Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 06. 2020. 16:35 >> 16:41

Ditari 25.06.2020

25.06.2020

KOS dëshirojë të drejtojë Malin e Zi

Ligji për lirinë e feve është prezantuar si kapsollë iniciuese për konflikt në relacionin Kisha Ortodokse Serbe – shteti i Malit të Zi gjë që në një mas edhe është realizuar, ka vlerësuar presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq. Ai ka sqaruar se qëllimi ka qenë që të miratohet ligji me të cilin do të zëvendësohej një ligj nga koha e Jugosllavisë socialiste dhe të përparohet të drejtat dhe liritë fetare në pajtim me zgjidhjet e civilizimit modern evropian.

“Duke hapur këtë ligj kemi shkuar drejtë çështjes së pronësisë. Intencat të cilat i ka treguar Mali i Zi që një pjesë e pronës me të cilën shërbehet Kisha Ortodokse Serbe (KOS), pjesa e cila është financuar nga burimet publike, të jetë pronë e shtetit”  ka theksuar Gjukanoviq në intervistën dhënë Radio Televizionit Kroat (HRT).  Gjukanoviq ka theksuar se Kisha Ortodokse Serbe i kundërshton këto zgjidhje  dhe ka iniciuar protesta me ide se duhet të “mbrohen  shenjtoret nga Mali i Zi dhe se ato gjithnjë po vazhdojnë”. Ai konsideron se përvoja kroate në rrugën drejtë BE është shembull i mirë i suksesit në asocimin e vendeve të Evropës juglindore drejtë synimeve euroatlantike.

 

Sulmi kundër uniformave të policisë është sulm kundër shtetit

Qeveria ka dënuar ashpër dhunën dhe incidentet duke u bërë ftesë organeve kompetente që me vendosmëri dhe në bazë të ligjit të pengojë dhe të sanksionojë   çdo përpjekje për  rrezikimin e demokracisë, të paqes dhe sigurisë së qytetarëve të Malit të Zi.  Nga Qeveria kanë kumtuar se sulmi kundër uniformës policore është edhe sulm kundër shtetit dhe vlerave të tij themelore. “Mbrëmë, por edhe ditëve të mëparshme jemi dëshmitarë  të sjelljeve të pashembullta dhe joligjore të disa individëve dhe grupeve në disa qytete të Malit të Zi”, kanë theksuar nga Qeveria. Theksohet se reagimi i organeve kompetente shtetërore, përfshirë këtu edhe policinë ndaj sjelljeve të tilla, është detyrë dhe obligim i tyre kushtetues.“Ndërkaq sulmi kundër personave zyrtarë dhe mosveprimi ndaj urdhëresës së personit zyrtarë nënkupton përgjegjësi penale dhe pasoja të tjera gjithandej në botë”, kanë theksuar nga Qeveria e Malit të Zi. Kurse, për shkak të incidenteve në Mal të Zi do të përgjigjen penalisht dhe për kundërvajtje 54 individë, 41 prej të cilëve janë të arrestuar, ka kumtuar Drejtoria e policisë duke shtuar se janë lënduar në këto raste 9 pjesëtarë  të policisë.

 

Të gjithë të marrin pjesë në dialogun konstruktiv

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke i ka ftuar të gjitha palët që të marrin pjesë në dialogun konstruktiv, të shmanget dhuna me çdo kusht dhe të punojnë së bashku për suksesin e zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi. Ajo është paraqitur në Twiter me rastin e konflikteve të djeshme ndërmjet qytetarëve dhe policisë në disa komuna të Malit të Zi. Edhe BE i ka ftuar akterët  politik në Mal të Zi që të tregohen të përmbajtur dhe të respektohet sundimi i ligjit, dhe u bënë ftesë për  pjekuri politike për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme nëpërmes frymës së respektimit reciprok. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka theksuar se BE përcjell me vëmendje rrjedhat në Mal të Zi, sidomos ngjarjet në Budva.

 

Situatat në disa komuna janë prezantuar si kryengritje kundër Malit të Zi

Situatat në disa komuna janë dukur mbrëmë si kryengritje kundër Malit të Zi, ka deklaruar kryetari i Këshillit për kontrollin qytetarë të policisë,  Aleksandar Sasha Zekoviq duke shtuar se zbatimi i autorizimeve policore në rrethana të tilla nuk duhet të ndërpritet. Ai ka shtuar se duhet përkrahur dhe duhen mbrojtur aksionet legjitime të policisë dhe të mos komprometohen për përdorimin e  forcës dhe mjeteve disproporcionale të detyrueshme, sepse në këtë mënyrë siç ka theksuar ai, rrezikohet interesi i sigurisë së qytetarëve dhe i shtetit por edhe reputacioni i tyre.“Jemi unikë në vlerësimin se për shkak të këtyre ngjarjeve duhet të thirret mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri i Kuvendit të Malit të Zi me qëllim që në këtë format, me pjesëmarrjen edhe të Këshillit, të diskutohet në mënyrë të argumentuar për të gjitha intervenime policore”, ka konkluduar Zekoviq.

 

Vukçeviq nuk zgjidhet kryeprokurore e shtetit

Prokurorja speciale Lidija Vukçeviq nuk është zgjedhur sot Kryeprokurore e shtetit, sepse nuk e ka fituar shumicën prej dy të tretave në Parlamentin e Malit të Zi. Nga partitë opozitare të pranishëm në sallë ishin vetëm përfaqësuesit e Partisë Socialdemokratike të cilët kanë votuar kundër këtij propozimi. Vukçeviq në këtë funksion e ka propozuar Këshilli i prokurorisë. Juristet e diplomuara Nerma Dobarxhiq dhe Snezhana Armenko në mbledhjen e sotme të Parlamentit janë zgjedhur zëvendëse të avokatit të popullit të Malit të Zi. Ato për këtë funksion i kishte propozuar vetë avokati i popullit, Sinisha Bjekoviq. Deputetet e Frontit Demokratik, të PSP, të Malit të Zi të bashkuar dhe të DEMOS-it kanë dalur nga mbledhja e Parlamentit të Malit të Zi pasi që nuk u aprovua propozimi i tyre që për shkak të ngjarjeve në Budvë të ndërpritet seanca e sotme e Parlamentit shtetëror. Andria Radman është zgjedhur sot anëtarë i Komisionit zgjedhor të shtetit. Atë për këtë funksion e ka propozuar Këshilli administrativ i Kuvendit të  Malit të Zi. Kryetar i Këshillit për arsimim të lartë është zgjedhur Millan Markoviq, kurse anëtar, Irena Oroviq dhe Allan Muratoviq. Markoviq dhe Oroviq janë përfaqësues të Universitetit të Malit të Zi, kurse Muratoviqin e ka propozuar Parlamenti studentor. Parlamenti ka miratuar sot edhe Ligjin për amnisti, me të cilin shkurtohet vuajtja me burg 15, 10, ose 5% për personat të cilët janë të dënuar për disa vepra të caktuara penale.

 

Emërimi i kryetarit të Komunës dhe të Kuvendit do të bëhet të shtunën

Kryetarët e Komunës dhe të Kuvendit komunal të Budvës do të duhej të zgjidhen të shtunën në mbledhjen e parlamentit lokal e cila , me procedurë urgjente është caktuar për të shtunën.

Seancën e ka caktuar ushtruesja e detyrës të kryetares së Kuvendit të Budvës Snezhana Kuç. Në rend të ditës është edhe dhënia e pëlqimit në vendimin për shkarkimin e nënkryetarit të Komunës, Marko Markoviq.  Në arsyetim theksohet se me rregulloren e Kuvendit është paraparë që mbledhja mund të konvokohet me procedurë urgjente brenda një afati më të shkurtë se 10 ditorë në rast të rrethanave në të cilat është e rrezikuar prona me vlerë më të madhe.

 

Darmanoviq në takimin e Ministrave të punëve të jashtme të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore

Shefi i diplomacisë së Mallit të Zi, Sërgjan Darmanoviq merr sot pjesë sot në takimin virtual të ministrave për punë të jashtme të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore, në kuadër të presidencës kosovare. Nga kjo ministri është kumtuar se takimi i shefave të diplomacive të shteteve anëtarë të këtij procesi do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve për bashkëpunimin rajonal në kuadër të këtij mekanizmi gjatë kohës së pandemisë të Covid-19, por edhe për pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe për masat për zbutjen e këtyre pasojave.“Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore është kornizë rajonale e bashkëpunimit e themeluar në vitin 1996 me qëllim të promovimit dhe të forcimit të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet shteteve të Evropës juglindore“, thuhet në kumtesë.

 

Ka filluar kampi ushtarak verorë përmes respektimit të rekomandimeve të TKN

Kampi veror ushtarak për të rinjtë ka filluar përmes respektimit të gjitha masave dhe rekomandimeve të parapara të Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet ngjitëse (TKN) si dhe të Institutit për Shëndetin Publik, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Theksohet se gjatë këtij viti, 65 nxënës të shkollave të mesme nga i tërë Mali i Zi, në kuadër të kampit të pestë veror ushtarak, dy javët e ardhshme do ti kalojnë në jetën ushtarake. “Me këtë rast ata do të stërviten nga topografia, orientimi,  pastaj trajnimin sanitarë dhe alpinistik e të ngjashme, thuhet në kumtesë.

 

Refuzohen lejet për punë të një banke dhe për institucionit mikrokreditues

Këshilli i Bankës Qendrore të Malit të Zi ka refuzuar sot të jap leje për punë një Banke dhe institucionit financiar mikrokreditues për shkak të mosplotësimit të kushteve të parapara me ligj. Nga Banka Qendrore është kumtuar se Këshilli ka sjell vendimin për refuzimin e kërkesave  për dhënien e lejeve për punë të një banke, sepse, në bazë të informatave relevante të grumbulluara gjatë procedurës paraprake, është vërtetuar se  nuk janë plotësuar kushtet e parapara me ligj për bankat.

 

Arkëtimi i të ardhurave në qershor ka qenë në nivelin e qershorit të vitit të kaluar

Faturimi i të ardhurave tatimore në muajin qershor ka qenë në nivelin e qershorit të vitit të kaluar, kur ekonomia kishte shënuar rritje të fortë, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së tatim pagimeve, Miomir M. Mugosha. Ai në intervistën dhënë gazetës, “Dneve Novine”, ka ka publikuar të dhënën befasuese se grumbullimi i pagesave të tatimit në profitin e ndërmarrjeve ka qenë 1 milion euro më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjë që flet qartë për shërimin gradual të ekonomisë.

 

Do të përgjigjen të gjithë të cilët kanë rrezikuar shëndetin e njerëzve

Do të insistojmë që të gjithë ata të cilët nuk kanë folur të vërtetën gjatë procedurës së hulumtimeve epidemiologjike  të përgjigjen me ligj, ka theksuar ministri Kenan Hrapoviq, duke u bazuar në ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse. Aktualisht në Mal të Zi janë 65 raste aktive të prekura me korona virusin.

Të shtruar në spital gjenden 13 pacient me Covid-19. Edhe 6 persona të tjerë janë të infektuar me koronavirus duke e çuar kështu numrin e rasteve aktive të infektuarve në Mal të Zi në 65, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Të gjithë të sapoprekur nga ky virus janë nga Rozhaja. Pesë prej tyre janë raste të kontakteve me  të infektuarit e mëparshëm,  kurse rasti i 6 mund të lidhet me qëndrimit e tij në BeH, kanë theksuar nga Instituti.

 

Dialogu nuk ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot në Bruksel se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, ka një maturi të duhur institucionale për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballet. Ai gjatë qëndrimit në Bruksel do të takojë liderët e dy institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Kosovës, në Bruksel, është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe me shefin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David Mec Allister. Më vonë do të takohet edhe me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen dhe me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi. Hoti ka thënë se në këto takime ka treguar përkushtimin e Kosovës dhe qeverisë së re për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova. Nesër, Kryetarja e KE, van der Leyen do të takojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

Kryeministri i Kosovës anulon pjesëmarrjen në takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, pas situatës së krijuar me publikimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, anuloi udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara pak pasi që Prokuroria e Posaçme publikoi njoftimin për aktakuzat. Zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill. Publikimi i njoftimit u bë në prag të një raundi bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet të dyja palëve. Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

 

Osmani takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it. Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter, Osmani ka thënë se me ambasadorët e këtyre shteteve ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike. “Kisha një takim produktiv me ambasadorët Quint-it për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë dhe të gjitha institucioneve tona”, ka deklaruar Osmani. Takimi i saj me ambasadorët e këtyre vendeve vjen pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për anulim të takimit, të planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

 

Kuvendi i Kosovës anulon vazhdimin e seancës për dialogun

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Sot ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, mirëpo me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e seancës.

 

Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi në pikëpyetje

Analistë perëndimorë thonë se cilatdo qofshin arsyet, bërja publike e akuzave ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte rastësore. Analisti amerikan, Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe profesori i Universitetit të Gracit në Austri, Florian Bieber, thonë se kjo situatë krijon paqartësi për të ardhmen. Serwer, drejtor i Programit për Menaxhimin e Konflikteve në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se njoftimi i zyrës së Prokurorit të Posaçëm, ishte i papritur. Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit i tha Zërit të Amerikës, se njoftimi para vizitës nuk ishte i rastësishëm. Florian Bieber thotë se ishte gjithmonë e pritshme që zyra e Prokurorit të Posaçëm do të merrej me raste serioze dhe me zyrtarë të lartë. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë. Ndërsa mbeten ende shumë pikëpyetje për njoftimin e akuzave, diçka është e qartë, ecuria e mëtejshme e bisedimeve ndodhet në një udhëkryq të vështirë.

 

Fillojnë testimet e vaksinës së re kundër Covid-19 në njerëz

Pesëmbëdhjetë vullnetarë të shëndetshëm pritet të marrin dozën e parë në ditët në vijim, si pjesë e fazës fillestare të testimit. Testimet njerëzore për vaksinën e Oksfordit ChAdOx1 nCoV-19 (AZD1222) filluan në prill, në të cilën u përfshinë më shumë se 1.000 pjesëmarrës. Përndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka regjistruar edhe 95 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 311 testeve.

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja. Maqedonia e Veriut duke filluar nga nesër do të hapë të gjitha vendkalimet kufitare. Mësohet se të huajt do të mund të lëvizin pa pengesë, pa detyrimin e testit dhe karantinë. Gjate 24 orëve te fundit si pasojë e koronavirusit tetë persona kanë ndërruar jetë ndërsa janë shënuar 136 raste të reja me këtë virus. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në këtë vend arrin në 5.445. Në Bosnjë Hercegovinë shënohen edhe 119 të prekur, kurse në Serbi nga 7.784 persona të testuar janë vërtetuar edhe 143 me virusin korona. Në Ballkanin Perëndimor numërohen rreth 30 mijë të infektuar me COVID-19 dhe rreth 900 viktima. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Dje u shënuan 34,700 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.  Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në 9.5 milionë, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në mbi 485 mijë. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me mbi 124 mijë viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53 mijë, Britania e Madhe me mbi 43 mijë, Italia me 34,675, Franca me afër 30 mijë dhe Spanja me 28,327 viktima nga COVID-19.

 

Nesër mot me diell dhe i nxehtë

Edhe sot në Mal të Zi po mban mot kryesish me diell dhe i relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Herceg Novi 32 gradë, Ulqin 30, Beranë e Tivar 28, Plevle, Cetinë e Bjello Pole 27, Nikshiq e Kollashin 26, Rozhajë 25, Plavë 23 dhe në Zhablak 21 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej  23 deri në 35 gradë celsius.  

 

 

 

ditarin e redaktoi, Pjetër Lucaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се