Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 07. 2020. 17:59   >>  18:06

Ditari 09.07.2020

09.07.2020

Hrapoviq: situata në Plevle është serioze

Situata në Plevle është tejet serioze dhe kërkuese, edhe pse në spitalin e Plevles aktualisht nuk ka pacient me koronavirus, ka vlerësuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe ka shtuar se kërkohet respektimi i përpiktë i të gjitha masave. Hrapoviq, sot me anëtarët eTrupit koordinues nacional për sëmundjet ngjitëses , kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq dhe me drejtorin e Drejtorisë së policisë Veselin Veloviq ka marrë pjesë në mbledhjen e shtabit komunal të Plevles për mbrojtje dhe shpëtim. Ai ka theksuar se spitali në Plevle disponon me 15 kovid shtretër për situata më të lehta dhe se personeli shëndetësor në këtë komunë është i përkushtuar për punë . “Aktualisht në këtë spital nuk ka asnjë të prekur me koronavirus. Ata të cilët janë shëruar më parë në spitalin e Plevles, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore janë transportuar në spitalin e përgjithshëm në Nikshiq dhe në Qendrën klinike të Malit të Zi”, ka theksuar Hrapoviq. Për ndryshe në Plevle, siç ka theksuar ai , aktualisht janë të prekur 23 persona me koronavirus , kurse për 65 të tjerë priten rezultatet nga Instituti për shëndetin publikë.

Erakoviq: sistemi shëndetësor mund tu përgjigjet të gjitha sfidave

Sistemi shëndetësor funksionon , si në nivelin lokal ashtu edhe në tërë shtetin dhe me sukses mund tu përgjigjet të gjitha sfidave, ka deklaruar drejtori i Qendrën klinike të Malit të Zi Jefto Erakoviq. Ai me një pjesë të ekipit mjekësor të Trupit koordinues nacional, me qëllim të shqyrtimit të situatës së përgjithshme epidemiologjike në Mal të Zi ka qëndruar për vizitë në Bjello Pole. Një pjesë e ekipit të Trupit koordinues nacional ka biseduar me kryetarin e Komunës Petar Smolloviq dhe me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të ekipit komunal për mbrojtje dhe shpëtim, thuhet në kumtesën e Qendrës klinike të Malit të Zi. Erakoviq me këtë rast ka theksuar se është i kënaqur me mënyrën në të cilën është organizuar administrata lokale në Bjello Pole dhe Shtabi i krizës ,si dhe me përgjigjen e deritashme ndaj epidemisë së Covid 19 në nivelin lokal.

Është përgatitur plani aksional në rast të paraqitjes së Covid 19 tek turistët

Shtabi operativ për përcjelljen e situatës epidemiologjike gjatë sezonit turistik ka përgatitur planin aksional të monitorimit dhe të veprimit në rast të paraqitjes së sëmundjes Covid 19, tek turistët gjatë qëndrimit në Mal të Zi. Shtabi operativ, në punën e të cilit marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së turizmit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, ka përgatitur edhe rekomandimet dhe udhëzimet e Institutit për shëndetin publikë në rast të infektimit nga Coovid 19. Anëtarë të Shtabit operativ janë edhe përfaqësuesit e Institutit për shëndetin publikë , të Ministrisë të shëndetësisë dhe të financave, të Odes ekonomike, të Organizatës turistike nacionale , të Fondit për sigurimin shëndetësor , përfaqësuesit e Agjencisë për kontrollin e sigurimeve ,si dhe të Drejtorisë për punët inspektive.

 

Vetizolimi nuk respektohet në Podgoricë, Ulqin dhe në Cetinë

Tre persona do të përgjigjen penalisht sepse gjatë ditës së djeshme i kanë shkelur masat e vetizolimit, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Siç kanë theksuar në Tuiterin e Drejtorisë së policisë , me këtë rast janë proceduar nga një person të kapur në shkeljen e këtyre masave nga territori i Podgoricës , Cetinës dhe Ulqinit. Të theksojmë se policia gjatë ditës së djeshme ka kontrolluar 226 individë të cilëve u është caktuar vetizolimi , shkruan në këtë publikim të Drejtorisë së policisë.

 

Të shtunën fillon dorëzimi i listave zgjedhorë

Dorëzimi i listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor të shtetit do të fillojë pasnesër , kurse për verifikimin e listave zgjedhore kërkohet që ato të jenë të përkrahura me nënshkrimet e 4 mijë e 261 votuesve , është kumtuar nga Qendra për tranzicionin demokrtik –CDT. Kryetarja kësaj qendre, Milica Kovaçeviq , ka theksuar se për vërtetimin e listave të partive të popujve pakicë kërkohet përkrahja me së paku një mijë nënshkrime të votuesve, kurse për listat e bashkësive të cilat janë nën 2% nga numri i përgjithshëm i banorëve kërkohet mbështetje me nënshkrim e së paku 300 zgjedhësve. Nga CDT përkujtojnë opinionin, Organet kompetente shtetërore, Administratën zgjedhore dhe partitë politike se në ciklet e mëparshme zgjedhore kanë qenë dëshmitarë të vërtetimit të listave zgjedhore të cilat kanë qenë të përkrahur me nënshkrime të falsifikuara. Nga CDT u kanë bërë ftesë subjekteve politike që ti respektojnë ligjet e Malit të Zi dhe të garantojnë se në nënshkrimet e grumbulluara të mos ketë falsifikime dhe shpërdorime të dhënave personale.

Sistemi arsimor është përgjigjur si duhet ndaj sfidave epidemiologjike

Sistemi arsimor ka treguar fleksibilitet dhe përmes projektit “Mëso nga shtëpia “ është përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj sfidës epidemiologjike , gjë që e vërteton gatishmërinë për digjitalizimin e mëtejmë i cili do të jetë në fokusin e bashkëpunimit të Ministrisë së arsimit dhe UNICEF-it në periudhën e ardhshme , është kumtuar nga takimi i Ministrit të arsimit të Malit të Zi Damir Shehoviq me shefin e sapoemëruar të zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi Huan Santander. Siç është kumtuar nga Ministria e arsimit , Shehoviq dhe Santander janë pajtuar se epidemia e korona virusit ka imponuar sfidë serioze për sistemin arsimor në tërë botën dhe kanë vlerësuar se sistemi arsimor i Malit të Zi në afatin rekord u ka ofruar nxënësve përmbajtje cilësore onlain . Ata kanë rekomanduar se kjo situatë ka treguar se është i domosdoshëm digjitalizimi i sistemit arsimor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë në shekullin e 21-të.

 

Nesër dëgjim konsultative i kandidatëve

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të mbajë nesër dëgjimin konsultativ të kandidatëve të paraqitur në konkursin publikë për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristeve eminent. Listën e kandidatëve e ka vërtetuar ky këshill në mbledhjen e mbajtur të muajit mars. Për këto funksione janë paraqitur Gavrillo Çabarkapa , Ibrahim Husejnoviq, Jadranka Joksiomoviq, Lubica Kovaçeviq dhe Lubinka Popoviq-Kustudiq. Kandidati duhet të ketë 15 vjet përvojë pune në çështjet juridike , të gëzojë autoritet personal dhe profesional dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale të cilat cenojnë dinjitetin e funksionit të gjykatësit . Mandati i përbërjes aktuale të Këshillit gjyqësor ka skaduar me dy korrik të vitit 2018. Qeveria ka inicuar ndryshimet e ligjit për Këshillin gjyqësor dhe për gjykatësit me të cilat është paraparë që anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent tu vazhdohet mandati deri në zgjedhjen e anëtarëve të ri.

 

Nikoliq: Opozita edhe njëherë e demanton veten

Pas mossuksesit të takimeve të mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, temë e të cilave ishte përpjekja që të formohet vetëm një listë , opozita edhe njëherë ka treguar dobësinë e vetë dhe të liderëve të saj , ka kumtuara zëdhënësi i PDS Millosh Nikoliq.

Ai ka vlerësuar se për nivelin e besimit në mesin e partive opozitare , më së miri flasin faktet se liderët ne këtyre partive kanë pranuar se së bashku nuk munde të gjenden në një listë unike zgjedhore. I vetmi fakt që vlen të përmendet , sipas fjalëve të tij është fakti se opozita edhe njëherë e ka demantuar veten duke vërtetuar se bojkotim të zgjedhjeve nuk do të ketë dhe se të gjithë do të marrin pjesë në zgjedhje, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar. Të gjitha bisedimet tjera janë vetëm në favor të një alibie për disfatën zgjedhore e cila e pret opozitën në zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen me 30 gusht të këtij viti.

 

5.8 milion përfitim nga instalimi i kabllos nëndetare

Sistemi elektroperçues malazezë , gjatë 6 muajve të parë të këtij viti në bazë të efektit nga përdorimi komercial i kabllos nëndetare energjetike ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë ka përfituar 5.8 milion euro , është kumtuar nga kjo kompani elektroenergjetike. Nga sistemi elektoperçues i Malit të Zi kanë theksuar se venja në punë e kabllos nëndetare ka pasur si rezultat rritjen e interesimit për kapacitetet e tejkaluara transmetuese në të gjithë kufijtë e Malit të Zi ku ekzistojnë lidhjet interkonektive. Theksohet se përdorimi komercial i kabllos nëndetare ka filluar m 28 dhjetor të vitit të kaluar kur është realizuara edhe aukcioni vjetor për një pjesë të kapaciteteve , kurse alokacioni i pjesës tjetër të kapaciteteve zbatohet në nivelin mujor dhe ditorë të aukcioneve.

 

Puna me palë në mënyrë klasike ose përmes postës elektronike

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi prej sot, për shkak të situatës aktuale që ka të bëjë me koronavirusin, e ka ndërprerë punën me palë,dhe ajo do të zhvillohet në mënyrë klasike ose përmes postës elektronike. “Pasi që në Mal të Zi në fuqi janë masat mbrojtëse nga koronavirusi dhe në pajtim me të cilat çdo institucion ka definuar regjimin specifik të punës, në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë prej sot e deri në ndërprerjen e masave aktuale, ndërpritet puna me pale” thuhet në kumtesën e Qeverise. Theksohet se kërkesat dhe letrat eventuale, palët mund ti dërgojnë me postë ne adresën e Qeverise se Malit të Zi , ose përmes postës elektronike “administracija@gsv.gov.me.

 

Vuçiç zmbrapset për shtetrrethimin

Për të dytën ditë radhazi qytetarët serbë në Beograd dhe Novi-Sad janë grupuar kundër vendimit për rivendosjen e orës policore në fundjava. Presidenti serb i cili hodhi idenë thotë se është tërhequr, ndërsa për protestat me raste edhe të dhunshme akuzon agjenturat e huaja.

Protestat qytetare në Serbi kanë detyruar presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç, të zmbrapset nga vendimi për të rikthyer gjendjen e shtetrrethimit gjatë fundjavave në kryeqytet.

Pasi u vunë zjarrin makinave dhe tentuan të hyjnë me forcë brenda parlamentit një ditë më parë, demonstruesit e mbështetur nga opozita u tubuan sërish dje , duke hedhur gurë ndaj policisë e duke bërë thirrje për dorëheqjen e kreut të shtetit.

Përplasjet këtë radhë u shtrinë edhe në qytetin verior të Novi-Sadit, ku forcat e rendit edhe një herë u desh të përdorin gaz lotsjellës për të kontrolluar grupet e irrituara qytetare.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, Vuçiç njoftoi se nuk do të zbatohet vendimi për shtetrrethimin e Beogradit në orare të caktuara pa u rishpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa apeloi për qetësi dhe ndalje të tubimeve pasi po rrezikohet përhapja më tej e infeksionit.

Ai gjithashtu aludoi se revolta antiqeveritare mund të jetë nxitur nga shërbime informative të caktuara rajonale përpos forcave ultradjathtiste.

Protestuesit në Serbi akuzojnë lidershipin për situatën e rënduar epidemiologjike, duke e mbajtur qeverinë përgjegjëse për heqjen tërësore të masave antikovid muajin e kaluar, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në mesin e pandemisë dhe për lejimin e lojërave sportive masive si tenisi apo futbolli para mijëra tifozëve, duke zhbërë impaktin e karantinës disajavore.

Vuçiq në vizitë dyditore në Francë, temë kryesore Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë dyditore në Francë sot dhe nesër.

Gjatë ditës së parë të vizitës, shefi i shtetit serb do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Paris, Vuçiq do të marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë.

 

Prej sot asnjë kosovar nuk mund të hyjë në Maqedoni pa e kryer testin për Covid-19

Qeveria e Maqedonisë Veriore miratoi kërkese e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit Zi dhe Serbisë të cilët duan të hynë ne vendin tonë, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 orë.

Kjo masë nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve të cilët vetëm transitojnë në Maqedoni e Veriut.

Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.

Qytetarët e shteteve të larpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.

Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132,256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548,000 vdekjeve në të gjithë botën.

Jashtë SHBA-së, numri i rasteve po rritet në Brazil, i cili ka 1.7 milion të infektuar, dhe India me 742,000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu njoftoi për 6.995 rastesh të reja duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275,000.

Deri më tani në Meksisë kanë vdekur 32.796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pasi masat e tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen COVID-19.

KS i OKB-së nuk e miratoi rezolutën ruse për Sirinë

Një draft-rezolutë e Rusisë për vazhdimin e ndihmës humanitare për Sirinë e shkatërruar nga lufta ka dështuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha të mërkurën ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen.

Propozimi rus ishte një kundër-rezolutë ndaj projekt-rezolutës gjermano-belge ndaj të cilës vendosen veto Rusia dhe Kina.

Vetëm katër vende votuan për projekt-rezolutën ruse - Rusia, Kina, Vietnami dhe Afrika e Jugut. Shtatë të tjera, përfshirë Gjermaninë, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, votuan kundër. Katër vendet e mbetura abstenuan.

Misioni i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara tha se propozimi i Rusisë nuk i plotësonte kërkesat themelore të përshkruara nga zyra e OKB-së për çështje njerëzore ose nga organizatat joqeveritare.

OKB-ja ka dërguar ndihma në Siri që nga viti 2014, përmes vendkalimeve kufitare që nuk kontrollohen nga qeveria siriane.

Rusia, mbështetësja kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka kërkuar që ndihmat të shpërndahen përmes vendkalimeve kufitare që kontrollohen nga qeveria siriane.

Ndihma, aktualisht kalon nëpër dy pika kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, njëra në Bab al-Salam, e cila të çon në rajonin e Alepo, dhe tjetra Bab al-Hava, për rajonin e Idlibit të kontrolluar nga opozita siriane.

Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011, disa vlerësime thonë se të paktën 500,000 njerëz janë vrarë.

 

Nesër mot me diell dhe i nxehtë

Në Mal te Zi mban me diell dhe i nxehtë .Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.Temperaturat e shënuara ne orën 14 ishin:Podgoricë 34, Ulqin 31, Herceg Novi ,Budvë, Nikshiq e Cetinë 30, Shavnik 29, Petrovac e Beranë 28, Tivar ,Plevle ,Plluzhinë ,Bjello Pole e Andrievicë 27, Rozhajë e Guci 26, Plavë 25,Kollashin 24 dhe në Zhablak 22 gradë.

Për nesër meteorolog parashohin te mbaj mot kryesisht me diell dhe i nxehte .Do të fryjë erë kryesisht e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore dhe perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 21 ,kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë celsiusë .

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се