Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 07. 2020. 17:52   >>  18:02

Ditari 03.07.2020

03.07.2020

Prej mbrëmë në fuqi dënime të larta për shkeljen e masave të TKN. Sot shënohen edhe 47 raste pozitive me COVID-19

Ligji për plotësimet e ligjit për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse, me të cilin janë paraparë dënime të ashpra në të holla për ata që do ti shkelin masat e mbrojtjes nga përhapja e korona virusit ka hyrë në fuqi. Me ligj janë paraparë dënime prej 100 deri në 2000 euro për çdo persona fizik, i cili nuk do tu përmbahet distancës fizike dhe nuk shfrytëzon maskat dhe mjetet tjera mbrojtëse të parapara. Me ligj janë paraparë dënime prej 500 deri në 2000 euro për personin përgjegjës fizikë në organin shtetëror, organin e administratës lokale dhe të administratës shtetërore nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës, nuk disponojnë pajisjet mbrojtëse të parapara dhe nuk bëjnë dezinfektimin e objektit. Theksohet se përveç dënimin për kundërvajtje personit juridik ose afaristit mund ti shqipërohet edhe masa tjetër e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë deri në 6 muaj. Në Beranë dhe në Guci prej mbrëmë janë të ndaluara tubimet në vendet publike të mbyllura dhe të hapura, kurse ceremonitë fetare në objekte do të zhvillohen pa praninë e qytetarëve, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional. Ky Trup ka sjell edhe disa masa të tjera për këto dy komuna të cilat kanë hyrë në fuqi prej mbrëmë me qëllim të parandalimit dhe pengimit të përhapjes së korona virusit. Instituti për Shëndetin Publik njoftoi se sot janë marrë edhe 475 mostra, nga të cilat 47 kanë dalë pozitiv, nga të cilët 27 kontakte të infektuarve të mëparshëm, kurse për të tjerët po hetohet burimi i infektimit. Aktualisht në Mal të Zi ka 335 raste aktive me COVID-19, kurse deri sot betejën me këtë virus e kanë humbur 13 persona.

Qëllimi kryesor është shëndeti i qytetarëve

Me qëllim të kontrollit të plotë të përhapjes së korona virusit duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme, ka rekomanduar Këshilli për mbrojtje dhe siguri, duke shtuar se qëllimi primar është shëndeti i qytetarëve. Në mbledhjen e këshillit për mbrojtje dhe siguri të cilën e ka kryesuar presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, janë shqyrtuar informatat për situatën epidemiologjike në Mal të Zi dhe për masat e ndërmarra në pengimin e përhapjes së virusit Covid-19. Siç është kumtuar nga shërbimi për informim i presidentit, Këshilli për mbrojtje dhe siguri vëmendje të veçantë i ka kushtuar situatës aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga vala e re e përhapjes së virusit Covid-19, dhe ka konstatuar se duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme me qëllim të kontrollit të plotë të përhapjes së virusit. Këshilli po ashtu ka rekomanduar se qëllimi primar duhet të jetë shëndeti i qytetarëve.

 

Zgjedhjet parlamentare do të kenë rëndësi vendimtare

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi me 30 gusht do të jenë me rëndësi vendimtare, ka vlerësuar ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë, Robert Veber. “Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta, kurse të gjithë akterët, Qeveria, opozita dhe qytetarët, duhet të tregojnë përkushtimin evropian duke respektuar vlerat për të cilat angazhohet BE”, ka theksuar Veber për gazetën “Pobjeda”. Ai ka theksuar se në bazë të kësaj, raporti i Komisionit Evropian i cili duhet të publikohet në vjeshtë do të jetë me rëndësi të madhe kur është fjala për progresin në procesin e asocimit gjatë presidencës gjermane. Në pyetjen se çka mund të pres Mali i Zi nga presidenca gjermane, Veber ka theksuar se me hapjen e të gjithë kapitujve negocues me BE dhe mbyllja e mëparshme të tre kapitujve, Mali i Zi ka treguar se është lider në rajon. “Tani duhet bërë hapa më konkret në fushën e demokracisë, të sundimit të ligjit dhe lirive të mediave me qëllim që të krijohen kushtet për fillimin e mbylljes preliminare edhe të kapitujve tjerë”, ka theksuar Veber.

Mandatet duale nuk janë të mundshme

Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve rregullon qartë çështjen e mandateve të deputetëve në mënyrë që të mos ndoll “dualizmi i mandateve”, kurse mandatet e deputetëve aktual skadojnë në ditën e vërtetimit të mandateve për deputetet e përbërjes së re parlamentare. Ky ligj i zgjidh dilemat e të gjitha OJQ-ve, në kohë të fundit edhe të deputetëve opozitarë, të cilët paraqesin tezën se pas zgjedhjeve të 30 gushtit do të ekzistojë një periudhë kur do të ekzistojë dualizmi i mandateve të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Kështu edhe deputetja e FD-së, Lidija Gjurashkoviq ka deklaruar dje në Parlament se presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka shpallur zgjedhjet, “kur ato nuk e kishin kohën”. “Mandati i deputetëve aktual në Parlamentin e Malit të Zi zgjatë deri me 7 nëntor. Zgjedhjet do të mbahen 68 ditë para fundit të mandatit tonë dhe kjo është jo kushtetuese, ka theksuar Gjurashkoviq. Mendim të ngjashëm kanë edhe disa deputetë të tjerë por edhe OJQ-të. Nga ana tjetër Gjorgjie Bllazhiq, dekan i fakultetit për studimet shtetërore dhe evropiane në Podgoricë ka publikuar në profilin e vetë në “Facebook” tekstin i cili flet për “dualizmin e mandateve” të deputetëve aktual dhe deputetëve që do të zgjedhen. Për ndryshe PDS gjithnjë është subjekti më i fortë politikë në Mal të Zi me një përkrahje prej 39.8% , kurse nga opozita subjekti më i fortë është FD-ja, me një përkrahje prej 13.8% të zgjedhësve, tregojnë hulumtimet e agjencisë beogradase, “House of win”, shkruan gazeta “Pobjeda”. Pjesëmarrja e vlerësuar në zgjedhje vlerësohet në rreth 70.5% dhe ky sondazh është realizuar në periudhën ndërmjet 20 dhe 28 qershorit në mostrën prej 1211 të anketuarve. Socialdemokratët, sipas këtij sondazhi gëzojnë përkrahjen e 6.2%. Mbi cenzus janë edhe partitë shqiptare me një përkrahje prej 3.3%, kurse Partia Boshnjake gëzon përkrahjen e 4.3%. Mali i Zi Demokratik, sipas këtij sondazhi, gëzon përkrahjen e 13.2% të zgjedhësve, PSP 5.11, kurse Partia Socialdemokratike 3.8%. Nën kuoten e cenzusit, sipas këtij sondazhi gjenden tri parti opozitare.

Është iluzion se opozita do të jetë unike

“Nuk duhet pasur kurrfarë iluzioni se opozita në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të marrë pjesë me një listë të përbashkët në të cilën do të ishin FD dhe Demokratët, sepse ndërmjet këtyre partive ekzistojnë dallime dhe kundërshtime të mëdha”, ka vlerësuar analisti politik Sërgjan Vukadinoviq për gazetën “Dnevne Novine”. Ai konsideron se përpjekjet për unifikimin e opozitës dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta çojnë drejtë dështimit, siç është vërtetuar edhe në takimin e paradokohshëm të cilin e ka organizuar PSP. Ai duke komentuar ftesat gjithnjë e më të shpeshta të opozitës për një bashkim, të lihen anash dallimet dhe të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare me 30 shtator, ka theksuar se nuk është kontestuese se një listë unike e opozitës mund të shënojë rezultat të rëndësishëm në zgjedhje, por sipas fjalëve të tij, në raportet aktuale brenda opozitare një marrëveshje e tillë nuk mund të ndodhë. Ndërkohë, Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit iniciativën e OJQ-së, “Qendra për Tranzicionin Demokratik” me të cilën kërkohen konsultime me OJQ-të lidhur me rregullat për mbajtjen e zgjedhjeve. “Është vlerësuar se bisedimet në këtë temë do të jenë të mira për krijimin e supozimeve për mbajtjen e sigurt të zgjedhjeve të ardhshme“, kanë theksuar nga Trupi Koordinues Nacional.

 

Lejohen rreth 2.37 milion euro për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore

Qeveria ka lejuar rreth 2.37 milion euro për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi gjatë këtij viti. Siç kanë theksuar nga Qeveria, këto mjete do të ndahen në pajtim me ligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore. “Qeveria ka miratuar informatën për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin e Malit të Zi gjatë këtij viti nga rezervat e përhershme buxhetore dhe për këtë qëllim ka lejuar shfrytëzimin e mjeteve të rezervave buxhetore në shumë prej 2.37 milion euro, thuhet në kumtesë. Qeveria ka miratuar edhe informatën e projektit për hartimin e platformës mobile. Siç është kumtuar qëllimi i projektit është informimi për situatën e pandemisë Covid-19 në Mal të Zi gjë që turistëve do tu sigurojë të ndihen të sigurt dhe se situata në Mal të Zi është e sigurt.

Është detyrë e parlamentit që ta ndihmojë Institucionin e avokatit të popullit

“Shoqëria malazeze ka pritshmëri të mëdha nga institucioni i mbrojtësit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe është obligim i parlamentit që ta ndihmojë këtë institucion në mënyrë që në punë të jetë i pavarur”, ka deklaruar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq. Zëvendëset e avokatit të popullit, Nerma Dobarxhiq dhe Snezhana Armenko, kanë dhënë sot betimin para kryetarit të Parlamentit. Brajoviq ka theksuar rëndësinë e funksionimit të institucionit të avokatit të popullit duke shtuar se beson se zëvendëset duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, me punën transparente do të kontribuojnë në shkallën më të lartë të respektimit dhe afirmimit të drejtave dhe lirive njerëzore. Ai, siç është kumtuar nga kabineti i tij, ka përkujtuar se shoqëria malazeze ka pritshmëri të mëdha nga ky institucion. Brajoviq ka theksuar se Parlamenti e ka për detyrë ta ndihmojë institucionin e avokatit të popullit në mënyrë që ai në punën e vetë të jetë i pavarur.

Misioni i OSBE i dhuron drejtorisë së policisë pajisje forenzike

Misioni i OSBE-së në Mal të Zi i ka dhuruar pajisje forenzike në vlerë prej rreth 52 mijë euro Qendrës forenzike dhe Grupit për pengimin e veprave penale në kuadër të Drejtorisë së policisë. Shefja e misionit, Mariz Davije dhe drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq e kanë nënshkruar marrëveshjen për donacion përmes rrugës elektronike, për shkak të rrethanave rrjedhëse strikte të shkaktuara nga koronavirusi. Nga Drejtoria e policisë kanë theksuar se ky donacion është pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të cilin ky Mision e ofron me qëllim të forcimit të Qendrës forenzike dhe të grupit për ndalimin e kriminalitetit të teknologjisë së lartë, në zhvillimin e hetimeve kundër sajber dhe kriminalitetit të organizuar.“Nënshkrimi i marrëveshjes është vërtetim i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet misionit të OSBE-së dhe Drejtorisë së policisë. Në vitin 2018 dhe në vitin e kaluar, Misioni i ka dhuruar pajisje forenzike me vlerë prej 86 mijë euro”, thuhet në kumtesë. Theksohet se OSBE e ka përkrahur qendrën forenzike prej themelimit të sajë në vitin 2008, kur është fjala për sigurimin e pajisjeve por edhe e trajnimeve profesionale dhe ligjëratave të ekspertëve të tyre.

 

Do të financojnë 52 projekte për punësimin e personave me invaliditet

Enti për punësim i Malit të Zi do të financojë me mbi 2.4 milion euro, 52 projekte për punësimin e personave me invaliditet. Nga Enti për punësim kanë precizuar se kjo do të mundësojë angazhimin në punë të 420 personave me invaliditet. Drejtori i Entit për punësim, Sulo Mustafiq ka theksuar se nga ky numër, 293 persona do të punësohen gjatë kohëzgjatjes së projektit ose 69% të personave të përfshirë me të. Ai ka shtuar se pas përfundimit të projektit do të punësohen 140 persona me invaliditet për një kohë, jo më pakë se 9 muaj. “Theksoj se të gjitha projektet e propozuara si rezultat përfundimtarë kanë punësimin pas përfundimit të projektit”, ka theksuar Mustafiq.

 

 

RTMZ kalon në regjim të ri të punës për shkak të koronavirusit

Duke respektuar rekomandimet e Trupit Koordinues Nacional dhe në pajtim me situatën epidemiologjike në Mal të Zi, Radio Televizioni i Malit të Zi e ka adoptuar skemën e vetë programore me rrethanat e reja. Me regjimin e ri të punës, shërbimi publik nacional përpiqet të sillet me përgjegjësi me qëllim që ti mbrojë të punësuarit dhe njëkohësisht ti plotësojë të gjitha detyrimet e parapara me ligj. Në pajtim me këtë, pas rrethanave të reja të aspo krijuara dhe rritjes së re të numrit të prekurve me koronavirusin e ri, 300 të punësuar në servisin publik do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia me qëllim që të ulet në minimum qarkullimi i njerëzve brenda ndërtesës së RTMZ. Prodhimi i programeve i është përshtatur situatës aktuale, kurse me qëllim të informimit me kohë të opinionit do të vazhdojmë të transmetojmë konferencat për gazetarë të Trupit Koordinues Nacional. RTMZ do të vazhdojë edhe realizimin e programit veror, i cili emetohet në kanalin e parë gjatë fundjavës nga qytetet malazeze bregdetare duke filluar nga ora 16. Redaksitë e Radios të Televizionit dhe portali i RTMZ gjatë kësaj periudhe, si edhe gjatë valës së parë të epidemisë, do të përpiqet që ti informojë qytetarët me kohë dhe në mënyrë objektive për situatën në Mal të Zi dhe kërcënimin global të shkaktuar me përhapjen e korona virusit. Trupi Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse, në pajtim me situatën aktuale epidemiologjike, u ka rekomanduar administratave shtetërore dhe lokale, institucioneve publike dhe subjekteve afariste që brenda mundësive të organizojnë punën nga shtëpia.

Vuçiq, masa të reja kundër koronavirusit në Beograd

Qeveria e Serbisë miratoi sot masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmëroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, ai tha se klubet e natës dhe kafenetë që nuk kanë kopshte do të mbyllen për dy javë, nga ora 23:00 deri në 06:00. Ai theksoi se problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen "82.5 për qind e të infektuarve". Vuçiq po ashtu tha se nga e hëna, ata që nuk bartin maska mbrojtëse në hapësirat e mbyllura në Beograd, do të gjobiten financiarisht. Autoritetet në Serbi njoftuan se gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët paraprake. Dje u konfirmuan edhe 359 raste të reja me koronavirus. Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste. Prej tyre, 287 kanë vdekur, ndërsa aktive janë 1,996. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

 

Në Kosovë, edhe 73 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se ka regjistruar edhe 73 raste pozitive me koronavirus. Rastet e reja rezultuan nga 225 mostra të testuara. Numri më i madh i tyre u shënua në Komunën e Prishtinës. Në bazë të të dhënave të fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3,064. Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar. Në Shqipëri, rastet e reja kapën sot një tjetër pikë kulmore, ndërsa viktimat, prej të paktën dy javësh janë të përditshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në Tiranë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Vetëm në tre javët e fundit ka patur 34 viktima, nga 69 në total, që prej fillimit të muajit mars. Që pas 10 ditëshit të parë të muajit qershor, ritmet e të prekurve kanë qenë të larta, duke arritur në total afro 1400 raste, ose më shumë se sa ishin konstatuar në 3 muajt e parë që nga fillimi i epidemisë. Në Maqedoni gjatë ditës së djeshme u vërtetuan 173 raste të reja nga 1.650 testime. Poashtu gjatë ditës së djeshme humbën jetën 15 pacientë dhe gjithsej 150 persona u shëruan. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.625, prej tyre 2.748 janë shëruar, 321 kanë humbur jetën, ndërsa momentalisht ka 3.556 raste aktive.

SHBA-ja do ta ketë shpejt vaksinën kundër koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër koronavirusit, duke thënë se tre kërkues të tyre “duken vërtet, vërtet mirë”. “Mendojmë se do ta kemi shpejt", tha Trump në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, por pa dhënë detaje të tjera. Komentet vijnë kur numri i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në SHBA ka kaluar 50,000 për herë të parë. Kjo duket se ka ndryshuar edhe qëndrimin e presidentit Trump, në lidhje me maskat mbrojtëse. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 2.7 milionë, përkatësisht mbi 128,000. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 11 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 517,000 kanë vdekur dhe mbi 5.5 milionë janë shëruar. Javën e kaluar, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian (BE) për trajtimin e koronavirusit.

 

Hoti në Tiranë, diskutohen projekte “ambicioze”

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti qendron sot në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij në Tiranë, Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për media, kryeministrat e dy shteteve thanë se gjatë takimit të tyre folën për institucionet e vendeve, raportet me Bashkimin Evropian, dialogun e Kosovës me Serbinë dhe vendosën theks të veçantë në disa marrëveshje të mundshme mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë tha se kishte diskutuar me homologun e tij, Hoti, për disa marrëveshje mes dy vendeve, konkretisht për Doganën e Kosovës në Durrës. Ai tha se kanë biseduar me emisarin e SHBA-së për dialogun, Richard Grenell që së shpejti do caktohet data për rifillim të negociatave. Rama njoftoi edhe për shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive në Shkodër. Hoti u shpreh se Kosova ka maturi institucionale për t’i bërë ballë çdo situate. Në kuadër të vizitës së par zyrtare në Shqipëri, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar presidentin, Ilir Meta. Takimi u mbajt i mbyllur për medie, ndërsa kryeministri pritet të vazhdojë takimet me liderët institucional dhe politikë në Shqipëri.

Jep dorëheqjen kryeministri francez, emërohet i riu

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit. Vendimi është pjesë e një riorganizimi qeveritar. Edouard Philippe është larguar nga posti i Kryeministrit. Presidentit Francez Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe më herët, sot edhe pse Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen. Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, “ punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re. Masa e Macronit për të rifreskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij shënoi humbje në zgjedhjet lokale. Vëzhguesit thonë se zëvendësimi i Philippes, i cili është më i popullarizuar në publik sesa presidenti, mund të provokojë një bixhoz të rrezikshëm politik për Macronin, pasi ish-kryeministri mund të dalë si një rival presidencial më 2022.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 36 gradë, Nikshiq 32, Ulqin e Herceg Novi 31, Cetinë e Tivar 30, Beranë e Plevle 29, Guci 27, Kollashin e Rozhajë 26, Bijello Pole e Plavë 25 dhe në Zhablak 24 gradë.

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 12 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 35 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се