Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 06. 2020. 18:12 >> 18:29

Ditari 01.06.2020

01.06.2020

Ivan Brajoviq takoi kryetarët e partive politike

Në Kuvendin e Malit të Zi, kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq takoi kryetarët e partive të Koalicionit qeverisës derisa liderët e opozitës nuk morën pjesë. Në takim ishin lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, i Liberalëve Andrija Popoviq,nga Iniciativa Qytetare Kroate Adrian Vuksanoviq dhe Rafet Husoviq nga Partia Boshnjake. Ftesës së Brajoviqit iu përgjigjën edhe liderët e partive shqiptare Nazif Cungu e Nik Gjeloshaj, kurse Unionin Demokratik e përfaqësoi Hatixhe Gjoni. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit Branimir Gvozdenoviq e Genci Nimanbegu. Kryetari i Parlamentit e caktoi këtë mbledhje duke shpresuar se me dialog të hapur do të arrihet edhe zgjidhja konstruktive me qëllim të përmirësimit të ambientit zgjedhor në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vjeshtë.

Brajoviq - Opozita ka tregua mungesë të përgjegjësisë

Opozita me mosardhjen e vetë në takimin e ftuar në kuvendin e Malit të Zi ka tregua mungesë të përgjegjësisë për përmirësimin e ambientit zgjedhor,ka vlerësua kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Ai pas takimit me kryetarët e partive politike ka deklarua se ka dëshirua që në këtë takim të caktohet fillimi i rrethit të ri të bisedimeve të deputetëve për përmirësimin e procesit zgjedhor si dhe vetë ambientit të tij. Brajoviq theksoi pos tjerash se në këto bisedime nuk ka marrë pjesë asnjë lider i partive në opozitë dhe kjo dëshmon më së miri përgjegjësinë e njërës palë dhe mos përgjegjësinë e palës tjetër.

Këshilli i agjencisë për parandalimin e korrupsionit as sot nuk ka zgjedhë drejtorin

Këshilli i agjencisë për parandalimin e korrupsionit nuk e ka zgjedhur as sot drejtorin e saj. Ushtruesi aktual i detyrës së drejtorit të kësaj agjencie Savo Millashinoviq, tërhoqi kandidaturën e tij, ndërsa kandidati tjetër Amer Shukurica nuk fito përkrahjen e nevojshme. Të gjithë 5 anëtaret e këshillit të kësaj agjencie ishin të përmbajtur gjatë votimit. Kështu do të shpallet konkursi i tretë për zgjedhjen e drejtorit të agjencisë për parandalimin e korrupsionit. Kryetari i këshillit Momçillo Radulloviq pas mbledhjes tha se mos zgjedhja e drejtorit nuk është çështje e situatës aktuale.

 

Mali i Zi sot i ka hapë të gjitha vendkalimet kufitare

Mali i Zi sot i hapi të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet për qytetarët e vendeve të cilët numrin e të infektuarve me korona virus e kanë më pak se 25 raste në 100 mijë banorë. Në mesnatë janë hapur vendkalimet kufitare me Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Kroacinë. Të gjithë qytetarët nga këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi pa pasur nevojë të karantinimit. Qytetarët e Serbisë të cilët do të hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Turistët nga mesnata kanë filluar të hyjnë në Mal të Zi

Turistët, kryesisht nga vendet perëndimore të Evropës kanë filluar të hyjnë në Mal të zi menjëherë pas mesnatës. Siç u shprehën, ata nuk kanë pasur probleme gjatë hyrjes në Mal të zi. Me këtë rast Turistëve të parë iu ndanë dhurata simbolike.

 

Sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sot vazhduan punën

Sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas dy muaj e gjysmë ndërprerje sot vazhduan punën. Në Podgoricë, mëngjesin e sotëm u vërejtën radhë të gjata, pasi prej sot mund të dorëzohen kërkesa për letërnjoftime të reja që do të jenë një nga dokumentet identifikuese nacionale. Po ashtu, prej sot vazhdojnë aplikimet edhe për dokumentet për leje qarkullimi si dhe leje për qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm si dhe për punë të të huajve të cilëve u ka skaduar afati, por që do të konsiderohen të vlefshme deri me 1 korrik.

Sot u hapen të gjitha kopshtet private

Pas dy muaj e gjysmë pauze sot u hapen të gjitha kopshtet private. Sa u përket kopshteve shtetërore, ato do ta fillojnë punën ditën e enjte. Nga Kopshtet private thuhet se i gëzohen vazhdimit të punës dhe për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pranimin e vogëlushëve.

Në mbarë botën kremtohet 1 qershori si dita ndërkombëtare e fëmijëve

Në mbarë botën 1 qershori kremtohet si dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo ditë kremtohet edhe në Mal të Zi. Kompetentët e kësaj fushe theksojnë se shkalla e respektimit të të drejtave të fëmijëve në Mal të Zi është dukshëm më e mirë se 10 vjet më parë. Ata po ashtu thonë se ende ka hapësirë për avancimin e të drejtave të tyre.

 

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovë ka publikuar aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re. Në dokument arsyetohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës iu dha e drejta e formimit të qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila kishte dalë e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 nëntorit të vitit të kaluar. Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos “Të shpallë, më shumicë votash, që Dekreti [nr. 24/2020] i 30 prillit 2020 i Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit ''Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës", është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] në lidhje me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Gjykata konstaton se Vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë indikacion për propozimin e mandatarit në shkresat e dërguara nga presidenti Hashim Thaçi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e qeverisë në detyrë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbrojtur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës, për të zgjeruar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Ajo i ka reaguar përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, i cili kërkoi heqjen e këtyre masave dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialog.

 

Në Maqedoninë e Veriut shënohen 7 viktima dhe 89 raste të reja me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut, Kurba e koronavirusit tashmë ka kapërcyer jashtë parashikimeve. Me fillimin e qershorit, që ditën e parë Maqedonia e Veriut ka shënuar 7 viktima dhe 89 raste të reja nga COVID-19. Këto shifra po shënohën në kohën kur Maqedonia e Veriut është drejt rihapjes, madje kërkon të mbajë edhe zgjedhje të parakohshme. Kjo situatë ka alarmuar Ministrinë e shëndetësisë, madje ministri , Venko Filipçe ka paralajmëuar edhe një konferencë të jashtëzakonshme.

Në Shqipëri bjen numri i të infektuarëvet me koronavirus

Pas disa ditësh me mbi 20 raste, sot Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton se ka rënë sërish numri i të infektuarve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 persona. Sipas Ministrisë së shëndetësisë 4 prej rasteve të reja janë në Tiranë, ndërsa dy të tjerët në Durrës dhe Mat. Të identifikuarit e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Po ashtu njoftohet se ka ndërruar jetë tek Infektivi një 70-vjeçare duke e çuar në 34 numrin e viktimave në Shqipëri nga ky virus.

 

Moska i lehtëson masat e izolimit pas nëntë javësh

Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër koronavirusit, edhe pse numri i rasteve vazhdon të rritet. Parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u rihapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje dhe ushtrime të kufizuara, për herë të parë në nëntë javë. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se vendi i tij e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit. Megjithatë, numri i të infektuarve është ende në rritje. Të hënën, autoritetet ruse raportuan edhe për 9,035 raste të reja me koronavirus dhe për 162 viktima. Në total, Rusia ka mbi 414,800 të infektuar - më së shumti në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit - dhe 4,855 viktima. Zyrtarët thonë se numri i ulët i viktimave është për shkak të numrave të lartë të testimeve. Kritikët, megjithatë, frikësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.

 

Vazhdojnë protestat në disa qytete të Shteteve të Bashkuara

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vrasjen e një afro-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur dhe hedhur shishe plastike në drejtim të policisë. Në Nju Jork, së paku dy makina u dogjën, derisa mijëra njerëz marshuan në lagje të ndryshme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Flojdit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

Pushteti në Uashington ka vendosë orë policore

Pushteti në Uashington ka vendosur orë policore, pasi një numër i madh policesh as pas disa orëve nuk mundi të vendos qetësi nga dhuna e protestuesve të grumbulluar pranë shtëpisë së bardhë. Pas vendosjes së disa zjarreve në afërsi të vendit ku qëndron presidenti dhe pasi përdorja e lotsjellësve nuk arritën të shpërndajnë protestuesit u vendos ora policore. Policia deri tani ka arrestuar 4 mijë persona. Gjatë protestave agjentet e shërbimit sekret të Amerikës e kanë strehu presidentin Tramp në bunkerin nëntokësor.

 

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian pozitiv ndaj koronavirusit

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus. Pashinian tha se nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake. Ai tha se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

 

Rreth 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili ka raportuar për 956 vdekje të reja nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 28,834. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Brazili tani ka 498.440 raste të infektuar me korononavirus. Ekspertët kanë paralajmëruar se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë, për shkak të mungesës së testimit. Brazili tani është vendi i katërt në botë për nga numri i vdekjeve, pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë. Rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka mohuar shkallën e epidemisë duke kritikuar masat e izolimit, pasi sipas tij, ato po dëmtojnë ekonominë dhe vendet e punës.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Mal të zi mban mot me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan në Podgoricë 22, Ulqin, Tivar e Herceg Novi 21, Nikshiq e Cetinë 17, Kollashin e Plevle 12 dhe në Zhablak 7 gradë.

Për nesër meteorolog paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, në jug me intervale me me diell, kurse në veri me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 16, kurse më larta e ditës 10 deri në 25 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се