Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 05. 2020. 17:35 >> 17:42

Ditari 29.05.2020

29.05.2020

Bashkëpunim i domosdoshëm i forcave politike me orientim qytetarë 

Bashkëpunimi i të gjitha forcave politike të orientimit qytetarë për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Mali i Zi , është jetik për progresin e mëtejmë të shtetit, është vlerësuar në takimin e kryeministrit Dushko Markoviq me përfaqësuesit e Lëvizjes URA . Markoviq, siç është kumtuar nga Qeveria, i ka njoftuar bashkëbiseduesit me synimet që në procesin zgjedhor të shkohet pas një dialogu shoqëror dhe cenzusit të mundshëm gjë që e synon kjo qeveri. Markoviq dhe përfaqësuesit e URA-s në krye me kryetarin e kësaj lëvizjeje qytetare Dritan Abazoviq janë pajtuar se me qëllim të progresit të mëtejme të Malit të Zi është jetikë bashkëpunimi i të gjitha forcave politike me orientim qytetarë për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet shteti. Bashkëbiseduesit gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të iniciativës Aleanca për Evropën , janë pajtuar se Mali i Zi ka dalë me sukses nga lufta kundër korona virusit . Përfaqësuesit e URA kanë kumtuar se janë të gatshëm të propozojnë edhe disa zgjidhje kadrovike të cilat kanë të bëjnë me institucionet malazeze dhe se për rezultatet e iniciativës “Aleanca për Evropën” do të përcaktohen pas propozimeve të cilat do të arrijnë nga qeveria.

Mali i Zi ka forcë dhe kapacitet të vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike

Çdo gjë që po ndodhë gjatë 4 ose 5 viteve të fundit dhe që imponohet nga jashtë , nuk mund të shkatërrojë atë që është punuar deri tani në Mal të Zi, ka deklaruar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Ai në emisionin “Zumiranje” të TVMZ ka theksuar se janë zgjuar fantazmat e të kaluarës , por është e sigurt se shteti ka kapacitet, forcë dhe institucione që të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike. “Çdo gj që po ndodhë gjatë katër pesë vjetëve të kaluara dhe që është imponuar nga jashtë , nuk mund të rrëzojë atë që është bërë deri tani , edhe pse sulmojnë kurrizin e qenies malazeze” , ka theksuar Boshkoviq, transmeton Portali i Pobjedës. Siç ka shtuar , në Serbi akoma ka individ të cilët edhe pas 14 viteve nuk mund të pajtohen me faktin se Mali i Zi është shtet i pavarur. Duke komentuar ngjarjet aktuale në shtet , ai ka vlerësuar se e gjithë kjo është rezultat i sjelljes së pa përgjegjshme të disa qarqeve dhe subjekteve politike. Ai ka theksuar se për fat të keq, disa subjekte politike në skenën malazeze kanë sjellë retorikën e cila nuk është karakteristike për Malin e Zi.

 

Në tubimet publike deri në 200 persona

Trupi koordinues nacional , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë, ka vendosur që në tubimet publike , në ambiente të hapura dhe të mbyllura , mund të marrin pjesë deri në 200 njerëz , është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi, Nga Qeveria kanë theksuar se është e detyrueshme respektimi i masave të distancës fizike prej së paku 2 metra. Siç kanë theksuar në garat sportive dhe në turnamente në objektet e hapura dhe të mbyllura sportive mund të marrin pjesë vetëm deri në 200 spektatorë. “Trupi koordinues nacional , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë ka vendosur se në të gjitha tubimet publike , në ambiente të hapura dhe të mbyllura , përfshirë këtu edhe dasmat , ahengjet dhe ceremoni mortore mund të marrin pjesë vetëm 200 njerëz, thuhet në kumtesën e Qeveris së Malit të Zi. Po ashtu theksohet se prej me një qershor lejohet puna e kopshteve për fëmijë, këndeve të lojërave për fëmijë të kinemave , teatrove , klubeve të natës. Trupi koordinues nacional ka vendosur që prej të hënës me një qershor të lejohet hyrja e shtetasve të huaj në Mal të Zi duke mos paraparë masën e karantinimit dhe vetë izolimit.

Rritje e mundshme e shkallës së varfërisë në Mal të Zi

Pandemia e virusit Covid 19, do të mund ta rris shkallën e varfërisë në Mal të Zi për 1.5%, varësishtë nga kohëzgjatja e krizës , mirëpo numri më i madh i të varfërve mund të mbetet pa mbrojtje , është vlerësuar nga Banka Botërore. Në botimin më të ri të shënimeve të Bankës Botërore të cilat shqyrtojnë ndikimin e Covid 19 në varfëri në Ballkanin Perëndimorë , theksohet se në Mal të Zi rezultati perfundimntarë do të jetë rikthesa e uljes së varfërisë gjatë 4 deri në 6 vitet e fundit dhe kthimi i saj në nivelin e vitit 2015 ose ndoshta edhe në vitin 2013 . “Prej 10 deri në 20 mijë qytetarë mund të bien në varfëri për shkak të shokut ekonomik” thuhet në shënimet e Bankës botërore e që paraqesin plotësimin e raportit të publikuar para do kohe të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

 

Shukurica dhe Millashinoviq kandidatë për drejtor të APK-s

Amer Shukurica dhe Savo Millashinoviq janë kandidatë për drejtor të agjencisë për pengimin e korrupsionit të APK . Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të këshillit të APK , i cili ka konstatuar se vetëm këta kandidatë i plotësojnë kushtet e konkursit. Shukurica është avokat , kurse Millashinoviq ushtrues i detyrës të drejtorit të APK-s. Këshilli ka vlerësuar se Valetina Smolloviq dhe Marko Begoviq nuk i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs. Këshilli i agjencisë, siç është paralajmëruar , të hënën duhet të bisedojë me Shukuricën dhe Millashinoviq dhe më pas do të pasonte votimi për drejtor të APK. Për ndryshe drejtori i agjencisë zgjidhet në mandatin 5 vjeçare dhe mund të rizgjedhjet eventualisht edhe një herë. Në dy konkurset e mëparshme për drejtor të APK nuk është zgjedhur drejtori sepse asnjëri nga kandidatët nuk e kishte fituar shumicën e nevojshme.

Kthehen në Mal të Zi detarët nga Barbadosi

Sot në Podgoricë ka aterruar aeroplani nga Barbadosi i cili ka transportuar 320 detarë nga shtetet e rajonit , në mesin e të cilëve 143 malazezë , 25 detarë shqiptar, 37 nga BH , 89 kroatë dhe 26 detarë nga Serbia. Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme, fjala është për detarët të cilët kanë lundruar me kompanitë Royal Caribean dhe Celebrity Cruises. Udhëheqësi i shtabit operativë realizimin e aktiviteteve lidhur me kthimin e nënshtetasve malazezë nga bota e jashtme Dragan Pejanoviq , ka deklaruar se gjatë fluturimit disa udhëtarë nuk i kanë respektuar masat e parapara për fluturim. Ai këtë e ka deklaruar me rastin e publikimit të disa mediave serbe se në aeroportin e Podgoricës janë burgosur 15 detarë. Pejanoviq ka theksuar se gjatë fluturimit në aeroplan janë konsumuar alkooli dhe cigaret dhe për këtë ekuipazhi e ka njoftuar policinë. “Policia pas aterrimit , në bashkëpunim me ekuipazhin i ka identifikuar 13 qytetarë , prej të cilëve 4 nënshtetas malazezë, 4 kroatë , 4 nga BH dhe një nënshtetas të Serbisë”, ka precizuar Pejanoviq. Organizimi i “Carter” fluturimit nga Barbadosi është rezultat i negociatave intensive të ambasadës së Malit të Zi në Uashington me kompaninë Royal Caibbean , ka deklaruar Branisllav Karaxhiq.

 

Thaçi: Sa më parë të formohet qeveria e re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të formohet sa më parë qeveria e re e Kosovës. Duke folur në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kishte qenë i kujdesshëm për respektimin e Kushtetutës, kur vendosi për mandatimin e Avdullah Hotit, si kandidat për formimin e qeverisë së re. “Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Pra, të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë që të punojmë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik”, tha presidenti Thaçi. Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit. Vetëvendosje e kishte dërguar dekretin e presidentit për interpretim në Gjykatë Kushtetuese pasi e konsideronte antikushtetues. Vendimin e gjykatës, Vetëvendosje e ka quajtur skandaloz.

Kurti: Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re. Përmes një reagimi në Facebook, Kurti ka thënë se në pak vende të botës mund të gjendet ndonjë rast kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe presidenti i vendit. “Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë ineksistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit. Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon”, ka shkruar Kurti. Duke shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti tha se beteja kundër vendimit do të vazhdojnë, siç u shpreh ai, së bashku me popullin. “Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijesuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka shkruar Kurti. Kurti tha se nuk ka pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, porse, sipas tij, ky vendim është “përtej imagjinatës e nën çdo nivel logjik e juridik”.

 

Votimi i qeverisë së re mund të ndodhë shumë shpejt, paralajmëron LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re do të thirret shumë shpejt. "Ekziston një mundësi që seanca të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia tjetër që të mbahet të hënën. Në qoftë se është gjithçka në rregull sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, atëherë unë mendoj që nuk ka asnjë arsye të pritet më shumë", ka thënë Mustafa, para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Megjithatë ai tha se do të ketë konsultime edhe me partitë tjera, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate dhe partitë tjera. Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese tha se vendimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretimin Avdullah Hotit nga LDK-ja si mandatar për formimin e qeverisë së re, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie, nuk rezulton me shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

 

Një zyrtar i OBSH-së bën thirrje për kujdes pas lehtësimit të masave

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se krahas lehtësimit të masave të izolimit, duhet shtuar kujdesin nga një përhapje e re e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. "Koronavirusi nuk ka ikur", i tha BBC-së, David Nabarro, zyrtari kryesor i OBSH-së për sëmundjen COVID-19. Ai tha se njerëzit do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancën fizike aq sa munden, dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren. OBSH-ja disa herë ka paralajmëruar vendet që të kenë kujdes me lehtësimin e masave, pasi mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të epidemisë. Në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 5.8 milionë raste të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 359,791.

Vazhdojnë protestat në Mineapolis pas vdekjes së një personi me ngjyrë

Kanë vazhduar për të tretën ditë me rradhë protestat në Meniapolis të SHBA-së, pas vdekjes së një personi me ngjyrë derisa po arrestohej nga policia. Protestuesit hynë në një stacion të policisë, duke ndezur brenda zjarr dhe injoruan thirrjet e organeve të sigurisë për të shmangur dhunën. Garda Kombëtare e SHBA-së është vendosur në Mineapolis, pas përleshjeve të dhunshme. Kryetari i qytetit, Meniapolis, Jacob Frey, ka bërë thirrje për ngritje të padisë penale kundër një zyrtari policor, i cili shihet duke bërë presion me gju në qafën e një personi me ngjyrë, teksa ka tentuar ta arrestojë, pavarësisht pse burri ka përsëritur vazhdimisht se nuk mund të marrë frymë. George Floyd më vonë ka vdekur në spital, incident që ka nxitur protesta brenda komunitetit dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë. Katër oficerë të policisë, të përfshirë në këtë incident, janë larguar nga puna. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka filluar hetimet për vdekjen e 46-vjeçarit. Mineapolis mbylli pothuajse të gjithë sistemin e tij hekurudhor dhe transportin rrugor deri më 31 maj, për shkak të shqetësimeve për situatën e sigurisë. Protestat u organizuan edhe në Denver dhe Kolorado, ku protestuesit thyen xhamat e automjeteve dhe bllokuan trafikun. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar 741 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 180 mijë. Autoritetet shëndetësore njoftuan se 39 pacientë tjerë kanë vdekur si pasojë e efekteve të sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8,450. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa numri i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel. Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit. Më 27 maj, kancelarja gjermane, Angela Merkel porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse. "Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë", u tha ajo gazetarëve.

 

 

Numri i viktimave nga COVID-19 në Moskë është dyfish më i lartë

Autoritetet e Moskës kanë dyfishuar numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid-19 për muajin prill. Departamenti i Shëndetit në Moskë tani thotë se 1.561 njerëz vdiqën nga sëmundja. Më parë ishte njoftuar për 639 viktima. Departamenti theksoi se raporti i ri përfshinte edhe rastet e dyshimta të vdekjeve nga koronavirusi. Raportet e mediave kishin thënë se numrat zyrtarë ishin shumë të ulët, por autoritetet i kishin akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim të fakteve. Rusia ka raportuar të enjten për 232 vdekje të reja nga COVID-19. Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Në këtë vend janë konfirmuar gjithsej 387.623 raste të infektuarve me koronavisurin e ri dhe 4,374 viktima. Qeveria ruse thotë se programi i testimit masiv të vendit është arsyeja për shkallën e ulët të vdekshmërisë.

 

BE-ja zgjat sanksionet kundër regjimit sirian

Bashkimi Evropian zgjati edhe për një vit sanksionet kundër presidentit sirian, Bashar Asad dhe zyrtarëve të tjerë të lartë politikë, oficerëve ushtarakë dhe përfaqësuesve të biznesit për shkak të goditjes së vazhdueshme të regjimit ndaj civilëve në vendin e shkatërruar nga konflikti. Këshilli Evropian tha përmes një deklarate se sanksionet do të zgjaten deri më 1 qershor 2021, më shumë se një dekadë pas fillimit të konfliktit. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku "mbetet i përkushtuar të përdorë çdo mjet në dispozicion të tij për të nxitur një zgjidhje politike të konfliktit që do të përfitojnë të gjithë sirianët". Konflikti sirian është në vitin e tij të 10-të. Kombet e Bashkuara thonë se mbi gjysma e popullsisë është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre, më shumë se 11 milionë njerëz përfshirë 5 milionë fëmijë - kanë nevojë për ndihmë humanitare, dhe gati tetë milion njerëz nuk kanë qasje të sigurt në ushqim. Tetë nga 10 sirianë jetojnë nën kufirin e varfërisë, duke fituar më pak se 100 dollarë në muaj, dhe vendi është zhytur në një krizë ekonomike. BE-ja së pari vendosi sanksionet në maj të vitit 2011. Ato përfshijnë ndalime të udhëtimit, ngrirje të pasurive dhe masa që synojnë fusha siç janë importi i naftës dhe tregtia e pajisjeve që mund të përdoren për shtypjen e civilëve. Lista e sanksioneve përfshin 273 persona, përfshirë anëtarët e familjes së Asadit, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe strukturën e lartë ushtarake, si dhe 70 "entitete" siç janë organizatat dhe kompanitë e ndryshme.

 

Nesër mot i ndryshueshëm dhe jo stabilitetit

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet e veriut.

Temperaturat : Tivar 24, Podgoricë e Ulqin 23, H. Novi 22, Budvë 21, Nikshiq 20, Cetinë e Shavnik 18, Plluzhinë e Bjello Pole 15, Beranë 14, Kollashin 13, Plavë 12, Plevle e Rozhaj 11 dhe në Zhablak 10 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil, në pjesën më të madhe të vendit me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 22 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се