Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 07. 2020. 17:36   >>  17:49

Ditari 06.07.2020

06.07.2020

Veber: Zgjedhjet do të jenë test i rëndësishëm për demokraci

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë test i rëndësishëm për demokracinë në Mal të Zi, ka theksuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Robrt Hajnrih Veber , duke shtuar se BE dëshiron që Mali i Zi të bëhet anëtarë dhe të hyjë në familjen e shteteve evropiane. Ai në panel diskutimin “Presidenca e BE 2020 : vështrim në të ardhmen”, ka theksuar se Mali i Zi duhet të përpiqet të shfrytëzojë momentin pozitiv duke pasur para sysh se i ka hapur të gjithë kapitujt negocues. “Zgjedhjet e ardhshme do të jenë test i rëndësishëm për demokracinë në Mal të Zi” , ka theksuar Veber. Ai ka shtuar se 4 vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme dhe se Qeveria e radhës do të jetë në pozitë të mbyll sa më tepër kapituj dhe ta çojë më afër Malin e Zi drejtë anëtarësimit në BE. Ndërkaq kryenegociatori Aleksandar Drleviq ka theksuar se sfida kryesore është që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të ndershme dhe demokratike dhe në këtë duhet të kontribujonë të gjithë pjesëmarrësit e tyre. Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi Velko Grubishiq ka deklaruar se anëtarësimi i Malit të Zi në BE duhet të jetë faktor stabilizues. Siç ka shtuar , Mali i Zi duhet të vazhdojë realizimin e reformave dhe një gjë e tillë me siguri do ta çojnë drejtë përfundimit të negociatave dhe anëtarësimit në BE.

 

Bilçik - Evropa në prag të zgjedhjeve do të vëzhgojë me kujdes Malin e Zi

Progresi bazë në rrugën e Malit të Zi drejtë BE do të vlerësohet me mbylljen e kapitujve negocues , ka vlerësuar shefi i Këshillit parlamentarë për stabilizim dhe asocim të Parlamentit evropianë për Malin e Zi Vlladimir Billçik. “Në këtë drejtim Mali i Zi duhet të tregojë progres. Brenda disa javëve në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe e tërë vëmendja evropiane do të jetë e përqëndruar në Malin e Zi” ka theksuar Billçik për gazetën “Pobjeda”. Ai ka përkujtuar se Mali i Zi ka hapur javën e kaluar kapitullin e fundit negocues me BE , kapitullin 8 i cili ka të bëjë me konkurrencën. Duke e komentuar vendimin e Brukselit , Billçik ka shtuar se kjo është shenjë e mirë dhe inkurajuese për Malin e Zi dhe për rajonin. “Janë hapur 33 kapituj , tre prej të cilëve janë mbyllur përkohësisht. Ky është sinjal i mirë për Malin e Zi dhe sinjal inkurajuese për tërë rajonin”, ka theksuar Billçik. Kjo, sipas fjalëve të tij , do të thotë se procesi i zgjerimit vazhdon edhe për kundër pandemisë aktuale të korona virusit.

Rezultatet e Malit të Zi tregojnë se nuk jemi të bllokuar

Rezultatet e Malit të Zi tregojnë se nuk jemi të bllokuar dhe të ndaluar ,, se integrimet janë të rëndësishme dhe për to duhet të bisedohet dhe duhet ti përkushohemi këtij procesi, ka theksuar Gordana Gjuroviq , kryetare e Unionit Pan evropianë malazezë. Ajo në panelin me titull “presidenca e BE 2020: vështrim në të ardhmen” , ka theksuar se presidenca kroate me BE dhe rezultatet e sajë kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme , kurse Mali i Zi ka marrë vendimin e merituar politikë - konferencën ndërqeveritare pas plotë 18 muajsh. Bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi me BE Aleksandar Drleviq ka theksuar se gjysma e parë e këtij viti ka qenë mjaft dramatike dhe me sfida të shumta. Në këtë panel është biseduar për rezultatet e Kroacisë dhe për planet e presidencës gjermane me BE , në kontekstin e perspektives evropiane të Ballkanit Perëndimor, për situatën aktuale në BE si dhe për planet dhe obligimet e Malit të Zi në vazhdimin e procesit bashkëbisedues.

 

Digjitalizimi është çështje kyçe për një menaxhim të mirë

Malil i Zi avancon në vazhdimësi sistemet që janë drejtë për drejtë të lidhur me përcjelljen e procesit antkorruspion , ka deklaruar ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq, duke shtuar se vetëm përmes avancimit të digjitalizimit mund të flitet për një menaxhim akoma më të mirë, transparencë dhe integritet. Ajo ka folur në panelin në kuadër të konferencës dy ditore me titull “Menaxhimi i mirë dhe lufta kundër korrupsionit në kohën e digjitalizimit : forcimi i principit të transparencës , integritetit dhe besueshmërisë”, të cilën në formën onlain e ka organizuar Qeveria e Shqipërisë në kuadër të presidencës me OSBE-në. Ajo ka shtuar se situata aktuale krijuar nga korona virusi ka hapur pikëpamje të reja në administratën publike ,por edhe e ka nxitur digjitalizimin e mëtejmë. Ajo, siç është kumtuar nga ministria e administratës publike, ka theksuar se sondazhet e ndryshme rolin e procesit të digjitalizimit në sektorin publik e lidhin drejtë për drejtë me procesin e luftës kundër korruipsionit.

 

Parlamenti i Malit të Zi nesër vazhdon punën

Parlamenti i Malit të Zi do ta vazhdojë nesër seancën e cila ka filluar me 23 qershor dhe deputetet duhet të debatojnë për 20 pika të rendit të ditës. Në rend të ditës të seancës së nesërme do të jenë ligjet e propozuara për zgjidhjen alternative të kontesteve , plotësimet e ligjit për gjykatat dhe prokurorinë shtetërore etj. Deputetët do të duhej të debatojnë edhe për ligjet që kanë të bëjnë me çështjet informative dhe të sigurisë ushtarake si dhe për ligjet mbi të dhënat sekrete. Deputetet do të deklarohen edhe për propozimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në përbërjen e aleancës së Atlantikut Verior për reagime të shpejta , ,,Response force,, . Për rend të ditës janë të propozuara edhe ligjet për transmetuesin publikë nacional , Radio dhe Televizionin e Malit të Zi dhe për mediat. Në rend të ditës janë edhe zgjedhjet dhe emërimet. Të përkujtojmë se më parë deputetët kanë miratuar ligjet për partneritetin jetësor të personave të njëjtës gjini dhe ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse dhe kanë përfunduar debatin për propozimin e ligjit për turizëm dhe hoteljeri, për të cilin do të deklarohen në vonë.

Edhe 61 persona të infektuar me korona virus

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë dje në orët e vona të pasditës kanë përfunduar analizën PCR të 450 mostrave në korona virusin e ri , në mesin e të cilëve 61 kanë rezultuar pozitiv, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Në Mal të Zi aktualisht janë 452 raste aktive të prekura me Coovid 19, Fjala është për 28 pacientë nga Rozhaja , 9 nga Bjello Pola , 7 nga Podgorica, 3 nga Tivari, Cetina dhe Kotorri , 5 nga Budva , 2 nga Plevla dhe një nga Nikishiqi. Prej 61 të infektuarve të ri , 46 janë kontakte të rasteve të vërtetuara më parë , kurse për 14 të tjerë bëhen gjurmime për burimin e infektimit , kurse një rast është i importuar , është kumtuar nga Instituti. Për ndryshe nga fillimi i muajit qershor numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 457 , 5 pacientë e kanë humbur betejën me virusin , kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 452.

Tre pacientë në Beranë në rrezik për jetën

Shefi i Qendrës së emërgjencës të Qendrës klinike Nermin Abdiq ka deklaruar se tre pacientë në Beranë janë në rrezik për jetën , kurse të tjerët që janë të shtruar në spitale gjenden në gjendje stabile. Ai ka theksuar se në mesin e të punësuarve në urgjencën e spitalit nuk ka të prekur nga virusi, Siç ka theksuar Abdiq , numri i pacientëve të cilët shërohen nga virusi korona në Qendrën klinike është 33 . “17 nga këta pacient janë të vendosur në klinikën infektive , pacientët tjerë janë në klinikën intensive dhe atë interrne”, ka theksuar Abdiq. Një pacient është në respirator në klinikën gjysëm intensive . Kur është fjala për qytetet tjera ai ka theksuar në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtruar 28 pacientë, në spitalin e Tivarit 9, në Nikshiq 3, dhe në spitalin e përgjithshëm të Plevles 2 pacientë. Të gjithë këta pacient, me përjashtim të tre pacientëve në Beranë të cilët janë në rrezik për jetën dhe janë të kyçur në respirator , të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile dhe nën mbikqyrjen e personelit mjekësor, ka theksuar Abdiq. Ai njëkohësisht ka shtuar se në mesin e punëtorëve shëndetësore të cilët punojnë në Qendrën e emergjencës nuk ka të sëmurë nga vurisi Covid 19,

 

Fletëpadi penale për shkak të shkeljes së dispozitave shëndetësore

Policia e Malit të Zi ka paraqitur fletëpadi penale kundër 9 personave , për shkak të shkeljes së dispozitave shëndetësore , është kumtuar nga drejtoria e policisë. Nga policia kanë kumtuar se 4 persona janë kapur në shkeljen e masave shëndetësore në rajonin e Rozhajës dhe dy në territorin e Hrceg Novit. Po ashtu në kumtesë theksohet se për shkakë shkeljes së masave janë proceduar edhe nga një individ në Beranë, Tivar dhe Ulqin.

 

E demanton Vuçiqin: PCR bëhet në Mal të Zi prej vitit 2007

Diagnostifikimi PCR i cili bëhet në Serbi , në Mal të Zi ekziston prej vitit 2007,, ka deklaruar infektologu serbë , profesori i Fakulttit të mjekësisë e ish drejtor i klinikës për sëmundjet ngjitëse Dragan Deliq, duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se Mali i Zi nuk disponon laborator kështu që as nuk mund të bëjë testet e PCR . Në emisionin “Utisak nedjele” (përshtypja e javës) , Deliq ka theksuar se në Mal të Zi ekzistojnë 5 aparate të PCR , janë bërë mbi 21 mijë teste dhe është testuar çdo i treti banor i Malit të Zi. Drejtori i institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi Boban Mugosha i ka rekomanduar dje presidentit Vuçiq që të mos paraqes të pa vërteta dhe Malin e Zi ta lenë të qetë.

 

ISHP , Llazoviq dhe Andriasheviq , laueratë të çmimimit “13 korrikut”

Instituti për shëndetin publikë- ISHP - , doktori Ranko Llazoviq dhe profesori Zhivko Andriasheviq janë lauerat të çmimit “13 Korriku” për këtë vit, është kumtuar nga Ministria e kulturës. Vendimin për ndarjen e çmimeve e ka sjell juria të cilën e kanë përbërë kryetari Rajko Todoroviq,- Todor dhe anëtarët Ranko Milloviq, Mimo Drashkoviq, Jadranka Sellhanoviq,GoranBaroviq, Mark Camaj dhe Beqir Vukoviq. Çmimi vjetor i 13 korrikut i ndahet qytetarit ose nënshtetasit të Malit të Zi, grupit të qytetarëve ose personit juridik me qëndrim në territorin e Malit të Zi , për rezultate të shënuara dhe të rëndësishme për shtetin nga fusha e veprimtarisë kulturore dhe artistike , sporti, shkenca shoqërore dhe natyrore, afarizmi dhe ekologjia.

 

Kërkohet shfuqizimi i vendimit për pagesën e studimeve posdiplomike

Më tepër se 500 studentë të Universitetit të Malit të Zi i kanë dërguar Ministrisë së arsimit letër të hapur duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për pagesën e studimeve të specializuara . “Duke pasur para sysh se fjala është për një vendim i cili diskriminon studentët , kërkojmë që të reagoni urgjentisht dhe të ndikoni në shfuqizimin e plotë të vendimit në fjalë, kanë theksuar studentët në letrën e hapur Ministrisë gjegjëse. Ata kanë shtuar se i drejtohen drejtë për drejtë Ministrisë , sepse konsiderojnë se Universiteti i ka veshët e shurdhër për studentët. Ata po ashtu kanë theksuar se për shkak të epidemisë së korona virusit studentët nuk kanë mundësi që të punojnë gjatë sezonit , gjatë të cilit eventualisht do të fitonin mjete për pagimin e shkollimit.

Hoti dhe Vuçiqi më 12 korrik vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar sot , se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në raundin e ri të bisedimeve. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha Stano. Stano shtoi se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura”.Ndërkaq më 10 korrik, do të zhvillohet një "samiti virtual" mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje dhe ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Zyra e presidentit Macron. Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell. Ende nuk është e qartë se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit, kryeministri Avdullah Hoti apo presidenti Hashim Thaçi. Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Ky takim u shty pasi më 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas paraqitjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për krime lufte, ndaj Thaçit, ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

 

Prokuroria “intensivisht po heton” vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit, sipas të cilit, “hetimet janë duke u bërë në mënyrë intensive”. Edhe Policia e Kosovës njoftoi sot se po heton vdekjen e gjashtë personave në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në raportin policor thuhet se “me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”. Sipas raportit, ky rast është raportuar në orën 1:00 të datës 5 korrik. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe ai Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dje përmes një komunikate për media, kanë thënë se “për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve”.

 

Rezultatet e para konfirmojnë fitoren e HDZ-së në Kroaci

Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ) i qendrës së djathtë ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare më 5 korrik, kanë treguar rezultatet e para publike. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) përpunoi të dhënat nga 68.98 për qind të vendvotimeve. HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ) 41 vende. Sipas këtyre të dhënave jo të plota, Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Shkoro ka 15 ulëse, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë vende, ndërsa Partia Popullore kroate 1 vend. Koalicioni i partive liberale ka siguruar 3 mandate. Të paktën 76 vota të ligjvënësve të sapozgjedhur nevojiten për të formuar një shumicë të re qeverisëse. “Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim", tha kreu i HDZ-s, njëherësh kryeministër i vendit, Andrej Plenkoviq para përkrahësve. Mbajtja e zgjedhjeve u mbizotërua nga debatet mbi koronavirusin. Kroacia ka regjistruar 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar. Dy javët e fundit ka pasur një ngritje graduale të rasteve me koronavirus. Masat e izolimit dhe një rënie e të ardhurave nga turizmi veror pritet të shkaktojnë një tkurrje prej 10 për qind në ekonominë Kroate.

 

Greqia ndalon hyrjen e qytetarëve serbë

Greqia ka mbyllur kufijtë për qytetarët e Serbisë. Në njoftimin që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. "I paralajmërojmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi", i tha Daçiq agjencisë Tanjug. Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi. Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik, njoftoi agjensia ANA. Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë. Numri i personave të infektuar dhe i atyre që vdesin nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi. Në të dhënat e fundit të publikuara dje, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me koronavirus.

 

Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar armiqtë

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, për të cilin ministria tha se do të siguronte një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake. Izraeli në vazhdimësi ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh. Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 është nisur sot në orën 4 të mëngjesit. Imazhet e para nga sateliti priten pas rreth një jave. "Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front dhe në çdo vend", tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë. Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.

 

Rihapet Muzeu Louvre në Paris

Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur sot (6 qershor) pasi ishte i mbyllur gjatë katër muajve të kaluar, për shkak të pandemisë. Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e detyrueshme. Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më vështirë të respektohet, do të mbesin të mbyllura. Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca. Kjo e bën atë muzeun më të vizituar në botë. Humbjet financiare gjatë pandemisë llogaritet të jenë 40 milionë euro.

 

Nesër mot me diell

Për nesër në pjesët jugore dhe qendrore të vendit metereologët parashohin të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare kurse në veri mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejktimi i veriut. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri në 23 kurëse më e larta e ditës prej 14 deri në 33 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се