Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 06. 2020. 17:22   >>  17:26

Ditari 30.06.2020

30.06.2020

Hapja e kapitullit 8 – vërtetim i politikës së zgjerimit

Mali i Zi ka hapur sot në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel kapitullin 8 , njëherit kapitulli i fundit në bisedime me Bashkimin Evropianë, njofton korrespodenti i RTMZ nga Brukseli. Fjala është për kapitullin 8 që ka të bëjë me konkurrencën. Duke komentuar hapjen e kapitullit 8 , komisari evropianë për zgjerim, Oliver Varheli, ka deklaruar se ky është “sinjal i qartë i përkushtimit të BE ndaj Ballkanit Perëndimor ”. Ai ka shtuar se tani kërkohet përqendrimi në reforma , sidomos në fushën e sundimit të ligjit me qëllim që Mali i Zi të mund të përparojë edhe më tepër në rrugën drejtë BE. Kryetari i Këshillit parlamentarë për stabilizim dhe asocim Vlladimir Billçik e ka përgëzuar Malin e Zi për hapjen e këtij kapitulli të rëndësishëm . Drejtorja për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim , Henoveva Ruiz Kalavera ,ka theksuar se hapja e kapitullit 8 është hap i rëndësishëm për Malin e ZI. Të përkujtojmë se kapitulli 8 , konkurrenca , përfshinë mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore. Fillimi zyrtar i bisedimeve në kapitullin e fundit është vërtetim i vendosmërisë së Malit të Zi për integrimet evropiane nga njëra anë , si dhe vërtetim i gatishmërisë të BE se dyert mbetet të hapura për shtetet të cilat i plotësojnë detyrimet e veta në rrugën drejtë anëtarësimit.

Markoviq : rikthesë në integrimet evropiane

Kryeministri i Malit të Zi,Dushko Markoviq ,ka vlerësuar se hapja e sotme e kapitullit 8 paraqet rikthesë në procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi .”Ditë e rëndësishm dhe rikthesë për procesin e integrimeve evropiane të Malit të Zi. Hapja e kapitullit të fundit është mirënjohje për punën tonë në reformat gjithëpërfshirëse , sidomos në kapitujt 23 dhe 24 “,ka vlerësuar Markoviq. Ai ka shtuar se Mali i Zi me një elan të ri dhe në partneritet me BE vazhdon fuqishëm të veprojë në agjendën evropiane .Të përkujtojmë se Mali i Zi ka hapur sot në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel kapitullin e fundit ,8 në bisedimet me BE ,që ka të bëjë me konkurrencën .


Mali i Zi vërteton kursin e vetë të politikës së jashtme

Ministri i punëve të jashtme ,Srgjan Darmanoviq, ka deklaruar se Mali i Zi me hapjen e të gjithë kapitujve negocues edhe njëherë e ka vërtetuar kursin e vetë të politikës së jashtme dhe pas anëtarësimit në NATO vazhdon me integrimin e plotë në Bashkësinë e demokracive të zhvilluar evropiane. “E ardhmja e Malit të Zi është në BE dhe jemi të bindur se procesi i integrimeve evropiane përmban forcë transformuese e cila nxit zhvillimin e përgjithshëm të shtetit dhe shoqërisë “, ka theksuar Darmanoviq. Ai e ka falënderuar Kroacinë për ndihmë konstante ndaj perspektivës evropiane të rajonit , por edhe për suksesin që agjendën e zgjerimit të BE ta pozicionojë lartë gjatë presidencës me Këshillin e BE , edhe për kundër sfidave të mëdha të shkaktuara nga pandemia. Ambasadorja e përhershme e Kroacisë pran BE, Irena Andrashi, ka theksuar në Bruksel se është e kënaqur që Mali i Zi në ditën e fundit të presidencës kroate me Këshillin e BE ka arritur të hap kapitullin e fundit negocues.

 

RTMZ ndërpret transmetimet e drejtpërdrejta të seancave parlamentare deri në fund të zgjedhjeve

RTMZ i ka ndërprere transmetimet e drejtpërdrejta të seancave të Kuvendit të Malit të Zi derisa të përfundojnë zgjedhjet . Këtë në fillimin e seancës së sotme e ka kumtuar kryetari Ivan Brajoviq ,duke shtuar se për këtë dje e ka informuar drejtori i përgjithshëm i RTMZ ,Bozhidar Shundiq. Brajoviq ka theksuar se në arsyetimin e RTMZ theksohet nevoja e sigurimit të trajtimit të barabartë i të gjitha subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në fushatë .Ai ka sqaruar se Kuvendi do të mundësojë transmetimet televizive të seancave në faqen e vet të internetit dhe do të mund ti përcjellin qytetaret dhe të gjitha mediet e interesuara..Deputeti i pavarur ,Aleksandër Damjanoviq ka theksuar se me vendimin për ndërprerjen e transmetimeve, siç ka theksuar, i ashtuquajturi servis publik e ka nënçmuar Kuvendin e Malit të Zi.

 

Nikoliq propozohet për kryetar të Këshillit

Zëdhënësi dhe deputeti i PDS ,Millosh Nikoliq është propozuar sot për kryetarë të Këshillit për përcjelljen e zbatimit të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve në pjesën që ka të bëjë me mediat. Këshilli administrativ ka propozuar sot që zëvendës i tij të emërohet nënkryetari aktual i Parlamentit ,Genci Nimanbegu. Për anëtarë të Këshillit janë propozuar Nada Dorobnjak , Predrag Sekuliq dhe Boris Mugosha .Këshilli administrativ ka vërtetuar sot propozimin e vendimin për themelimin e Këshillit për përcjelljen e zbatimit të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve në pjesën që ka të bëjë me mediumet dhe ia ka propozuar parlamentit këto emërime.

 

Shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje me një listë unike

Këshilli kombëtarë i shqiptarëve në Mal të Zi i ka ftuar të gjitha subjektet politike të shqiptarëve, respektivisht udhëheqësit e tyre që pa humbur kohë të arrijnë një marrëveshje për pjesëmarrjen në zgjedhje me një listë të përbashkët , “ Lista nacionale e shqiptarëve në Mal të Zi” . Siç kanë kumtuar nga Këshilli kombëtarë i shqiptarëve , ata besojnë se kjo dëshirë e pjesës më të madhe të votuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe po ashtu janë të mendimit se në këtë drejtim do të ketë edhe përkrahjen e diasporës. Është e mirë që homogjenizimi i subjekteve politike të bëhet rreth një çështjeje , rreth platformës politike , e cila do të përfshijë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, në bazë të prioriteteve duke filluar nga ruajtja e identitetit kombëtarë , pengimin e asimilimit , përfaqësimin proporcional dhe dinjitoz në institucione , decentralizimi i administratës lokale problematikat e arsimimit në gjuhën shqipe e kështu me radhë . Siç theksohet ekzistojnë argumente të mjaftueshëm se unifikimi i subjekteve nacionale në garën zgjedhore , në ato shtete ku shqiptarët janë pakicë , ka rezultuar pozitivisht siç është rasti me Komunën e Tuzit në zgjedhjet e fundit lokale , pastaj në Luginën e Preshevës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi gjë që ka rezultuar me rritjen e numrit të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

 

Gjykata në hijen e mandateve të një pas njëshme

Gjykata në Mal të Zi sot është në hijen e mandateve të një pas njëshme , ka vlerësuar kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Zvicerr Simoviq në mbledhjen e Këshillit për sistemin politikë ,legjislaturë dhe administratë. Ajo konsideron se problemi nuk qëndron vetëm në Këshillin gjyqësor ,por edhe në zgjidhjet ligjore. Ajo ka deklaruar se pajtohet me qëndrimin e ministrit të drejtësisë Zoran Pazhin se çështja e disa mandateve nuk është çështje kushtetuese dhe as ligjore , por nevojë për zhvillim të mëtejshëm të gjyqësorit mbi baza të principeve demokratike dhe mbi bazat e kërkesave evropiane. Bashkëbiseduesi kryesor, Aleksandër Dërleviq ,ka theksuar se Mali i Zi deri tani ka zhvilluar bisedime me kriteriume shumë të ashpra të sundimit të ligjit. Ai ka vlerësuar se çfarëdo që të bëjë struktura negocuese , sado që Qeveria të udhëheq këtë proces , parlamenti dhe partitë politike të cilat janë pjesëmarrëse aktive e procesit negocues duhet të japin kontributin e vetë.

 

Sot ka filluar regjistrimi në vitin e parë të këtij viti akademik

Sot ka filluar regjistrimi për mbi 3 mijë e 500 nxënës të shkollave të mesme në vitin e parë të studimeve themelore në Universitetin e Malit të Zi për vitin akademik 2020/2021 , të cilët financohen nga buxheti . Për ndryshe, në 19 fakultete të Universitetit të Malit të Zi , studentët do të mund të zgjedhin njërin prej 64 programeve studimore. Më së tepërmi vende të lira ka në Fakultetin ekonomik , 390, pastaj në atë filologjik 355 , në Fakultetit elektroteknikë 330 , në Fakultetin juridikë 240, në Fakultetin e mjekësisë 205 e kështu me radhë . Për shkak të situatës aktuale dhe zbatimit të masave parandaluese të përhapjes së korona virusit , në pajtim me urdhëresat e Ministrisë së shëndetësisë dhe të rekomandimeve të Institutit për shëndetin publikë është e mundshëm vetëm paraqitja elektronike në konkurs , përmes dërgimit të obligueshëm të dokumenteve origjinale me postë.

Rama: Vizita në Kosovë, në funksion të “një nevoje kombëtare”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vizita e tij në Kosovë është zhvilluar në funksion të “një nevoje kombëtare”.

Rama foli në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, pak para se të largohej nga Kosova, ku qëndroi qysh të hënën.

“Dua ta bëj të qartë faktin se jam këtu, në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”, tha Rama.

Vizita dhe komentet e tij pasojnë njoftimin e javës së kaluar të Zyrës së Prokurorit Special se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Duke e komentuar këtë aktakuzë, Thaçi tha të hënën, në një fjalim para opinionit, se nëse aktakuza konfirmohet, ai do të japë dorëheqje.

Thaçi tha se akuzat për krime lufte kundër tij janë "false".

Ngjashëm është deklaruar, ditë më parë, edhe kryetari i PDK-së, Veseli, i cili ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special janë të pavërteta.

Rama, i cili vizitoi Kosovën së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se “procesi i vënies së drejtësisë në Kosovë për krimet e luftës është konceptuar, mbështetur dhe zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi i shtet-ndërtimit, i pajtimit ndëretnik, i integrimit evropian, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë".

 

Shtohen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri 

Ditën e sotme në Shqipëri është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 69 persona.

Një ditë më parë me koronavirus u infektuan 64 persona dhe 3 persona ndërruan jetë duke e çuar në 59 numrin në total.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë.

Rusia i afrohet 650 mijë rasteve me COVID-19

Rusia vazhdon të ketë numër të madh të rasteve ditore me COVID-19.

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Rusia njoftoi të martën 6.693 raste të reja të koronavirusit të romanit, duke rritur shifrat e saj mbarëkombëtare në 647.849, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Qendra e reagimit të koronavirusit të vendit tha se 154 njerëz kishin vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin zyrtar të vdekjes në 9.320.

 

SHBA regjistron më tepër se 41,500 raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon të ketë numër të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara raportuan të paktën 41.586 raste të reja të koronavirusit dhe 338 vdekje të hënën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Deri më sot, SH.B.A. ka regjistruar të paktën 2.590.582 raste të Covid-19, sipas raporteve të rasteve të JHU.

Të paktën 126.114 persona kanë vdekur nga virusi në shkallë vendi.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

 

Nga nesër Gjermania do ta kryesojë Këshillin e BE

Kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian e përfundon të martën në mesnatë Kroacia, ndërsa nga nesër do t’i takojë Gjermanisë. Presidenca Gjermane do ta ketë prioritet kryesor miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondit për përballje me pasojat e pandemisë. Por, sipas një diplomanti të lartë gjerman, në rend dite do të ketë edhe tema tjera.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane që gjatë kryesimit të tyre me BE-në të vendosin në rend dite edhe liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Një diplomat i lartë gjerman u ka thënë gazetarëve se për liberalizimin e vizave kërkohet një shumicë e kualifikuar e vendeve anëtare në Këshillin e BE-së dhe se, nëse Gjermania vlerëson se ekziston një shumicë e tillë, atëherë do ta vendosë në rend dite.

Zyrtarë të lartë gjermanë janë shprehur publikisht në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Por Franca, Holanda dhe disa shtete tjera të BE-së nuk e kanë mbështetur deri më tash një vendim të tillë.

Pos liberalizimit të vizave Gjermania dëshiron që gjatë kryesimit të saj me BE-në të avancoj edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Shtetet e Bashkuara heqin statusin e veçantë për Hong Kongun

Duke reaguar ndaj miratimit të ligjit të ri kinez për sigurinë kombëtare për Hong Kongun, Shtetet e Bashkuara sot filluan të heqin statusin e veçantë për këtë qytet, të pezullonin eksportin e pajisjeve ushtarake dhe të kufizonin eksportin e produkteve amerikane të teknologjisë së lartë.

Departamenti i Tregtisë amerikane njoftoi se po pezullon “statusin preferencial të Hong Kong”, duke dërguar një apel në Pekin zyrtar që të pezullojë menjëherë miratimin e ligjit të ri dhe të përmbushë premtimet e dhëna për qytetarët e Hong Kongut dhe botës, transmeton Reuters.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë0

Sot në Mal të Zi mban mot mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 35, Ulqin e Cetinë 31, Beranë , Nikshiq , Budvë e B. Pole 30, Tivar , H. Novi e Shavnik 29. Plluzhinë , Plavë e Rozhajë 27, Kollashin e Plevle 26 dhe në Zhablakë 21 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 32, kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 38 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се