Žabljak
Umjereno oblačno
13.1 °C
Pljevlja
Vedro
16.0 °C
Herceg Novi
Vedro
29.2 °C
Nikšić
Vedro
20.9 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
29.5 °C
Bar
Vedro
28.8 °C
Podgorica
Vedro
26.6 °C
Ulcinj
Vedro
27.0 °C
Kolašin
Vedro
15.7 °C

Ditari

01. 07. 2020. 18:15   >>  18:20 0

Ditari 01.07.2020

01.07.2020

Bilanc i mirë i Malit të Zi në bisedime me BE

Me hapjen e kapitullit të fundit, kapitullit 8 – konkurrenca , përmes tre kapitujve të mbyllur përkohësisht, për afërsisht janë bilancë i mirë i Malit të Zi në integrimet evropiane, ka vlerësuar ambasadori gjermanë në Podgoricë Robert Veber. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka kumtuar se tani duhet të vazhdohet me të njëjtën dinamik duke mbyllur edhe kapituj të tjerë negocues. “Mali i Zi ka hapur dje kapitullin e fundit kurse tre përkohësisht janë të mbyllur.

Kjo , do të thoja , është bilanc deri diku mjaft i mirë. Tani mbetet të punohet më tejë duke mbyllur gradualisht edhe kapitujt e tjerë” ka theksuar Veber. Të përkkujtojmë se Gjermania sot për herë të 13 merr presidencën gjashtë mujore me Bashkimin evropianë. Veber ka thekssuar se në fokusin e presidencës së vendit të tijë do të jetë lufta kundër korona virusit , por edhe tejkalimi i pasojave ekonomike të pandemisë.

 

47 të infektuar dhe një person i vdekur

Laboratorët e Insitutit ipër shëndetin publikë deri sot në mëngjesë kanë analizuar 430 mostra në korona virus, në mesin e të cilave 47 kanë rezultuar pozitivë. Fjala është për 18 pacientë nga Rozhaja, 12 nga Berana 8 nga Podgorica, 3 nga Tivari dhe Nikshiqi, 2 nga Bjello Pole dhe një pacientë nga Kotorri, ka kumtuar Instituti për shëndetin publikë i Malit të Zi.

Nga 47 të infektuar një rast është i importuar , 37 raste janë kontakte me rastet e vërtetuara më parë kurse për 9 rastet të tjera bëhen hetime për burimin e infektimit. Njëkohësisht është regjistruar edhe një rast i vdekjes nga korona virusi . Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në muajin qershor ka shkuar në tre , kurse nga fillimi i pandemisë nga Covid 19 kanë vdekur gjithsehit 12 persona. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara nga mesi i muajit qershor është 224 , tre të vdekur kurse numri i rasteve aktiv është 221 peerson.

 

spitalin në Beranë janë të shtruar 18 pacient me Covid 19

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtruar 18 pacient, prej të cilëve më i riu është 30 vjeçtarë , kurse më i moshuari 84 vjeç, ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësor Budimir Dabetiq. “Në përkujdesjen intensive janë 4 pacient. Tre nga ata janë në rrezikë për jetën , kurse të tjerët janë në gjendje stabile dhe të intubuar në oksigjen “ ka deklaruar Dabetiq për programin e mongjesit të TVMZ. Ai me këtë rast ka theksuar se spitali në këtë qytet është mjaft i ngarkuar.

Dabetiq ka sqaruar se spitali i përgjithshëm në Beranë është spital për zonën veriore të shtetit me përjashtim të Plevles duke shtuar se nga numri i përgjithshëm të sëmurëve 4 prej tyre janë nga Berana, 8 nga Rozhaja , kurse 3 pacient të tjerë janë nga Bjello Pola. Ai njëkohësisht ka theksuar se spitali i përgjithshëm në Beranë aktualisht është i paisur me 12 respirator.

 

Qeveria - të mbahen maska për të ruajtur shëndetin

Qeveria e Malit të Zi në profilin e vetë në Tuiter ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve që të bartin maska duke ruajtuar në këtë mënyrë shëndetin e vetë dhe shëndetin e të tjerëve. Të përkujtojmë se qytetarët janë të obliguar ti mbajnë maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, shitore, tregje , institucione etj si dhe në transportin publikë. Në ambiente të hapura maskat duhet ti mbajnë hoteljerët siç janë kamarierët dhe bankjerët. Të theksojmë se në mbledhjen e djeshme trupi koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse ka vendosur që në tërë Malin e Zi të ndalohen solemnitetet private siç janë dasmat , mbrëmjet e maturës, festimi i ditlindjeve e të ngjashme. Ndalohet edhe puna e klubeve të natës , respektivisht e barave dhe e diskotekave. Trupi koordinues nacional po ashtu ka vendosur që ti hap kufijt për hyrjen e nënshtetasve rezident të shteteve anëtare të BE duke mos pasur nevojë të kenë të kryer testin dhe pa nevojë të karantinimi.

 

Punëtorët shëndetësore duhet të japin pa përjashtim shembull për qytetarët

Punëtorët shëndetësor , pa përjashtim, duhet tu japin shëmbull qytetarëve dhe në tërësi ti respektojnë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së korona virusit , ka theksuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq duke shtuar se nuk duhet lejuar që një sistem i organizuar shëndetësor të shkatërrohet me raportin e pa përgjigjshëm të disa individëve. Ai sot ka biseduar me drejtorët e tëgjitha institucioneve shëndetësore në Mal të Zi të cilët i ka njoftuar me aktivitetet e Ministrisë dhe të Qeverisë në luftën kundër Pandemisë së korona Virusit dhe të cilat, siç ka theksuar, ekskluzivisht janë vendosur për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve të Malit të Zi.

“Në situatën e rrezikut të shtuar epidemiologjik me të cilën ballfaqohet Mali i Zi , Evropa dhe e tërë bota , përgjegjësia më e madhe bje mbi punëtorët shëndetësor, të cilët pa përjashtim duhet tu japin shëmbull qytetarëve dhe në tërësi ti respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, duke filluar nga mbajtja e paisjeve mbrojtëse deri tek distanca fizike dhe higjiena personale” ka theksuar Hrapoviq. Ai ka shtuar se obligimi i vetëm dhe kryesor i profesionistëve shëndetësorë është shëndeti i qytetarëve dhe po kjo gjendet në krye të prioriteteve të qeverisë dhe të sistemit në përgjithësi

 

Shpallet konkursi i pestë për drejtor të APK-së

Agjencia për pengimin e korrupsionit, APK , ka shpallur konkursin e pest publikë për zgjedhjen e drejtorit të agjencisë, kurse kandidatët , përveç kushteve të tjera duhet të dorzojnë së paku tri mendime për cilësit e tyre punuese dhe profesionale . Afati për dorëzimin e fletparaqitjeve është 20 ditë. Përveç kushteve të përgjithshme për punë në organe shtetërore, kandidatët për drejtorë të APK-s duhet të kenë arsim superior dhe 10 vjetë përvojë pune , prej të cilave së paku 5 vjetë në fushën e luftës kundër korrupsionit ose në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Janë shënuar rezultate të duhura në fushën e mbrojtjes të drejtave të fëmijëve

Mali i Zi , në bashkëpunim me UNICEF-in ka përparur dukshëm në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve , është vlerësuar në takimin e shefit të sapo emëruar të përfaqësisë së kësaj organizate në Mal të Zi Huan Santander me ministrin për punë dhe përkujdesje sociale Kemall Purishiq. Santander dhe Purishiq kanë biseduar për reformën gjithpërfshirëse të sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të cilën Ministria për punë dhe çështje sociale e realizon me ndihmën profesionale dhe financiare të UNICEF-it tash më tepër se 20 vjetë . Purishiq ka theksuar se shërbimet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve duhet që në masën më të madhe tu përgjigjen nevojave të shfrytëzuesëve përmes respektimit të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Ato duhet tu ofrohen të gjithë shfrytëzuesëve në mjediset ku ata jetojnë dhe të ofrohen në vazhdimësi dhe në kohëzgjatje të duhur.

 

Universiteti të propozojë anëtarin e Këshillit të AME

Këshilli administrativ u ka dërguar ftesë publike universiteteve që të dorëzojnë propozimin e kandidatit për emërimin e një anëtari të këshillit të Agjencisë për Medit elektronike – AME. Kandidati për anëtarë të Këshillit duhet të jetë ekspert i afirmuar nga fushat relevante për ushtruarjen e veprimtarisë në agjenci , të ketë përgatitje të lartë shkollore , nënshtetësi të Malit të Zi dhe vendbanimin në Mal të Zi. Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë deputetet dhe këshilltarët, përsonat të cilët i zgjedh ose i emëron presidenti i Republikës, Kuvendi i Malit të Zi ose Qevderia, Kandidatët nuk mund të jenë as funksonarë të partive politike individë të dënuar për vepra penale e të ngjashme.

 

Qeveria merr vendim për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të kabinetit, ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë. Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, tha se ky organ do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit dhe se detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.“Këshilli do të përgatisë raporte dhe dokumente për pozicionin e Kosovës në dialog”, tha Selmanaj. Ende nuk dihen emrat e anëtarëve të këtij këshilli. Pas themelimit të Këshillit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të emërojë koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për dialog. Në hapje të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti, tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit, dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova është e gatshme për të rifilluar këtë proces. Ai tha se tema kryesore në dialog duhet të jetë njohja reciproke. Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifës që kishte vendosur Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Barrierat tregtare janë hequr dhe Bashkimi Evropian është shprehur se planifikon rifillimin e dialogut.

 

VV e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.Kërkesa është dorëzuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. “Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndryshojë qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Vota e deputetit të partisë Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala, u kontestua në ditën që u votua Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti. Shala nxiti reagime të shumta, pasi vetëm pak minuta para se të votohej qeveria, mori fjalën në Kuvend dhe tha se kishte ndërruar mendje sa i takon votimit të qeverisë. Këtë tha se e bëri pasi i kishin shkuar në shtëpi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Vetë presidenti Thaçi e pranoi se kishte pasur takim me deputetin Haxhi Shala. Por, veprimin e tij, presidenti e cilësoi vetëm si “këshillim”.

 

Kosovës i shtohen edhe 79 raste me koronavirus

Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 79 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.878. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga sëmundja COVID-19 ka vdekur edhe një person, duke e çuar numrin e viktimave në 51. Aktualisht raste aktive me koronavirus janë 1.250. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 71 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.577. Më herët Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë të shtrirë 111 raste me Covid-19. Në raportimin ditor të kësaj klinike thuhet se "66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive". "Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë", thuhet në njoftim.

 

Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE-së

Sot më 1 korrik Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. BE-ja po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit. Merkel priti presidentin francez, Emmanuel Macron, më 29 qershor, pasi të dy udhëheqësit mbështesin bashkërisht fondin e rimëkëmbjes së BE-së. Kancelarja tha se "Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë". Merkel theksoi unitetin gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, duke pranuar se "pritjet janë të larta" pasi Gjermania merr presidencën e rradhës të BE. Merkel dhe Macron së bashku propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën të dalë nga dëmi i rëndë ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond prej 750 miliardë eurosh. Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja. Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin. Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin. “Fondi nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës, por pa të gjërat vetëm do të përkeqësohen”, tha Merkel në një intervistë të publikuar më 26 qershor.

 

 

Trump miraton planin e tërheqjes së mijëra trupave nga Gjermania

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar një plan për tërheqjen e 9.500 trupave amerikane nga Gjermania, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman. Hoffman tha se plani mundëson "frenimin e ndikimit rus, forcimin e NATO-s, sigurimin e Aleatëve, fleksibilitetin strategjik të SHBA-së dhe të Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe ofron përkujdesje për anëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre". Vendimi parashah uljen e nivelit aktual të trupave amerikane në Gjermani, nga rreth 34.500 në 25,000. Hoffman nuk dha detaje se kur do të ndodhin tërheqjet e trupave, ose nëse ato do të vendoseshin në një vend tjetër të NATO-s, siç është Polonia. Gjatë vizitës së presidentit polak, Andrzej Duda në Uashington, javën e kaluar, Trump tha se disa nga trupat amerikane mund të shkojnë në Poloni. Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se disa prej trupave mund të dërgohen në vendet e Evropës Lindore -si një lloj mesazhi ndaj Moskës. Te vendet anëtare të NATO-s, janë rritur shqetësimet për një ekspansion të mundshëm rus, pasi Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme gadishullin e Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe filloi të mbështesë separatistët në një luftë, në pjesën lindore të vendit, që ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz. Trump tha në fillim të këtij muaji se po shkurtonte numrin e trupave në Gjermani, pasi përsëriti ankesat e tij se Berlini nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjen e vet dhe i trajton Shtetet e Bashkuara "keq" në tregti. "Pentagoni do të informojë Kongresin për planin e miratuar, dhe më pas do të konsultohet me aleatët e NATO-s", tha Hoffman.

 

 

Së paku 19 të vdekur nga një shpërthim në Teheran

Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 19 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane. Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At'har. Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor. Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit. Televizioni Shtetëror i Iranit raportoi se mund të ketë më shumë shpërthime, sepse brenda spitalit ka një numër rezervuarësh të tillë.

 

Dhjetëra protestues arrestohen në Hong Kong

Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Hong Kong, përfshirë një njeri që mbante një flamur pro pavarësisë, pasi hyri në fuqi një ligj i ri i sigurisë i imponuar nga Pekini, thonë zyrtarët. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë disa protestues të mbledhur për të shënuar 23 vjetorin e përfundimit të sundimit britanik. Legjislacioni kriminalizon ndarjen, përmbysjen e pushtetit shtetëror, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja. Personat që angazhohen në këto çështje, mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Kritikët thonë se ligji ndalon disa liri të qytetarëve, të cilat do të duhej të garantohen nga Kina. Sovraniteti i Hong Kongut iu dorëzua Kinës nga Britania e Madhe në vitin  1997, në bazë të një marrëveshjeje të krijuar për të mbrojtur liritë e caktuara, për të paktën 50 vjet. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Pekinin kundër hyrjes në fuqi të ligjit të sigurisë. "Sot shënohet një ditë e trishtuar për Hong Kongun dhe për njerëzit që duan lirinë në të gjithë Kinën", tha Pompeo në një deklaratë. "Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq, ndërsa Kina e gëlltit Hong Kongun në grykën e saj autoritare", tha ai. Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me njerëzit e Hong Kongut dhe "do t'i përgjigjen sulmeve të Pekinit ndaj lirisë së shprehjes, shtypit dhe tubimit, si dhe sundimit të ligjit". Bashkimi Evropian gjithashtu kritikoi ligjin, duke thënë se ai minon seriozisht shkallën e lartë të autonomisë që Hong Kongu ka gëzuar.

 

Nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe me vransira kalimtare në pjesët veriore të vendit. Ka fry erë e dobët deri e mesme kryesisht nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit. Temperaturat:     Podgoricë 36 gradë , Ulqin e Budvë , B.Pole e Beranë 32, H.Novi, Cetinë, Nikshiq e Andrievicë 31, Tivar, Pertrovac, Plevle, Kollashin e Rozhajë 30, Pluzhinë, Shavnik e Guci 29 Plavë 28 dhe Zhablak 24 gc.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në orët e pasditës pritet vransim gradual i motit dhe reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 23 kurëse më e larta e ditës prej 27 deri në 38 gc.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se