Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 06. 2020. 17:44 >> 17:56

Ditari 02.06.2020

02.06.2020

Simoviq - Qëllimi i disave është që të hijezojnë rezultatet

Qëllimi i disave është që me propozime joreale të hijezojnë rezultatet që ka arritur Qeveria në pjesën e rikuperimit të pasojave socio-ekonomike të epidemisë së korona virusit, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë Millutin Simoviq. Ai duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve ka theksuar se Qeveria përmes dy pakove masash sociale ka orientuar rreth 2 milionë euro. Simoviq ka thënë se deri më tash janë paguar mbi 15 milionë euro për rrogat bruto të 60 mijë të të punësuarve. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Partisë socialdemokratike, Rashko Konjeviq, Simoviq ka thënë se kanë arritur shumë propozime masash për ndihmë, por Qeveria nuk ka dëgjuar se sa mjete duhet për implementimin e tyre, dhe nga cilat burime do të shfrytëzoheshin. Këto propozime i ka vlerësuar si populiste, të pëlqyeshme dhe joreale. Jam i bindur që juve, të cilët keni pasur rastin të udhëhiqni financat e shtetit nuk u duhen sqarime se sa e rëndësishme është ruajtja e financave publike për funksionimin e shtetit, e posaçërisht në kushtet që e kanë përfshirë sot botën, ka thënë Simoviq në përgjigjën dhënë Konjeviqit. Në pyetje të deputetëve sot përgjigjet edhe nënkryetari i Qeverisë për sistem politik dhe gjyqësor, e ministër i drejtësisë Zoran Pazhin.

Begiq, në Mal të Zi përfundim i pandemisë

Mali i Zi ka kaluar dy periudha inkubacioni 28- ditësh pa raste të reja të infektimit me koronavirus, që do të thotë se janë arritur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë, ka thënë i ngarkuari i drejtorit të Institutit për shëndet publik Senad Begiq. Kjo procedurë është e definuar me ligj, që thotë se epidemia mund të përfundojë atëherë kur kalon periudha e dyfishtë e inkubacionit. Periudha nuk definohet me ligj, por me disa rregulla epidemiologjike. Kemi dy periudha inkubacioni pa raste të reja dhe në të vërtetë janë arritur kushtet që epidemia të përfundojë, ka thënë Begiq për programin e mëngjesit të transmetuesit publik. Forma juridike, siç ka sqaruar, lidhur me temë nuk ndryshon shumë, sepse rreziku për infektim akoma është i pranishëm. Përfundimi i epidemisë faktikisht nuk do të thotë asgjë. Vala e parë formalisht ka përfunduar, por masat dhe urdhrat e Ministrisë dhe rekomandimet e Instituti të shëndetit publik edhe më tej janë në fuqi, ka thënë Begiq.

Rajko Kulaça ka vdekur sot në moshën 54 vjeçare

Ish kryetari i Komunës së Budvës, Rajko Kulaça ka vdekur sot në moshën 54 vjeçare, në rrugën derisa ishte duke u transferuar për në spital, nga problemet me zemrën. Ai ka qenë në krye të Budvës prej vitit 2005 deri në fund të vitit 2010. Kulaça ka qenë edhe dëshmitarë bashkëpunues kryesor i Prokurorisë speciale shtetërore lidhur me procesin ndaj grupit kriminal të Budvës, në krye të të cilit ka qenë ish funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve Svetozar Maroviq, në tetë afera korruptive, përmes të cilave arka e komunës është dëmtuar me disa dhjetëra milionë euro.

Të dyshuarës T.D. gjykatësi nuk i ka caktuar paraburgim

Të dyshuarës për shkaktimin e fatkeqësisë automobilistike tek vendbanimi Bogetiq me inicialet T.D. gjykatësi nuk i ka caktuar paraburgim, por ajo është kthyer në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqit, ka thënë për Televizionin e Malit të Zi avokati i saj Srgjan Leshkoviq. Prokurori i Prokurorisë themelore në Nikshiq, Zhelko Pejoviq, pas marrjes në pyetje të të dyshuarës, i ka caktuar paraburgim 72 orësh, periudhë që ka skaduar sot në ora 11. Në fatkeqësinë automobilistike, afër Bogetiqit, e kanë humbur jetën dy persona, kurse 26 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe të lehta.

 

KMDLNJ PRET SEANCË TË QETË PËR VOTIMIN E QEVERISË

Nesër me 3 qershor 2020, me kërkesë të mandatarit Hoti, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votim të qeverisë së re. Këtë vendim e mori Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen që është mbajtur sot. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi pati kundërshtime dhe pakënaqësi verbale por që nuk ndikuan në gjendjen e sigurisë. KMDLNj me një thirrje publike ka kërkuar që vendimi i Gjykatës si një akt i pakthyeshëm dhe vendim i autoritetit suprem për interpretim të Kushtetutës të mos kundërshtohet sikur që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese duhet të kursehen nga kërcënimet, shantazhimet dhe linçimet publike e që, përjashtuar disa raste me të cilat po merret policia, gjendja nuk ka përshkallëzuar siç ishte paralajmëruar. KMDLNj shpreson dhe pret që edhe votimi për qeverinë e re të Kosovës të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro apo kundër. “Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë presion në deputetë për përcaktimin e votës së tyre. Seanca për votim të Qeverisë së re më asnjë mënyrë nuk guxon të përshkallëzojë në veprime jo-parlamentare, ndryshe ata që do ta bëjnë këtë do të marrin përgjegjësi politike dhe do të kenë pasoja në zgjedhjet e ardhshme që sipas KMDLNj nuk do të jenë larg”, thuhet në komunikatën e dërguar për medie nga KMDLNJ.

HAZIRI: I KEMI VOTAT PËR QEVERINË HOTI

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se i kanë votat e nevojshme për ta votuar nesër në kuvend qeverinë̈ e re. Ai ka deklaruar se paralajmërimi i disa deputetëve të shumicës se re parlamentare se nuk do ta votojnë̈ Qeverinë̈ Hoti, nuk e rrezikon formimin e kësaj qeverie. “Numrat për votimin e Qeverisë Hoti i kemi. Shumica e sigurt parlamentare janë për ta votuar qeverinë e cila do të udhëhiqet nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën, Listën Serbe, minoritetet turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptian dhe me mbështetjen e deputetëve të AKR-së”, ka deklaruar Haziri për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

 

Në minierën e Artanës humbin jetën dy punëtor

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident brenda punishtes në Minierën e Artanës, ku si pasojë dy punëtorë kanë humbur jetën. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Artanës, Blerim Imeri konfirmoi se ka rënë pjesa tavanore e minierës. Ai tha se asnjë punëtor tjetër nuk gjendet brenda në minierë, ndërsa edhe dy të tjerë që kanë qenë brenda kanë pësuar lëndime të lehta. Aktualisht, po u jepet ndihma e parë të lënduarve.

 

Gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka humbur jetën në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient ka humbur jetën në Shqipëri, pasi ishte prekur nga Covid-19. Por sipas ministrisë së Shëndetësisë, viktima ka vdekur si pasojë e cirozës hepatike e stadit të fundit. Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë diagnostikuar 21 raste të reja me koroanvirus. Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik. Siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë, aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 375 mijë të vdekur në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar më shumë se 375 mijë të vdekur në botë, më shumë se tre e katërta prej të cilëve në Evropë dhe SHBA, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor. Në total, sipas të dhënave zyrtare, në botë janë regjistruar mbi 375 mijë të vdekur nga COVID-19, kurse mbi 6 milionë e 258 raste infektimi. Në Evropë, që është kontinenti më i prekur, janë evidentuar 179 mijë të vdekur në 2 milionë 167 mijë raste infektimi me koronavirus. SHBA-ja është vendi që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, 105 mijë, para Britanisë së Madhe me 39 mijë viktima, Italia me 33 mijë, Brazili me 30 mijë dhe Franca me 29 mijë viktima.

Ekonomia franceze pritet të tkurret për 11% këtë vit

Ekonomia franceze pritet të tkurret 11 për qind këtë vit, një shifër më e keqe se vlerësimet e mëparshme për një rënie prej tetë për qind, tha sot ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire. "Pasojat nga koronavirusi janë shumë të këqija", tha Le Maire për mediumin francez RTL. Franca ka lehtësuar masat e izolimit kundër pandemisë, duke lejuar hapjen e restoranteve, bareve si dhe bizneseve tjera. Por në Paris, ku koronavirusi mbetet më aktiv se në pjesën tjetër të territorit të Francës, kafenetë, baret dhe restorantet do të kufizohen në ushtrimin e aktivitetit vetëm në hapësirat e jashtme. “Francezët përsëri mund të jetojnë një jetë e cila është thuajse normale, tha kryeministri, francez, Edouard Philippe, javën e kaluar, ndërsa njoftoi për lehtësimin e masave. Masat e izolimit në Francë u vendosën më 17 mars pasi filloi rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në Francë janë regjistruar 189,348 të infektuar me koronavirus. Prej tyre 28,836 kanë vdekur.

Trump dhe Putin diskutojnë për Samitin e G7-ës dhe kontrollin e armëve

Presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i treguar propozimin e tij që të zgjerojë Samitin e shtatë vendeve më të Industrializuara (G7) më vonë gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe Rusinë në të, ka njoftuar Kremlini. Në kohën e pandemisë me koronavirus, Trump ka thënë javën e kaluar se ai do të mund të shtynte deri në vjeshtë takimin e liderëve të G7-ës, që ishte planifikuar të mbahej muajin e ardhshëm, dhe se aty planifikon të ftojë Rusinë, Australinë, Korenë Jugore dhe Indinë. Kremlini ka thënë më 1 qershor se Trump i ka treguar Putinit këtë ide, mirëpo nuk ka ofruar të dhëna të diskutimit, apo nëse lideri rus ka pranuar ftesën. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar bisedën duke thënë se të dy liderët “kanë diskutuar përparimin drejt mbajtjes së takimit të G7-ës”. Trump u ka thënë gazetarëve më 30 maj se grupi i anëtarëve të tanishëm të G7-ës, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Britania, Japonia, Italia dhe Franca – është i “papërditësuar” dhe nuk përfaqëson në mënyrë të duhur “atë që po ndodh në botë”. Rusia ka qenë anëtare e këtij grupi për shumë vjet, duke e kthyer grupin në G8, mirëpo është përjashtuar për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Trump ka thënë se beson që do të ishte e përshtatshme që Rusia të jetë pjesë e grupit “sepse për shumë gjëra që flasin, kanë të bëjnë me Rusinë”.

Prokurorët turq urdhërojnë arrestimin e 118 të dyshuarve për lidhje me Gulenin

Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona - kryesisht pjesëtarë të forcave ushtarake dhe të sigurisë - të dyshuar për lidhje me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas një përpjekjeje për grusht shtet më 2016. Autoritetet kanë shënjestruar në vazhdimësi ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 njerëz. Gulen, një ish aleat i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani që nga viti 1999. Ai mohon çdo përfshirje në grushtin e shtetit. Që nga përpjekja për grusht shtet, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna. Aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë Bashkimin Evropian si dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar veprimet e autoriteteve turke, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur masat, duke thënë se ato janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.

 

Trump thotë se do të përdorë forcën ushtarake për të ndalur trazirat

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai po mobilizon të gjitha burimet federale, civile dhe ushtarake, për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet e gjera të nxitura nga vrasja e një personi me ngjyrë - të paarmatosur – gjatë ndalimit nga ana e policisë. Trump ka njoftua dje se ai do të vendosë forcat ushtarake amerikane, përveç nëse guvernatorët zbatojnë rekomandimin e tij, për të vendosur Gardën Kombëtare, në numër të mjaftueshëm për të "dominuar situatën ". Presidenti mund të përdorë Aktin e Kryengritjes të epokës së luftës civile për të vendosur në rrugë ushtarët amerikanë. Akti lejon vendosje të tilla për qëllime të zbatimit të ligjit në raste ekstreme. Vendosjet e mëparshme të trupave amerikane në tokën amerikane, kanë ndodhur kryesisht për të ndihmuar amerikanët në raste urgjente, siç janë fatkeqësitë natyrore, dhe kanë ndodhur vetëm në koordinim me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë. Trump gjithashtu shprehu keqardhje për vandalizmin që ndodhi më 31 maj në Uashington dhe gjetiu. Vdekja e Floyd-it është ngjarja e fundit në një seri rastesh të ngjashme të brutalitetit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, përfshirë shumë raste të kapura tjera të cilët kalimtarët i kanë incizuar me telefonat e tyre dhe më pas janë publikuar nga mediat. Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj.

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, gjen autopsia private

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, ka gjetur autopsia e kërkuar nga familja e afrikano-amerikanit në Mineapolis, vdekja e të cilit ka nxitur protesta masive në Shtetet e Bashkuara, transmeton BBC. Ai ka vdekur për shkak të presionit që i është bërë në qafë nga zyrtarë policorë, kanë thënë ekspertë mjekësorë të angazhuar nga familja e tij. “Shkaku i vdekjes sipas mendimit tim është asfiksia, për shkak të shtypjes në qafë – e cila mund të ndikojë në oksigjenin që shkon te truri – dhe presionit në shpinë, e cila mund të ndikojë në frymëmarrje”, ka thënë Michael Baden, ish-zyrtar mjekësor për qytetin e Nju Jorkut, që është angazhuar nga familja e Floydit. Të gjeturat dallojnë nga autopsia zyrtare e kryer nga ekspertë mjekësorë të qarkut të Mineapolis.

 

Mbi 8 mijë të infektuar me koronavirus në Indi

India raportoi për një rekord të rasteve të reja me COVID-19. Dje në këtë vend u regjistruan 8,392 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 190,000. Prej tyre, mbi 5 mijë pacientë kanë vdekur. Të dhënat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë e Indisë. Megjithatë, autoritetet kanë filluar me lehtësimin e masave të izolimit. Duke filluar nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe objektet fetare do të të hapen përsëri në shumë zona, si pjesë e fazës së parë të një plani për lehtësimin e masave. Por, zonat që kanë numër më të lartë të pacientëve me Covid-19 do të mbeten nën izolim. Forcimi i ekonomisë së Indisë ndërsa lufton me koronavirusin është një përparësi kryesore, u tha sot kryeministri Narendra Modi, drejtuesve të biznesit.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, kurse pasdite kryesisht në viset kontinentale vende-vende edhe me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 26 gradë.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се