njohjen e Kosovës dhe normalizimin e të dyja vendeve. Von Cramon theksoi se në këtë takim assesi nuk duhet të diskutohet dhe as të jetë si temë çështja e shkëmbimit të territoreve. E pyetur nëse edhe në samitin e sotëm të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, mund të arrihet ndonjë marrëveshje, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se shpreson që të arrihet jo vetëm një, por më shumë marrëveshje. Mirëpo ajo thotë se nuk ka gjasa që menjëherë pas rifillimit të dialogut të ketë një përfundim të shpejtë. “Për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, interesi duhet të jetë i madh për të arritur tek mirëkuptimi reciprok për të patur një marrëveshje, në mënyrë që të arrihet integrimi rajonal i të dy vendeve”, thotë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Edhe nesër mot i nxehtë

Në Mal të Zi po mban mot kryesisht i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 35 gradë, Ulqin e Herceg Novi 33, Cetinë, Nikshiq e Budvë 31, Plevle, Beranë e Rozhajë 29, Bijello Pole e Guci 28, në Tivar e Kollashin 27, Plavë 26 dhe në Zhablak 25 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë se do të mbajë mot i kthjellët dhe relativisht i nxehtë. Pasdite në veri janë të mundura vranësira graduale dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut dhe juglindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 22 gradë, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 37 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

 

Пратите нас на

Коментари1

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се