Žabljak
Umjereno oblačno
13.1 °C
Pljevlja
Vedro
16.0 °C
Herceg Novi
Vedro
29.2 °C
Nikšić
Vedro
21.5 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
29.5 °C
Bar
Vedro
29.0 °C
Podgorica
Vedro
28.3 °C
Ulcinj
Vedro
27.0 °C
Kolašin
Vedro
15.7 °C

Ditari

02. 07. 2020. 17:32   >>  17:38 0

Ditari 02.07.2020

02.07.2020

Nuk është ndërprerë asnjë investim në turizëm

Asnjë investim i madh turistik në Mal të Zi, nuk është ndërprerë, edhe përkundër pandemisë së korona virusit, kundër të cilës lufton e tërë bota, ka kumtuar sekretari shtetëror në Ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Damir Davidoviq.

Ai, në Parlament, ka theksuar se viti dhe situata me të cilën  jemi ballafaquar, kur është  fjala për turizmin, nuk ka qenë e pritur për  ekonominë turistike. Ai, ka përkujtuar se një moment kishte ndalur e tërë oferta , kërkesat  dhe udhëtimet ndërkombëtare. Kur është fjala për turistët të cilët e kanë vizituar Malin e Zi, ka theksuar Davidoviq, është një vërtetim i politikës së drejtë në ekonominë turistike të cilën e ka zhvilluar vendi ynë.

“Nëse e krahasojmë vitin e kaluar me vitin 2016, atëherë shihet se kemi pas tre herë më tepër turistë nga Gjermania, dy herë më tepër nga Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe dhe  shtatë herë më tepër nga Kina”, ka theksuar Davidoviq.

Vetëm gjatë tre viteve të kaluara investimet në turizëm kapin shumën e rreth 1 miliardë euro. Gjatë kësaj kohe jo vetëm se është investuar në kapacitetet e hoteljerisë, por është investuar edhe në avancimin e ofertave, kështu që Mali i Zi, është një destinacion i shumë brendeve të njohura ndërkombëtare”, ka kumtuar ai.

 

Pas  kontakteve me të infektuarit duhet pritur edhe raste të reja

Në Mal të Zi, edhe gjatë ditëve të ardhshme mund të pritet rritje e numrit të infektuarve me korona virus dhe për këtë  arsye kërkohet respektimi i rekomandimeve të organeve kompetente, ka deklaruar shefja e repartit për epidemiologjinë e sëmundjeve ngjitëse në Institutin për shëndetin publikë, Sanja Medenica.

Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ, ka deklaruar se në Mal të Zi, në shërim spitalor gjenden 40 pacient,  të infektuar me virusin korona. Më së  tepërmi janë të shtruar në spitalin e Beranës, 18 sish. “Gjatë ditëve të ardhshme mund të pritet rritje e numrit të infektuarve, duke pasur para sysh se edhe tani ekziston një numër i madh i tyre, kështu që tani i përcjellim kontaktet dhe jemi të sigurt se do të hasim në raste pozitive. Është e rëndësishme që të respektohen rekomandimet e mjekëve dhe të epidemiologëve. Të gjithë së bashku duhet të japim kontributin e vetë maksimal”, ka theksuar, Medenica. Ajo ka kumtuar se në territorin e Malit të Zi janë të hospitalizuar 40 pacientë të prekur me korona virus. Në Qendrën klinike të Malit të Zi, janë të shtruar 15,  në Bernë 18, kurse në Tivar 7 të sëmur nga Covid 19.

 

Për rrjedhën e mëtejme të epidemisë do të jenë vendimtare ditët në vijim

Për rrjedhën e mëtejme të epidemisë në Mal të Zi, do të jenë vendimtare ditët në vijim, ka deklaruar drejtori i Qendrës klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq, duke shtuar se bashkësia duhet ti respektojë masat e parapara. Ai, ka theksuar se sistemi shëndetësorë është i gatshëm, mirëpo vetëm me forca të përbashkëta dhe me respektimin e masave mund të mposhtet korona virusi. Erakoviq, ka shtuar se masat të cilat i ka miratuar trupi koordinues nacional janë në pajtim me masat të cilat i sjellin edhe shtetet e Bashkimit Evropianë.

“Ditët në vijim do të jenë vendimtare për rrjedhën e mëtejme të epidemisë dhe ne nuk dëshirojmë që në Mal të Zi,  të shohim skena të tilla të cilat arrijnë nga disa shtete tjera”, ka theksuar Erakoviq. Ai, po ashtu ka theksuar se sistemi shëndetësor është i gatshëm për ardhjen e turistëve në Mal të Zi.

“Dëshirojmë tua bëjmë  me dije të gjithë mysafirëve në Mal të Zi, se do të kenë mbrojtje adekuate shëndetësore dhe se ajo do tu ofrohet të gjithë turistëve në Mal të Zi”, ka theksuar Erakoviq.

 

Do të formohet delegacioni për përcjelljen e zgjedhjeve parlamentare

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, është përgjigjur pozitivisht në kërkesën e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, dhe do ta formojë një delegacion me 22 anëtarë i cili do ti përcjell zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për me 30 gusht. Ftesës së kryetarit, Brajoviq, i është përgjigjur edhe ODIHR, misioni i të cilit për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet parlamentare do të qëndrojë në Mal të Zi, javën e ardhshme.

“Në pajtim me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Malit të Zi me këtë organizatë në përparimin e legjislacionit zgjedhor, përfaqësuesit e ODIHR, do të bisedojnë me deputetët të cilët kanë marrë pjesë në punën e Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe legjislacionit tjetër”, thuhet në kumtesën nga Parlamenti i Malit të Zi. Misioni i ODIHR-it, do të takohet  edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera të përfshira në procesin zgjedhor. “Të përkujtojmë se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, në fillim të muajit maj u ka dërguar letër zyrtarëve evropianë me të cilën u bënë ftesë që përfaqësuesit e organizatave të tyre, si edhe deri tani, të marrin pjesë aktive në vëzhgimin e procesit të ardhshëm zgjedhor në Mal të Zi”, thuhet në kumtesë.

 

Paketa e tretë do ti plotësojë kërkesat e afarizmit

Jemi në fazën përfundimtare të hartimit të paketës së tretë të masave dhe së shpejti mund të pritet miratimi i saj, ka deklaruar në bisedën për portalin “Analitika”, ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq. “Parakusht për miratimin e paketës së tretë të masave ka qenë miratimi i rebalancit të buxhetit. Jemi të mendimit se paketa e tretë në tërësi do ti kënaq nevojat e afarizmit dhe se do të paraqes  rikthim në modelin e ri të zhvillimit ekonomik të Malit të Zi“, ka theksuar ajo. Sekuliq,  ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi, përmes paketës së dytë të masave ekonomike si përkrahje për afarizmin ka siguruar subvencione në të ardhurat e të punësuarve në shuma të ndryshme, varësisht nga sektori dhe kategoria të cilës i takojnë, respektivisht nëse afarizmi i tyre ka qenë i rrezikuar për shkak të masave të ndërmarra, ka qenë i ndaluar ose të punësuarit kanë munguar nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve të moshës nën 12 vjeçare dhe, e gjithë kjo, për shkak të mungesës të shkaktuar nga masat e karantinës ose vetë izolimit.

 

Vlerësime të pabaza në “Non pejper “

Këshilli i Radio Televizionit të Malit të Zi ka vlerësuar se në dokumentin më të ri “Non pejper” të  Komisionit Evropianë janë paraqitur vlerësime të pa baza dhe tejet paushale për këtë trup dhe punën e tij. Këshilli i RTMZ, dëshiron ta njoftojë opinionin me qëndrimin lidhur me vlerësimet e përmendura të paraqitura gjatë ditëve të kaluara në disa raporte ndërkombëtare por edhe në publikimet vendore në Mal të Zi.

Dokumenti i njohur si “Non paper” respektivisht bazë jo zyrtare, për raportin e Komisionit Evropianë mbi progresin, si vlerësim thekson se zgjedhja e Këshillit të ri të RTMZ, në qershor të vitit të kaluar, nuk ka ndikuar në forcimin e pavarësisë së RTMZ si shërbim publikë mediatikë. Fitimi dhe forcimi i pavarësisë, transformimi afaristë dhe profesional, profilimi redaktues dhe  përfaqësimi i interesave të individëve respektivisht i qytetarëve të Malit të Zi nuk janë kompetencë ekskluzive e këshillit. Kjo shpesh herë, me qëllim ose pa qëllim, harrohet. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse asnjëri nga vlerësimet që  ka të bëjë me Këshillin nuk është hartuar me pjesëmarrjen ose në komunikim me Këshillin. Këshilli i RTMZ nuk do të hesht ndaj interpretimeve të pasakta për  rolin  dhe punën e tij. Supozojmë se askush nuk beson që edhe ne kemi të drejtë të flasim të vërtetën. Këshilli, natyrisht, mbetet i hapur për çfarëdo forme të komunikimit principiel dhe profesional drejtë realizimit të rolit dhe funksionit të Këshillit dhe drejtë transformimit efikasë të TRMZ.

 

Në muajin qershor janë inkasuar 90.61 milion euro

Drejtoria e tatim pagimeve deri në muajin korrik ka inkasuar rreth 90.61 milion euro , ose shumën përafërsisht të njëjtë me muajin qershor të vitit të kaluar respektivisht, 2 milion euro më pak krahasuar me muajin prill dhe maj kur rënia e inkasimit ishte më e madhe. Përmirësimi gradual i të ardhurave buxhetore i kushtëzuar me fillimin  e punës të subjekteve afariste pas epidemisë , por edhe me përkrahjen e Qeverisë për ekonominë shihet edhe në inkasimin e të ardhurave tatimore”, thuhet në kumtesën e drejtorisë së tatim pagimeve. Në strukturën e pagesave të realizuara në muajin qershor, më e shprehur është pagesa e tatimeve në të ardhura të personave privat në shumë prej 6.2 milion euro, e cila edhe për kundër pandemisë të shkaktuar nga sëmundja Covid 19, dhe sfidave me të cilat është ballafaquar sektori korporativ gjithnjë shënon rritje të konsiderueshme, 60%, krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Duke pasur para sysh se përmes programit të përkrahjes qeveritare për ekonominë vazhdon subvencionimi i pjesës në bruto të ardhurat e të punësuarve, por edhe se me fillimin e sezonit kryesor turistik pritet rritje e qarkullimit në degët kryesore ekonomike, siç janë turizmi dhe hoteljeria.  Drejtoria e tatim pagimeve, siç është paralajmëruar, do të vazhdojë përpjekjet maksimale me qëllim të vazhdimit të inkasimit të taksave dhe të kompensimeve të ardhurave pagesa e të cilave ka munguar në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të pandemisë.

 

Hap i madh përpara për komunitetin   LGBT

Me miratimin e ligjit për partneritetin jetësor të personave të të njëjtës gjini, është  bërë hap  i madh përpara drejtë realizimit të të drejtave dhe arritjes së barazisë të personave të LGBT, konsiderojnë në Ministrinë për të drejtat njerëzore dhe të pakicave.

Drejtorja e drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore, Bllanka Radosheviq- Maroviq, ka theksuar për gazetën “Pobjeda”, se në Parlamentin shtetëror  akoma ka individë të cilët mendojnë se janë më të mirë dhe më të drejtë, respektivisht se kanë më tepër të drejta në jetë nga personat LGBT.  “Për fat të mirë ata kanë qenë numerikisht më pakë.  Është e qartë se ndërgjegjja aktuale është në atë nivel që LGBT individët, çdo ditë e më tepër janë të pranuar në shoqëri, se kanë të drejtë në jetë të përbashkët dhe çdo gjë që del nga kjo bashkëjetesë”,  ka theksuar Radosheviq-Maroviq.

Është paraparë që ligji do të fillojë të zbatohet pas një viti, andaj, ka thënë Radosheviq – Maroviq, se “ndoshta duket se kjo është një periudhë e gjatë, mirëpo është e domosdoshme që ndërkohë të hartohen edhe akte të tjera nënligjore”, “Janë të parapara po ashtu edhe trajnimet e ofiçarëve dhe të punësuarve në administratat lokale të cilët duhet ta implementojnë ligjin me rastin e nënshkrimit të partneritetit, ka theksuar Radosheviq-Maroviq. 

 

MA, fillon fluturimet drejtë Parisit dhe Jugut të Italisë

Kompania ajrore nacionale Montengroi Airlinis, prej me 4 korrik do të rivendos linjen për në Parisë. Gjatë kësaj fundjave do të ketë disa  çarter fluturime për në Jug të Italisë, kurse prej me një gusht sipas të gjitha gjasave edhe për në Izrael. Këtë për Radion e Malit të Zi e ka deklaruar drejtori i përgjithshëm, Vllastimir Ristiq.

Ai, ka theksuar se aktualisht nuk ka paralajmërime se kur mund të rivendoset fluturimi drejtë Beogradit. Ai ka shprehur besimin se do të filloj edhe zbatimi i ligjit për investime dhe konsolidim të cilat do të sigurojnë që kompania nacionale ajrore të shlyej  borxhet që kanë të bëjnë me tatimet dhe kontributet ndaj shtetit por edhe ndaj aeroporteve të Malit të Zi dhe për këto detyrime nevojitën 60 milion euro.

 

KE, prezanton kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoni Veriore 

Komisioni Evropian ka prezantuar të mërkurën kornizën negociuese për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Me këtë kornizë caktohen udhëzimet për procesin negociator, i cili nëse do të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare, do të mund të fillojë para fundit të këtij viti.

Gjermania ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të saj me Bashkimin Evropian do të propozojë nisjen e negociatave me këto dy shtete, për të dëshmuar përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.

Një diplomat i lartë gjerman ka thënë se sa i përket arritjes së pajtueshmërisë nga të gjitha shtetet anëtare për një datë të nisjes së negociatave, procesi do të jetë pak më i lehtë në rastin e Maqedonisë së Veriut në krahasim me atë të Shqipërisë.

Duke komentuar vendimin e së mërkurës, Komisionari i BE-së për Fqinjësi, Oliver Verhelyi ka thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre evropiane.

 

Austria, paralajmëron vendet e rajonit për udhëtime drejtë këtij vendit

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit, për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton Reuters.

Banorëve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit. Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në "listën e sigurt" të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE.Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.

 

OBSH, paralajmëron zgjerimin e  korona-virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një tjetër paralajmërim, duke thënë se pandemia me koronavirus është duke u zgjeruar më shumë se secilën herë tjetër prej kur ka shpërthyer virusi.

Vetëm Shtetet e Bashkuara më 1 korrik, kanë raportuar 50,000 raste të të infektuarve brenda ditës.  Shkalla e infektimit javën e kaluar ka arritur në nivelin më lartë, kanë treguar të dhënat e OBSH-së.   Shefi i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i rasteve të infektimit brenda ditës ka arritur në mbi 160,000 në nivel global.Rritja e numrit të të infektuarve ka detyruar zyrtarët amerikanë, sidomos në shtetet jugore dhe ato perëndimore, që të kthejnë mbrapa  vendimet për hapje të restoranteve dhe plazheve, në prag të shënimit të pavarësisë së SHBA-së më 4 korrik. Kjo situatë duket se ka ndryshuar edhe tonin e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të maskave.  “Unë jam për vendosje të maskave. Mendoj se maskat janë të mira. Njerëzit mund të më shohin duke e vendosur atë” ka thënë ai përgjatë një intervsite për Fox Business.

 

Përparim i kufizuar në bisedimet e BE dhe Britanisë së Madhe

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë bërë përparim “shumë të kufizuar” në negociatat rreth marrëdhënies së tyre në të ardhmen, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel të mërkurën, duke shtuar se ende ekziston mundësia e mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje.

“Ka përparim në bisedime, ndonëse shumë i kufizuar”, ka thënë Merkel gjatë një sesioni parlamentar pyetje-përgjigje. Gjermania ka nisur të mërkurënudhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian.Mirëpo Gjermania dhe BE-ia “duhet të jetë të përgatitura për mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje”.Britania është larguar nga blloku evropian më 31 janar.Periudha tranzitore, gjatë së cilës Britania mbetet brenda tregut dhe sistemit doganor të BE-së, përfundon më 31 dhjetor, andaj presioni për arritje të pajtueshmërisë për tregti të liri është në rritje e sipër.

 

Nesër, mot me diell, në orët e pasditës me vranësira të ndryshueshme  

Në mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende - vende me vranësira të pakta.

Frynë erë e  dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat në orën 14; Podgoricë 36 gradë, Bjello Pole e Beranë 32, Ulqin, Herceg Novi, Budvë, Cetinë, Andrijevicë, Nikshiq, Plevlë e Rozhajë 31, Tivar, Petrovac e Shavnik 30, Kolalshin, Plluzhinë e Guci 29, Plavë 28 dhe në Zhablak, 26 gradë.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, në viset kontinentale në orët e pasditës me vranësira të ndryshueshme dhe me të reshura kalimtare të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare  drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 26 deri në 38 gradë celsius. 

 

 

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se